Edhe një moment i vështirë për Kosovën

Kresha

A pretty face can never trick me
Kosova me gjithë përpjekjet e saj lidhur me parandalimin e këtij plani 6 pikësh, i ashtuquajturi ,,Plani Ban Ki Moon'' si duket ka ngelur në udhëkryq me faktin që nuk mundi të bënte pothuajse asgjë.


Nga: Ferdi Kamberi
Bachelor i Sociologjisë dhe aktualisht Master në Sociologji


Miqtë ndërkombëtarë në disa momente mund të bëhen edhe armiq thotë një fjalë e vjetër, mirëpo u pa qartë se Kosova edhe pse është shtet sovran dhe gëzon kushtetuten e saj nuk ka ndonjë ndikim, sepse me një fjalë të tjerët tani po vendosin për Kosovën, kjo me sa duket u pa qartë edhe në Këshill të Sigurimit të KB-së.,,Ky ishte një paralajmrim nga Beogradi dhe një fitore e diplomacisë serbe theksonte në mes tjerash ministri i jashtëm serbë Jeremiç.Por pas kësaj së shpejti do të kemi edhe rastin e paraqitur në gjyqin ndërkombëtar të drejtësisë në Hagë, ku do të shqyrtohet qështja e Kosovës, edhe pse kjo gjykatë do të thotë vetëm mendimin e saj.Kosova tani po kalon në një proces të vështirë, sepse sulmet diplomatike dhe ashpërsia e diplomacisë serbe nuk ka të ndalur.Në një intervistë në gazetën ,,Politika'' para disa ditësh presidenti serb Tadiq theksonte ,,edhe për ndryshimin e marrëveshjes së Kumanovës, ai në mes tjerash ka vlerësuar se ka ardhur koha për ndryshimin e Marrëveshjes së Kumanovës, pra në atë botë kur është bërë tërheqja e forcave jugosllave dhe policisë serbe nga Kosova, dhe gjithëashtu në këtë intervistë Tadiq ka kundërshtuar me fanatizëm formimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës''.Andaj këtu si dhe në shumë raste të tilla shihet qartë ende etnonacionalizmi serbë që nuk ka të ndalur, duke përdorur të gjitha mekanizmat mbrojtës kundër pavarësisë së Kosovës.Kosova defakto dhe dejure është e pavarur dhe tani gëzon një mbështetje ndërkombëtare, kthim mbrapa nuk mund të ketë, mirëpo situata drastike dhe momente të tensionuara priten që të ketë, një gjë të tillë e kanë pohuar edhe shumë analistë nga shumë Institute Ndërkombëtare.Vetë fakti që njëzëri Kosova nuk mund të bënte asgjë lidhur me 6 pikëshin tregon se kemi të bëjmë me një imponim drastik dhe një demokraci të plogshtë, sepse të mohohet e drejta një shteti për vetvendosje dhe sovrantitet të saj padyshim se kjo është në kundërshtim me etiken demokratike dhe pluraliste të vetë atyre. Pra OKB-së, shteteve anëtare të cilat e quajnë veten demokratike dhe që propagandojnë me slloganet e ndryshme për demokracinë.Këtu qartë shihet ndikimi serbë i cili me aleatët e tyre padyshim se çdo herë thurin projekte konkrete për destabilizimin e Kosovës, normalisht duke filluar nga ajo që quhet edhe teknika apo metoda ,,këmba në derë'' pra fillimisht kërkesa të vogla që për ne janë tepër të mëdhaja dhe më pas kërkesat e mëdhaja.Qëndrimi i Kosovës qëndron në atë pikë që kundërshton këtë plan dhe është vazhdimisht kundër këtij plani, mirëpo imponimet e shumta nuk mungojnë, sepse në parim shihet se ndikimi serbë nuk ka të ndalur dhe ka disa projekte konkrete duke shtuar gjithmon ato më të mëdha deri sa të realizon ndarjen e Kosovës. Pikërisht ajo (Serbia) mundohet vazhdimisht një gjë të tillë të arrinë, por ky koncept ka mbetur një ëndërr dhe pikërisht 17 shkurti ishte momenti vendimtar i cili i tregoj Serbisë se qështja është mbyllur dhe siç thotë populli ,, e la me gishta në gojë Serbinë''.Aktualiteti tani më e përshkruan Kosovën në një konfuzitet dhe në një moment të vështirë, sepse është theksuar në planin e presidentit Ahtisari që pikërisht shtirja e EULEX-it të jetë konform me kushtetutën e Kosovës.Modeli që tani kanë etiketuar Bashkësia Ndërkombëtare sipas shumë analistëve ndërkombëtarë i ngjanë ,,Krahinës Serbe në Bosnje '' dhe ka për qëllim destabilizimin e Kosovës, por nuk prejashtohet mundësia që të kemi edhe ngritje të tensioneve.Sot askund në asnjë shtet sovran nuk mund të kemi tri udhëheqje që qeverisinë, sepse në mënyrë automatike kjo krijon një konfuz tek popullata duke përfshirë këtu edhe komunitetin serbë.Zoti shtëpisë mund të jetë vetëm një, e jo tre ose katër, sepse zot shtëpie mund të jetë vetëm udhëheqësia kosovare e jo ndërkombëtarët.Kosova është e gatshme të bashkëpunojë me EULEX-in, mirëpo gjithmon duke u mbështetur në kushtetuten e Kosovës e jo që EULEX-i të jetë neutral, atëherë a priori po krijhet edhe një mekanizëm udhëheqës i ri pas UNMIK-ut dhe qeverisë së Kosovës.Andaj si Pozita ashtu edhe Opozita duhet të kenë një unitet të përbashkët, t'i lëjnë mosmarrëveshjet dhe të krijojnë mekanizma mbrojtës diplomatik duket përdorur të gjitha mundësitë e nevojshme për mbrojtjen dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës, sepse tani më duhet t'i kemi parasysh interesat kombëtare dhe jo të tjera interesa.
اka pas 6 pikëshit
Po t'i referohemi burimeve të shumta historike shohim se Serbia gjithmon ka pasur inciativa të ndryshme dhe plane për spastrimin etnik të shqiptarëve, torturimin e tyre, zhdukjen e tyre, masakrimin e tyre etj.Që nga planet serbe për spastrimin etnik të shqiptarëve të اubrulloviqit e pastaj koha e Rankoviqit e kështu me radh.Andaj nuk është çudi që Serbia edhe pse ka masakruar shumë shqiptarë e shumë të tjerë i ka zhduk ajo (Serbia) ka vazhduar dhe vazhdon që çdo herë kur bëhet fjalë për Kosovën të konstrukturojë plane të reja.Si duket mekanizmat e shumtë etnonacionalistë dhe egocentristë serbë nuk kanë të ndalur, pamarrëparasysh se cili do të jetë çmimi final.Shihen qartë tentativat dhe mënyrat e ndryshme për një destabilizim të mundshëm, jo vetëm të Kosovës por edhe të tërë Ballkanit.Andaj edhe presidenti Kroat para ca ditësh kishte deklaruar se ,,Serbia po kërkon një luftë të re në Ballkan, pikërisht deklarata e tij shtyu shumë skeptik ndërkombëtar drejtë një analize tjetër në Ballkan, sepse dihet miti i vjetër serbë ,,ku ka një varrë serbë atje është Serbi dhe kjo normal që lidhet me faktin se ata ende jetojnë me mitin e kujtesës së tyre kolektive të dikurshme ,,Carlazariane ''.Kohës së fundit po fliten shumë gjëra nga shumë analistë, mirëpo ajo që mbetet enigmë është se çka do të ndodh pas planit 6 pikësh të miratuar nga OKB-ja, a do të kemi prap bisedimet siç kishte theksuar Jeremiç në një intervstë për një gazetë serbe apo jo ? Faktorët destabilizues vetëm kanë filluar të shihen, 6 pikëshi defakto krijon një minindarje në brendi të Kosovës dhe u jep autoritet më të theksuar serbëve (një pakicë kombëtare që askund sot nuk mund të ketë të drejta ma shumë se sa në Kosovë).Edhe pse vetë shumica e shteteve që janë pro këtij plani dhe për dhënien e më shumë kompentencave serbëve. një gjë të tillë nuk e kanë në shtetet e tyre.Faktikisht ky plan që në fillim po shihet dhe po vërehet qartë se do të ketë problem për shtrirjen pikërisht të EULEX-it në terrotorin e Kosovës, sepse edhe vetë në brendi të komunitetit serbë ka dualizma të ndryshëm sa i përket kësaj qështje.Pastaj diplomacia serbe vazhdimisht po krijon plane të reja dhe konkrete kundër pavarësisë së Kosovës, pala kosovare duhet patjetër që të ketë mekanizma mbrojtës në të gjitha aspektet politike, diplomatike, ekonomike e tjerë duke bërë kësisojë që planet dhe projektet e shumta serbe tu kthehen vetë serbëve si ,,Efekt Boomerang''.Hapi konkret i Serbisë padyshim se do të jetë mbrojtja e Kosovës me fanatizmin më të madh me ,,Moton e njohur të saj që Kosovën e sheh si pjesë të saj,, e që do të jetë gjyqi në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë.Pas këtij hapi pritet që të zhvillohen edhe një sërë marrëveshje me zyrtarët e Nato-s dhe të Serbisë për ndryshimin e marrëveshjes së Kumanovës e cila deri më tani Serbisë ia ndalonte vijën ajrore me Kosovën, dhe afrimin me të gjitha llojet e artilirisë afër pikave kufitare me distancë 25 km.Si duket Serbia po përdor metoda dhe eksperimente të ndryshme duke pasur ndikimin e saj jo vetëm në BE, por edhe OKB.Influenca e saj padyshim se mund të ketë efekte negative për Kosovën, mirëpo udhëheqja jonë duhet të jetë e përgaditur dhe e aftë të menagjojë situatat e ndryshme që mund të dalin edhe jashtë kontrollit dhe t'i kundërvihet Serbisë me mjete diplomatike së bashku me miqtë e vërtet ndërkombëtar.

Teknika e Derës në fytyrë


Në fillim kërksa e madhe e pastaj kërkesa e vogël, shumica e njerëzve pë të arritur një qëllim përdorin metoda dhe rrugë të ndryshme, duke u nisur nga ajo që së pari eksperimentojnë se a ka ndonjë ndikim kërkesa e tyre dhe sa është ndikimi i saj.Pra fillimisht nisen nga ajo që të bëjnë një kërkesë të madhe dhe në rast se vërejnë se nuk pranohet kërkesa e madhe fillojn nga kërkesat e vogla duke vazhduar kështu më radh deri tek kërkesat e mëdhaja.Andaj Beogradi vazhdimisht eksperimenton projekte të ndryshme duke thurë kështu një sërë të tilla dhe ato i prezenton para Bashkësisë Ndërkombëtare duke pasur një përkrahje nga aleatët e saj pikërisht mikës së saj të vjetër Rusisë.Mirëpo nëse kërkesat e saj pranohen nga Bashkësia Ndërkombëtare ajo nuk e ka të vështirë të vendos më pastaj edhe kërkesa të vogla.Por kur një gjë e tillë has në kundërshtim atëherë mundohet me projekte dhe kërkesa më të vogla.Kujtoj plane të tilla që fillimisht ishin thurur nga Serbia ku ishte plani për ndarjen e Kosovës, një plan i cili hasi në rezistencë të ashpër nga pala kosovare dhe Bashkësia Ndërkombëtare pikërisht nga SHBA-ja e cila vazhdimisht ka përkrahur shtetin kosovar.Pastaj megaloidetë dhe iluzionet e tyre (Serbisë) për t'i dhënë një autonomi Kosovës si dhe shumë plane konkrete të tilla.Kosova duhet të ketë një diplomaci të sukses-shme dhe të aftë në mënyrë që t'i kundërvihet në çdo aspekt sulmeve diplomatike serbe, sepse edhe vetë Tadiq ishte shprehur se Serbia po dëshmon gjithnjë një stabilitet në rajon andaj edhe kishte kërkuar rishikimin e marrëveshjes së Kumanovës.Servilizmi serb ka bërë shumë herë që edhe pse ajo ka qenë fajtore për luftërat për spastrime etnike në Ballkan të del në të shumtën e rasteve si kinse ajo është viktima.Mos të harrojm rastin e Sebrenicës kur u hap në drejtësinë e gjykatës ndërkombëtare në Hagë, shteti Serbë u akuzua për gjenocid dhe për krime lufte, mirëpo ai prap triumfoi duke mohuar dhe duke përdorur servilizmin e saj.Tani kohës së fundit po përgatitet që edhe Kroacinë ta padisë kinse për krime lufte, ndërsa të bëmat e saj si zakonisht nuk i sheh të arsyeshme t'i pranon.Edhe pse mund të kalojn ndoshta dekada prap se prap e vërteta do të del në dritë, shumë shpejtë Serbia do të paguan të gjitha krimet e bëra, historia do ta denojë.Andaj edhe pse Serbia vazhdon të thur projekte jo vetëm kundër Kosovës por edhe ndaj shteteve të rajonit ato mund të mbeten vetëm iluzione të tipit fantazmë.Andaj është e rrugës që Kosova të krijojë një diplomaci të sukses-shme dhe ekspertë të nivelit të lartë në bashkëpunim me shtetet mike të saj, në mënyrë që të gjenë mënyrat më të sotisfikuara për zgjidhjen e problemeve dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të shtetit.
,, Kosova është e pavarur dhe ashtu do të jetë
Rroftë Kosova republikë, rroftë Kosova e pavarur''
 
Titulli: Edhe një moment i vështirë për Kosovën

Marum me keto veshteresi, kurr nuk na hjeken bre :lexim:
po me doket kurr ska me u bo mir :bum
 
Titulli: Edhe një moment i vështirë për Kosovën

Zoti ju ndihmofte dhe qofte me ju ne keto momente te veshtira qe po kaloni! Amin!
day by day , by day , amin!
 
Titulli: Edhe një moment i vështirë për Kosovën

Amin insha-Allah :)
 
Titulli: Edhe një moment i vështirë për Kosovën

Perjetsisht Serbine do akuzoni ju !!!! Pse nuk hapni disa tema per politiken e brendshme ?????...Nuk i shoh kurre ne forum !!!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top