Edhe britanikët kundër perçeve e ferexheve

Lauri

Anunnak
Pjesa më e madhe e britanikëve mbështesin ndalimin e bartjes së ferexhesë në vende publike dhe në shkolla, ka dëshmuar rezultati i anketës më të re, i bërë nga Instituti Angus Read.

Rreth 72 për qind të te anketuarve theksuan se mbështesin ndalimin e ferexhesë në vendet publike, ndërsa 79 për qind e të anketuarve theksuan se janë për ndalimin e perçes nëpër shkolla, Universitete dhe aeroporte.

Rezultatet e anketës u publikuan vetëm një ditë, pas publikimit të raportit të Komisionit të parlamentit të Francës, në të cilin u rekomandua ndalimi i bartjes së perçes në vende publike, si dhe rekomandimi që mos t’i jepet nënshtetësia atyre, të cilët dëshmojnë shenja të dukshme të praktikave radikale religjioze.

Në anketën në Britani, 66 për qind e të anketuarve theksuan se janë për ndalimin e perçes, veshjes myslimane e cila mbulon gjithë trupin e femrave myslimane.

Rreth 75 për qind theksuan se janë për ndalimin e kësaj veshje nëpër shkolla dhe Universitete, ndërsa 85 për qind theksuan se janë për ndalimin e perçes në aeroporte.
postieri/e mërkurë, 27 janar 2010

ps. Cili nga shtetet e tjera e ka rradhen??
 
Titulli: Edhe britanikët kundër perçeve e ferexheve

Sa frike kane nga Islamizimi i Evropes pa dhune fare :D Urrraaaa....!
 
Titulli: Edhe britanikët kundër perçeve e ferexheve

dmth 72% ndalojne ferexhen shifer shume e vogel meqe eshte dhe vend i krishtere ja pra qe dhe pak po vjen islamizimi i botes
sa per ferexhen nuk eshte e detyruar por eshte kulture e nje vendi kshu qe ska pse te ndalohet
 
Titulli: Edhe britanikët kundër perçeve e ferexheve

dmth 72% ndalojne ferexhen shifer shume e vogel meqe eshte dhe vend i krishtere ja pra qe dhe pak po vjen islamizimi i botes
sa per ferexhen nuk eshte e detyruar por eshte kulture e nje vendi kshu qe ska pse te ndalohet
Kto kulturat sdo ishin mire tu mbanin ne vendin e duhur dhe jo ne vened te krishtere ?????
Po te shkoje dikush me kryq ne dore ne shkolle ne arabi mendoj se e vrasin fare ;).
 
Pe: Edhe britanikët kundër perçeve e ferexheve

A është nikabi farz apo sunet?

Pyetje: Selam alejkum hoxhe i nderuar. A eshte nikabi apo mbulesa e fytyres farz apo sunet apo wagjib apo nje gje qe nuk eshte e nevojshme te grate dhe mosbartja e saj a meriton denim nga Allahu i madheruar?



Përgjigje:

Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.


Vëlla i dashur, sa i përket nikabit (mbulimit të fytyrës) dijetarët janë ndarë në dy mendime, nëse koha nuk është kohë e fitneve. Disa prej tyre janë të mendimit se nikabi është vaxhib pa marrë parasyshë kohën dhe fitnet, e disa të tjerë janë të mendimit se në kohë të fitneve është obligim, e në kohë që nuk ka fitneh është sunet. Kështuqë nëse është kohë e fitneve, të gjithë dijetarët janë në pajtim se femra muslimane duhet të mbulojë gjithë trupin e saj, duke përfshirë edhe fytyrën dhe duart. E pa dyshim se umeti nuk ka parë fitneh me të mëdha, se sa fitnet që po i përjeton në këtë kohë.


Gjithashtu, argumentet që vërtetojnë se muslimanja duhet të mbulojë gjithë trupin e saj janë të shumta, dhe nuk kanë mundësi të përfshihen të gjitha brenda një përgjigjeje të shkurtër, por megjithatë do të përmend disa prej tyre:


-Ka thënë Allahu (azzevexhel): “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua, dhe grave të besimtarëve të vëjnë shamitë (mbulojat) e veta mbi trupin e tyre, sepse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu falë gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues”. (Ahzab – 59)


Thotë Ibn Sirini: E kam pyetur Abidete Selmanij në lidhje me kuptimin e ajetit: “të vëjnë shamitë (mbulojat) e veta mbi trupin e tyre”, e ai m’u përgjigj duke marrë teshën e tij, dhe duke e mbuluar kokën dhe fytyrën e tij, dhe duke lënë të zbuluar vetëm njërin sy (sa për të parë rrugën).



Ndërsa Abidete Selmanij është prej tabi’inëve të mëdhenj, i cili e ka pranuar Islamin në kohën e çlirimit të Mekës duke qenë në Jemen, e pastaj ka marrur mësim prej Aliut dhe Ibn Mes’udit (radijallahuanhuma), e pastaj është shpërngulur në Medine dhe ka jetuar në të në kohën e Omerit (radijallahuanhu). Kështuqë nënkuptohet se fjala e tij është thënë duke e parë ai gjendjen e grave të sahabëve, dhe duke e kuptuar ajetin në bazë të kuptimit të tyre.


Thotë Ebu Bekër El-Xhesas (dijetar i medhhebit hanefij): Në këtë ajet (ajetin e lartpërmendur) ka argument se gruaja e re është e urdhëruar të mbulojë fytyrën e saj nga njerëzit e huaj. (Ahkamul Kur’an 3/371)


Thotë Ebu Abdullah El-Kurtubij (dijetar i medhhebit malikij): Fjala e Allahut: “..shamitë (mbulojat) e veta..”, e vërteta është se është fjala për atë teshë e cila mbulon gjithë trupin. (El-Xhami’ li ahkamil Kur’an 14/243)


Thotë Kadij ibn Umer El-Bejdavij (dijetar i medhhebit shafiij): Ajeti: “të vëjnë shamitë (mbulojat) e veta mbi trupin e tyre”, nënkupton të mbulojnë fytyrën dhe trupin e tyre. (Envaru Tenzil 2/280)


Thotë Imam Es-Sujutij: Ky ajet flet për të gjitha gratë, dhe në të ka argument për obligueshmërinë e kokës dhe fytyrës. (Aunul Ma’bud 4/106)


Thotë Imam Esh-Shenkitij: Dhe prej argumenteve Kur’anore për mbulimin e femrës, mbulimin e trupit dhe fytyrës së saj, është fjala e Allahut: “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua, dhe grave të besimtarëve të vëjnë shamitë (mbulojat) e veta mbi trupin e tyre”. Dhe kanë thënë më shumë se një prej dijetarëve se kuptimi i ajetit: “të vëjnë shamitë (mbulojat) e veta mbi trupin e tyre” nënkupton mbulimin e tërë trupit dhe fytyrës, dhe moszbulimin e asnjë pjese të trupit përveç njërit sy për të parë me të, dhe prej atyre që kanë thënë kështu janë: Ibn Mes’udi, Ibn Abasi, Abidete Selamnij dhe të tjerë. (Edvaul Bejan 6/586)


Thotë Ebu Bekër El-Xhezairij: Ky ajet kërkon nga muslimanet që nëse dalin prej shtëpive të tyre për shkak të ndonjë nevoje, të mbulojnë fytyrën dhe bukurinë e tyre... E thirrësit e zbulimit (të fytyrës) thonë se ky ajet nuk urdhëron për mbulimin e fytyrës, por vetëm për mbulimin e kokës, e ky është kuptim i pavlerë (i ajetit). (Faslul Hitab fil Mer’eti vel Hixhab 38/39)


-Gjithashtu Allahu (azzevexhel) në një ajet tjetër thotë: “E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë gjë, kërkonie atë pas perdes. Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të tyre”. (Ahzab – 53)


Thotë Imam Taberiu (shejhu i mufesirinëve, në komentin e këtij ajeti): Kur të kërkoni ndonjë gjë prej grave të Pejgamberit (salallahualejhiveselem) dhe grave të muslimanëve, të cilat nuk janë gra të juaja, “kërkonie atë pas perdes”, dmth: Duke pasur perde ndërmjet jush dhe atyre. (Xhamiul Bejan 22/3)


Thotë Ebu Bekër El-Xhesas (në komentin e ajetit të lartpërmendur): Ky vendim i Islamit edhe nëse ka zbritur veçanërisht për gratë e Pejgamberit (salallahualejhiveselem), kuptimi i tij është i përgjithshëm për to dhe për gratë tjera.


Thotë Imam El-Kurtubij: Dhe në kuptimin e këtij ajeti, hyjnë të gjitha gratë. (El-Xhami’ li Ahkamil Kur’an 14/227)


Thotë Imam Esh-Shenkitij: Pjesa e ajetit: “Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të tyre” është një shenjë e qartë e cila tregon se ky vendim i përfshin të gjitha (gratë), pasiqë askush prej muslimanëve nuk mund të thotë se përveç grave të Pejgamberit (salallahualejhiveselem), gratë tjera nuk kanë nevojë për pastrim të zemrës.. (Edvaul Bejan 6/584)


-Gjithashtu Allahu (azzevexhel) thotë: “Le të mos kërcasin me këmbët e tyre, për të zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre”. (Nur – 31)


Thotë Shejh Ibn Uthejmin: Nëse është e ndaluar për femrën që të kërcasë me këmbë nga frika se bën fitneh për mashkullin, duke dëgjuar zërin e shtikllave të saj, çka mbetet atëherë me zbulimin e fytyrës? Cila është fitneh më e madhe, të dëgjon mashkulli zërin e shtikllave të femrës, duke mos e ditur se kush është ajo dhe çfarë bukurie ka, duke mos e ditur se është e re apo e vjetër, dhe duke mos e ditur se është është e shëmtuar apo e bukur, cila është fitneh më e madhe, kjo apo shikimi i fytyrës së bukur të femrave të reja.. Pa dyshim se secili njeri që e kupton fitnen e femrave, e kupton se cila fitneh është më e madhe, dhe cila ka përparësi më shumë të mbulohet. (Risaletul Hixhab 9/10)


Dhe ajete tjera të cilët argumentojnë obligueshmërinë e mbulimit të fytyrës, e që përgjigjja nuk premton prezentimin e të gjitha argumenteve. Dhe para se të përfundoj, do të përmend edhe disa hadithe, të cilët argumentojnë vendimin e Islamit në lidhje me këtë çështje.


-Thotë Aisheja (radijallahuanha) në hadithin e shpifjes (ndaj nderit të saj): “... Dhe u afrua ai (Safvani radijallahuanhu) dhe më njohu kur më pa, ngase më kishte parë para (obligueshmërisë së) mbulesës. Atëherë u zgjova me të shpejtë, dhe e mbulova fytyrën time me mbulojën time. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)


-Gjithashtu thotë Aisheja (radijallahuanha): Allahu i mëshiroftë gratë e para muhaxhire, të cilat kur zbriti ajeti: “Le të vejnë mbulojën e tyre mbi krahrorin e tyre”, e grisën mbulojën e tyre “Fahtemerne biha”. (Transmeton Buhariu)



Thotë Hafidh Ibn Haxheri: Fjala: “Fahtemerne” nënkupton: Mbuluan fytyrat e tyre. (Fet’hul Bari 8/490)


-Thotë Esma’ bija e Ebu Bekrit: I kemi mbuluar fytyrat tona prej burrave. (Transmeton Hakimi, dhe thotë hadithi është i vërtetë, dhe me këtë pajtohet dhe Imam Dhehebiu)


Thotë Hafidh Ibn Haxheri: Ka vazhduar si vepër e lejuar dalja e grave në xhami dhe në treg, duke qenë të mbuluara me nikab, për të mos i parë ato burrat e huaj. (Fet’hul Bari 9/337)


Dhe thotë Imam Gazaliu: ثshtë duke vazhduar gjithë këtë kohë dalja e burrave me fytyrë të zbuluar, dhe dalja e grave të mbuluara me nikab. (Ihja’ 4/729)


-Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Nëse dikush don që të fejojë një femër, nëse ka mundësi të shikon atë që e dërgon deri në nikahun e saj, le ta bën.” Thotë Xhabiri (radijallahuanhu): Deshta të fejoj një femër, dhe fshehesha për të, derisa pashë prej saj aq sa më dërgoi deri në nikahun e saj, dhe e martova atë. (Transmeton Hakimi dhe thotë se zinxhiri i hadithit është i vërtetë, dhe më këtë pajtohet edhe Imam Dhehebiu)


Thotë Shejh Ebu Hisham El-Ensarij: Nga ky hadith argumentimi nxjerret në dy aspekte:

1-Nga fjala e Pejgamberit (salallahualejhiveselem): “Nëse ka mundësi ta shikon atë..”, që nënkupton se shikimi i grave nuk ka qenë i lehtë, por është dashur mund dhe hile (fshehje), e sikur të kishin dalur me fytyra të zbuluara, atëherë fjala “Nëse ka mundësi” nuk do të kishte ndonjë kuptim.

2-Atë që e veproi Xhabiri, duke u fshehur, nënkupton se gratë nuk e kanë lënë hixhabin (nuk e kanë zbuluar fytyrën), përveç nëse kanë qenë të sigurta nga shikimi i meshkujve.


Duke mos e zgjatur më shumë, themi se nikabi (mbulimi i fytyrës) është vaxhib – obligim (apo farz, pasiqë farzi dhe vaxhibi nuk kanë dallim), dhe zbulimi i fytyrës para njerëzve të huaj është mëkat, dhe meriton dënim tek Allahu (azzevexhel).


Dhe kjo është mbulesa e plotë e motrës muslimane, e trashëguar prej grave të Pejgamberit (salallahualejhiveselem), grave të sahabëve, dhe grave të ndershme muslimane brez pas brezi, deri në kohën e shfaqjes së mëkateve haptas, dhe kohën e ndryshimit të natyrshmërisë së pastër, ku mbulesa llogaritet prapambeturi, ekstremizëm dhe terrorizëm, e lakuriqësia llogaritet përparim, liri dhe tolerancë.


Allahu e di më së miri.

Omer Bajrami

05.10.2010
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top