Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Egjipti njeh Republikën e Kosovë

Ndihmëspresidentja e Republikës Arabe e Egjiptit, Pakinam Hassan Khalil El Sharkawy, e cila ka arritur sot për një vizitë në vendin tonë, ka konfirmuar vendimin e shtetit të saj si dhe të Presidentit të Egjiptit Mohamed Morsi për njohjen e Republikës së Kosovës





“Jam shume e lumtur që jam në Kosovë për herën e dytë. Kosova përfaqëson një simbol të lirisë duke qenë vendi më i ri demokratik në botë. Që nga revolucioni kemi pas shumë vizita të ndërsjella me Kosovën, së fundi nga Thaçi në konferencën e vendeve islamike me qëllim përforcimin e marrëdhënieve tona në të ardhmen. Egjipti e mbështet Kosovën. Jam e nderuar të shpalli njoftimin se Egjipti po e njeh Kosovën. Kjo njohje do të na ndihmojë në bashkëpunimin tonë në shumë fusha sepse kemi një të kaluar të përbashkët si në aspektin kulturor dhe historik”, deklaroi Sharkway në konferencë për media, transmeton Almakos.

“Shteti i Kosovës po fuqizohet çdo ditë e më tepër dhe integriteti territorial është i njohur ndërkombëtarësh, kurse tash do të lëvizim shpejt drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, Kështu është shprehur kryeministri Thaçi në një konferencë për media, ku tha se njohja nga Egjipti është në rrugë e sipër dhe nga sot po hapet një kapitull i ri i bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Egjiptit, transmeton KP.

Ndryshe, Egjipti është shteti i 99-të që njehë Republikën e Kosovës. //mesazhi
 
Pe: Egjipti njeh Republikën e Kosovë

Ja vëlla! Pika pika mbushet pusi!
Vjen dita kur një ditë pothuajse të gjithë
kanë për ta njohur. Proces i pashmangshëm!
 
Titulli: Egjipti njeh Republikën e Kosovë

Nuk eshte mire te bejme hopa pa kercyer gardhin sepse disa here kemi deshtu ne kete drejtim.Nuk e kontestoje se njohja e Egjiptit eshte e rendesishme por Egjipti nuk ka njohur Pavaresine e Kosoves. Ndihmesspresidentja tha: Jemi ne pergaditje per ta njohur por nuk tha se ju kemi njohur.
 
Titulli: Egjipti njeh Republikën e Kosovë

Kjo eshte nje fitore e madhe!

Faleminderit EGJYPT!

Egjypti eshte nje nga vendet me te rendesishem ne Konferencen Islamike. Te tjere do te pasojne shume shpejt.
 
Titulli: Egjipti njeh Republikën e Kosovë

Une e kam thene 100 here qe nje shtet ska nevoje qe te jete i pavarur vetem pse nje shtet e njeh
Njohja behet vec per gjera diplomatike-politike-ekonomike per te thene ndryshe interes.
Pra Kosova e pavarur eshte e tille edhe nese se njohin shtetet e tjera :)
 
Titulli: Egjipti njeh Republikën e Kosovë

Une e kam thene 100 here qe nje shtet ska nevoje qe te jete i pavarur vetem pse nje shtet e njeh
Njohja behet vec per gjera diplomatike-politike-ekonomike per te thene ndryshe interes.
Pra Kosova e pavarur eshte e tille edhe nese se njohin shtetet e tjera :)

Te behesh antar i OKB dhe organizatave te tjera te ndryshme boterore,shteti duhet te jet i njohur nga TOT shtete. Kshuqe i duhen keto njohje,sidomos te shteteve me influence te madhe si Egjipti ne Lindjen e Mesme qe mund te sjelli dhe njohje tjera... Me rastin e Egjiptit hyn dhe feja e perbashket qe mund ti japi rruge te lire njohjes zyrtare.

Te presim deri sa te zyrtarizohet sepse kitrra pohon qe nuk esht zyrtare,urojm qe bisedimet te ken nje perfundim te mire dhe me rezultat pozitiv.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back