Efekti 20-40, nënat vishen si vajzat e tyre

Arfenilla

Themelues i Forumit
Më parë vajzat adoleshente kontrollonin në garderobën e nënës për diçka për të veshur. Por këto kohë duket sikur po ndodh e kundërta. Një brez nënash janë duke i trajtuar vajzat e tyre si një model për tu marrë shembull, sipas një studimi.

"Nënat 20-40" - një shprehje e shpikur nga vajzat adoleshente për të përshkruar nënat që janë në moshën 40 vjeçare (dhe më lart) dhe që vishen si të ishin 20 vjeçare- janë kaq të dëshpëruara për të qëndruar të reja sa që ndjekin drejtimin e vajzave të tyre në gjithçka, që nga makiazhi e deri tek modeli i flokëve.

Por ky është një proces i njëanshëm, me modelet dhe shijet që i lënë më të rinjtë "në të ftohtë".

Rezultatet mund të ndihmojnë të kuptojnë pse shumë nëna të famshme marrin këshilla nga pasardhëset e tyre.

Studimi në më shumë se 300 nëna dhe vajza zbuloi se vajzat adoleshente kanë një ndikim të madh në makiazhin, rrobat dhe modelin e flokëve të nënave të tyre. /albeu.com/
 
Pe: Efekti 20-40, nënat vishen si vajzat e tyre

Eshte e vertet ...ndoshta mospranimi moshes sjell kte gje ''imitimin''
 
Pe: Efekti 20-40, nënat vishen si vajzat e tyre

Shume e vertete,ama hije su ka...
 
Pe: Efekti 20-40, nënat vishen si vajzat e tyre

Ka ardhur koha te themi: Me mire e jema se e bija, lol
Rendesi ka te ndihen mire e tmos duken keq, dmth tmos stonojne shume me paraqitjen qe bejne,pa le ti imitojne po he:p
 
Titulli: Efekti 20-40, nënat vishen si vajzat e tyre

sme ka pelqyer ndo1 here ky efekt .......por secili ne deshire te tij .
 
Pe: Efekti 20-40, nënat vishen si vajzat e tyre

Duan te duken te reja
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top