Elbasan, i ngul thikën gruas e më pas vetes

vitk

Anëtar i Respektuar
Mjekët japin pak shpresa për çiftin

"Romeo e Zhuljeta" në miniaturë është shfaqur të mërkurën në një fshat të rrethit të Elbasanit. Burri ka gjuajtur fillimisht bashkëshorten dhe më pas me të njëjtën thikë ka gjuajtur edhe veten e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30 minuta të së mërkurës në fshatin Bradashesh, rreth 10 kilometra larg qytetit të Elbasanit, ku pas një zënke familjare, një çift ka përfunduar në spitalin kirurgjik të qytetit. Sipas informacioneve të besueshme nga vendi i ngjarjes, mësohet se Mentor Osmani, 35 vjeç, në grindje e sipër, për shkaqe xhelozie, ka marrë thikën dhe ia ka ngulur pas shpine gruas së tij, Burbuqe Osmanit, 30 vjeçe. Ndërsa ka parë nënën e dy fëmijëve të tij të larë në gjak, ai ka drejtuar thikën edhe nga vetja, duke shkaktuar një plagë në pjesën e kraharorit, afër zemrës. Të njëjtat burime sqarojnë se fqinjët e tyre kanë ndërhyrë pas britmave të dëgjuara dhe më pas i kanë nisur me urgjencë në spital. Burime nga spitali bëjnë të ditur se çifti Osmani ndodhët në gjendje kritike për jetën, edhe pas operacioneve të kryera për secilin. Ndërkohë, policia është duke hetuar për ngjarjen dhe akuza për plagosje e vetëplagosje me dashje për motive të dobëta është ngritur ndaj 35-vjeçarit Osmani.Elbasan, i ngul thikën gruas e më pas vetes
 
Titulli: Elbasan, i ngul thikën gruas e më pas vetes

ua,ua kjo qeka me te vertete "Romeo dhe Zhulieta"!
 
Titulli: Elbasan, i ngul thikën gruas e më pas vetes

Pse nuk ia ngul ne fillim vetes e pastaj te shoqes, skizofreni ...

Pretendojne se gruan e vet e kane prone.
 
Titulli: Elbasan, i ngul thikën gruas e më pas vetes

njerez te semure psikopate
 
Titulli: Elbasan, i ngul thikën gruas e më pas vetes

Ahahahah cere po i bo Metalurgjia njerzve ne Elbasan i mori ne qaf hahaha
 
Titulli: Elbasan, i ngul thikën gruas e më pas vetes

Ahahahah cere po i bo Metalurgjia njerzve ne Elbasan i mori ne qaf hahaha

pse metalurg ishin? hallall burrit te huj.me mire 101 me cel hashish.

pa vra nja 10 veta nuk e vras veten.
 
Titulli: Elbasan, i ngul thikën gruas e më pas vetes

Po normale kto jan pasoj e metalurgjis se famshme se di ti ? Pastaj e do robi i vrasje mer plak si neper Romane :D O popull i ditur ky do ti boj endrrat realitet .
 
Titulli: Elbasan, i ngul thikën gruas e më pas vetes

Xhelozia te verbon syte.
 
Titulli: Elbasan, i ngul thikën gruas e më pas vetes

po pse si gjuajti vetes me perpara..............:p..
cfar njerezish..o me vrasje o ska...:p
 
Titulli: Elbasan, i ngul thikën gruas e më pas vetes

e ka fajin qeveria per mendimin tem
 
Titulli: Elbasan, i ngul thikën gruas e më pas vetes

mir ja paska bo edhe vetit LOL LOL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top