Edhe të miturit në Siri

cent

...Lontano
[video=youtube;o-_9GiVDdtI]https://www.youtube.com/watch?v=o-_9GiVDdtI[/video]
Ky është Endri Dumani, vetëm gjashtë vjeç dhe kjo është motra e tij, Eva Dumani vetëm nëntë vjeçe, që të dy rezultojnë dhe janë shpallur të humbur në fillim të muajit Shkurt.

Humbja e tyre është denocnuar në polici nga e ëma. Ata janë dërguar në Siri nga babai i tyre, Shkëlzen Dumani, i cili është i shpallur në kërkim si njëri prej gjashtë personave që kërkohen nga policia shqiptare.

Të dy fëmijet ndodhen sipas dyshimeve në Siri. “Largimi i tyre”, thotë një burim “është bërë në mënyrë të dyshimtë, pa firmën e të ëmës”.

Nje burim i tha “Top-Channel” se perveç arrestimeve te se martes per gjashte te tjere eshte shpallur ne mungese masa e arrestit me burg.

Mes tyre edhe per Shkelzen Fari Dumani, i datelindjes 19.9.1975, lindur në Dibër dhe banues ne Laprakë.

Ai dyshohet si financues dhe organizator ne thirrjet qe beheshin per te rekrutuar persona qe duhet te shkonin per te luftuar ne Siri.

Po ashtu, ne listen e personave qe eshte dhene arrest me burg, por qe ka dyshime se ndodhet ne Siri jane edhe Gerti Pashja, 30 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë, i dyshuar si organizator, Shyqyri Kaca 46 vjeç, lindur në Dragostunjë, banues në Librazhd, me rolin si organizator, financues dhe pjesëmarrës.

Almir Daçi, 31 vjeç, lindur dhe banues ne Leshnice. “Ky shtetas ka qene imam i paautorizuar i xhamise se Leshnices”, thote Prokuroria ne rruge jozyrtare.

Si edhe Medi Manallari, 65 vjeç, i dyshuar si financues dhe pjesemarres. “Në baze te pergjimeve ambientale telefonike, por edhe te postes elektronike, Prokuroria ka dyshime te forta se keta persona per te cilet eshte ne fuqi masa e arrestit me burg ne mungese jane te implikuar bashke me tete te arrestuarit e kesaj marte per rekrutimin e mbi 70 personave qe jane derguar ne Siri”, thone burimet.

Gjithashtu, muajt e fundit ne vijim te hetimeve instensive, Policia e Shtetit ka kthyer pas mjaft shtetas te cilet ishin rekrutuar per ne Siri nga keta persona e qe do te priteshin ne Turqi nga disa shqiptare te tjere.

Ata jane kthyer pas thone burimet me justifikimin se nuk kishin mjetet monetare për te udhetuar jashte vendit, nderkohe qe gjate gjithe kesaj kohe kane qenen nen vezhgim.

/Top Channel
 
Titulli: Edhe të miturit në Siri

Dy fëmijët e islamikut, dyshimi se i çoi në Siri
TIRANE-Shkëlzen Dumani, një prej të dyshuarve si pjesëtar i celulës terroriste që rekrutonte dhe dërgonte besimtarë shqiptare për xhihad luftarak në Siri, duket se nuk ka kursyer as dy fëmijët e tij të mitur. Eva Dumani, 8 vjeçe, dhe vëllai i saj, Endri Dumani, 6 vjeç, janë shpallur të zhdukur në faqen e Interpolit dhe dyshohet që dy fëmijët janë dërguar në Siri nga i ati, Shkëlzen Dumani, i cili tashmë kërkohet për terrorizëm pas një fletë-arresti të firmosur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Denoncimi për zhdukjen e fëmijëve u bë nga nëna e tyre, Mide Dumani, më 1 shkurt 2014, dhe pak ditë më vonë Eva dhe Endri u shpallën si të zhdukur në faqen e Interpolit. Mide Dumani e denoncoi në polici bashkëshortin e saj për rrëmbim fëmijësh, duke rrëfyer para oficerëve se nuk kishte firmosur ndonjë prokurorë, për t'i dhënë të drejtë Shkëlzenit që t'i nxirrte jashtë vendit.
9asnlt.jpg
Zyrtarë të policisë thanë se nga hetimet rezulton se Shkëlzen Dumani në momentin e largimit të fëmijëve ka paraqitur një prokurë të firmosur nga bashkëshortja, por nuk dihet se në çfarë rrethanash ia ka marrë firmën. Nga hetimet e prokurorisë, rezulton se Dumani, ka udhëtuar me fëmijët e tij përmes aeroportit të Rinasit me destinacion Turqinë. Në këtë shtet, ka humbur 'gjurmët' dhe dyshohet se bashkë me fëmijët ka mbërritur në Sirinë e shkatërruar nga lufta.

Denoncimi i gruas
Më 1 shkurt 2014, në dyert e komisariatit nr.3, Mide Dumani e shoqëruar nga një prej vëllezërve të saj, denoncoi bashkëshortin e saj, Shkëlzen Dumani, për rrëmbimin e dy fëmijëve të tyre të mitur, Eva dhe Endri Dumani. Gruaja u tha hetuesve se bashkëshorti i kishte thënë që do të shkonte në Shkodër dhe pastaj në Mal të Zi. Vetë ajo do të shkonte në një gëzim familjar (fejesë). Në pamje të parë, i është dukur gjithçka normale. Pas largimit, ajo ka komunikuar me Shkëlzenin, për ta pyetur sesi ishin fëmijët. "Jemi në një hotel në Shkodër. Fëmijët kanë ngrënë dhe tani po flenë", kaq i ka thënë ai dhe ka mbyllur bisedën. Në denoncimin e gruas, thuhet se ky ka qenë kontakti i fundit që ka pasur me bashkëshortin e saj dhe prej atij momenti nuk di asgjë për fatin e fëmijëve.

Gjatë denoncimit të gruas hetuesit janë vënë në dijeni se Shkëlzen Dumani ishte praktikant i besimit islam. Nga verifikimet e para ka rezultuar, se pikërisht ky person ishte nën hetim nga Krimet e Rënda, pasi dyshohej si organizator dhe financues në rekrutimin, organizimin dhe dërgimin e besimtarëve myslimanë shqiptarë për xhihad në Siri. Dyshimet ishin se fëmijët mund të ishin dërguar në Siri dhe menjëherë fotot dhe të dhënat e tyre u publikuan në faqen e Interpolit, ku Eva dhe Endri Dumani u shpallën të zhdukur.
2cgmycz.jpg
Rrëfimi i familjarëve
Mide Dumani duket se është mashtruar nga i shoqi, i cili ka mundur të marrë dy fëmijët dhe të zhduket pa gjurmë. Të afërm të gruas rrëfejnë të vërtetën e historisë që merr përmasa të frikshme, për faktin se Shkëlzen Dumani, babai i dy të miturve, është shpallur në kërkim për terrorizëm. "Midja u martua me shkesi dhjetë vite më parë me Shkëlzenin. Ishin një çift i mrekullueshëm dhe kalonin shumë mirë. Ai më parë kishte jetuar në Itali dhe pas martesës u kthye në Tiranë. Këtu punonte si hidraulik. Me Miden u vendosën në një shtëpi në Laprakë, të cilën ne si familje ua bëmë dhuratë. Shtëpinë e regjistruam në emër të Shkëlzenit. Marrëdhënie e tyre ecte shkëlqyeshëm. Pesë vite më parë Shkëlzeni filloi të linte mjekër dhe të kryente rite të besimit islam. Nuk është se ndryshoi sjellje, por vinte rrallë në gëzimet familjare, pasi thoshte se 'nuk ma lejon feja'", tregon një familjare e gruas. Duke u ndalur te zhdukja e fëmijëve, e afërmja e Mide Dumanit tregon se ajo është mashtruar nga bashkëshorti i cili është larguar bashkë me fëmijët.

"Shkëlzeni i kishte kërkuar Mides t'i merrte fëmijët në Shkodër e pastaj t'i çonte deri në Mal të Zi, meqë Eva (vajza) kishte ditëlindjen. Midja shkoi me familjen në një gëzim familjar, fejesë. Ai nuk po kthehej me fëmijët dhe natyrisht ajo u bë merak. Erdhi kunati i saj dhe i tha që do të vonoheshin dhe të mos shqetësohej. Të nesërmen, ai u kthye sërish dhe i tha që nuk duhej t'i priste më, pasi Shkëlzeni me fëmijët ishin larguar. E përjetoi tragjikisht. Ulëriti pa fund. Qau. ثshtë tjetërsuar, më besoni. ثshtë bërë gjysmë njeriu", tregon më tej gruaja.

Vetë Mide Dumani dhe të afërmit e saj, shpresojnë që fëmijët të jenë gjallë dhe të kthehen pranë gjirit të tyre. "اfarë s'do të jepnim që Eva dhe Endri të jenë mirë dhe të kthehen sërish. Nuk dimë çfarë emri t'i vëmë gjithë kësaj historie. Të marrësh fëmijët dhe t'i dërgosh në luftë është e tmerrshme", thonë të afërmit e gruas.

Shitja e shtëpisë
Pak ditë përpara se të largohej drejt Sirisë, pasi dyshimet janë që Shkëlzen Dumani ndodhet në Siri, bashkë me dy fëmijët e tij të mitur, ai ka vendosur të shesë shtëpinë bashkëshortore, që i ishte dhuruar nga vëllezërit e bashkëshortes. Ai e ka bindur Miden ta shiste shtëpinë, me arsyetimin se ishte banesë e vogël dhe tani që fëmijët ishin rritur, duhej një ambient më i madh. Në bllokun e dokumenteve për shitjen e shtëpisë, ai ka futur dhe një prokurë të firmosur nga bashkëshortja, ku ajo i jepte të drejtën të nxirrte fëmijët jashtë Shqipërisë. Rrethanat sesi është përpiluar prokura, mbeten objekt i punës së prokurorisë, ndërkaq një gjë është e sigurt, asnjë qindarkë nga shitja e shtëpisë nuk është përfituar nga Mide Dumani.
/BalkanWeb
 

Attachments

  • 9asnlt.jpg
    9asnlt.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
  • 2cgmycz.jpg
    2cgmycz.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top