Eksodi i ri! Gjermania: Rrallohen nga Kosova, shtohen nga Shqipëria

azil.jpg

Gjermania konfirmon atë që po shkruhet këto ditë në media.

Numri i shqiptarëve që po mësyjnë Gjermaninë për të kërkuar azil është në rritje të ndjeshme.

Madje po ndodh që numri i kosovarëve që kërkojnë azil po ulet dhe po rritet numri i shqiptarëve të Shqipërisë.

Ministrja Sociale për landin e Bavarisë, Emilia Mueller, tha: “Numri i azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor po na shqetëson. Numri i njerëzve që vijnë nga Kosova është duke u ulur, por po rritet fuqishëm numri i azilkërkuesve nga Shqipëria. Në tre muajt e parë të këtij viti, një në shtatë azilkërkues në Gjermani është nga Shqipëria. Në total nga vendet e Ballkanit Perëndimor janë 50 përqind e azilkërkuesve,” tha zyrtarja gjermane.

Mediat kanë raportuar së fundmi për një fluks të madh azilkërkuesish nga qarku i Kukësit.

Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka publikuar një raport në lidhje me numrin e azilkërkuesve në këtë shtet për 3 muajt e parë të vitit 2015.

Në këtë raport Shqipëria renditet në vendin e tretë nga 10 vendet e listuara, ndërsa kryeson Kosova.

Numri i azilkërkuesve shqiptarë ka ardhur duke u rritur që nga muaji janar deri në muajin mars dhe është 6-fishuar duke e krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Në janari numri i azilkërkuesve shqiptarë ka qenë 1648, në muajin shkurt 1794 dhe në muajin mars 3020.
mapo
 
Titulli: Eksodi i ri! Gjermania: Rrallohen nga Kosova, shtohen nga Shqipëria

Sidomos keta qe shkojne tek do bejne hajer andej..aman se kam nje te njohurin tim qe eshte 40 vjec e ska bere prokopi ne asnje vend do bej ne Gjermani qe do by.., pune... iku me mendjen se do bej jete andej... ja kur ta kthejne si mender ahhaha ....
 
Titulli: Eksodi i ri! Gjermania: Rrallohen nga Kosova, shtohen nga Shqipëria

E kane thene te gjithe: Shesin c'kane dhe kur te kthehen nuk kane as ate qe kishin////
 
Titulli: Eksodi i ri! Gjermania: Rrallohen nga Kosova, shtohen nga Shqipëria

Kjo asht qe Kryeministri jone Rama bani kto dy vjet.
 
Titulli: Eksodi i ri! Gjermania: Rrallohen nga Kosova, shtohen nga Shqipëria

Pse pikerisht Kuksi ne mase?
 
Titulli: Eksodi i ri! Gjermania: Rrallohen nga Kosova, shtohen nga Shqipëria

Pse vetem aty ha pula gure?? po ne tropoje, po ne bulqize e ku di une??

gjithsesi
 
Titulli: Eksodi i ri! Gjermania: Rrallohen nga Kosova, shtohen nga Shqipëria

Po me duket se rrethi i Kukesit i permbledh Moni
 
Titulli: Eksodi i ri! Gjermania: Rrallohen nga Kosova, shtohen nga Shqipëria

po po ai i permbledh si qark...po po pertoja te shkruja Laqi me shok
 
Titulli: Eksodi i ri! Gjermania: Rrallohen nga Kosova, shtohen nga Shqipëria

Sepse aty pula ha gurin prandaj.

Sa bukur e the po dikur qa benin apo vetem gur hante pula ;)
 
Titulli: Eksodi i ri! Gjermania: Rrallohen nga Kosova, shtohen nga Shqipëria

Dikur hante dhe krimba por tani po i hajn njerezit ;)
 
Titulli: Eksodi i ri! Gjermania: Rrallohen nga Kosova, shtohen nga Shqipëria

Dikur hante dhe krimba por tani po i hajn njerezit ;)

jete e mot ashtu ka qene situata aty....thjesht dikur nuk para vinin lajme qe andej , e sot sigurisht mjaft te kesh deshiren te dish e mson
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top