Egziston diskriminimi njerezor prej statures se tij ne shoqerine tone" ?

Kelly

Antar Aktiv

Pershendetje perseri.

Po hap nje teme meqe ketu ne forum para se te regjistrohesha pashe neper tema dhe vura re disa tema kur djemte shpreheshin per pamjen fizike te vajzave. Per rendesine qe ata i jepnin, ose me mire qe nuk i jepnin.

Po sikur tju parashtroj nje shembull, dhe kete per te pare nese ka dicka me konkrete ne mendimet tuaja. Do doja te mos e keqkuptonit temen, nuk jam ketu per te kerkuar burre dhe as per te gjetur nje djal per dashuri.

Jam nje vajze me moshe te rritur, 25 vjece, kam nje paraqitje te mire, simpatike dhe te kendshme...me tipare te rregullta. E shkathet, e qeshur dhe e shoqerueshme ….Por gjatesia ime eshte nen normalen. Jam e gjate 1.40 cm. gjithashtu kam nje fizik dmth nje trup elegant duke vecuar ketu gjatesine, nuk jam e shendoshe dua te them.

Ne jeten time gjatesia ime nuk ka qene problem dhe jo nje kompleks i madh, ka pasur pak momente kur une e kam ndjere dhe kjo ka qene pikerisht ne sferen e dashurise...ndersa ne shoqeri jo, aspak……Kur une pelqeja nje djale edhe ai me pelqente mua ne muhabet e ne kenaqesine e te shoqeruarit bashke, vinte ai momenti i sikletshem kur ky djale takonte shoqet e mia, atehere une zhdukesha nga faqja e dheut per te, me respektonte por preferonte te mbante ne krah ate vajzen e gjate.

Ne kete moshe qe kam arritur nuk kam te dashur per momentin, sepse eshte zgjedhja ime, kam pesuar zhgenjime siperfaqesore ….keshtu qe ndonjehere mendoj se me mire te rri vetem edhe pse kam kerkesa per njohje.
Une me veten time kam gjetur paqe, jam mire, nuk jam pesimiste…me trupin tim ndihem mire sepse kam pare ne jeten time edhe persona me problematike…Madje une per fat te mire ne aspektin e jetes, shkolles dhe punes nuk kam hasur shume probleme....kam qene e zonja ti bej balle te jem e sukseshme, zhgenjimet dhe refuzimet me kane bere te forte dhe te ece perpara pavarsisht statures time te vogel. Ne fushen e punes kam hasur nja dy veshtersi por ja kam dale...Punoj :)...ky problem, ne fakt une nuk kam asnje problem jane te tjeret qe e kane . Une keshtu e shoh.

Tani mund te me thoni ju djema, se nje vajze te statures time, mund ta shikoni si nje vajze qe mund ta pelqeni e ta therrisni per kafe, per ta njohur?..........Paraqitja ime, centimentrat e mia jane per ju pengese dhe paragjykime?.....Qe nuk shikoni fizikun por njeriun?

Pyetja eshte: Si mendoni?

Une nuk pretendoj te njoh per nje dashuri te mundshme djem te gjate 2 metra apo 1.80 etj te tille. I di limitet e mia. Por aman mund ti kem ne shoqeri :D

p.s Kam shprehur nje teme dhe asgje me teper....do ju lutesha te mos talleshit apo te me keqkuptoni...sic e thashe edhe me siper, nuk po kerkoj burre....E gjej edhe vete jam e zonja e vetes :)

Ju faleminderit.
 
Redaktimi i fundit:
Kelly sa qeke fiksu mi lali..
 
Une me veten time kam gjetur paqe, jam mire, nuk jam pesimiste…me trupin tim ndihem mire sepse kam pare ne jeten time edhe persona me problematike….ne fakt une nuk kam asnje problem jane te tjeret qe e kane . Une keshtu e shoh.

Tani mund te me thoni ju djema, se nje vajze te statures time, mund ta shikoni si nje vajze qe mund ta pelqeni e ta therrisni per kafe, per ta njohur?..........Paraqitja ime, centimentrat e mia jane per ju pengese dhe paragjykime?.....Qe nuk shikoni fizikun por njeriun?

Pyetja eshte: Si mendoni?

Une nuk pretendoj te njoh per nje dashuri te mundshme djem te gjate 2 metra apo 1.80 etj te tille. I di limitet e mia. Por aman mund ti kem ne shoqeri :D

p.s Kam shprehur nje teme dhe asgje me teper....do ju lutesha te mos talleshit apo te me keqkuptoni...sic e thashe edhe me siper, nuk po kerkoj burre....E gjej edhe vete jam e zonja e vetes :)

Ju faleminderit.

kur do pime i kafe bashk ?se kam shume qejf me te njoft :p

e vogel e flori thot populli mos e vrit mendjen
 
1.40 cm. gjithashtu kam nje fizik dmth nje trup elegant duke vecuar ketu gjatesine, nuk jam e shendoshe dua te them.

gjTESIA SESHTE PROBLEM LALI DHE UNE SJAM NDONJE I GJATE RENDESI KA TE JESH SI PERSON I MIRE TE TJERAT SKANE SHUME RENDESI

Une nuk pretendoj te njoh per nje dashuri te mundshme djem te gjate 2 metra apo 1.80 etj te tille. I di limitet e mia. Por aman mund ti kem ne shoqeri

MUND TI KESHE SHOKE SKUPTOJ PSE SMUND TE KESHE SHOKE TE GJATE? NE SHOQERI SKA LIDHJE GJATESIA
 
Redaktimi i fundit:
Rrusho ngjo ket Angel&Devil se dhe ky xhuxh o dhe se vret menjen hahahah
 
ahahhahaha,....Sido qe te jete nuk mu pergjigjet ju djemat e gjate qe doni ato vajzat me kembe te gjata:p.......Po e di si thone....Vere e mire ne shishe te vogel :D
 
ahahhahaha,....sido qe te jete nuk mu pergjigjet ju djemat e gjate qe doni ato vajzat me kembe te gjata:p.......po e di si thone....vere e mire ne shishe te vogel :d

pse ste pelqejne pergjigjet e te shkurteve ty lali ?? Na fal per postimi po i lerradhe te gjateve me duket se i paske fiksim po sta varka njeri dhe shprehja eshte nella bote piccola ce il vino buono klm
 
Jo me ke keqkuptuar, une desha te di edhe mendimin e te tjereve...ty te faleminderit per pergjigjen.Me vjen keq qe shprehesh keshtu,nuk ishte qellimi im.....Nuk kam preference per gjatesi..

Po e di qe ashtu eshte shprehja....por edhe ne shqip mund te thuhet.
 
Ne fakt e cuditshme qe nje vajze qe shkruan kaq bukur dhe qe kuptohet je inteligjente hap te tilla tema.Ne rradh te pare duhet te shohesh limitet e tua, edhe mua do te me pelqente te kisha te dashur Jennifer Lopez por mendoj se sja ari dot ketij qellimi,pastaj mos u merzit se mesatarja e gjatesise te meshkujve ne shqiperi nuk eshte e larte pra ka plot djem me gjatesi 1.60 1.65. nese do te shoqerohesha me nje vajze te gjatesise tende pse jo pastaj kot sthone i gjati hyzmeqar i te shkurtrit ke gjithmon cfar te mesosh nga ju sepse me te vertete jeni shum inteligjente,per nje lidhje dashurie? nuk e di do te te genjeja nqs do te pergjigjesha , nuk e di mbase po , mbase jo, mire se erdhe mes nesh qendrim te kendshem.dhe mos e vrit shum mendjen sepse per kedo gjendet gjithmone dikush
 
Pershendetje perseri.

Tani mund te me thoni ju djema, se nje vajze te statures time, mund ta shikoni si nje vajze qe mund ta pelqeni e ta therrisni per kafe, per ta njohur?..........Paraqitja ime, centimentrat e mia jane per ju pengese dhe paragjykime?.....Qe nuk shikoni fizikun por njeriun?

Pyetja eshte: Si mendoni?

Une nuk pretendoj te njoh per nje dashuri te mundshme djem te gjate 2 metra apo 1.80 etj te tille. I di limitet e mia. Por aman mund ti kem ne shoqeri :D

B]

Une po e shoh se asgje me shume sesa Kompleks te eshet bere ty kjo.Une po ta them te jesh vetvetja,dhe meqe nuk ta merr mendja qe dikush nga djemte e FV-se te ofroj shoqeri,ja une po te beje ftesen te jesh nje nga miqte e mi :)
 
Ne fakt e cuditshme qe nje vajze qe shkruan kaq bukur dhe qe kuptohet je inteligjente hap te tilla tema.Ne rradh te pare duhet te shohesh limitet e tua, edhe mua do te me pelqente te kisha te dashur Jennifer Lopez por mendoj se sja ari dot ketij qellimi,pastaj mos u merzit se mesatarja e gjatesise te meshkujve ne shqiperi nuk eshte e larte pra ka plot djem me gjatesi 1.60 1.65. nese do te shoqerohesha me nje vajze te gjatesise tende pse jo pastaj kot sthone i gjati hyzmeqar i te shkurtrit ke gjithmon cfar te mesosh nga ju sepse me te vertete jeni shum inteligjente,per nje lidhje dashurie? nuk e di do te te genjeja nqs do te pergjigjesha , nuk e di mbase po , mbase jo, mire se erdhe mes nesh qendrim te kendshem.dhe mos e vrit shum mendjen sepse per kedo gjendet gjithmone dikush

Shume e drejte. Dhe une e kam shprehur qe i di limitet e mia dhe deshirat e mia nuk fluturojne aq keq sa te ndikojne ne jeten time jo:)

Une e hapa temen pikerisht per te perballur veten time me te tjeret..( se smund te bej sondazh duke dale jashte e te pyes njerzit ne rruge:D) keshtu qe duke hapur kete teme vura perballe veten dhe mendimet tuaja ne nje prespektive me reale ndoshta..pra duke me pasur "perballe"

Ju faleminderit per pergjigjet.

Une po e shoh se asgje me shume sesa Kompleks te eshet bere ty kjo.Une po ta them te jesh vetvetja,dhe meqe nuk ta merr mendja qe dikush nga djemte e FV-se te ofroj shoqeri,ja une po te beje ftesen te jesh nje nga miqte e mi :)

Eshte mese normale qe do kthehej ne kompleks apo jo ?...por te pakten nuk me eshte bere kompleks jete:)

Te faleminderit e pranoj me kenaqesi miqesine tende.
 
Last edited by a moderator:

Eshte mese normale qe do kthehej ne kompleks apo jo ?...por te pakten nuk me eshte bere kompleks jete:)

Te faleminderit e pranoj me kenaqesi miqesine tende.

Po aman mi goc, pse kompleks vdekje eshte? Jete eshte moj goc. Te gjithe kemi komplekse. nese e vendos veten (pershkrimin tend) ne diskutim, atehere merr ate qe te duhet ose te duket me e mira. Mos u bej si zysha qe korrigjon provimet dhe justifikon temen e saje..

tung lali
 
O zemra mos e vrit mi mendjen mi se qenke shume e shkathet dhe intelegjente...lum ai qe do te te mari ( nuk e them as pak me ironi kete se mund te tinglloj ndryshe ne te shkruar - e them me 100% sinqeritet :) ). Kur do hysh ne shoqeri me nje djale dhe do te te njohe mire se besoj se mund ti bej pengese gjatesia - thjeshte jepi hapesire te tjereve, dmth cunave ne kete rast te te njohin me mire - mos u largo nga ata per kete mangesi t'i them, qe ti konsideron se e ke, ndjehu mire ne lekuren tende qe t'i besh dhe te tjeret te ndihen mire ne shoqerine tende. Kaq di te te them - uroj mos t'me kesh more ndonje gje per te keq. :) :kiss
 
Redaktimi i fundit:
Pyetja ime eshte "Ta kane sjell ne muhabet ty gjatesine? Te jane shprehur qe ajo eshte dicka qe ata nuk e pelqejne?".

Te them te drejten deri me sot kam njohur vajza qe ankohen nga gjatesia e tyre mbi 185 centimenta dhe e kane te veshtire te gjejne nje burre, por te degjoja dike te thoshte "jam e shkurter dhe e kam te veshtire ne kete drejtim", cuditem. Une vete psh kur blej kepuce mundohem t'i blej ato te sheshta, ose me shume pak tak, qe mos tia kaloj atij. Me kete dua te them qe edhe gjatesia e madhe ka te metat e saja.

Te isha si ty Kelly nuk do e vrisja mendjen fare. Ti dukesh se je nje vajze inteligjente, dhe je e zonja e vetes. Ke degjuar kur njerezit thone qe "Gjerat e mira dhe te embla vijne ne permasa te vogla"?
 
mos e vrit mendjen 2 cunat me te bukur qe ka pas gjimnazi im tani jan fejuar me 2 goca shum te shkurtra..cka do te thote se ne dashuri pamja nuk ak vler primare.kujto qe ka njerez me ""difekte"qe vertet mud te quhen difekte jo si puna gjatesis qe ndonjher i ben njerit e lezetshem.i shoku im thonte per nje ish te dahsuren e tij"o zot si ka qen si tuc i vogel qe ta varje te makina e te qetsoje nervat kur ta shifje"
 
E qudtiteshme././
 
Kelly ne radhe te pare mireserdhe,
Te te them dhe une nje histori?
Ne gjimnaz kisha nje shoqe e cila kishte 145 cm, por ne krahsim me ty ajo ishte sh e kompleksuar nga kjo gje.... Biles kishte shume kujdes mos shendoshej 500 gr se ishte tragjedi, edhe nqs me me pyesje mua do te thoja qe tregonte me se mir, e kishte trupin ne HARMONI...

Edhe problemi i saj me djemt si u zgjidh? Ka gjetur nje djal i cili nuk eshte shume xhaxha stef te them ka 1.60 ose diku aty , dmthn nuk te bie shume ne sy difernca e gjatesise POR ky ishte fati, se ajo se ka zgjedh djalin se ishte shkurtabiq

Te kthehemi tek ty, me pelqen qe je optimiste, gjatesia nuk ka pse te jet nje motiv dhimbjekoke sepse sjemi te gjithe te gjate ,
Besoj qe njeri qe do te doj me te vertet nuk do i interesoj sh se sa cm ke, por do i interesosh ti si njeri....edhe nqs ka 1,80 mos e vrit sh koken
Dashuria vjen kur se pret e nga kush se pret :)
 
e para e punes te jap doren per ciltersine dhe forcen e brendshme qe ke mare per te hapur kete teme,sepse shume vajza sdo ta kishin bere kete gje.
e dyta dua te them se perderisa je mire ti me veten tende dhe nuk ndjehesh aspak minus kundrejt te tjereve atehere mos e caj shume koken se cdokush ka fatin e tij ne kete jete.
kam pare pa sy qe jane martuar,pa kembe qe jane martuar,pa gjuhe te martuar etj etj.
keto spo ti them se dua te te bej te ndihesh me mire,po te them te verteten,ti je lule dhe le te te mungojne ca cm ne lidhje me te tjeret,
zemren po te kesh te mire,forcen e shpirtit tend dhe can kudo.
tani sa per shoqeri mua sdo me prishte aspak pune te kisha nje shoqe si ty,te dilja shoqerisht dhe le te kisha dhe shoqeri me vajza te gjata,zemra dhe shpirti e ben njeriun dhe jo cm.
sa per temen e dashurise te te flas me sinqeritet dhe pa dorashka........ nuk e di a do beja nje lidhje te tille,sme ka ndodhur ne fakt dhe spo di cte them.
te pelqen apo ste pelqen ky eshte mendimi im.
me respekt bledi:)
 
Une me veten time kam gjetur paqe, jam mire, nuk jam pesimiste…me trupin tim ndihem mire sepse kam pare ne jeten time edhe persona me problematike…Madje une per fat te mire ne aspektin e jetes, shkolles dhe punes nuk kam hasur shume probleme....kam qene e zonja ti bej balle te jem e sukseshme, zhgenjimet dhe refuzimet me kane bere te forte dhe te ece perpara pavarsisht statures time te vogel. Ne fushen e punes kam hasur nja dy veshtersi por ja kam dale...Punoj :)...ky problem, ne fakt une nuk kam asnje problem jane te tjeret qe e kane . Une keshtu e shoh.

Me kaq i ke vene kapakun!
Jane te tjeret qe kane probleme, sepse me sa shoh, ti ke nje pjekuri, vullnet e nje force shpirterore te mahnitshme. C'e vret mendjen per te tjerat? Nese deri tani ke pesuar zhgenjime (edhe pse siperfaqesore), kujt po i behet vone! Nese dikush nuk di te te vleresoje per ate qe je, nuk te meriton. Ndoshta e ke degjuar dhe here te tjera kete fraze, por nuk po ta them sa per te kaluar radhen, ndryshe nuk e merrja fare mundimin te shkruaja. Me beri pershtypje vetebesimi e siguria qe ke fituar ne vetvete. Pse te tjeret kane nder mend ta kalojne jeten te zhytur mes kompleksesh te paqena, nuk ke pse te shqetesohesh ti. Askush nuk eshte i persosur: kush eshte me i shkurter se c'duhet, kush me i gjate.. kush ka permasat pak me te ekzagjeruara se normalja, kush eshte teper e dobet.. etj etj. Jane te shumta problemet qe lindin me kete mentalitet qe na rrethon. Aparenca po merr nje rendesi te tepruar ne shoqerine e sotme, standartet me te cilat vleresohet nje femer burojne shpesh nga nje siperfaqesi shpirterore e mendore. Njerezve po u erren syte, po humbasin vlerat e verteta te te qenit njeri. Nje trup i shkurter nuk ka asnje lidhje me nje mendje te shkurter. E me mire vetem se sa e shoqeruar keq. Nuk me duket se po e perjeton keq kete gjendje, e nuk kam c'keshille te te jap.
Respekte dhe suksese ne jete!
 
Kelly mire se erdhe... Te pergezoj per çiltersine tende qe tregove ketu ne forum.Ne fund te fundit eshte thjeshte virtualitet dhe shume mire mund te ishe treguar enigmatike ose edhe te kishe genjyer per paraqitjen tende.Ketu nga Italia eshte nje shprehje "ne fuqine e vogel eshte vera e mire". Djemt dihet si jane,edhe ai me i shpifuri qe nuk ke çfare ti shikosh ka pretendime... E rendesishme eshte qe ti te jesh mire me veten tende,ta pranosh ate ashtu siç eshte.E me sa the ti kjo gje nuk perben problem per ty. Ne shume raste jane te tjeret qe kane komplekse kundrejt nesh.I krijojne probleme vetes edhe atehere kur nuk kane pse...
Ja po te sjell une nje shembull personal. Kur isha ne vit te pare,nje shoku imi erdhi e me tha qe i pelqeja nje shokut te tij dhe qe ai donte te me njihte..(gjera kalamajsh me pak fjale) Une e dija se kush ishte ai tipi por nuk me ngjiste fare.Ky filloj te sillte letra e bla bla bla. Une kam pasur qe ne klase te 5 syze shikimi, por ne vit te pare i kisha hequr per nje periudhe kohe dhe do i vendosja serish.Kur vura syzet,ky tipi me kaloj afer e tha "ueee qenka bere qorre" .... He i thashe do me lesh rehat me ne fund tani qe kam vene syze dhe shikoj me mire se ç'fytyre te shpifur qe ke??? Edhe mua kane provuar dhe provojne te me bejne kompleks syzet,por mua s'me behen qe s'me behen. I shikoj si nje pjese timen dhe me duket vetja bosh pa to.
Keshtuqe dhe ti mos e vrit mendjen fare nese para disa vajzave me trup me te gjate ty dikush nuk do te te ve re.Shpesh here dhe ato qe jane te gjata nuk vihen re e kjo per faktin se jane padomethenje. Do kete gjithmone nje qe ty do te vleresoje dhe do te te ve re per ate qe je. Gjithe te mirat.
 
E nderuar Kelly,
Me sa kam mundur te kuptoj une me kete mendjen time te ceket problemi juaj qendron tek Mobbing - Emotional Abused ( Shpotitjet). Ky eshte nje problem mjafte shqetesues tek te cilit nuk i eshte kushtuar asnjeher asnje vemendje perkunder te keqijave qe i shkakton ky fenomen shoqerise sone. Ky fenomen ne shoqerin tone, tani por edhe ne te kaluaren ka qene mjafte i shprehur. Ne boten e civilizuar i kushtohet vemendje e posaqme.
Dikur kisha pergaditur nje trajnim rreth kesaj dukurie te cilen une e kam quajtur nga vetja Heshtja qe Vret. Po mundohem ta sjell ne PowerPoint edhe pse sjam i sigurt se a do mundem me bashkangjit.
Kerksesen tende qe te ballafaqohemi me kete problem e shoh shume te arsyeshme edhe pse ketu eshte vetem forum. Pra diskutim te mbare.
 
Pershendetje Kelly.
Se pari dua te te shpreh konsideraten time per hapjen e temes. Se dyti une kisha nje shoqe shume shume te mire qe kishte gjatesine vetem 1.21 cm (tashme e ndjere (probleme me astmen)- i qofte i leht dheu i Kosoves) dhe te te them se kishte vullnet te hatashem, bile shume ma kalonte dhe mua qe jam optimist i madh. Jetonte ne SHBA dhe kishte bere perkthimin e nje libri nga Anglisht ne Shqip, qe nje vit para se te vdiste erdhi ne Kosove dhe e dhuroi ate liber ne te cilen kishte shpenzu lek dhe kohe. Nuk kishte pasur fat ne dashuri, por kjo nuk e ndalonte as per nje moment. Ti ke gjatesi te tille qe nuk e besoj se (duke marre parasysh paraqitjen tende) mund te neglizhohet nga djemt, ose nese ata kerkojne METRAZH dhe jo kualitet eshte tjeter gje. Une jam 1.82 dhe shpesh e kam problem kete fakt, ngase ne rrethin tim te gjithe jane me te shkurter.

Nuk di ku jeton, por me shume deshire do te te kisha ftuar per kafe dhe shoqeri.
 
E para njehere ajo nuk po ankohet se spo gjen dot burre , ajo qe ne krye te temes thote : "MUND TE KEM SHOQERI UNE??"
Mesa po kuptoj une dhe nga postimet tuja qe padrejtesisht po e " akuzoni " se eshte fiksuar Ajo ka lindur si te gjithe ne "pa fiksime" , po shoqeria ne te cilen ajo jeton i ka krijuar keto shqetesime qe ne ja quajme fiksim Ajo shume qarte tregon se si ate e bejne te tjeret "me fiksime " Kur une pelqeja nje djale edhe ai me pelqente mua ne muhabet e ne kenaqesine e te shoqeruarit bashke, vinte ai momenti i sikletshem kur ky djale takonte shoqet e mia, atehere une zhdukesha nga faqja e dheut per te, me respektonte por preferonte te mbante ne krah ate vajzen e gjate. ,

Se dyti, te pergezoj per kurajon qe ke dhe ndermore kete "test" ketu ne kete forum kaq madheshtor ,
Vazhdo te jesh vetvetja , te shkruan dikush ketu. Mos u terhiq kurre ne ate gusken tende ne te cilen ti pretendon se ndihesh mire . "Lufto"te arrish ate qe do , tek e fundit kjo eshte jeta dhe mos e kompliko shume kete qe je e shkurter ne mendimet e tua.
Cdo mengjes kur te ngrihesh nga krevati i thuaj vetes une meritoj me shume shume shume .
Dikush aty thote nje fjle te bukur popullore "Floriri i vogel eshte po rendon shume "
 
kelly,ne radhe te pare te pergezoj per guximin qe pat edhe e shprehe kete kaq hapur....dhe pa droje:).........cfar mund te them ne lidhje me temen:nese e vleresoj un is indivd nje eprson,nuk e bej sepse ai/ajo esht i bukur,esht i gjate/esht i zgjuar/esht budalla..........por sespe shikoj karakterin,shirtin e ketij x personi.......e nese ky/kjo person me kenaq si ne muhabet....esht vertet me vlere te qendrosh me te......sdo ta kisha problem gjatesine.keshtu besoj se duhet te ndihet cdokush....==> aspekti shoqeror......
nese flasim ne aspektin tjeter ate dashuror.....sjam shum e pershtatshme per te ta shpjeguar,duke u lidhur dhe me moshen time,por mund te te them qe per vajzat nuk perben problem gjatesia ne nje lidhje......ndoshta per djemte pak me shume..nje femer e shkurter i ka mundesite gati po aq sa nje tjeter normale,apo e 'gjate'.ahh nese ka akoma meshkuj 'injorante' qe shikojne shalet...un sbesoj se di do te kesh lidhje me te tille apo jo ?:)..ve ckaq t ethem,........mos u komplekso.......ji vetvetja.kujt ti pelqeje mire.kujt mos ti pelqeje......su prish dynjaja!!!!!!!!!:kiss
 
ok ja po e them dhe une kete fakt qe dhe une nuk jam shum e gjate, aman jeten e bej dhe e shijoj si te me vije permbare, nuk e vras shum mendjen, pastaj jo te gjithe cunat shqipetare jan te gjate. ty ndoshta te kane rene raste te tilla qe te jen te gjate dhe ti ndihesh shum ne siklet per te, une kam patur nje rast me nje tille shum te gjate dhe i kam thene jo, sepse kur te vij te me puth duhet te me hipe ne nje karrige, ose mbi tavolin. ose u thosha miqve nqs doni te me gjeni mua, shikoni se ku e ka koken ai. e pse duhet tia ul vlerat vetes time???? as qe behet fjale. mundohu qe dhe ti vet te mos e mendosh dhe te mos e mbingarkosh veten duke thene sa e shkurter jam , pse nuk me don njeri mua. ti pak a shpume je kthyer optimiste, sepse po te mos ishe e tille, nuk kishe pse te thoje qe sdo lidhem me , edhe pse je zhgenjyer nga te tjeret, mundohu qe ai rast qe te del ne pah, ta besh per vete me feminitetin tend dhe me ciltersine tende, me butesine dhe me ate bukurin qe je si femer qe je. keshtu qe cdo gje zgjidhet.. te uroj gjithe te mirat e kesaj e bote dhe mos ma vrit shum mendje, dil dhe bej qejf,....
 
shoqeri ke me njerez qe ju pershtaten karakteret,idete..........jo gjatesite:D
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top