Edhe festat muslimane të jenë pushim

Status
E mbyllur për postime të tjera.

loyalx

Muslim
Këshilli i Nju Jorkut vendos pro festave muslimane, refuzohet nga Prefekti Blumberg.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama, pas hapjes që bëri në Turqi dhe në Egjipt me vendet islame, nënshkroi në Këshillin e Nju Jorkut një vendim historik.

Këshilli vendosi që po ashtu si në festat fetare të krishtere dhe çifute, edhe në festat fetare myslimane, shkollat në qytet t'a bënin atë ditë pushim.

Kurse Prefekti i Nju Jorkut, Majkëll Blumberg, i cili pritet të thotë fjalën e fundit, doli kundër këtij vendimi.

Blumberg përdori shprehjen: "Nëse na duhet të mbyllim shkollat për çdo festë fetare, atëherë do të na duhet t'i mbajmë të mbyllura gjatë gjithë vitit."

 

Attachments

  • 10680.jpg
    10680.jpg
    7.8 KB · Shikime: 18
Nju Jorku eshte shtet, dhe shtetet Amerikane kane ne krye te qeverive te tyre governator dhe jo Prefekt, pasi ky eshte nje term administrativ qe nuk perdoret ne sistemin qeveritar Amerikan.

Amerika ose do i vendose te tera si dite pushimi ose do i reduktoje te gjitha, pasi amerikanet mendojne ndryshe nga europianet per c'eshtje te tilla.
 
Blumberg përdori shprehjen: "Nëse na duhet të mbyllim shkollat për çdo festë fetare, atëherë do të na duhet t'i mbajmë të mbyllura gjatë gjithë vitit."

Qfar shprehje palidhje
 
Blumberg përdori shprehjen: "Nëse na duhet të mbyllim shkollat për çdo festë fetare, atëherë do të na duhet t'i mbajmë të mbyllura gjatë gjithë vitit."

Qfar shprehje palidhje

Kjo nuk eshte aspak pa lidhje, sepse ne Amerike egistojne me dhjetra sekte dhe fe qe sikur te behen pushim te gjitha festat e tyre fetare kjo vertete qe do te ishte pushim gjate gjithe vitit.
 
Kjo nuk eshte aspak pa lidhje, sepse ne Amerike egistojne me dhjetra sekte dhe fe qe sikur te behen pushim te gjitha festat e tyre fetare kjo vertete qe do te ishte pushim gjate gjithe vitit.

Feja muslimane i ka vetem dy festa, nuk ka kurrfar problemi as per Ameriken as per kerkon me i mbajt pushim keto dit, e sa per fete tjera nuk e di
 
Le te shpresojme se "PO".
 
Se kuptova këtë unë mirë : Atëherë ramazani është një muaj apo jo atëherë do rrinë një muaj pushim ???????
Një shpjegim ju lutem po pati mundësi
 
Зngjεll;164562 said:
Se kuptova këtë unë mirë : Atëherë ramazani është një muaj apo jo atëherë do rrinë një muaj pushim ???????
Një shpjegim ju lutem po pati mundësi

Ramazani eshte muaj i shenjte ne i agjerimit tek muslimanet, por nuk llogaritet si feste. Ne Islam ekzistojne vetem 2 festa, te cilat i kemi edhe te lejuara ti festojme:

1)Fiter Bajrami dhe
2)Kurban Bajrami

Apo sic njihen tek ne, Bajrami i Madh & I Vogel.

p.s. Thene me fjale tjera, i bie 2 dite pushim per keto 2 festa t'cilat kane edhe ca muaj ndermjet tyre.
 
Aha në rregull flm :) epo shumë mirë dy ditë pushim janë Shqipëria po bën pushim gjithë vitin cfarë do u prishin këto dy ditë :D Uroj ta bëjnë pse jo
 
Jam shume dakord shpresoj te vije dhe ketu ne Greqi kjo gje ku gjen dot dy dite pushim kot se koti te flesh gjume gjithe diten :D
 
Shteti i Florides (nuk e di per te tjerat) para 2 vjetesh vendosi qe nuk do kishte me festa fetare. Pse? Sepse nxenesit po kerkonin dite pushimi per Bajram ashtu sic kerkojne besimtaret krishter per diten e premte para Pashkeve. Kerkesa e tyre per pushim nuk u miratua, dhe nxenesit u quajten qe mungonin. Te mungosh pa arsyje eshte pak problem sidomos ne shkolle te mesme kur mungesat numerohen drejt provimeve te fundvitit. Ndersa mungese me arsyje nuk numerohet.

Qe prej asaj dite neper shkolla nuk ka me pushime fetare. Jane vetem pushimet e dhjetorit te cilat deri para 2 vjetesh, ne kalendarin e shkolles quheshin "pushimet e krishtlindjeve" tani quhen pushimet e dimrit. Nese dikush do te mungoje ne shkolle per nje feste fetare, ai merr mungese pa arsyje.

Une jam dakort me kete vendosje qe ka bere Florida. Ka shume festa fetare, dhe nxenesit nuk duhet te lene shkollen per cdo feste. Nuk e di a do i eci ketij te NY me kete qe eshte vendosur atje.
 
Tani o ti bej pushim te gjitha festat fetare ose te mos njoh asnje fest fetare,ne te kundert nese disa i ben pushim dhe disa jo bie ne sy rrazizmi per shkak te fese.....duhet te kete barazi ne keto gjera .
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top