Edit Durham: Incizimet e rralla shqiptare të 1905 në Londër

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
34608_1.jpg


TIRANE-Studimi që po botojmë, "Një udhëtim që zgjat sa një jetë: Shqipëria e Edith Durham, pioniere e etnografisë në fillimshekullin XX", është pjesë e projektit kërkimor "Imazhi i Shqipërisë nga tregimet e udhëtimeve, duke përfshirë veprën e Edith Durham (Shqipëria e Epërme 1909), Alexandre Degrandi (Suvenire nga Shqipëria veriore, 1901), Ugo Ojetti (Shqipëria, 1902)" nga një kurs që po zhvillon Universiteti i Nicës "Sophia Antipolis" (Francë).
Studimi që botohet në mënyrë ekskluzive nga "AlbaniaNews" është përkthyer nga raporti "Një udhëtim sa një jetë: Shqipëria e Edith Durham, pioniere e etnologjisë..." prezantuar më 3 dhjetor 2011 në Bruksel, gjatë takimit "Udhëtime në tokat shqiptare".
Arkiva zanore përmban incizimet e para të këngëve popullore të malësisë shqiptare dhe gjenden në Bibliotekën Angleze që prej vitit 1905. Libri i saj i parë "Përmes tokave të serbëve", u publikua në vitin 1904. Shumë më pak i njohur se "Shqipëria e Epërme", madje nuk është bërë ende objekt i studimeve të veçanta. Në të vërtetë, e gjithë vepra e Edith Durham, ashtu si edhe veçantia e mjeteve të saj të punës, e dokumentuar dhe me materiale, ka qenë deri tani pak e njohur dhe jo sa duhet e vlerësuar sa e meriton, as jashtë e duhet thënë as në Shqipëri vetë.
Zbulimi
Mes objektivave të kërkimit që po bëhet, po shihet edhe individualiteti i karakteristikave të metodologjisë së aplikuar nga Durham. Studimet e saja albanologjike në pikëpamjen tonë, janë pioniere në fushën e etnologjisë, një disiplinë që po fillonte të përhapej në fillimshekullin e 1900-ës, dhe që po jepte frytet më interesante mes studiuesve anglo-saksone.
Për të dhënë një ide se sa është nënvlerësuar puna e saj, në mos injoruar krejtësisht, lë te tregojmë rezultatet më të papritura të hulumtimit tonë. Kanë të bëjnë me ne. Fillojmë me atë që duket një nga rezultatet më të habitshme të hulumtimit tonë, dhe që ka të bëjë me incizime me zë të këngëve popullore të Shqipërisë së veriut, të cilat Edith Durham i ka regjistruar në vitin 1905.
Një dëshmi shumë e vlefshme, sidomos për një vend tradita e jashtëzakonshme muzikore e të cilit është njohur si Pasuri Botërore e Njerëzimit nga UNESKO. Megjithatë, sa veta e dinë që regjistrimet më të hershme të këngëve popullore shqiptare (viti 1905) janë bërë nga Edith Durham dhe janë depozituar në arkivat e Bibliotekës Britanike, ku mund të dëgjohen edhe sot, pas më shumë se një shekulli?
Këngët, janë një një fakt çuditërisht i injoruar duke filluar që nga studimet albanologjike, në të cilat deri tani nuk kemi gjetur asnjë gjurmë. Për momentin, i vetmi citim i gjetur mbi Etnomuzikologjinë Britanike ku jepet një panoramë e gjithë koleksionit të regjistrimeve muzikore etnografike të ruajtura është pikërisht në Bibliotekën Kombëtare Angleze. Falë Edit Durham, që ecte nëpër malet midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke marrë me vete një gramafon të rëndë dhe disa cilindra dylli të veçantë (paraardhës të disqeve vinyl) regjistronte këngë tradicionale, këngë të kënduara thjeshtë me zë, ose të shoqëruara nga lahuta. Këto regjistrime janë tani pjesë e arkivës botërore të këngës së hershme dhe muzikës popullore, së bashku me shumë dëshmi të tjera të mbledhura gjatë këtyre viteve, të njëjta si ato shqiptare, në Australi, Afrikë dhe Azi nga etnografët dhe antropologët si Bronislaw Malinowski, të Alfred Cort Hadonit dhe Arnold Piqem.
Koleksioni
Koleksioni i Edit Durham përmban 25 incizime, të realizuara mes veriut të Shqipërisë e Malit të Zi, të cilave me shumë mundësi iu shtohen edhe 9 incizime të tjera me shumë mundësi të Bosnjës, e të kataloguara në arkiv me këtë diciturë "mbase të incizuara nga Edith Durham mes viteve 1906-1909". Në hyrjen e katalogut të Bibliotekës Angleze lexohet: "Shumë prej regjistrimeve në cilindra kanë rëndësi të madhe historike. Për shembull, aty përfshihen mbase regjistrimet e para të realizuara në Afrikën e Jugut (nga Sir Harry Johnston në Uganda më 1901), muzika e parë australiane (nga Baldwin Spencer e Francis Gillen në të njëjtin vit), koleksioni të panumërta materialesh magjepsëse […] e po ashtu koleksione të vogla interesante të panumërta siç është për shembull ai i sjellë në vitin 1905 nga Shqipëria prej udhëtares që u bë antropologe, Edith Durham".
Ndalojmë pak tek fraza e fundit, "udhëtarja që u bë antropologe". Shumë shpesh, studimet e sjella nga Edith Durham në ambientin e kulturës shqiptare (duke filluar që nga viti 1900 e duke vazhduar pa u ndërprerë përreth 40 vite, ose vlen të thuhet për të gjithë jetën e saj) u hodhën poshtë shumë shpejt vetëm se ajo nuk ishte një studiuese e mirëfilltë apo e njohur, por u panë si eksperienca të improvizuara të një udhëtareje në kërkim të emocioneve të reja, që në Ballkan kishte gjetur kuptimin e ekzistencës së vet.
Vetë Durham pat deklaruar se motivet që sollën në brigjet lindore të Adriatikut ishin të lidhura me të papriturat e veçanta të ekzistencës, e po ashtu, është e vërtetë se materialet dokumentare dhe dëshmitë që gjeti aty, qenë të tilla që pas udhëtimit të parë, ajo vendosi të vinte në praktikë metodat e hulumtimit etnografik dhe antropologjik.
Mbase nuk është ky vendi për të treguar natyrën e veçantë të metodës së saj të vëzhgimit, ku ju mund të gjeni gjurmët e relativizmit kulturor dhe etnografisë krahasuese, etnologjisë, kufijtë e rinj të shekullit të njëzetë, të cilat ishin të kryesuar nga antropologët dhe etnologë si Franc Boas dhe Elie Reclus, çka e kishin praktikuar vetë nëpër kërkime gjerësisht në Anglinë e atyre viteve. Këtu duam thjesht të tërheqim vëmendjen, jo vetëm në të dhënat të shëndosha të ruajtura në Bibliotekën Britanike, e shumë shembuj të "kulturës materiale", të cilat ajo ka mbledhur dhe ka dhuruar në muze të ndryshme nëpër Angli.
Por, le të shohim se kur qe momenti ekzakt në të cilin Durham u ndërgjegjësua për natyrën e kërkimit të saj. Kjo ndodhi pas një komenti të bërë nga një i panjohur në një takim të rastësishëm. Incidenti ndodhi në udhëtimin e saj të dytë në Ballkan, para se të hynte në Shqipëri. Meqë udhëtonte shpesh i kishte qëlluar që të tërhiqte vëmendjen e njerëzve nëpër lokal, që habiteshin tek shihnin një zonjë angleze e cila udhëtonte gjithnjë vetëm në territore pak të hulumtuara nga të huajt.

Studiuesja

Pyetjet qenë të të gjitha llojeve, për vendin prej nga vinte, për familjen e saj dhe qëllimin e udhëtimeve të saj. Dhe ajo u përgjigjej gjithmonë me dëshirë, duke thënë se thjesht donte të shkruante ndonjë gjë për vendet, zakonet dhe traditat e banorëve, mënyrën e jetesës së tyre e të tjera. "Me pak fjalë - vërejti një njeri - ajo po bën studime gjeo-etnografike". "Ideja më goditi në mënyrë të jashtëzakonshme. Nuk do të vija kurrë më vetëm".

Marrë nga "Albaniannews"
 
Pe: Edit Durham: Incizimet e rralla shqiptare të 1905 në Londër

Kur kam qene ne tetevjecare e kam lexuar librin e saj rreth Shqiperise...
Per fat te keq ne sbejme lobing ndaj vlerave tona prandaj botimi i saj mbi atdheun tone eshte pak i njohur ane e mbane.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top