Eja mblidhuni këtu!

Love

βeℓℓe â๓e
timthumb.php

Momente e mbledhje të rëndësishme historike. Grupime personalitetesh që kanë shenjuar fort në fatet e Shqipërisë. Vijnë në këto fotografi nga Arkivi i Shtetit

Vatra

Mbledhja e parë për të bashkuar të gjitha organizatat e shqiptarëve të Amerikës në një federatë u bë më 24 dhjetor 1911, në Boston. Kjo mbledhje u thirr prej shoqërisë “Besa-Besën”. Në këtë mbledhje morën pjesë Faik Konica, At Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams dhe Paskal Aleksi. Mbledhjet vazhduan deri më 28 prill 1912, kur “Vatra” u themelua zyrtarisht.

Rekordi i komisionit të bashkimit në datën e sipërme mban këto fjalë: “E quajmë të formuar Federatën Panshqiptare ‘Vatra’ të Amerikës, prej shoqërive ‘Besa-Besën’, ‘Flamuri i Krujës’, shoqërisë kombëtare dhe ‘Dallëndyshja’”. Në këtë mbledhje historike u emërua një pleqësi e përkohshme prej këtyre zotërinjve:

Sekretar At Fan Noli, arkëtar Llambi Chikozi, menaxher i gazetës “Dielli”, Kristo Kirka. Organizatorët e degëve të federatës: Faik Konica dhe Kristo Floqi. Mbikëqyrës të gazetës “Dielli”: Paskal Aleksi, Elia Tromara dhe Kosta Vasili. Federata Panshqiptare “Vatra” u njoh prej shtetit të Masacusetit dhe mori kartën më 13 qershor 1912. Në kartë figurojnë këta emra: Faik Konica, Llambi Chikozi, Fan S. Noli, Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere dhe Kosta Kotta.



Kongresi i Triestes

Pas shpalljes së Pavarësisë, më 1 mars 1913, për të mbështetur qeverinë e Vlorës u mblodh kongresi i Triestes, ku morën pjesë figurat më të shquara të lëvizjes sonë kombëtare. Punimet u drejtuan nga një pleqësi që kishte si sekretar Pandeli Evangjelin. Gjithë delegatët u shprehën për mbrojtjen e tërësisë së trojeve shqiptare dhe përkrahjen e plotë për qeverinë e Ismail Qemalit.


Lidhja e Kombeve në Gjenevë

Fan Noli, si udhëheqës politik e fetar, si shkrimtar, orator dhe komentator politik i talentuar, u zgjodh kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ku arriti ta anëtarësonte Shqipërinë më 17 dhjetor 1920. Anëtarësimi në këtë organizatë i dha Shqipërisë për herë të parë njohje ndërkombëtare dhe, në retrospektivë, ai pa dyshim pati rëndësi më të madhe se shpallja e Pavarësisë nga Ismail Qemali.


Qeveria e Xhafer Ypit

24 dhjetor 1921-26 dhjetor 1922

Pas qeverisë kalimtare, Këshilli i Naltë emëroi qeverinë e re, ku kryeministër u vendos të ishte Xhafer Ypi. Qeverisja e tij përkoi me zhvillime të reja, si dhe ndryshime të raporteve politike në vend.

Foto: AQSh, Ortenc Meçani
Burimi: mapo


01.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top