Edhe British Telecommunications ne gare për operatorin e katert celular

WxP

Staf në FV.AL
Britanikët BT, kandidatë për celularin e 4

Kreu i AKEP, Shehu: Në garë, kompani italiane, franceze dhe arabe

Dalin emrat e parë të kompanive që kanë kërkuar të marrin pjesë në tenderin e licencës së katërt të telefonisë celulare. Pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postave (AKEP) kanë mbërritur disa kërkesa paraprake nga kompani të interesuara, që duan të blejnë licencën e celularit të katërt. Kryetari i AKEP, Ilir Shehu, thotë, për gazetën "Shqip", se një pjesë e kompanive janë prestigjioze dhe se vijnë kryesisht nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Mes tyre është edhe "British Telecommunications" (BT), e cila e ka marrë seriozisht njoftimin e Ministrisë së Telekomunikacioneve për të hyrë në tregun e telefonisë. "Kontaktet me kompani të ndryshme janë të shpeshta, duke u interesuar për kushtet e tenderit. Deri tani janë ofruar kompani franceze, italiane, sllovene dhe deri arabe, ndërsa për emrat nuk mund të them gjë, për aq kohë sa nuk është bërë ende konkrete paraqitja e kërkesës", thotë Shehu. Nga të dhënat që ofron kompania britanike, BT, në faqen e saj të internetit mësohet se ajo është e shtrirë në 170 vende të ndryshme të botës, me një xhiro që për 7 muajt e parë të 2008, rezultonte në rreth 4 miliardë paund. Fillesat e saj, kompania i ka që prej vitit 1848, duke u konsideruar më e vjetra në Evropë.

Tenderi

Brenda këtij viti, Shqipëria do të gjendet me katër kompani, që do të ofrojnë shërbimin e telefonisë celulare, konkurrenca e të cilave do të ndikojë në reduktimin e tarifave. Deri tani, autoritetet përgjegjëse kanë bërë publike, pak kohë më parë, se tenderi i hapur ndërkombëtar, për dhënien e licencës së katërt të telefonisë celulare, do të zhvillohet në fillim të muajit tetor. Ndërkaq, mbyllja e fazës së shprehjes së interesit parashikohet në javën e dytë të muajit shtator. Burime pranë ministrisë janë shprehur për gazetën se, aktualisht, është duke u ndjekur faza e shprehjes së interesit nga ana e kompanive të huaja dhe vendase, të cilat nuk kanë munguar gjatë gjithë kësaj kohe. Deri më date 10 shtator do të vazhdojë procesi i konsultimeve ose më mirë shprehjet e interesit nga kompanitë vendase dhe të huaja. Pra, mbas publikimit në gazetën FT të shprehjes së interesit deri më 10 shtator vazhdon pritja e tyre. Institucionet përgjegjëse shprehen optimiste për rezultatin e tenderit për vet faktin se kompanitë e interesuara janë tepër strategjike në sektorin e tyre. Procesi i shpalljes së interesit do të zgjasë deri më 10 shtator, ku më pas Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare do të raportojë në ministri mbi kërkesat konkrete që ka pasur gjatë gjithë kësaj kohe. Nisur nga kjo, vetëm pas datës 10 shtator do të mësohen zyrtarisht se cilat do të jenë kompanitë, qoftë të huaja apo vendase, që kanë shfaqur zyrtarisht kërkesën për marrjen e licencës. Aktualisht AKEP iu ka drejtuar subjekteve të interesuara interesimin për të mësuar rreth shumës që investitorët do të ishin të gatshëm të paguanin për një licencë të 4 celulare.

Balkanweb
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top