Elbasan, katër persona në kërkim, dhunë seksuale ndaj të miturave

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг

ELBASAN - Katër persona janë shpallur në kërkim dje nga policia në qarkun e Elbasanit për akuzat e "përdhunim" dhe "tentativë përdhunimi të të miturave". Ngjarjet ku u dhunua seksualisht një 15-vjeçare dhe u tentua të përdhunohej një 17-vjeçare kanë ndodhur në zona rurale të Elbasanit dhe të Librazhdit. Burime të policisë bënë të ditur se, "në orët e vona të së dielës është paraqitur pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Elbasanit së bashku me prindërit e saj 15-vjeçarja D.R., lindur e banuese në fshatin Gjolenë, komuna Kajan e rrethit të Elbasanit. Kjo shtetase në prani të prindërve, psikologut, si edhe të organeve të policisë ka denoncuar dy të rinjtë SH.R., 16 vjeç dhe M.R., 19 vjeç, që të dy lindur e banues në fshatin Turtull të Elbasanit". Sipas policisë, këta dy të rinj në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur. Mësohet se ata janë shpallur persona në kërkim për veprën penale të "marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur, e kryer në bashkëpunim". Po dje dy vëllezër nga rrethi i Librazhdit janë shpallur persona në kërkim, pasi kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me një të mitur. Sipas burimeve të policisë së Librazhdit, "ka nisur procedimi penal në mungesë për vëllezërit Kastriot dhe Gëzim Vasku, 21 dhe 25 vjeç, lindur e banues në fshatin Karkavec të Librazhdit, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë me M.B., 17 vjeçe nga fshati Katjel i këtij rrethi".


Panorama
 
maskarenjt...do zoti i kapin edhe ti kalbin ne burg!!!!!!!!!!
keta jan te cmendur !!!!!!!!!!!!!!!!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top