Ekzekutimi mafioz i Lamajt, të dyshuarit kryesor: Frroku dhe Jaku

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php


SELANIK- Ndër dhjetëra të shoqëruar për ekzekutimin me breshëri automatiku të kryekomisar Dritan Lamaj mbrëmjen e 24 shkurtit në kryeqytet janë ndaluar edhe të dyshuarit kryesorë. Biznesmeni Arben Frroku dhe i biri Grand Frroku janë vënë në pranga nga policia nën akuzën e të dyshuarve kryesorë për atentatin kundër ish-shefit të komisariatit numër 6. Ndalimi i tyre u bë në Selanik të Greqisë. Sipas grupit hetimor, tre orë pas vrasjes autorët ishin larguar drejt Greqisë, ndaj dhe kërkimet e tyre u përqëndruan jashtë kufirit.

Babë e bir kanë qenë në konflikt me kryekomisarin Dritan Lamaj pasi në shtator të vitit të kaluar Arben Frroku ka deklaruar se shefi i komisariatit numër 6 Lamaj e kishte dhunuar fizikisht gjatë kohës që ai ishte i shoqëruar. Ndërsa djali i tij Grandi pat deklaruar se Lamaj ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.

Arrestimi është bërë nga bashkëpunimi i policisë shqiptare me atë greke, pas një pune intensive dhe është regjistruar ditën e sotme rreth orës 14:30.

Deklarata zyrtare e policisë. Biznesmeni Frroku dhe Jak Jaku, të dyshuarit kryesor

Në konferencën e parë zyrtare për mediat, Policia e Shtetit konfirmoi se të dyshuarit kryesorë për ngjarjen janë Arben Frroku 44 vjeç dhe Jak Jaku 31 vjeç, të arrestuar nga autoritetet policore greke në Selanik. Nga provat e mbledhura është arritur në konkluzionin se vrasja është kryer nga autorët për shkak të detyrës. Policia informoi se në banesën e Jak Jakut është sekuestruar një arsenal armësh dhe një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Duke konfirmuar sërish vrasjen për shkak të detyrës, zëdhënësi i Policisë së Shtetit Tefik Sulemjani dekkaroi se, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasve Jakë Jaku dhe Ndue Jaku është gjetur e sekuestruar një arsenal armësh, përkatësish

-1 armë zjarri, snajper

- 2 armë zjarri automatike, tip kallashnikov

- 1 armë zjarri pistoletë, tip Bereta

- 2 armë gjahu

- një sasi e konsiderueshme fishekësh e municione të llojeve të ndryshme etj

Po ashtu u gjetën e sekuestruan rreth 529 gram lëndë narkotike e dyshuar heroinë, 396 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë, si dhe rreth 35 gram lëndë narkotike e dyshuar marijuanë. Nga strukturat e policisë u kryen të gjitha veprimet procedurale, ndërkohë që ndaj shtetasit Ndue Mark Jaku, vjeç 21, banues në Tiranë, është marrë masa e arrestit në flagrancë. Po në vijim të hetimeve të kryera është gjetur dhe automjeti, me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët e dyshuar të krimit

Nga grupi hetimor vazhdon puna intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje, ndërkohë që për dy autorët e dyshuar të vrasjes së Kryekomisar Dritan Lama po kryhen të gjitha procedurat e nevojshme ligjore, me qëllim vënien e tyre para organeve të drejtësisë shqiptare.

Aksioni i policisë

Ndër dhjetëra të shoqëruar për ekzekutimin me breshëri automatiku të kryekomisar Dritan Lamaj mbrëmjen e 24 shkurtit në kryeqytet janë ndaluar edhe të dyshuarit kryesorë. Biznesmeni Arben Frroku dhe Jal Jaku janë vënë në pranga nga policia nën akuzën e të dyshuarve kryesorë për atentatin kundër ish-shefit të komisariatit numër 6. Ndalimi i tyre u bë në Selanik të Greqisë. Sipas grupit hetimor, tre orë pas vrasjes autorët ishin larguar drejt Greqisë, ndaj dhe kërkimet e tyre u përqendruan jashtë kufirit.

Ndërsa në Drejtorinë e Policisë Tiranë mes dhjetëra të shoqëruave ndodhet edhe djali i biznesmenit, Grand Frroku. Babë e bir kanë qenë në konflikt me kryekomisarin Dritan Lamaj pasi në shtator të vitit të kaluar Arben Frroku ka deklaruar se shefi i komisariatit numër 6 Lamaj e kishte dhunuar fizikisht gjatë kohës që ai ishte i shoqëruar. Ndërsa djali i tij Grandi pat deklaruar se Lamaj ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij

Një ditë pas atentatit ndaj ish-shefit të komisariatit numër 6, i cili së fundmi mbante detyrën e oficerit të policisë në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, policia deklaron se vrasja e tij është kryer për shkak të detyrës.

Konflikti në 2012

Më 2012 Frroku dhe viktima Lamaj kanë pasur një konflikt, pasi biznesmeni Frroku e kishte akuzuar viktimën për korrupsion. Dritan Lamaj e ka dhunuar egërsisht me grushte dhe shkelma biznesmenin Arben Frroku në rrugë, pranë biznesit të tij në Kombinat.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/



Skema e EKZEKUTIMIT


70982_1.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top