Eksperti amerikan: Trebicka vdiq nga aksidenti

WxP

Staf në FV.AL
Eksperti amerikan qe keqyri makinen dhe vendin ku vdiq Kosta Trebicka konkludon se makina e viktimes ka pësuar aksident. Konkluzionet e hetimit te tij, eksperti Kevin Teter ia dergoi prokurores se përgjithshme Ina Rama.

Sipas burimeve te besueshme te Top Channel, eksperti Teter ka rindertuar me skeme grafike të gjitha momentet se si makina “Nissan Patrol” ka devijuar nga rruga duke dalë mbi 40 metra nga pika e perplasjes.

Megjithëse burimet tregohen tepër te rezervuara, mësohet se amerikani ka shpjeguar se një nga shkaqet e aksidentit qe besohet se i mori jetën 50 vjecarit ka qenë tejkalimi i shpejtesise, e papajtueshme ne raport me terrenin malor ne te cilin Trebicka po udhetonte.

Eksperti amerikan argumenton ne raport se viktima ka qenë duke udhetuar ne një rrugë mes kodrave te Gjergjevices, ku gropat vërtetë janë te vogla, por kthehen te rrezikshme për shoferet ne raste te rritjes se shpejtesise.

Pikërisht ne vendin ku makina ka devijuar, eksperti qëndron ne te njetin mendim me policine shqiptare, e cila thotë se një pjesë e ngritur ne rrugë është shkaktari kryesor qe ka penguar vazhdimin e metejshem te udhetimit te Kosta Trebickes.

Grupi hetimor i prokurorise se Korces bën me dije se ata po vazhdojnë studimin e këtij raporti dhe se me se shumti ai është i njëjtë me qëndrimin e eksperteve shqiptare.

Amerikani është mbeshtetur ne raportin e tij edhe ne prova te tjera qe shtjellojne pisten e aksidentit automobilistik, mes te cilave gjurmet e gjetura ne automjetin “Nissan Patrol”, demtimet qe makina ka pësuar, pozicioni i trupit dhe se si u gjet makina.

Zyrtarisht Prokuroria e Përgjithshme pohoi se do të jape një version te sajin ne kohën qe prokuroria e Korces do t’i dorezoje materialet dhe dosjen pranë organit qendor.


Top-CHannel
 
A me i besu?!
 
se di po meqe ka ardh dhe ky nga usa dhe ka nxjerre kete version .ok
 
Ai iku edhe ska per tu gjet fajtor . Aksident thot Shteti aksident i bie :D
Ehh jetojm ne nje Shtet ku Vet Shteti te eliminon dhe te azgjeson totalisht.
 
Perralla me mbret !
 
Ehhh, perfundimi dihej, sishte nevoja te pritej pergjigjja e eksperteve..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top