Edi Rama nuk i shkon Ilir Metës në takim... Meta mbledh kryesine !

Malsi

Anëtar i Nderuar
largea_ilir-meta-aksident1426540819.jpg

Takimi mes dy aleatëve në qeveri ishte parashikuar të zhvillohej këtë mëngjes, në zyrën e kreut të Kuvendit. Garda mori masat. Rrethoi perimetrin, kreu kontrollet e nevojshme në ambjentet e kryesisë së Kuvendit dhe përgatiti terrenin për mbërritjen e Edi Ramës.

Edhe Ilir Meta u paraqit në kryesinë e kuvendit, herët në mëngjes. Mësohet se ai ishte në pritje të kryeministrit, deri pak minuta para orës 9;00. Atëherë u njoftua për anullimin e takimit.

Edi Rama mungoi. Nuk dihet për çfarë arsyeje. Por kjo ndërprerje e komunikimit vjen në një moment kyç, kur dy aleatët në qeveri prej disa javësh nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për reformën në drejtësi. Negociatat po përfundojnë me tre palët, të ndarë.

Si të mos mjaftonte kjo, në media publikohen mesazhet që Ilir Meta i niste Kastriot Ismailajt.



S’ka takim me Edi Ramën, Meta takon deputetët e LSI dhe mbledh kryesinë


largea_meta-ilir1443547830.jpg


Pasi Edi Rama e la vetëm në zyrë, Ilir Meta nuk qëndroi duarkryq. Thirri menjëherë në takim Ylli Manjanin. Mbaroi takimin me të dhe thirri Luan Ramën, Petrit Vasilin dhe Edmond Haxhinaston. Komunikoi me zyrën e shtypit që të njoftohen mediat. Në orën 13:00 do të mblidhet kryesia e LSI. Një takim i paparashikuar, ku pritet të ketë edhe një mesazh për publikun. Në mëngjes ishte parashikuar takimi me kryeminstrin Edi Rama, por takimi u anullua në momentin e fundit. Kryeministria nuk ka njoftuar asnjë aktivitet zyrtar që mund të kushtëzonte praninë e kreut të qeverisë në takimin me Metën.

lapsi.al
 
Titulli: Edi Rama nuk i shkon Ilir Metës në takim... Meta mbledh kryesine !

Me falni por kujt ju rr**t per kete lajm.

Meta dhe Rama dhe Berisha jane padrinot e ketij vendi, deri sa te vdesin ne kurriz i kemi!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top