WxP
Staf në FV.AL
Një incident tjetër është shënuar në qytetin e Elbasanit, në qendrën e votimit në lagjen 5 maj te shkolla Hamit Mullici, është konstatuar se disa persona shpërndanin zarfe me lekë në shkëmbim të votave.
Sipas burimeve të siguruara nga “Shekulli Online” bëhet me dije se lekët i shpërndaheshin kryesisht votuesve të komunitetit rom.
Mësohet se personat që shpërndanin lekët ishin simpatizantë të Partisë Demokratike dhe qëndronin në hyrje të qendrës së votimit. Policia deri tani nuk ka marrë asnjë masë kundrejt këtyre personave që blinin votën e romëve kundrejt një pagese minimale prej 500 deri në 1000 lekë të reja.
/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/