Edi Rama, ky lider historik

Jo vetëm që fitoi i vetëm mandatin e tretë qeverisëse (pa bishta mbrapa) të cilin nuk e ka arritur deri sot asnjë prej partive politike në Shqipëri prej 30 vitesh, por edhe sepse injektoi qysh në zanafillë të fushatës mentalitetin motivues “punë jo gjumë”.1619527807576.png
Ai njeri nuk di të tërhiqet, nuk di të flasë para kohe, nuk di të zhgënjejë, nuk di të trembet, por di të mendojë dhe vendosë atë të duhet bërë. Dhe e ka treguar kur ishte kryetar bashkie në Tiranë. E transformoi kryeqytetin nga qendër e banueshme me pamje kabuljane që e kishin katandisur paraardhësit e tij të Partisë Demokratike, në një qytet model, që sot krahasohet me dinjitet me ato europiane. Askush nuk flet me “tifozllëk” kur vjen fjala për Edi Ramën, të paktën realistët. Atë e mburr puna, programet, idetë, motivimi, novacioni, respekti për produktivitetin personal dhe kolektiv. Doli i vetëm para një dyzine me partiçka që nuk u dihen as anëtarët dhe as “bëmat”, veç skandaleve, si partia e Fatmir Mediut, Shpëtim Idrizit, apo Vangjel Dules.

Opozitës çalamane, ju bashkuan në këtë fushatë ndër më të rëndësishmet e tranzicionit politik, mbi 20 parti, dhe mbi 15 të tjera rrinin gati për të kapur ndonjë “kockë” pushteti nga Lulzim Basha. Ishte një tabllo qesharake, ishte një tragjikomedi, tek shihej Ilir Metën me taborrë, të ndërhynte dhe guxonte të prishte imazhin dhe qetësinë e fushatës, ashtu siç ishte e turpshme tek shihje dhe lexoje deklarimet e drejtuesve politikë të Partisë Demokratike, tek shprehnin bindjen e “fitores” (edhe kur kishte viktima) sepse kishin ngritur strukturat e armatosura për gjoja “mbrojtjen e votës”. Ja dole Edi Rama, ja dole të arrish fitoren e mrekullueshme, ja dole të mposhtësh malin e së keqes, që rrinte me veshët ngrehur për të shqyer “fitoren” dhe masakruar socialistët. “Po punove fort, ja del”. Ishte kjo kryevepra e fjalëve dhe kushtrimit të Edi Ramës, drejtuar jo vetëm socialistëve, por edhe demokratëve. Po ku ta dinin demokratët se Lulzimi ishte në gjumë, edhe kur lexonte letrat e Saliut të prezantuara si “programe partie”.

Artur Ajazi
27 Prill, 14:12 | Përditesimi i fundit: 27 Prill, 14:13
Shqiptarja
 
Urime, thuaji edhe nje here Saliut, ku e ke shamine lol lool
 
Dhe wxp hap nje teme per Edin te Fotomania 2021..... ca ka dash me thene autori @WxP? :rolleyes: :rolleyes: :rolleyes:
 
hahahah fitoj konkursin si piktor jo zgjedhjet hahahahha Nejse thjesht hyriu ne histori si i pari qe mori 3 mandate 4 vjecare.
Nese nuk zhduket Basha nga drejtimi i PD , nese nuk afrohen figurat e duhura si Oketa , Bregu, Patozi , Topi tek PD do hyj ne rekordin gines per mandatin e 5!
Nuk behet opozite me salinjarin, bardhin, dumen, paloqen
 
Ti shife kur te behen Kryetara Bashkie me nen siglen e PS Oketa Bregu dhe Patozi ;)
 
Ti shife kur te behen Kryetara Bashkie me nen siglen e PS Oketa Bregu dhe Patozi ;)
Jane personazhe qe gjithnje i kam pelqyer ne PD , bile deshira ime do ishte qe njerezit ti jepnin cik me shume besim dhe jo te perqendrohen vetem te dy kryesoret
 
Jane personazhe qe gjithnje i kam pelqyer ne PD , bile deshira ime do ishte qe njerezit ti jepnin cik me shume besim dhe jo te perqendrohen vetem te dy kryesoret
Nganjehere percmimi i personave me vlera demton rende partite dhe strukturat.
 
Po si jo e beri Shqiperine parajsen ne Toke e beri.

Keto 8 vjet krijoi vende pune uli varferine rriti rrogat pensionet na beri shendetesine dhe arsimin falas eeee, largoi investitoret e huaj ,promovoi turizmin shqiptar neper bote eeee , rriti borxhin publik, luftoi me kazem e lopate krimin e organizuar narkotiket i zhdukur fare, korrupsionin e beri te vdekur nuk ekziston me ne shqiperi vetem prej Rames, zhduku emigrimin masiv na futi ne BE, nuk krijoi asnje veper publike apo investim publik pervec faktit te aferave korruptive me dhjetra miliona euro ne xhepat e tyre dhe duke faturuar xhepave tane skandalet neper tribunale nderkombetare te Bexhetrave me shoke.
Rama dhe gjithe sorosianet e tjere, jane showmen-a te mire dine te aktrojne bukur dhe te shfaqen bukur. Kete po qe sjua merr njeri meritat.
 
Se loti si pikooon nje zemer lendoon lool
 
Aqif, mos na i shaj politikanet!
Ce do qe ne LEshe ja u futi pd ju mori 4 deputete

Nuk po flas per zgjedhje por di me thene vetem 1 gje

RROFTE PARTIA DEMOKRATIKE

qe pa ty ne fkrye shumica e ktyre qe jan ne forum do ishin
duke punu Ustallare
roje. barinj
e femrat do ishin ose
psaticiere
ose shitese bukesh
ose mjelse lopesh

Kte kohe doni ju komunizmin
 
Po nga pd na erdhen gjithe keto te mira lool lool lool

pd e ps e partite e tjera kane gjetur kete popull se ne vend tjeter ndoshta do i hanin te gjalle
 
Kan tall lesht me kte shkrim kta apo e kan seriozisht ?
zot na ruaaaaaj.
Nuk me vjen me keq per ate popull qe nga sot sdo i hapja me kanalet shqiptare , as lajme asgje nese ky vertete e ka marr me drejtesi Po nuk ma merr mendja .
 
Nuk po flas per zgjedhje por di me thene
e femrat do ishin ose
psaticiere
ose shitese bukesh
ose mjelse lopesh

Kte kohe doni ju komunizmin
Seshte turp puna o Vinjol eshte tjeter gje ca investojne familjaret e tu apo ti vete tek vetja jote per tu bere ai qe je se fundja dardha bie mbi dardhe sido te veje puna. Puna eshte qe te punojme per veten jo per te na vjedh shteti.

Problemi eshte qe femijet e ishave jane akoma dhe do jene mjer populli thuaj.
 
T
Ce do qe ne LEshe ja u futi pd ju mori 4 deputete

Nuk po flas per zgjedhje por di me thene vetem 1 gje

RROFTE PARTIA DEMOKRATIKE

qe pa ty ne fkrye shumica e ktyre qe jan ne forum do ishin
duke punu Ustallare
roje. barinj
e femrat do ishin ose
psaticiere
ose shitese bukesh
ose mjelse lopesh

Kte kohe doni ju komunizmin
Te lutem shume vinjol ... kooperativen ku e le!
 
Sa kohe qe basha te jet delusional e te hyje ne lufte me krimin e drogen ne nje vend si shqiperia qe e ka enderr te jet kriminel, kshu do jete rezultati. Rama esht praktik, basha idealist. Ama nje frik kam. Po fitoi basha do i shkaterroje shqiptaret me ktq se cberi babai i vet biologjik.
 
Mbreti donte të shkonte për të peshkuar, kështu që thirri metereologun për ta pyetur për parashikimin e motit. Ai e siguroi se moti do të ishte i bukur.
Të veshur me elegancë mbreti me mbretëreshën shkuan në liqen. Rrugës takuan një fshatar hipur mbi gomarin e tij i cili i tha: Madhëri , bëni mirë të ktheheni në pallat sepse do të bjerë shi me rrebesh.
- Metereologu im më siguroi për të kundërtën . Kështu që nuk kam pse të shqetësohem.
Pas pak filloi shiu.
Mbreti i zemëruar kthehet në pallat dhe e pushon nga puna menjëherë metereologun dhe thërret në pallat fshatarin dhe i ofron vendin e punës , si parashikues moti.
- Zotëri, unë nuk marr vesh fare nga parashikimi i motit. Di vetëm se kur gomari im i mban veshët ulur , do të bjerë shi.
Atëherë mbreti vendosi të punësojë gomarin .
Prej asaj dite u bë zakon të punësohen gjithmonë gomerë në poste të rëndësishme e të mirëpaguara...?
#troc_fare

843286FE-086B-41B1-B787-FF3AC7944060.jpeg
 
Nje rast i rralle ne Bote qe mund te blesh 130.000 njerez, besoj se po te bejm nje Census Kombetare asnje nuk do permendte PSD(alias Tom Doshi) apo LSI si Parti qe do votonin.
keto 2 parti moren aq vota si me siper ne rang Kombetare, e gjithe Shqiperia e din qe pervec rrethit tyre (100 vota) 129.900 tjeret jan te shitur.
Ky fenomen e ka ber Shqiperine mjerane, keshtu do jete dhe per 30 vitet e ardhshme nese nuk do hapin syte njerezit, mos te kerkojn voten e gjithe Fisit per 1 vend pune.
Une nuk e di sa punonjes ka nje Bashki, nese bejm nje perllogaritje besoj se gjithe Bashkite ne Shqiperi kan diku tek 50.000(x2) te punesuar, ky ishte nje nder dizavantazhet e PD keto zgjedhje, lenja e Bashkive ne dor te PS. Aty ka patur rrjedhje te pafundme votash (nuk mendoj se ndonje punonjes Bashkie ne Shqiperi ka votuar kunder PS).
Nuk ka te ardhme Shqiperia nese nuk arrestohen Ish Kryeministra, Presidente apo Ish Ministra qe kan ber krime kunder Popullit haptazi. Diten qe do ndeshkohet Kasta vjeter, do jemi Shtet dhe do shohim te ardhme.
Populli kerkon alternativa 1 or e me pare, nese nuk vjen alternativa, do kthehet ne Monizem.

p.s.: Lideri historik i kujt?! Lider Historik esht ai qe jeton aty ku jetonte dhe para 30 vitesh, ne te njejten Banese. Jo te besh bunker ne Surrel e ta survejoi SHISH perimetrin e shtepise 20km. (Kam kaluar dhe shihja anomali ne makinat qe qarkullonin tek rruga qe te conte tek shtepia Edi Rames te vezhgonin deri ku do ndaloje)

120milionet e Becchetit ku???
 
Redaktimi i fundit:

Lideri historik i Idiotsise dhe Injorances pra.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top