“EKSPRES”: Lufta e re Rama-Meta, për drogën dhe naftën

Gazeta ‘Ekspres.al’ shkruan se mes dy udhëheqësve të koalicionit Rama dhe Meta ka nisur një “luftë” për të kontrolluar drogën dhe naftën në vend. Shkrimi është bazuar në rastin e fundit ku u kap drogë në Durrës, ku u arrestuan biznesmenë të njohur, si financues të drogës.

Administratori i kompanisë “TPD”, Pajtim Braçaj që merret me naftën e Albpetrol* rezulton të jetë në të njëjtën kohë edhe financuesi i trafikut të drogës i arrestuar tre ditë më parë në laboratorin e lëndëve narkotike në Durrës. Ky person megjithëse zotëron me dokumente 100% të aksioneve të kompanisë së naftës konsiderohet se është vetëm koperturë e aktivitetit pas të cilit qëndron Beso i “Taivanit”.

Bashkë me Braçajn i konsideruar si financuesi i këtij karteli droge është arrestuar edhe Ajet Sulaj që është vëllai i Besnik Sulajt, pronarit të “Taivanit”. Natyrisht që të gjitha këto lidhje të ngushta nuk mund të jenë një rastësi. Vëllai i Besos, Ajet Sulaj rezulton që të ketë qenë i dënuar më parë për drogë edhe në Greqi dhe është ekstraduar në Shqipëri. Lirimi ka qenë enigmatik dhe burimet saktësojnë se ka paguar një shumë të majme për ministrin e kohës që arrin deri në 1 milion dollarë për ta nxjerrë nga burgu. Braçaj është në të njëjtën kohë edhe bashkëmenaxhues i kazinosë dhe restorantit “Taivan” që rezulton në pronësi të Besnik Sulajt.

Probleme të forta të Braçajt ka pasur pak muaj më parë me doganat për të cilat ka nisur edhe një hetim, për shkak të evazionit dhe mospagimit të akcizës. Ndonëse hetimi ka nisur dhe rasti ka qenë flagrant ai është mbyllur me “mirëkuptim” nga Prokuroria. Beso koka e trafikut të drogës? Nga materialet deritanishme rezulton që të kenë përfunduar në pranga, vëllai i Besnik Sulajt, Ajet Sulaj dhe në të njëjtën kohë edhe ortaku i Besnik Sulajt, Pajtim Braçaj. Pra, dy njerëzit më të afërt të Besos janë kapur në flagrancë në laboratorin e drogës. Sipas Prokurorisë detyra e Ajet Sulës dhe e Braçajt ishte jo vetëm investimi për drogën, por ata bënin edhe detyrën e kontrollit me imtësi të lëvizjeve të drogës. Kështu, sipas materialeve të referuara nga Prokuroria, Braçaj dhe Sulaj së bashku shoqëronin në distancë automjetin që bënte transportin e drogës nga pika ku merrej droga deri tek laboratori. Natyrisht që një detyrë të tillë mund ta bëjnë të besuarit, por jo koka e kartelit të drogës.

Ndaj nëse hetimet do të lejohen të bëjnë punën e tyre, atëherë do të mund të arrihet lehtësisht tek koka e këtij karteli, për të cilin tashmë ka vetëm pak dyshime se ai është Beso i “Taivanit”. Për këtë flasin edhe tabulatet telefonike. Pyetja që shtrohet është nëse do të kemi vërtet të bëjmë me një hetim të pastër për të nxjerrë para drejtësisë krerët e këtij karteli droge apo kemi të bëjmë vetëm me një lëvizje politike të Ramës, e cila synon që t’i bëjë shantazh rivalëve të rinj që po pasurohen? Ka shumë arsye që të bëjnë të besosh se kemi të bëjmë vetëm me një përpjekje të Ramës për të shantazhuar miqtë e tij. Rama dhe Beso janë të njohur për miqësinë e tyre të hershme. Lidhjet e tyre tashmë janë të dokumentuara edhe në lejet e ndërtimit që Rama i jepte e Besos. Beso ishte nga të preferuarit e Ramës për të zhvilluar parkingun nëntokësor tek lulishtja përballë Hotel “Dajtit”, ishte po Rama që gjatë kohës që ishte kryetar Bashkie i dha Besos në pronësi mijëra metra katrorë sipërfaqe të gjelbëruara pasuri publike tek lulishtja që shtrihet në krah të “Taivanit”.

Në fakt këto lidhje kanë qenë shumë herë më të forta dhe më të thella. Këto lidhje të afërta kanë qenë në të shkuarën, por duket se kohët e fundit ato kanë ndryshuar dhe nuk janë më si më parë. Burime të besuara pohojnë se gjatë muajve të fundit Beso është larguar nga prehri i Ramës dhe ka pranuar “dorën e ngrohtë” të Metës. Kjo ka sjellë edhe xhelozinë, por edhe hakmarrjen e Ramës ndaj Besos. I gjithë aksioni në laboratorin e drogës të mikut të dikurshëm të Ramës, Sulaj ka qenë i mirorganizuar dhe është nën hetim për muaj me radhë. Arrestimi i vëllait të tij dhe ortakut të Sulajt është një paralajmërim i pastër që Rama po i bën Sulajt. Nuk dihet se si do të precipitojnë ngjarjet, por duket se më tepër se një tentativë për të luftuar kartelet e drogës kemi të bëjmë me një shantazh të pastër të Ramës ndaj Metës.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top