Edi Rama në kuvend: Ja 7 arsyet e dështimit në dogana dhe tatime!

Malsi

Anëtar i Nderuar
download_12.jpg

“Arsyet se përse nuk u realizua plani në dogana dhe tatime nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë”. Me këtë deklaratë kryeministri hoqi çdo përgjegjësi nga vetja dhe nga vartësit e tij në nisje të fjalimit në kuvend. Me të njëjtin patos që flet për sukseset e qeverisë, kryeministri rreshtoi edhe arsyet e dështimit në dogana dhe tatime për vitin që shkoi.

1) Rënia e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare

2) Rënia e të ardhurave nga renta dhe tatimi i vlerës së shtuar për importin e karburanteve të gaztë dhe të lëngët, rreth 42 milion dollar më pak

3) Përgjysmimi i importit të energjisë elektrike, janar- tetor, rreth 16 milion dollarë më pak

4) Rënia e sasisë së importit të cigareve, vendosëm rritjen e akcizës për të dekurajuar pirjen e duhanit, rreth 35 milion dollar më pak

5) Rritja e përjashtimeve, me qellim stimulimin e sipërmarrjes, për importin e makinerive për barnat dhe industrinë e akcizës për peshkimin, rreth 13 milion dollar më pak

6) Rënia e importit të fruta- perimeve, si pasojë e rritjes së prodhimit vendas

7) Efekti i kursit të këmbimit, më pak të ardhura në arkën e shtetit nga ulja e euros

Lapsi.al
 
Titulli: Edi Rama në kuvend: Ja 7 arsyet e dështimit në dogana dhe tatime!

Meriton vleresim ky se te pakten i njeh deshtimet e veta dhe i nxjerr :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top