Edvin Rama si ariu i plagosur .

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
04-07-2009 / Gazeta 55

Edvini fabrikon show për të treguar se e do partia e nuk do të japë dorëheqjen

Kreu i Partisë Socialiste, pavarësisht se deklaroi se do të udhëheqë këtë forcë politike deri në rezultatin zyrtar të KQZ, që realisht do të thotë deri në fund të kësaj jave, ai më pas la sërish të kuptohet se nuk do të dorëhiqet, por se do të jetë partia ajo që do vendosë se nëse do të qëndrojë në këtë detyrë apo jo, duke e cilësuar PS-në si një familje që di të bëjë dallime. “Unë do ta udhëheq PS deri kur procesi zgjedhor ti vihet pikë dhe pastaj unë kam sigurinë dhe bindjen e plotë se kjo është një familje politike e cila di të marrë vendimet e duhura në kohen e duhur.sot familja jonë politike është më e madhe. Dhe asnjë nga ata që votoi për Ilir Metën, nuk duhet të ndjehet vetëm sepse është pjesë e familjes tonë” tha Rama. Në këtë mënyrë Rama, pas humbjes së luftës me kundërshtarët e tij jashtë Partisë Socialiste, këtë javë startoi luftën me anëtarët e partisë që po udhëheq. Humbja që pësoi në këtë zgjedhje e bëri Ramën një njeri të dobet që nuk përballon dot asgjë. Ai tashmë është duke u munduar të kërkojë justifikime pas vjedhje së votës që sheh në ëndërr, dhe faktorëve të jashtëm. Rama madje kishte organizuar edhe njerëz që kur të dilte në konferencë të duartrokisnin për të lënë të kuptohet se ai ka mbështetje. Por, Edi Rama e shumta deri të hënën mund të fshihet pas gishtit. Pas të hënës atij do i kërkohen argumenta për të mbrojtur veten nëse dëshiron të qendrojë në këtë Karrige. Gjithësesi edhe ca ditë ai do të jetë i qetë, pasi Nano është me pushime.
 
po qe keni vjedh vota keni vjedh si derrat te pakten mos mohoni
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top