Edi Rama tërhiqet nga burgu për shpifjen: Kërkoj ndjesë! Ishte një keqkuptim!

Malsi

Anëtar i Nderuar
Kryeministri thotë se është keqkuptuar për dënimin me burg të atyre që shpifin. Me tre statuse rresht në rrjetet sociale, që në orët e para të ditës Rama shkroi se dënimi me burg nuk ishte për gazetarët, por për politikanët, ata që paguhen me taksat e popullit. Neni i propozuar ishte një keqkuptim, vazhdoi Rama.

STATUSI I PARث:

“Asnje lidhje me shtypin kriminalizimi i shpifjes! Jo, shpifja duhet te jete veper penale per çdo politikan qe paguhet me taksat e popullit!” shkroi Rama në rrjetet sociale, duke vazhduar më tej se gjithçka ishte një keqkuptim.

STATUSI I DYTث:

“Eshte koha qe kjo shoqeri te perballet hapur me kulturen e shpifjes! Populli nuk na zgjedh dhe nuk na paguan me taksat e tij per te shpifur!”

STATUSI I TRETث:

“Edhe neni perkates duhet te reflektoje kete qellim qe e kam shprehur publikisht me kohe. Ndjese qe ka hapur shteg per nje keqkuptim te madh!”

Neni i propozuar për Kodin Penal nuk përcakton se kush dënohet nëse shpif.

Shpifja ndaj një funksionari të lartë shtetëror apo të zgjedhur, dënohet me gjobë apo me burg deri në tre vjet, pavarësisht së kush denoncon.
shpifja_0.jpg

Ligji për dekriminalizimin e shpifjes u miratua me konsensus 3 vite më parë. Atëherë socialistët ishin në opozitë dhe ranë dakort që askush të mos dënohet me burg për atë që thotë, qoftë politikan, qoftë gazetar.

lapsi.al
 
Titulli: Edi Rama tërhiqet nga burgu për shpifjen: Kërkoj ndjesë! Ishte një keqkuptim

si perfundim kush eshte i verteti nga keto te tre? apo i hackeruan faqen ketij....se vallaj o bo edhe ky si sala.
 
Titulli: Edi Rama tërhiqet nga burgu për shpifjen: Kërkoj ndjesë! Ishte një keqkuptim

Skeni pare gje akoma...!

hajduti
 
Titulli: Edi Rama tërhiqet nga burgu për shpifjen: Kërkoj ndjesë! Ishte një keqkuptim

Ja edhe nje kryeminister qe pranon gabimin e vetekorigjohet...Cfare do ky popull ma? :p

I jep dy te thithura kokaines e i vine mend direkt ketij e atyre sorrave qe mban :bravo:

Shshshsh kjo e fundit te mbetet mes nesh.. ::cool::
 
ne mos 2 ben 3 ... ku eshte problemi ktu?... eeeee Cit. Drejtoresha e tatimeve Lol
 
Titulli: Edi Rama tërhiqet nga burgu për shpifjen: Kërkoj ndjesë! Ishte një keqkuptim

ne mos 2 ben 3 ... ku eshte problemi ktu?... eeeee Cit. Drejtoresha e tatimeve Lol

E dija une qe si shpetoja burgut Lol :stres: se kemi spiunen e Rames ketu :p futja vrapit tash :vrap: lol
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top