Edhe me taka të larta mund të ndiheni rehat

*deliza*

VIP
V.I.P
Edhe me taka të larta mund të ndiheni rehat​

Këpuca e fortë është e rehatshme. Kjo është rregull. Për këtë shkak, bëni sytë katër kur të blini këpucë
Femrave ju pëlqejnë takat e larta, për shkak se ato i bëjnë që të duken më të bukura dhe më femërore. Por, për shkak të jetës dinamike, shumë prej tyre nuk mund t’ia lejojnë vetes një luks të tillë, për çka edhe përcaktohen për këpucë të rrafshëta.

Ja disa këshilla sesi t’i përputhni dëshirat dhe nevojat dhe, megjithatë, të mos hiqni dorë nga këpucët me taka të larta. Ja ku duhet ta përqendroni vëmendjen tuaj.

Kualiteti

„Këpuca e fortë është e rehatshme. Kjo është rregull. Për këtë shkak, bëni sytë katër kur të blini këpucë. Nëse këpucët janë jostabile, atëherë vështirë se me to do të mund të ecni me lehtësi, thotë Meghan Cleary, autorja e librit „What Your Shoes Says About You”.

Këndi i rënies së shputës

„Në rast nevoje, nën thembër mund të futni një copë letre tualeti, apo pambuku, në mënyrë që shputa juaj të lëshohet lirshëm në këpucën me taka, për të mos pasur dhembje të nyjave. Për çdo rast, mund të blini edhe ‘shtroja’ të veçanta për këpucë, thotë Stacy Pearson në blogun „Shoes guide“.


Mos i harroni gishtat

Shpesh, te këpucët me taka, gishtat shkojnë më përpara sesa që do të duhej. Për këtë shkak, nëse përcaktoheni për model të hapur, duhet t’i kushtoni sidomos kujdes faktit se a janë rripat e këpucëve ashtu të bërë, që të pengojnë rrëshqitjen e tepërt të gishtave.

Platformat

Platformat e këpucëve janë magjike. Ato janë të rehatshme, moderne, seksi, e po ashtu lënë përshtypjen se jeni më e gjatë, sesa që jeni në të vërtetë. Kanë takat dhe ‘përforcimin’ i cili zgjatë edhe më shumë figurën tuaj, vizualisht. Përpos kësaj, janë të përkryera për shputa. Janë të rehatshme edhe për shëtitje të gjata.

Madhësia adekuate

Edhe kur të hasni në këpucë fantastike në lirim prej 70%, nuk është e thënë se duhet t’i blini me çdo kusht – edhe nëse nuk ju përshtaten plotësisht. Këpucët nuk duhet të jenë as edhe gjysmë numri më të vogla, apo më të mëdha, ngase në të kundërtën do të jenë të parehatshme dhe nuk do të mund t’i bartni. Koha më e mirë e blerjes së këpucëve është pasdite vonë, meqë në atë kohë këmbët i keni pak të ënjtura nga ecja dhe do të dini se çfarë numri ju përshtatet më mirë.

Hapat e vegël

Shumica e femrave as që dinë sesi duhet të ecin me taka. Me rëndësi është që, me tërë peshën tuaj, të qëndroni në tërë shputën. Në këtë mënyrë do ta keni gjithmonë ekuilibrin e duhur. Ecja me hapa të vegjël është e preferuar, duke përdorur lëvizjet e duarve për balancë të trupit.

aktualiteti​
 
Titulli: Edhe me taka të larta mund të ndiheni rehat

un me rahat jam me taka se me atlete,kshuqe ka te drejt ky artikulli...:D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top