Edhe ministra toptanistث tث maqedonثve, edhe enciklopedi shqiptare, pak si shumث!?

Ado

FISEBILIL-LAH
EDHE MINISTRA TOPTANISTث Tث MAQEDONثVE, EDHE ENCIKLOPEDI SHQIPTARE, PAK SI SHUMث!?






BAROMETRI DIPLOMATIK

***Strategjia e politikës ditore shqiptare= së bashku me kolonialistët serbë, maqedonë, malazezë dhe grekë, assesi nuk mund të cilësohet progresive, kombëtare, patriotike dhe demokratike, por në thelb është kolaboracioniste, regresive, antishqiptare, antidemokratike dhe kundërpaqësore. Nuk janë patriotë, as demokratë ata politikanë e shtetarë shqiptarë, të cilët qe 20 vjet për interesa të tyre meskine dhe përfituese materialiste dhe karrieriste kanë shpërfillur egërsisht dhe pamëshirë interesin e përgjithshëm të kombit dhe të shtetit të Shqipërisë Etnike. Ata mund të jenë miq të gjithë botës, por humanistë, patriotë dhe demokratë shqiptarë, JO!

***Populli shqiptar dhe të gjithë ata që e mbështesin interesin e përgjithshëm të tij-të drejtën e vetëvendosjes së tij kombëtare dhe shtetërore, kanë të drejtë ta hudhin në baltë enciklopedinë antishqiptare të ASHM-së, por jo edhe, nënkryetarët, ministrat dhe funksionarët e tjerë shqiptarë, të cilët, jo vetëm se participojnë në pushtetin shtetëror të Maqedonisë, por edhe e mbrojnë atë sipas ligjeve dhe Kushtetutës maqedone antishqiptare në fuqi (1990-2009).



Edhe shqiptarëve në Maqedoni “u ka ra mini nëpër mustaqe”, së pari, po duan të pasurohen dhe, t’i ndajnë kolltukët e mëndafshtë ministrorë me sllavomaqedonët, në vend se të luftojnë për krijimin e shtetit të vet, ata copëtohen dhe luftojnë mes veti, se si ta ruajnë dhe, ta mbajnë gjallë me frymë popullin dhe shtetin e huaj, të ashtuquajtur maqedon!?

– Kësi shembulli “human” dhe “demokratik” kundër vetvetes nuk ka askund në botë! Puno për armikun, i cili të ka zaptuar truallin dhe shtëpinë! ثshtë bërë Zot në shtëpinë shqiptare, edhe pse struktura etnike e atij populli “maqedon” është e përbërë nga pakicat nacionale (bullgarë, serbë, grekë dhe vllehë)!?

Ndryshe nuk do të pranonin nënshtrimin dhe kapitullimin kombëtar dhe shtetëror nën tutelën e regjimit sundues kolonial sllavomaqedon, të mbështetur dhe të votuar edhe nga vetë politikanët karrieristë shqiptarë (1990-2009). Ky është gabimi dhe turpi më i madh dhe, më i pafalshëm i shqiptarëve të instaluar në pushtetin shtetëror sllavomaqedon, që dëshmon se shqiptarët e njohin Maqedoninë dhe kombin maqedon, që përpos në historinë dhe në politikën e Jugosllavisë së Titos (1945-2009), ky shtet artificial dhe ky popull i asimiluar nuk figuron në historinë e popujve dhe të shteteve të Ballkanit.


***Vetëm shqiptarët janë komb autokton në Maqedoninë e Titos (1945-2009). Janë të vjetër sa vetë Maqedonia antike pellazge-shqiptare e Filipit II dhe birit të tij Aleksandrit të Madh.


Mirëpo, sa ia vlen që shqiptarët kanë rrënjët e tyre të lashta, sa vetë lashtësia e Maqedonisë antike pellazge-ilire shqiptare, kur qe 20 vjet (1990-2009) “u ka ra mini nëpër mustaqe”. Në vend se ta kenë qeverinë dhe shtetin e vet të pavarur shqiptar, janë shndërruar në hyzmeqarë vasalë të pushtetit shtetëror sllavomaqedon. Në vend se të punojnë për vete, punojnë për sundimtarët e tyre.

Kjo është arsyeja kryesore pse kanë ardhur në shprehje teorike dhe praktike, sjellja dhe veprimet negative segreguese dhe aparteide antishqiptare të politikës, të propagandës, të ligjeve, të kushtetutës dhe të kuazishkencës sllavomaqedone, duke i shndërrua shqiptarët në qytetarë të rendit të dytë si minoritet, duke ua mohuar të drejtën kombëtare dhe shtetërore të vetëvendosjes.


Historiografët, publicistët, politikanët dhe shtetarët sllavë të Ballkanit janë dëshmuar si specialistët më të njohur në botë për falsifikimin e së vërtetës shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike!


Nuk është befasuese dhe sensacionale pse Akademia e Shkencave të Maqedonisë, e ka botuar dhe promovuar një enciklopedi të re me fakte dhe me shifra të rreme false kundër historisë së identitetit etnik, kombëtar dhe gjeopolitik të shqiptarëve në Maqedoni, sepse kjo është një sëmundje e lashtë epidemike dhe paranoide kolektive e konglomeratit sllav në Ballkan, që me shekuj përfaqësuesit e tij, janë mësuar të shkruajnë historinë falsifikuese dhe të rreme mbi shqiptarët autoktonë në territoret pellazgo-ilire-shqiptare të Shqipërisë Etnike.

Me gjithë këtë sëmundje patologjike raciste kundër shqiptarëve, përpiluesit e Enciklopedisë më të re të ASHM-së me në krye akademikun, Bllazhe Ristov, kanë “harruar” se historia e identitetit të popullit të tyre sllav, dhe e Republikës së tyre sllave, janë kontraverse dhe fallso, sepse historikisht, kjo Maqedoni me maqedonët e imagjinuar të Jugosllavisë së Titos nuk kanë asnjë lidhje me identitetin dhe me vazhdimësinë shekullore historike, etnike as shtetërore të Maqedonisë antike të Aleksandrit të Madh.

Si politika qeveritare, ashtu edhe hartuesit e kësaj enciklopedie të turpshme falsifikuese antishqiptare, duke “pasur mizën pas veshi” (si popull dhe si shtet kontestues artificial sllav), kanë përshpejtuar, ta nxjerrin në dritë atë enciklopedi më të re, me qëllim që të mohojnë historinë e prejardhjes autoktone të shqiptarëve jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Ballkan.

Mirëpo, janë “therur” keq në këtë rast ngase pa i shtyrë askush, përmes enciklopedisë së të tyre më të re, kanë nxjerrë në shesh argumentet dhe faktet e shumta historiko-politike se, si populli, ashtu edhe republika e Maqedonisë janë me origjinë false të identitetit të tyre.

Pra, ky veprim antishqiptar i shovenëve maqedonë, është edhe një argument më shumë që përligjë të vërtetën e identitetit historik, se maqedonët janë një popull i asimiluar sllav (bullgarë, grekë, serbë, vllehë etj.).

Me enciklopedi false nuk mund të shkruhet historia nacionale dhe shtetërore e “Maqedonisë” dhe e “maqedonëve”, sepse ajo nuk është ndërtuar në historinë e Ballkanit.

Të gjitha të dhënat dhe shifrat e shkruara lidhur me historinë e gjenezës, të vjetërsisë së etnikumit shqiptar në Maqedoni, hartuesit e Enciklopedisë famëkeqe maqedone, i kanë falsifikuar në shkallën edhe më ekstreme sesa historiografia dhe politika shtetërore e derisotme serbomadhe.

Këtë, para së gjithash, e dëshmon ky fakt i rrejshëm dhe i trilluar nga “enciklopedistët” maqedonë, të cilët në enciklopedinë e tyre kanë pohuar se “ shqiptarët janë ngulitur në Maqedoni pas shekullit të XVI”?!

Kjo është rrena më e turpshme dhe falsifikimi më i madh i “enciklopedistëve” sllavomaqedonë deri më sot (fillimshekulli XXI, viti 2009), sepse gjeneza e kombit shqiptar dhe e Shqipërisë Etnike, daton që nga pellazgjia lashtë. Sipas shkencëtarit të shquar frëng Robert d’Angely, lozët e kombit shqiptar i gjejmë qysh në kohën antike të Homerit, i cili “ nuk e njeh emrin Maqedoni dhe të maqedonasëve. Për të luftëtarët që e kishin prejardhjen nga këto vise të pashkelura nga Aksiosi(Vardari) ishin paonë dhe vendi i tyre për herë të parë quhej Paoni...Gjatë periudhës parahistorike, Maqedonia gjeografikisht përfshinte një shtrirje që ndryshonte vazhdimisht, duke përfshirë rajonin, i cili kufizohej nga Aksiosi dhe Aliakmoni, ujitës nga Lundiasi dhe që kishte si kryeqytet Aegosin ose Edesën. Më vonë ky rajon u bë qendra e shtetit të madh e të fortë të Maqedonisë, dhe pa dyshim për këtë arsye u quajt Emathie ose e Madhja. Me kohë ky shtet u themelua nga fundi i shekullit IX, para Krishtit, përparoi gjithnjë e më tepër dhe sidomos zgjeroi hapësirën që shënonte emri. Nën mbretërimin e Filipit II, atit të Aleksandrit të Madh, ai u shtri nga Mali Orbel te Mali i Olimpit dhe nga vargmali i Pindit deri te lumi Nestos. Ndërkaq, në epokën romake Maqedonia u përfshi në Illyricum. Dhe kjo ndarje nuk na duket arbitrare, ajo shpjegohet nga fakti se emri Illyricum përfshinte një popullsi homogjene të përbërë në atë kohë vetëm nga pellazgë, që mbanin emra të ndryshëm si maqedonë, epirotë, albanë (toskë e etruskë dhe gegë), dalmatë dhe të tjerë ilirë, dhe flisnin po atë gjuhë: PELLAZGJISHTEN ose SHQIPEN”(Robert d’Angely, Enigma, Toena, Tiranë, 1998, f.246-247).


Enciklopedia në frymën e Kushtetutës së “R. Maqedone”, të votuar edhe nga shqiptarët!?


Publikimi i enciklopedisë së theksuar maqedone nga ASHM-së, nuk është në diskurs me Kushtetutën në fuqi të “Maqedonisë”, sepse ajo nuk ua njeh të drejtën historike, as ndërkombëtare të shqiptarëve si komb, por vetëm si pakicë. Këtë status politik, juridik dhe kushtetues e kanë shumica dërrmuese e kombit shqiptar në Maqedoni, por jo vetëm me fajin e shovenëve racistë maqedonë, por edhe me fajin e politikës kuislinge shqiptare, të instaluar në qeveri, në parlament dhe në institucionet dhe në organet e tjera të pushtetit shtetëror sllavomaqedonë.

Derisa politika kuislinge antikombëtare t’i ketë njohur maqedonët dhe Maqedoninë sllave, ata do të na shtypin, do të na terrorizojnë, duke na i shkurtuar të gjitha të drejtat tona natyrore, historike, etnike, kulturore, politike, ligjore, kushtetuese dhe shtetërore demokratike, sepse, ndryshe, pa mbështetjen tonë, ata nuk mund të kenë kurrfarë shteti, as pushteti sllabomaqedon.

Ky është problemi më i madh dhe, deri tani i pazgjidhur përbrenda shoqërisë shqiptare në Maqedoni. Kuislingët karrieristë po donë edhe pushtet shtetëror të përbashkët me sllavomaqedonët, edhe “enciklopedi shqiptare”. Këto dy dëshira të shkreta janë të papajtueshme me njëra-tjetrën, sepse edhe hyzmeqar, edhe disident-revolucionar nuk mund të jesh në të njëjtën kohë.

Edhe ministra e ambasadorë të maqedonëve, edhe patriotët të shqiptarëve, këtë logjikë të ndryshkur politike, anikombëtare dhe antidemokratike, nuk e pranon logjika e shëndoshë humane, kombëtare dhe demokratike shqiptare, sepse, është me përmbajtje antishqiptare në favor të politikës dhe të interesave të maqedonëve dhe të Maqedonisë, jo të shqiptarëve, assesi.

Nuk ka dilemë se enciklopedia e botuar nga ASHM-së me në krye akademikun Blazhe Ristov ka karakter antishqiptar. Mirëpo, as politika e as shkenca maqedone nuk janë fajtore pse është shkruar një enciklopedi e tillë kundër ekzistencës dhe identitetit që qenies shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike, por politika e tashme shqiptare, e cila verbërazi si “krimbi” ka hyrë në shërbim të asaj “shkence” dhe të asaj politike të pushtetit shtetëror maqedon antishqiptar.

Politikanët karrieristë shqiptarë (1990-2009) e kanë fajin kryesor, pse shqiptarëve u është mohuar e drejta natyrore, historike, kombëtare dhe shtetërore për të realizuar aspiratën dhe kërkesën e drejtë të tyre të ligjshme, që të paktën (minimumin e minimumit), ta realizojnë të drejtën e vetëvendosjes si komb shtetformues i Maqedonisë.

Në vend se me çdo kusht të përligjnin të drejtën historike dhe të vetëvendosjes së kombit të vet, politikanët karrieristë shqiptarë, pa kurrfarë baze historike dhe, pa kurrfarë të drejte ligjore, njohën kombin maqedon, të cilin historia e derisotme nuk e njeh si të tillë, por vetëm si element të asimiluar dhe bashkëdyzuar të substratit sllav (bullgar, serb, grek, vlleh etj.).

Në vend se, së bashku me popullin të luftonin për ndërtimin e shtetit kombëtar shqiptar, politikanët kolltukofagë shqiptarë, e njohin ngrehinën artificiale titiste sllave “FYROM”, përkatësisht Maqedoninë, e cila nuk ka kurrfarë baze historike ngase nuk ndërlidhet me asnjë “nerv” nacional, as shtetëror të Maqedonisë antike të Filipit II dhe birit të tij Aleksandrit të Madh, sepse ajo Maqedoni ishte me përmbajtje pellazge-ilire-shqiptare, jo kurrsesi me përmbajtje bullgare, as helene, ashtu siç dëftojnë falsifikimet dhe shpërfytyrimet e historicizmit të konglomeratit sllavomaqedon.


Kjo Maqedoni e sotme me moshë 50-vjeçare është produkt artificial historik, politik, juridik, kushtetues i Jugosllavisë titiste-kardeliste (1945-2009).



Edhe pse historikisht, juridikisht dhe ligjërisht është e kontestueshme Maqedonia dhe populli maqedon, politika naive shqiptare (për hir të realizimit të interesave të saj të ngushta, karrieriste politike, ekonomike, tregtare etj.), në kundërshtim me të drejtën historike, kombëtare shqiptare dhe me atë ndërkombëtare e kanë njohur kombin dhe shtetin maqedon.

Në këtë mënyrë, si politikisht, ashtu edhe juridikisht, politikanët karrieristë shqiptarë kanë justifikuar një të pavërtetë të madhe historike të njohjes së ekzistencës së popullit dhe të shtetit maqedon, të vendosur padrejtësisht në truallin etnik të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

Së këndejmi, pse maqedonët, të mos na shtypin dhe, të mos shkruajnë enciklopedi dhe histori të ndryshme për të mohuar identitetin autokton të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, kur vetë politika shqiptare shtetërore, ua ka krijuar të gjitha kushtet dhe mundësitë ligjore dhe kushtetuese, që shqiptarët t’i trajtojnë si “ardhacakë”-minoritet pa kurrfarë lozësh historike, etnike, territoriale dhe shtetërore të tij, të vendosur në një territor të huaj, të ashtuquajtur “territor maqedon”.

Derisa shqiptarët nuk e bojkotojnë, por e njohin regjimin aktual sundues sllavomaqedon si shtet të vetin, ata do të jenë të diskriminuar dhe të zhveshur nga çdo e drejtë e tyre historike, juridike, politike, kombëtare dhe shtetërore.

Derisa të ketë ministra dhe elementë të tjerë shqiptarë në institucionet dhe në organet e pushtetit shtetëror maqedon, si qeveria, ashtu edhe politika, edhe shkenca etj., do të përfitojnë nga rasti, që të shkruajnë çfarëdo historie dhe enciklopedie falsifikuese me përmbajtje dhe karakter antishqiptar.

Derisa shqiptarët të jenë të përçarë në “100” parti, dhe të jenë rrogëtarë të dëgjueshëm dhe lojalë të regjimit shtypës sllavomaqedon, aq edhe do t’ia zgjasin jetën shtetit maqedon artificial në truallin autokton të Shqipërisë Etnike.

Derisa shqiptarët të votojnë kundër vetvetes, duke pranuar shtetin e huaj, të ashtuquajtur maqedon, është e qartë se, si politika, ashtu edhe shkenca maqedone, do të vazhdojnë me gënjeshtrat dhe me falsifikimet e tyre, duke i pasqyruar shqiptarët si pakicë, pa histori dhe pa identitet të tyre kombëtar dhe shtetëror.

Derisa akademikët, profesorët, inteligjenca dhe vegjëlia e shëndoshë shqiptare, (që tanimë me angazhimin, me sakrificën dhe me kontributin e tyre janë dëshmuar se janë në funksion të mbrojtjes së qenies shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike) ndiqen, burgosen, arrestohen, persekutohen, izolohen, diferencohen dhe vriten nga pushteti shtetëror maqedon, nuk ekziston asnjë arsye dhe, asnjë argument i shëndoshë, që shqiptarët të jenë pjesë e atij regjimi dhe, për më tepër ta mbrojnë atë në dëm të interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve të terrorizuar dhe të kolonizuar në Maqedoni.






Code:
www.albaniapress.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top