Pershendetje perseri.
Po hap nje teme meqe ketu ne forum para se te regjistrohesha pashe neper tema dhe vura re disa tema kur djemte shpreheshin per pamjen fizike te vajzave. Per rendesine qe ata i jepnin, ose me mire qe nuk i jepnin.
Po sikur tju parashtroj nje shembull, dhe kete per te pare nese ka dicka me konkrete ne mendimet tuaja. Do doja te mos e keqkuptonit temen, nuk jam ketu per te kerkuar burre dhe as per te gjetur nje djal per dashuri.
Jam nje vajze me moshe te rritur, 25 vjece, kam nje paraqitje te mire, simpatike dhe te kendshme...me tipare te rregullta. E shkathet, e qeshur dhe e shoqerueshme ….Por gjatesia ime eshte nen normalen. Jam e gjate 1.40 cm. gjithashtu kam nje fizik dmth nje trup elegant duke vecuar ketu gjatesine, nuk jam e shendoshe dua te them.
Ne jeten time gjatesia ime nuk ka qene problem dhe jo nje kompleks i madh, ka pasur pak momente kur une e kam ndjere dhe kjo ka qene pikerisht ne sferen e dashurise...ndersa ne shoqeri jo, aspak……Kur une pelqeja nje djale edhe ai me pelqente mua ne muhabet e ne kenaqesine e te shoqeruarit bashke, vinte ai momenti i sikletshem kur ky djale takonte shoqet e mia, atehere une zhdukesha nga faqja e dheut per te, me respektonte por preferonte te mbante ne krah ate vajzen e gjate.
Ne kete moshe qe kam arritur nuk kam te dashur per momentin, sepse eshte zgjedhja ime, kam pesuar zhgenjime siperfaqesore ….keshtu qe ndonjehere mendoj se me mire te rri vetem edhe pse kam kerkesa per njohje.
Une me veten time kam gjetur paqe, jam mire, nuk jam pesimiste…me trupin tim ndihem mire sepse kam pare ne jeten time edhe persona me problematike…Madje une per fat te mire ne aspektin e jetes, shkolles dhe punes nuk kam hasur shume probleme....kam qene e zonja ti bej balle te jem e sukseshme, zhgenjimet dhe refuzimet me kane bere te forte dhe te ece perpara pavarsisht statures time te vogel. Ne fushen e punes kam hasur nja dy veshtersi por ja kam dale...Punoj ...ky problem, ne fakt une nuk kam asnje problem jane te tjeret qe e kane . Une keshtu e shoh.
Tani mund te me thoni ju djema, se nje vajze te statures time, mund ta shikoni si nje vajze qe mund ta pelqeni e ta therrisni per kafe, per ta njohur?..........Paraqitja ime, centimentrat e mia jane per ju pengese dhe paragjykime?.....Qe nuk shikoni fizikun por njeriun?
Pyetja eshte: Si mendoni?
Une nuk pretendoj te njoh per nje dashuri te mundshme djem te gjate 2 metra apo 1.80 etj te tille. I di limitet e mia. Por aman mund ti kem ne shoqeri
p.s Kam shprehur nje teme dhe asgje me teper....do ju lutesha te mos talleshit apo te me keqkuptoni...sic e thashe edhe me siper, nuk po kerkoj burre....E gjej edhe vete jam e zonja e vetes
Ju faleminderit.
Redaktimi i fundit: