Edhe një tjetër artist nga Kosova i thotë JO, tekave të Arjan اanit

PiNkY

Anëtar i Nderuar
58e604e1-5f74-4d54-959e-e7c597548f35---0-.png

Duket se pas gazetarit Bleri Peci, është një tjetër përfaqësues kosovar qe ka dashur t’i japë një përgjigje gazetarit dhe moderatorit te emisionit Zone e Lire, Arjan اani. ثshtë fjala për këngëtarin e ri Hysni Zeqiri.
I ftuar në këtë emision para një jave, Hysniu ishte mërzitur duke pritur nëpër korridore të Televizionit Klan dhe në fund nuk ishte futur fare në emision, edhe pse kishte shkuar atje me dëshirën e tij, kurse iniciativën për ta ftuar atë në emisionin “Zonë e lirë” e kishte marrë një mik i tij i cili kishte folur paraprakisht me Arian اanin.
“Arsyeja është se nuk ka pasur kurrfarë pritje dhe kurrfarë organizimi duke na lënë për të pritur në korridor pothuajse dy orë. Kur e kam parë këtë jam larguar dhe kam shkuar në hotel sepse nuk kam dashur që të rri korridoreve duke mos u trajtuar si një mysafirë në emision. Nuk kam dashur që të bijë në nivelin e të tjerëve të cilët pyesnin për çdo minutë se kur do të hynë në emision. Në mesin e tyre ka pasur edhe këngëtarë të njohur”, ankohet këngëtari.
Sipas Zeqirit në korridor ka qenë shumë ftohtë dhe pritja ishte e padurueshme, kurse shumica e mysafirëve prapa kuintave thoshin se është mirë të largohemi të gjithë sepse pritjet ishin të gjata, vazhdon ai.
Sipas këngëtarit “është mirë që gjithsecili këngëtarë të vetëdijesohet dhe mos të bije në një nivel të këtillë, ku nuk trajtohesh si artist”.

/ikub.al/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top