Jo vetëm që fitoi i vetëm mandatin e tretë qeverisëse (pa bishta mbrapa) të cilin nuk e ka arritur deri sot asnjë prej partive politike në Shqipëri prej 30 vitesh, por edhe sepse injektoi qysh në zanafillë të fushatës mentalitetin motivues “punë jo gjumë”.
Ai njeri nuk di të tërhiqet, nuk di të flasë para kohe, nuk di të zhgënjejë, nuk di të trembet, por di të mendojë dhe vendosë atë të duhet bërë. Dhe e ka treguar kur ishte kryetar bashkie në Tiranë. E transformoi kryeqytetin nga qendër e banueshme me pamje kabuljane që e kishin katandisur paraardhësit e tij të Partisë Demokratike, në një qytet model, që sot krahasohet me dinjitet me ato europiane. Askush nuk flet me “tifozllëk” kur vjen fjala për Edi Ramën, të paktën realistët. Atë e mburr puna, programet, idetë, motivimi, novacioni, respekti për produktivitetin personal dhe kolektiv. Doli i vetëm para një dyzine me partiçka që nuk u dihen as anëtarët dhe as “bëmat”, veç skandaleve, si partia e Fatmir Mediut, Shpëtim Idrizit, apo Vangjel Dules.
Opozitës çalamane, ju bashkuan në këtë fushatë ndër më të rëndësishmet e tranzicionit politik, mbi 20 parti, dhe mbi 15 të tjera rrinin gati për të kapur ndonjë “kockë” pushteti nga Lulzim Basha. Ishte një tabllo qesharake, ishte një tragjikomedi, tek shihej Ilir Metën me taborrë, të ndërhynte dhe guxonte të prishte imazhin dhe qetësinë e fushatës, ashtu siç ishte e turpshme tek shihje dhe lexoje deklarimet e drejtuesve politikë të Partisë Demokratike, tek shprehnin bindjen e “fitores” (edhe kur kishte viktima) sepse kishin ngritur strukturat e armatosura për gjoja “mbrojtjen e votës”. Ja dole Edi Rama, ja dole të arrish fitoren e mrekullueshme, ja dole të mposhtësh malin e së keqes, që rrinte me veshët ngrehur për të shqyer “fitoren” dhe masakruar socialistët. “Po punove fort, ja del”. Ishte kjo kryevepra e fjalëve dhe kushtrimit të Edi Ramës, drejtuar jo vetëm socialistëve, por edhe demokratëve. Po ku ta dinin demokratët se Lulzimi ishte në gjumë, edhe kur lexonte letrat e Saliut të prezantuara si “programe partie”.
Artur Ajazi
27 Prill, 14:12 | Përditesimi i fundit: 27 Prill, 14:13
Shqiptarja