Efektet e duhanit ne shendetin oral

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Efektet e demshme nga pirja e duhanit shpesh lidhen me temat e rendesishme si kanceri i mushkerive dhe çeshtjet kardiovaskulare. Por, saktesisht si ndikon pirja e duhanit ne shendetin oral dhe dental tuaj, apo me mire te themi cilet jane pasojat e pirjes se duhanit per shendetin e gojes?
Me thithjen e tymit te cigares, kimikalet dhe karcionegjenet mbushin gojen tone. Ajo qe nuk mund te largohet permes hundes dhe gojes mbetet dhe absorbohet nga mishi i dhembeve dhe indet. Sipas WebMD.com, keto kimikate mund te ndikojne lidhjen mes eshtrave dhe indeve te dhembeve dhe keshtu te nderhyjne ne qelizat normale te indeve te mishit te dhembeve. Dr. Rober Genco, njeheresh edhe editor i Revistes Periodontology, sqaron se si thithja e tymit te duhanit zvogelon sasine e oksigjenit qe dergohet te indi gingivit keshtu duke zvogeluar materiet ushqyese dhe duke i bere duhanpiresit me te cenueshem ndaj infeksioneve si semundja e mishit te dhembeve.
Nese mendon pak dhe te kujtohet kur ke provuar per here te pare te pish duhan, ndoshta te kujtohet ajo ndjenja djegese ne fund te fytit qe ke ndjere. Kjo eshte per shkak se tymi paralizon apo shkaterron te ashtuquajturat “cilia” (qime te vogla qe funksionojne per te pastruar bronket ne mushkeri) dhe keshtu si mushkerite ashtu edhe bronket irritohen. Me vazhdimin e pirjes se duhanit funksionimi i atyre qimeve (cilia) zvogelohet dhe fillon te rritet prodhimi i mukozes. Kollitja zakonisht fillon gradualisht dhe ciliat e mbetura punojne pa nderprere (edhe pas orarit). Kanceri i gojes gjithashtu eshte lidhur shume me pirjen e duhanit. Rastet e kancerit te gojes, buzeve, gjuhes dhe fytit shume me shume ndodhin tek duhanpiresit se sa te ata qe nuk pine duhanin. Kontrollet e rregullta te dhembeve dhe te gojes ndihmojne ne parandalimin dhe shperndarjen e ndonje kanceri e gjithashtu edhe minimizon komplikimet.
Perveç ketyre gjerave me serioze qe duhani mund te shkaktoje, duhani gjithashtu shkakton eren e keqe te gojes, njollosjen e dhembeve dhe zvogelim te aftesise se shqisave te shijes dhe nuhatjes. Pirja e duhanit shkakton dy lloje te njollosjes se dhembeve. Ne fillim akumulohet nje ngjyre siperfaqesore mbi siperfaqen e dhembit, kjo mund te largohet me pastrim profesional te dhembeve, por gradualisht ne fund te te futet ne dhemb permes vrimave te poreve dhe perfundimisht te njollos dhembin. Efekti i pirjes se duhanit per nje kohe te gjate ne fund do e shnderroje dhembin me nje ngjyre me te erret – te duket si i kalbur.
Duhanpiresit e rregullt pas nje kohe munden qe gjithashtu te humbin edhe aftesine e te shijuarit dhe te nuhaturit dhe kete nuk mund ta kuptojne deri pas lenies se duhanit. Kjo ndodh per shkak te humbjes se aftesise se ndjesise te receptoreve per shkak te mbulimit te fytit dhe vrimave te hundes me zift te cigares. Hulumtuesit per shume vite me radhe kane raportuar efektet armiqesore te duhanit. Gati secili sistem i trupit preket ne menyre drastike, duke perfshire ketu edhe dhembet, mishi i dhembeve dhe fyti. Eshte vertetuar se dobite e mospirjes se duhanit fillojne qe nga dita qe vendosni ta leni duhanin (edhe mbas 20 minutave nga cigarja e fundit shtypja e gjakut bie dhe temperatura ne duar dhe kembe tuaja ngritet). Dhe mos harro se edhe aftesia e shqisave te te shijuarit dhe nuhatjes kthehet me lenien e duhanit. Sekrete Bukurie

 
Titulli: Efektet e duhanit ne shendetin oral

nuk me pelqen te puth nje qe i mban goja er duhani..
pervec faktit qe ben dem nuk eshte as "sensuale"
 
Titulli: Efektet e duhanit ne shendetin oral

Une e pi ndonjehere ........por them mos ta pi me fareeee...ma shpif .
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top