E verteta mbi Maqedonine Antike

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
E VثRTETA MBI MAQEDONINث ANTIKE

Nga Dr. Nebi DERVISHI - Strugë, Maqedoni

Kohët e fundit ka pasur një rritje të vëmendjes e të veprimtarive mbi maqedonasit antikë, e shoqëruar me angazhime, prononcime e deklarata të shumta, kryesisht të akademikëve, studiuesve, antropologëve, linguistëve e politikanëve dhe ca “dr shkencash”, si V. Tuperkovski e Fërckovski e të tjerë.

Ky angazhim mund të ketë shumë arsye e mund të lidhet me veprimin dhe ndikimin e shumë faktorëve, e në radhë të parë të kontestit rreth emrit në mes republikës së Greqisë dhe republikës së Maqedonisë, me dëshirën që sa më parë të jetë e mundur një zgjidhje përfundimtare .

Të gjithë faktorët marrë si tërësi kanë ndikuar në krijimin e një klime të nxehtë këtu në Maqedoni, çka u ka dhënë mundësi çarqeve ekstreme apo dhe grupeve kriminale për të ndërmarrë herë pas here veprime, siç qenë rastet në 2001 në Manastir, Prilep, Strugë, etj , dhe ditëve të fundit në një fshat të Manastirit (duke u bazuar në raportin e gazetarit, zot. Qenan Hasani), veprime të cilat shkojnë në dëm të stabilitetit , të harmonisë e të ardhmërisë në Maqedoni , duke rrezikuar këtu proçesin e nisur për ndërtimin e një Maqedonie multietnike , ashtu siç duhej të ishte në realitetet demokratike, bile siç parasheh edhe Marrëveshja Kornizë e Ohrit

Në pështjellimin(anarkinë) e në padurimin që po përjetojnë të gjitha palët politikanët, studiuesit dhe ndonjë ekspert , si : profesorët Turpukovski e Fërckovski me shokë, e kanë quajtur të arsyeshme që të nxjerrin nga arsenali i tyre i vjetër e ta hedhin përsëri në qarkullim tezën mbi të drejtën historike që gjoja sllavomaqedonasit paskan mbi Maqedoninë.

Kësaj here ishin disa akademikë e historianë në Institutin e Historisë Nacionale Maqedonase në Shkup, deklaratat dhe disa botime të kohëve të fundit , duke iu rikthyer përsëri kësaj teze të vjetër, duke deklaruar se maqedonasit paskan të drejtën e vet historike mbi Maqedoninë.
E zbërthyer me pak rrjeshta kjo do të thotë se:
"Maqedonia antike historikisht paska qenë tokë sllavomaqedonase “, ndërkohë që shqiptarët na qenkan të ardhur e të vendosur aty gjatë shekujve të fundit , si rrjedhojë e shpërthimit demografik si dhe përkrahjes së dhënë nga Perandoria Osmane ".

Unë, Nebi Dervishi pedagog në Universitetin Shtetëror të Tetovës , që nga viti 1996 e kam ligjëruar "Historinë e Maqedonisë Antike" prandaj, duke u bazuar në dokumente, burime të autorëve antikë dhe të arriturat më të reja të historiografisë botërore, e në këtë kuadër edhe të asaj shqiptare, do të shprehem në formën lakonike , këto të gjitaha janë:
gënjeshtra me bisht! Sepse, faktet historike që përbëjnë të drejtën dhe të vërtetën historike janë kokëforta.
Ato, nuk mund të ndryshohen as të interpretohen sipas interesave dhe dëshirave të historianëve, akademikëve, studiuesve dhe politikanëve sllavomaqedonas.
Referimi dhe pretendimi për një të drejtë që nuk e kanë pasur kurrë dhe nuk u takon, tregon më së paku miopi ose shkurtëpamësi politike dhe varfëri intelektuale, mungesë guximi për t’u përballur me historinë, por edhe me problemet e sotme që e preukupojnë Maqedoninë.

Besoj, se as vetë akademikët Bllazhe Ristevski e Dr. Turpukoski dhe studiues e historianë të tjerë maqedonas nuk mund ta mohojnë faktin se sllavomaqedonët, ashtu si edhe sllavët e tjerë të jugut (serbë, kroatë, sllovenë, malazezë e bullgarë ), kanë ardhur në Ballkan në shekullin VI-VII, ndërkohë që shkencat arkeologjike , gjuhësore e historike si dhe historiografia botërore e ka provuar më se njëherë se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve, e këta të fundit të pellazgëve, "popull të mbirë nga toka ", sipas babait të historisë Herodotit (shek V. p.e.s ), kanë qenë të pranishëm në këto treva që në periudhën e lashtë historike, ashtu si në mesjetën e hershme e të vonshme, me një vazhdimësi të pandërprerë të jetës e të qytetrimit të tyre .

ثshtë e vërtetë se në shekujt e mesjetës një pjesë e trevave etnike shqiptare u pushtuan nga Serbia, por ky pushtim qe i përkohshëm dhe zgjati për një pjesë të territorit rreth dy shekuj e gjysmë, që nga viti 1195 deri më 1455.

Edhe pushtimi turk ndonëse solli një tëkurrje të trevave të tjera lindore dhe Kosovës, nuk mundi të ndryshojë strukturën etnike shqiptare e të popullsisë së saj.

Edhe për këtë periudhë kohore disa studiues maqedonas si Jovan Trifunoski në radhë të parë në “studimin” “ Albanskoto stanovnishtvo u Makedoniji “, Beograd 1988 , bënë përpjekëje me argumenta bajate se gjoja shqiptarët në Maqedoni , janë të ardhur, sepse e vërteta sado e hidhur çoftë për atë edhe për të tjerët, por JO nuk mund të mbulohet “dielli me shoshë”.
Kësaj radhe nuk do të merrem me Jovan Trifunoskin , i cili bënë punën e argatit me porosi të “Francuska 7” dhe të Akademisë së shkencave të Serbisë që u ka kaluar koha .

MAQEDONIA Nث PIKثPAMJE GJEOGRAFIKE, ETNIKE DHE GJUHثSORE.

Sot, kur themi Maqedoni, kuptojmë pjesën qëndrore të Siujdhesës Ballkanike që formon një trekëndësh , kryet e të cilit ndodhet në Grykën e Kaçanikut , dhe baza formohet në bregun e detit Egje, nga ana perëndimore ka malet e Pindit, nga lindja e ka lumin Mesta (Karasu), të cilit që moti i thoshin Nestos, nga jug-perëndimi ka malet e Olimpit.

Por, para se të formohet mbretëria e Filipit II dhe e Lekës së Madh, Maqedoni i thoshin vetëm asaj cope që ndodhet midis Vardarit (Axios), lumit të Janinës dhe kodrinave të Vodenës, Negoshit e të Karaferjes (Mehdi Frashëri, Historia e Lashtë e Shqiperisë , Tiranë 2000, f .166 ).

Tri vëllazëritë më të mëdha të Arbërisë, janë :
Iliria, Epiri dhe Maqedonia, këto tri fjalë janë shqip:
“I lirë“ është mbiemër që s’ka nevojë ta shqipërojmë veçanërisht, se kuptimi i saj është Qiltrazi.

“Epir” është fjala “E epër”. Sikur themi edhe sot: Dibër e Epër, Reka e Epërme , Pollogu i Epër etj .
Me dialektin toskërisht “e sipërme”, po forma e vjetër duhet të ketë qenë ajo që është në gegërishte, “E epër”.

Emri Maqedoni siç thonë historiografët grekë, vjen nga fjala “emathja”, që ka qenë emër i krahinës, ku është formuar shteti i Maqedonisë antike. Fjala shqip “E madhe “ ose nga “Ematje” si dhe Matja ose Mati në Shqipërinë e Mesme, mbiemrat e gjuhës shqipe kanë një karakteristikë që asnjë gjuhë evropiane nuk i ka:
çdo mbiemër ka një shenjë përpara, kur emri është i gjinisë femërore përdoret “e” , kur emri është i gjinisë mashkullore përdoret “i”.
Arbëria e vjetër:
pasi që emri Shqipëri është emër i ri , ndaj lashtësisë së kombit tonë, për Shqipërinë e vjetër përdorim fjalën Arbëri, sepse kjo fjalë i përfshinë të gjitha viset ku kanë jetuar (banuar) gjithë vëllezërit arbërorë.
Arbëria ndahet në tri pjesë të mëdha:
1.Iliria, 2.Epiri, 3.Maqedonia.
A. ILIRIA, shtrihej që nga lumi Shkumbin e arrinte gjer në Fjume (Rijeka e sotme), dhe kjo ndahej në disa pjesë:
Iliria e poshtme, Dalmacia, Peonia dhe FV.

Iliria e poshtme shtrihej nga Shkumbini e gjer në Kotorrin e sotëm, prej andejmi e gjer në Fjume, si edhe sot quhet Dalmaci .
Që nga Qupërlia e sotme e deri në malet që u thoshin “Skardos”, quhej Peoni, e që nga Drini e deri në Serbi, quhej Dardani .

B. EPIRI, që quhej edhe Pellazgji që në lashtësi ndahej në :
1.Molosia- që sot formojnë malet e çarkut të Pogonit e të Kurendës,
2.Thesprotia- që është اamëria e sotme me lumin Thiami, lumin e Kallamasë,
3. Kaonia- që përfshinë Labërinë deri në Vjosë .
Bregu i Vjosës së epërme, quhej Atiantanija .

C. MAQEDONIA, nga jugu shtrihej prej maleve të Olimpit dhe nga gjiu i Thermaik, d.m.th. nga limani i Selanikut dhe nga Halqidhiqia.
Nga ana perëndimore fillonte me malet e Pindit, nga lindja malet e Rodopit dhe nga veriu malet Skarde .

Maqedonia, atëherë ndahej në disa pjesë të cilat janë këto:
1. Pieria, që shtrihej nga kufiri i Thesalisë, nga degët e Olimpit që ishin afër detit, dhe vinte gjer në Haliakmonin e poshtëm (Bistrica e Sotme ) dhe përfshinte viset jugperëndimore të golfit Thermaik .
Qytetet më me rëndësi të kësaj zone ishin, duke filluar nga veriu për në jug: Methone, Pydna, Dioni, Pempleia, Labetneon dhe Heraklion.

2. Elime, shtrihej në perëndim të Pierias dhe përfshinte bërrylin e madh të Haliakmonit të mesëm ( Bistricës ), në jug kishte malet që u thoshin Kambunia, në perëndim malet e Gramozit të cilëve u thoshin edhe Boion dhe ato male që u thoshin Tymphe.
Qytetet më me rëndësi ishin:
Aeane, Eratira dhe Elimee.
3. Emathia, quhej edhe Maqedoni.
Kjo zonë shtrihej nga ana e jugut kishte Haliakmonin e poshtëm , nga lindja e verilindja kishte lumin Ludia dhe nga perëndimi malet Bermion.
Qytetet më të rëndësishme ishin:
Edhise, Kition , Beroea.
4. Eordee, kjo zonë shtrihej në perëndim të zonës së tretë , d.m.th. e Matjes, përfshinë edhe liqenin që i thoshin Begoritti .
Në breg të këtij liqeni gjendej qyteti Arnissa .

5. Oresti, që formonte pjesën perëndimore , përfshinte Haliakmonin e Epërm dhe ndodhej midis maleve të Gramozit dhe vargut të Pelisterit. Qytetet më me rëndësi të kësaj zone janë:
Celetron dhe Argos.

6. Bottiee, gjendej në mes lumit Aksios (Vardar ) dhe Kudies.

Kjo zonë shtrihej deri në Liqenin e Janiës.
Qytet më me rëndësi ishin:
Pella, Amidon , Kyrros , Europos , Atalantee , Gortinie, Idomen, katër qytetet e fundit ndodheshin në bregun e lumit Akcios(Vardar ).

7. Lynkesti:
shtrihej në lindje të maleve të Pelisterit në fushën e Manastirit e të Follorinës .
Qytet më i rëndësishëm ishte Heraklee .
8. Almopie:
kjo zonë shtrihej midis maleve Pajkon dhe Lincestit.
Dy qytetet me rëndësi ishin Apsalo dhe Orma.

9. Pellagonia:
shtrihej në veri të Lyncestit.
Qytete me rëndësi ishin Stimvara , Atalkomen , Bryani dhe Stobi .

10. Mikdonia:
formonte bregun lindor të Vardarit, përreth këtij lumi përfishinte dhe golfin (gjiun) Thermaik që në antikitet i thoshin Gjiut të Selanikut , dhe zgjatej deri në Halqidiqje, ku përfshinte edhe dy liqenet, Bolbe dhe Korones .
Qytetet më me rëndësi ishin:
Thesaloniqi, Therma, Apolonia, Arthusa.
11. Halqidiqia:
kjo zonë përbëhej prej siujdhesës me këtë emër e cila lidhej në tokë - vargmalet që quheshin me ermin Anthemus .
Qytetet më me rëndësi ishin:
Olynthi , Potida dhe Stagiri .
12. Bizalti:
kjo zonë ndodhej midis lumit Strimon dhe maleve që u thoshin Bertisko .
Qytetet më me rëndësi ishin:
Berge, Ossa, Cedili dhe Argili .
13. Sintiku:
shtrihej në veri të Bizaltit, e rethuar me malet Orbel e Mesapi e Cercim Disoro.
Qytetet më me rëndësi ishin:
Herakle dhe Garesko.
14.Odomantiku:
shtrihej midis Nestros dhe Strimonit.
Qytetet më me rëndësi ishin Skotussa dhe Sirio.

15. Edonidi:
shtrihej midis buzës së detit Odmantikut dhe lumit Nestos . Malet e Pangjes që nxirrej ari përfshiheshin në këtë zonë. Kjo zonë kishte shumë koloni greke.
Qytetet më me rëndësi ishin :
Amfipoli, Eion, Pergama, Filipes.
Para se të arrijmë në thelbin e çështjes, për të mos e ngatërruar çështjen (tezën) pikë së pari duhet të dimë se në Maqedoni që nga kohët e vjetra ka pasur koloni greke, për të cilat nuk ka aspak dyshim nga askush.
Këto koloni janë më tepër afër detit dhe dallohen nga emrat e qyteteve menjëherë, sepse kanë ngjyrime greke .
Qytetet e Maqedonisë që ndodheshin në brendësinë e këtij vendi, kanë emra që i afrohen më tepër shqipes se sa greqishtes .
Së pari fillojmë nga emrat e kryeqyteteve të Maqedonisë, e para ka qenë: Evise , emër i cili është thjesht shqip dhe që i përgjigjet traditës historike sipas së cilës stërgjyshi i Filipit II dhe Aleksandri duke qenë pranë një princi ilirian, u ndanë me lejen e këtij dhe sipas dhuratës që i bëri princi duke i thënë se do t’u jepet një dhi dhe gjer ku të qendronte kjo, atë tokë do t’ua falte atyre d.m.th se fusha e dhisë u bë vendi i kryeqytetit maqedonas .
Kryeqyteti i dytë i Maqedonisë ka qenë Pela .
Dhe, kjo një fjalë shqipe për të cilën s’ka nevojë ta zbërthejmë.
Disa thonë se ajo shkruhet me dy “LL” prandaj nuk rrjedh nga “Pela”, por sido që të jetë gjuha shqipe ka dhe “L”-në e trashë, pra “LL”- në.

Veç kësaj, rrënja e fjalës “pelë” i afrohet më tepër rrënjës shqipe, kemi fjalën “pjell”, “pjellore” dhe fjalët “pellet “, “pellon” që përdoret vetëm në Myzeqe .
Tani do t’i marrim emrat e krahinave me rradhë:
ELIME:
çuditërisht fjalë shqipe, se në librat klasike greke shkruhet me “y” e cila mund të këndohet edhe “Elyne, fjalë që ka formën shqipe dhe me shenjën e mbiemrit femëror “e” lyme ose lime, njëra nga të lyerat , tjetra nga të limuarit .

Edhe emri i qytetit Eane , rrjedhë nga fjala Anë .
Vargu i kodrinave dhe i maleve që shtrihen mbi Vodenë, Negoshë, Karaferie, quheshin që moti brigje .
Emri i vjetër i Karaferjes është shkruar Beroja, e cila në gjuhën shqipe ka kuptimin e një dhie ose dele që nuk ka pjellë.
Emri i liqenit që ndodhet në veri të maleve të Halqidiqjes , është Bolbe.
Në gjuhën shqipe e sidomos në djalektin (të folmen) e Elbasanit ka kuptimin e njollës, leqes ose gjësë së turbullt .
Sipas mendimit të Louis Beloev-it, fjalët ( emrat) Pellagonia dhe Argo janë shqipe .
Pellagonia vjen nga plakomia dhe Argo nga argoma.
Të këtillë emra janë shumë, që kanë një karakter më shumë shqip se sa greqisht .
Shpesh herë në historiografinë botërore shtrohet pyetja:
Kush ishin Maqedonët e lashtë?

Kësaj çështjeje të ndieshme më së miri i përgjigjet studiuesi dhe historiani i madh kroat Dr . Petar Lisi?ar, në veprën “ Grçi i Rimjani” (Greqia e Roma ), ku midis tjerash thotë:
“ Maqedonët e lashtë janë popull indoevropianë që janë formuar nga grupe etnike ilire dhe pjesërisht nga fise trake dhe më pak helene, rreth shekullit të VIII p.e.s , të cilët formuan shtetin e tyre në territorin:
në veri të Tesalisë rreth lumit Haliakomona, (Bistrica e sotme), në prapashpinën e gjirit të Termeit (Selanikut)”, ndërsa në " Historinë e Popujve Jugosllavë " ( Historia Naroda Jugosllavie ), V. I, Zagrep 1953 f. 21 lexojmë se :
“maqedonët e lashtë janë padyshim me prejardhje ilire ndërsa më vonë helenizohen.”

Pra, maqedonët antikë (greqisht Makedones) janë popull i ri indoevropian të cilët u formuan nga grupet etnike ilire dhe të tjera dhe rreth shek. VIII p.e.s, themelojnë shtetin e tyre në territorin:
në veri të Thesalisë , rreth lumit Haliakomona dhe në prapashpinë të gjirit të Termeit.

Në veri kufizoheshin me fiset tjera ilire të Linkestëve, Pellagonëve dhe Peonëve, në lindje arrinin deri tek lumi Struma, ndërsa në perëndim deri te malet e Pindit.
Maqedonët e lashtë nuk përmenden në këngët (Epet) e Homerit në “Iliadën” as në “Odisea”.
Dëshminë më të vjetër letrare të emrit “ maqedon “, e gjejmë në shënimet mitike të Hesiodit se :
“Maqedoni është i biri i Eolit”.
Kjo është gojëdhënë mitike mbi lidhjet e maqedonëve me eolët grekë, ndoshta me emrin e Tesalëve fqinjë .
Sipas Herodotit , Doret rrëzë Malit Pind, dikur quheshin Maqedon .
Nuk është pa vlerë (rëndësi) thënia e Herodotit mbi vëllezërit Temenidë , të cilët vijnë nga Arga e vendosen në Iliri e me pas në Maqedoni, dhe aty falë rrethanave momentale themelojnë shtetin e tyre maqedonas.
Sipas një legjende thuhet se aty nga fundi i shekullit VII p.e.s në atë kënd të Ilirisë së lashtë , ku sot gjendet kufiri mes Bullgarisë, Greqisë dhe Shqipërisë, jetonin tre vëllezërit Temenid:
Gauani, Eropi dhe Perdika. Ata, pretendonin se kishin prejardhjen nga heroi i Argivit, Temeni i biri i Aristomakut, i Kleodemit, i Hylosit i Herakliut të fuqishëm ose i Herkulit siç e thërrisnin romakët, pra biri i perëndisë më të lartë, i Zeusit.

Thuhet, se tre vëllezërit kishin ardhur nga Argosi që ndodhej në bregun lindor të Peloponezit.
Përderisa edhe në këtë pjesë të Ilirisë gjendej një vend i quajtur Argos emër që në gjuhën maqedonase d.m.th, “fushë” ka mundësi që lidhja me Argosin e Peloponezit t’i përkas një faze më të hershme të historiesë së familjes.
Vëllezërit Timenidë, shtegtojnë drejt lindjes në kërkim të fatit.
Më në fund arritën në një vend sipër në veri të gjirit të Tesalonikit, hynë në shërbim të sundimtarit të një qyteti të vogël të quajtur Lebea, të cilit nuk mund t’i përcaktohet vendndodhja .
Sipas gojëdhënës, Gauni ruante kuajt e sundimtarit, Eropi ruante lopët dhe Perdika më i riu dhe me i zoti i të treve mbikqyrte dhitë, derrat dhe kafshët tjera të imta .
Pas disa kohësh ranë në sy se kulaqi i Perdikës së hijshëm, racioni i ushqimit qe edhe më i madh se sa i shërbyesve të tjerë.
Sundimtari i fisit dyshoi për ndonjë ( lidhje ) hatërllëk dhe e pyeti të shoqen e cila piqte dhe ndante bukën, se si t’a shpjegonte këtë?!
Ajo, iu përgjigj me gjakftohtësi se edhe asaj i kishte rënë në sy kjo dhe i dukej një mrekulli!...
Kulaqi zmadhohej, sa po e prekte dora magjiplote e djaloshit.
Sundimtari i Lebeas u përgjigj ftohë se atij nuk i pëlqenin magjitë dhe urdhëroi djaloshin e hijshëm (Perdiken ) dhe vëllezërit e tij të shporreshin që andej sa më parë.
Tre vëllezërit, thanë pothuaj se njëzëri se ishin gati të niseshin po t’ua paguante hakun e premtuar.
Në vend të përgjigjes sundimtari i fisit duke treguar një njollë dielli që binte në tokë prej oxhakut të rrumbullakët të çatisë u tha me ironi:
" ky është i tëri shpërblimi që meritoni"!
Merreni po ua jap!
Legjenda në vazhdim thotë se:
dy vëllezërit më të mëdhenj shtangën nga kjo përgjjigje e poshtër (e pa pritur), ndërsa Perdika që ishte shkaktari, e vizatoi një çark ( rreth ) në tokë dhe e rrethoi njollën e diellit.
Pastaj, i tha sundimtarit se qe i kënaqur me pagën dhe se tani e tutje, ai dhe vëllezërit do t’a mbanin veten si zotrinj dhe pronarë të asaj toke brenda viseve që i përkisnin sundimtarit.
Që ta merrte në dorëzim, ai hyri brenda rrethit u këthye me fytyrë nga dielli dhe e zbuloje tri herë “parzmin”.
Sundimtari i Lebeas nuk e vuri re gjestin kuptimplot të Perdikës.
Sapo të tre vëllezërit u nisën për në rrugë, dikush i tregoi atij çfarë kishte ndodhur.
Sundimtari menjëherë dërgoi në ndjekje të tyre, njerëzit e tij me urdhër që t’i sulmonin dhe t’i vrisnin, por pasi ata e kishin kapërcyer lumin një stuhi që shpërtheu papritur e bëri të pamundur kalimin.
Kështu, ndjekësit u detyruan që të hiqnin dorë nga ndjekja e mëtejshme.
Vëllezërit u ndalën në një breg të përmendur i cili për shkak të trandafilave plotë erë kishte marrë emrin "Lulishtet e Midas", rrëzë Malit Bermion ku shtrihej një rrip toke e mrekullueshme.
Këtu vëllezërve u vajti mbarë, ata u bënë njerëzit më të rëndësishëm të bregut.
Perdika u zgjodh udhëheqës i asaj treve, e cila sa vinte e zgjerohej dhe menjëherë mori në zotërim pronat e sundimtarit të Lebeas.
Ka të ngjarë që Perdika u martua me të bijën e mbretit të vdekur.
Jo vetëm miti , por edhe gojëdhëna tregon se shtëpia mbretërore e Maqedonisë antike, pra dinastia e Argeadëve e ka zanafillën te Perdika .

Ka qenë i fuqishëm edhe mendimi tradicional mbi elementin grek në përbërjen etnike të maqedonasëve të lashtë.
Për këtë, disa studiues mendojnë se maqedonasit e lashtë kanë qenë grekë të cilët për shkak të izolimit të tyre në aspektin kulturor ngelën pas grekëve që shtriheshin në jug.
Disa të tjerë janë të mendimit se maqedonasit antikë janë një përzierje e fiseve ilire dhe helene.

Paraprakisht, populli i lashtë maqedonas nuk ka qenë grek ose helen e cila gjë provohet me argumentet e poshtëshënuara:

1. Në fjalimet e oratorit grek me famë Demostenit, shohim shpeshherë fjalën “barbar” e cila në greqisht është sinonim me fjalën “i huaj”.
Kjo fjalë kundër maqedonasve është përdorur dy herë nga ana e historianit grek Tucididit , si një fjalë që ka dalur nga goja e Bresidas në kohën e luftës së Peloponezit (431-404 p.e.s.)

2. Në kohën kur persianët sulmuan Greqinë duke kaluar prej Maqedonisë, mbreti i këtij vendi megjithëse mbeti asnjanës, neutral, i vëllai natën u dha lajmin grekëve për lëvizjen ushtarake të persianëve të Darit të I-ë.
Si shpërblim kundrejt këtij shërbimi grekët i dhanë titullin:
Philohelen, d.m.th filogrek, titull që u jepej të huajve kur i shërbenin Greqisë.

3. Grekët, sado që të kishin qeveri të ndryshme, pra polise (Qytet-shtete) por kishin edhe mbledhje fetare e nacionale të ndryshme, ku merrnin pjesë të gjithë grekët, por, të huajt ishin të ndaluar të merrnin pjesë.
Në këtë mënyrë maqedonasit si të huaj nuk figuronin në mbledhjet panhelenike (gjithë greke) që quhej “ Amphyction”. Filipi II, i ati i Lekës së Madh me fuqinë e armëve u bë anëtar i kësaj mbledhjeje.

4. E tërë popullata që formote kombin Helen (grek) kanë pasur tradita, mitologji, histori, etj, .
Maqedonasit antikë të tilla gjëra nuk kanë pasur.

5. Në kohën e Aleksandrit kur dënohej ndonjë gjeneral, sipas zakonit lipsej të gjykohej para ushtrisë dhe të mbronte veten, kur gjenerali Filota u gjykua përpara ushtrisë deshi të fliste në dialektin e athinës d.m.th me dialektin atik, por Leka i Madh i tha të fliste maqedonisht .

Nga kjo merret vesh se populli i Maqedonisë i përfaqësuar në këtë rast prej ushtrisë ka pasur në gjuhë të veçantë dhe kësisoji gjuhën kulturale të Athinës nuk e merrnin vesh .

Atëherë, del çështja se ç ’janë maqedonasit kur nuk kanë qenë grekë? Gjeografi dhe historiani i madh grek, Straboni nga Ponti (63 p.e.s. - 20 e.s.) thotë se:
,,MAQEDONIA FORMON NJث PARALELOGRAM, I CILI ZGJATET DERI Nث ADRIATIK, DUKE MARRث EDHE KORFUZIN BRENDA E DUKE VAZHDUAR UDHثN EGNATIA”.

Sipas thënieve të Strabonit:
,,NDENJثSIT E KثTYRE VENDEVE PثRDORIN NJث GJUHث, NJث RROBE DHE NJثSOJ KثSULE”.

Profesor Oto Muleri thotë:
,, MBRETثRIT E KثTYRE TRI PROVINCAVE:

EPIR, ILIRI DHE MAQEDONI:

VISHNIN NJث LLOJ RROBASH DHE ISHIN LIDHUR ME KRUSHQI E ME GJINI PثRHERث Nث MES TYRE, KثSHTU NUNELA E ALEKSANDRIT Tث MADH ISHTE ILIRIANE DHE E ثMA, OLIMPIA, PREJ EPIRI NGA DERA E PIRROS”.

Historiani romak, Kurt Rufi, që jetoi dhe punoi në shekullin I-rë të e.s., në veprën e tij ,,Historia e Aleksandrit të Madh”, në 10 libra, në mes tjerash gjejmë të dhëna shumë interesante për studimin e periudhës së Lekës së Madh, ku ndër të tjera mësojmë se:
,,GJUHثN E ALEKSANDRIT USHTARثT E TIJ HELENث NUK E MERRNIN VESH.
Ndërkaq, përsëri, Straboni, thotë:
... AKOMA EDHE SOT, MAQEDONINث DHE NJث PJESث Tث THESALISث E MBAJNث BARBARثT SI MOLOSث DHE THESPROTث E Tث TJERث".
Dion Kasi (155 - 235 e.s.), histirian i madh grek i epokë së Perandorisë Romake, me veprën,,Historia Romake”, në 80 libra, që dallohet për pasuri faktesh dhe pë pëshkrimin e gjërave.
Për historinë e Ilirisë vepra e Dion Kasit, ka një rëndësi të madhe sepse në të gjejmë një mal të dhënash mbi fushatën e Pirros në Itali, mbi luftërat iliro-romake qëndresën e ilirëve kundër pushuesve romakë.

Ndër të tjera po veçojmë:

... VETثM KY VEND Qث QUHET MAQEDONI ISH I NDENJUR (banuar - N.D.) PREJ BARBARثVE: ILIRINJ DHE BARDHث”.

Kronisti bizantin Halkokondili thotë, KثTA TRIMA Qث QUHEN ARBANث JANث NJث POPULL MAQEDONAS”.

Sa i përket gjuhës maqedone Otfried Muller në veprën e tij ,Ueber die Wohnsitz, die Abstammung und die altere Geschicht des Makedonischen Volkes” (1825), thotë:
"MAQEDONASIT Nث VEND Qث Tث FLASIN SI GREKثT E TJERث, shkronjave: f, h, th u thonë b, g, d ashtu si popujt barbarë, fqinjët e maqedonasve, e sidomos ilirianët”.

Historia e lashtë e Maqedonisë antike është pak e njohur.

Megjithatë, veprat e pakta të shkruara burimore, si edhe materialet e gjetura arkeologjike na japin dëshmi e mundësi për të gjykuar për historinë e Maqedonisë së lashtë.
Historia e Maqedonisë antike kryesisht ndahet në dy periudha:
a. periudha legjendare (që mbështetet kryesisht në të dhënat gojore (deri në vitin 500 p.e.s.),
b. periudha historike fillimi i shek. V p.e.s. - ( deri në vitin 148 p.e.s.).
Rrënjët e popullit të lashtë maqedonas, zënë fill në fillim të mijëvjeqarit të parë p.e.s., por ende janë të mbuluara me misteriozitetin e parahistorisë. Për fat të mirë shumë shkrimtarë të antikitetit i kanë shënuar ose evidentuar gojëdhënat, mitet dhe legjendat, që megjithëse janë pak narrative (përshkruese), o pak a shumë me karakter mitik (legjendar), megjithatë ato na japin të dhëna tepër me rëndësi për errësirën parahistorike maqedonase.

Sipas gojëdhënës, Eponimi - udhëheqësi fisnor i maqedonasve të lashtë është Maqedoni.
Për origjinën e tij, burimet ofrojnë versione me bollëk e të llojllojshme si: Heroi mitik (legjendar), themeluesi i Maqedonisë ishte bir i Perëndisë së Zeusit të fuqishëm (mendimit, trurit), zotit suprem të të gjithë hyjnive dhe perëndeshës së kohës, Hronosit.
Legjenda thotë se:
nëna e tij ka qenë Tija, e cila ishte e bija e Denkalionit dhe Pirit.
Këta të dy (Denkalioni dhe Piri), i lindën Amfiktion, Helenin dhe Magnetin.

Edhe Maqedoni ka pasur dy djemë:
Pierin dhe Emat - in, heronjt eponim të dy krahinave në Maqedoninë antike, Pieria dhe Ematia.
Sipas një legjende të dytë:
Maqedoni, ka qenë biri i Perëndisë së Egjyptit, Ozirisit, ndërsa për vëlla ka pasur Anubisin.
Atributi karakteristik i Maqedonit ka qenë Ujku, ndërkaq i vëllai i tij Anubisi ka pasur Qenin.
Ozirisi, ia lëshoi pushtetin e Egjyptit Izidës, duke u nisur për pushtime të reja, i shoqëruar nga dy djemtë e tij, Maqedonin e Anubisin.
Në Thraki, Ozirisi arriti të vras mbretin Likurg, të cilin e zëvendësoi me të birin Makedonin, i cili u bë mbret i kësaj treve.
Vendi ku sundonte i biri i Ozirisit u quajt MAQEDONI.

Sipas një legjende tjetër Maqedoni ishte njëri prej 50 bijëve të mbretit Liakon, që sundonte në krahinën e Arkadis[ (Peleponezit).

Legjenda e katërt thotë se Maqedoni ishte njëri prej bijëve të Eol - it, eponim i heroit të Eolëve, ndërsa vëllezër të tij ishin:
Pieri, Magneti, etj.

Kuptohet, se në këto raste duhet të jemi tepër të kujesshëm në orvetjet për të interpretuar gojëdhënat e legjendat e lashta, edhe pse përvoja na ka mësuar se secila prej tyre, përmbanë një fije shkëndije të vërtetë.

Domethënia linguistike e emrit Maqedon është si vijon:
Emri Maqedoni rrjedh nga Makednos, që e hasim për herë të parë te Homeri, me kuptimin: ,,shtrat i mirë” ose ,,tridhje, i lartë ose i ngushtë”.
Këto fjalë e kanë të njejtën rrënjë me fjalën ,,makro” ose i lartë.
Shtesa Maked - onia është sufiks me prejardhje ilire ose thrako - frige, që e definon tërë emrin Maqedoni, që do të thotë:
"tokë e lartë".
Me një fjalë, emri Maqedoni do të thotë: vend i lartë, kodrinor - malor, e cila kishte të bëjë, parasëgjithash, në një rajon të Maqedonisë së Epërme në rajonin e Orstidës (Kosturit), prej nga nis dinastia e parë mbretërore maqedonase e Argeadëve, e cila kohë pas kohe i ka zgjeruar territoret me pushtime të tjera.
Në bazë të analizave paleo - linguistike, madje edhe të burimeve historike, legjendave të lartëshënuara, gojëdhënave dhe gërmimeve arkeologjike, studiuesit seriozë, që nuk janë të paktë, që merren me gjenezën e popullit të lashtë maqedonas kanë ardhur në disa teza.
Studiuesja, Barbara Jelavich (,,Historia e Ballkanit”, V I,Tiranë 1999, f. 20) do të shprehet:
"RRثNJثT ETNIKE Tث MAQEDONASVE Tث LASHTث QENث SIPAS Tث GJITHA GJASAVE ILIRE, MEGJITHثSE Nث ATث KOHث SHTRESA E LARTث KISHTE RثNث NثN NDIKIMIN E KULTURثS GREKE”.

Albanologu shqiptar, prof. Eqerem اabej (,,Studimet gjuhësore”, III,Tiranë, 1976, f. 52) thekson:
,,Prandaj në Ballkanin e vjetër më shumë se me kufi gjuhësorë, kemi të bëjmë me kufi kulturash. Duke shiquar çështjen në dritën e këtij realiteti, do të përfundojmë se krahas me dy gjuhët klasike të Gadishullit u mbajtën gjallë, sidomos nëpër krahinat malore, elementi autokton edhe në shekujt e më pastajmë".

Këtë gjë e vënë re që në shek. XIX, historiani i madh Teodor Momzeni, në veprën kapitale ,,Historia e Romës” (f. 185), në mes tjerash shton se:
,,VISET BALLKANIKE Qث Nث KOHثN ROMAKE KRAHINAT E BRENDSHME Tث MAQEDONISث KRAHAS GREQISHTES DHE LATINISHTES, DUHET Tث JETث E RUAJTUR EDHE GJUHA E POPULLIT, ILIRISHTJA”.

Studjuesit, Todi Dhamo dhe Faik Lama, njohës dhe ekspertë të historisë së antikitetit Ballkanik, në veprën ,,Historia e Kohës së Vjetër” (V. II, Tiranë 1992, f.128), në mes tjerash do të shprehen:
"POPULLSIA E MAQEDONISث Qث PثRBثHEJ NGA FISE ILIRE, THRAKASE DHE NGA DISA FISE Tث AFثRM ME GREKثT, BANORثT E MAQEDONISث FLISNIN NJث GJUHث Tث AFثRT ME GREQISHTEN, POR MEGJITHATث Tث PAKUPTIMSHME ME GREKثT..."
Studiuesi arbëresh nga Zara, Aleksandër Stipçeviq, në veprën ,,Ilirët” në faqen 39 do të shprehet se:
" Nث VISET E BRENDSHME JETOJNث NJث VARG FISESH, DISA PREJ Tث CILثVE NA JANث FARE MIRث Tث NJOHURA NGA BURIMET HISTORIKE DHE EPIGRAFIKE.
Duke shkuar nga jugu kah veriu i hasim së pari Maqedonët, për karakterin etnik të të cilëve është diskutuar shumë në shkencë.
Grekët, deri në shek. VI-V p.e.s. i rradhisnin në mesin e popujve barbarë".

Në vitin 1854, albanologu i famshëm gjerman Hahni, që me të drejtë shikohet si themeluesi i shkencave albanistike, i formulon këto teza:
Epirotët dhe Maqedonët edhe në kohën e Strabonit ishin jogrekë ose barbarë,
Epirotët, Maqedonët dhe Ilirët janë farefis në mes tyre,
Ka shumë shenja që shqiptarët e maqedonët përbëjnë thelbin e fisit tireno - pellazgjik, skajet e mëtutjeshme të të cilit në Itali e në Thraki hyjnë brenda në histori,
Ilirishtja, është gjuhë pellazgjike në një kuptim më të gjërë.

Me këto teza albanologu gjerman Hahn, te ilirët, si paraardhës të shqiptarëve, përfshinë edhe Epirotët e Maqedonët e lashtë, pra të gjithë këta popuj i bënë të ardhur nga pellazgët.

Teza e afërsisë së Epirotëve, Ilirëve dhe Maqedonasve është sot një mendim i pranuar pothuajse gjithkund, sepse edhe ato pak dëshmi që kanë ngelur nga gjuhët e këtyre popujve, flasin qartë për një afërsi të tillë.
(Prof. E. اabej, Studime gjuhësore, III, f. 43 - 44).

Në fillim të shek. XX Mis Edit Durham, në ,,Brenga Ballkanike” (Tiranë, 1998, f. 7 - 8) do të shkruante:
"dihet se Gadishulli Ballkanik në krye është banuar nga fise ilire, trake e maqedonase, popuj barbarë, pra jogrekë.
Ishin një mori fisesh të egra nga prijësit e tyre që duhet të kenë qenë mjaft të afërt si racë.

Trajta e gjuhëve të tyre nuk njihet.

Herodoti thotë se:
" Nث QOFTث SE TRAKASIT DO Tث KISHIN QENث NثN SUNDIMIN E NJث PERSONI Tث VETثM OSE Tث BASHKUAR ME NJثRI - TJETRIN, PثR MENDIMIN TIM, DO Tث ISHIN Tث PATHYESHثM.
POR, KJO ISHTE E PAMUNDUR.
Dhe ai, (Herodoti ka plotësisht të drejtë në vlerësimin që u bënë këtyre popujve.
Filipi II i Maqedonisë i shkriu këto fise të egra në një fuqi të vetme, ndërsa trakët, maqedonët e ilirët u bënë themel i ushtrisë ngadhnjimtare të Aleksandrit të Madh.
Ballkani është vendi ,,i perandorive të një njeriu”, perandori të cilat rrojnë sa është gjallë njeriu që e kanë në krye.
Vetë perandoria e Aleksandrit nuk e pati jetën e gjatë, pasi vdes në vitin 323 p.e.s..

Megjithëse ka kaluar një kohë e gjatë ende është i gjallë në mesin e njerëzve, gjaku i të parëve u vlon në deje.
Besoj se tashmë nuk vihet në dyshim fakti se shqiptarët e sotëm janë pasardhësit e drejtëpërdrejtë të atij populli të egër e primitiv të Ballkanit.

Aleksandri i Madh ishte maqedonas dhe Olimpia, nëna e tij ishte princeshë Epirote, pra s’ka dyshim se Aleksandri ishte shqiptar.
Deri këtu jemi në rregull, por gjithnjë është thënë se nga i ati kishte prejardhje greke, vërtetë të largët, por që grekët e kanë pranuar.

Ambasadori amerikan George Fred Uiliams (,,The shkypetars”, Tiranë 1999), në Athinë e Mal të Zi në vitet 1912-1914, do të shtonte se:
,,në kohët prehistorike para se poeti, Homeri, të këndonte për zotërat e tyre dhe heronjt e përrallave, përpara se të shkruhej gjuha greke, rronte një popull i quajtur Pellazg.

Herodotus, ju hedhë pellazgëve historinë e cila këto i përmend shumë më përpara se sa civilizimin e grekëve dhe se punimi i ashpër që mbulon anët e Pantenonit në Athinë, akoma quhet pellazgjik.
Këto mure të mëdha që ne i quajmë Cyclopean dhe për të cilat thotë profesor Po*****e që qenë ndërtuar shumë përpara se të ekzistonin grekët e Homerit.
Prej kësaj race të fortë prehistorike mbetën vetëm shqiptarët.
Vetëm në kohët më të vona u shkoqit se pellazgët qenë ilirianët e vjetër, e para degë indo - evropiane, perandoria e të cilëve shtrihej që nga Azia e Vogël e deri në Adriatik e nga veriu deri në Danub.

Nga studimet e shkencëtarëve si prof. Pot e prof. Max Miller në gjuhën shqipe u stabilizua kjo origjinë.
Këta ilirianë u shpërndanë edhe në Itali, si në Toskani (Toscs, Toscans, Etruskans e në Shqipëri njihen si Toskë)... shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit të Madh, që zaptoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia.

Historiani romak Justini,bashkëkohës i perandorit August Oktavianit, në vitin 9 p.e.s. në Romë boton ,,Historia Philippicae” në 44 libra, ku në mes tjerash shënon se:
,,edhe populli i Maqedonisë quhej Pellazg”.

Duke shfletuar Historinë e Popujve Jugosllavë (Historia Naroda Jugosllavije), V. I, botuar, në Zagreb 1953, faqe 21, në mes tjerash veçojmë se:
NE KOHثN E ALKSANDRIT Tث MADH, MAQEDONIA PثRFSHINTE :
MAQEDONINث E EGJEUT, THESALINث , HALKIDIKUN, NJث PJESث Tث EPIRIT NJE PJESث TE R.P Tث MAQEDONISE, AFثRSISHT DERI TE LINJA E CILA SHKONTE NGA LIQENI I OHRIT DERI TE MANASTIRI KU SHTRIHESHIN PEONET, aty ndikimi grek ishte më i madh.

POPULLI MAQEDON ثSHTث MESIGURI ME PREARDHJE ILIRE, Tث CILثT ME Tث MADHE ME VONث U HENELIZUA.

Mendoj, se ky studim modest për Maqedoninë e lashtë do të ishte i zbehtë nëse nuk i shfrytezojmë te ariturat shkencore të prof. Shaban Demirajt në studimin “Preardhja e shqiptareve” (Tiranë, 1999) në mes tjerash shkruan se:
“Por, ndërsa për grekët e vjetër dhe për gjuhën e tyre kemi të dhëna relativisht të pasura, për popujt të tjere indoevropian të Ballkanit dhe për gjuhën e tyre në lashtësi, njohuritë tona janë shumë të pakta, për mungesë dokumentash dhe të dhënash të tjera të mjaftueshme.
Prandaj, do të vihen ato të dhëna, që kemi mbi ata popuj të lashtë të Ballkanit dhe mbi gjuhët e tyre.
Një parashtrim çoftë edhe i përmbledhur, është i nevojshëm për të ndriçuar më mirë çështjet që do të trajtohen, lidhur me stërgjyshërit e shqiptarëve dhe me gjuhën e tyre. Dhe po e nisim me fqinjët me të afërt të grekëve të vjetër dhe pikerisht me fqinjët e tyre veriorë".

Pyetja për fqinjët veriorë të grekëve te vjetër dhe gjuhëve të tyre, paraqitet tejet e vështirë, gjithnjë për mungesë dokumentimi të mjaftueshem.
Informatat që na kane aritur për ta i kemi kryesisht nga autorët e vjetër grekë e romakë.
Për autorët e vjetër grekë, jo vetëm Thrakasit dhe Ilirët, por edhe Maqedonët dhe Epirotët ishin barbarë “ jo grekë- Katici, 1976, faqja 100-107.
Duke u mbështetur edhe në intepretimet e atyre pak “glosave” dhe toponimeve studiuesit janë ndarë dysh.
Për disa nga këta, ata nuk kanë qenë grekë, por natyrisht kanë pasur një ndikim të fuqishëm prej fqinjëve të tyre jugorë, që kishin një kulturë shumë më të zhvilluar.
Kurse, sipas studiuesve të tjerë, ato kanë qenë fise greke, që flisnin një gjuhë dialektore disi të ndryshme nga ajo e grekëve të tjerë.

Në këto rrethana, duhet mbajtur një qëndrim të matur, duke u mbështetur sidomos në analizën e atyre pak elemneteve, që kanë mbetur prej maqedonishtes së vjetër dhe prej gjuhës së të ashtuquajturve epirotë.
Duke pasur parasysh se gjuhët indoevropiane, në përgjithësi, kanë qenë me afër njëra tjetrës, sa me shumë të ngjitemi në lashtësi e kjo vërejtje vlenë edhe për gjuhët e popujve indoevropianë, që erdhën dhe u vendosën në trevat ballkanike.

Për më tepër edhe kufijtë etnik dhe gjuhësorë në Ballkanin e lashtë nuk kanë qenë të palëvizshëm nga koha në kohë.

Për maqedonasit e lashtë dihet se gjatë shek.V- IV p.e.s formuan një mbretëri që arriti kulmin e madhështisë së saj me Lekën e Madh ( 356-323 p.e.s).
Kjo mbretëri , që në fillim pati kryeqendër, Aegae,(Edesa) dhe më pas Pella që shtrihej në rrjedhën e poshtme të lumit,Vardar (Axios Antik), në veri të malit Olimp, në lindje të malit Gramoz dhe të liqenit të Ohrit.
Në lindje ishin vendosur Thrakasis dhe në veri fisi i Peonëve, të cilët shumë studiues i mbanin për fis ilir.
Por, kufijtë e mbretërisë maqedone kanë ndryshuar nga koha në kohë si rrjedhim i pushtimeve të saj.
Pyetjes a kanë qenë amqedonasit e lashtë grekë apo jo i kanë dhënë dy përgjigje te kundërta.
Sipas qëndrimit të disa historianëve grekë të lashtësisë ata ishin barbarë (pra jo greke) .
Vetë grekët e vjetër në përgjithësi i mbanin ata për barbarë.
Mjafton të përmendin këtu kritikat e Demostenit kundër Filipit të parë të Maqedonisë të cilin ai e konsideron barbar.

E njëjta pyetje është shtruar natyrisht edhe për gjuhën që flisnin maqedonët e vjetër, nëse ajo ishte një gjuhë në vete apo ishte një dialekt i greqishtes.

Edhe për këtë pyetje, ashtu siç pritej përgjigjet kanë qenë të kundërta.
Sot për sot nga maqedonishtja e vjetër janë zbuluar vetëm një numër “glosash” të shkeputura, të cilat pjesërisht janë interpretuar si huazime nga greqishtja, por pjesërisht nuk janë gjegjeset e tyre në greqishte, por ndryshojnë prej tyre në trajtën fonetike në një masë të tillë që i kalon shumë kufijtë e variacionit( lëvizjes ) dialektore në greqishten e vjetër (Radosllav Katiciq, Ancient languages of the Balkans, 1976 f. 104).
Por, është vënë në dukje edhe ndonjë pikë takimi.

Kështu, mbi bazën e atyre pak materialeve të disponueshme siç shprehet
prof. Shaban Demiraj, “është arritur në përfundimin që maqedonishtja e vjetër ishte një gjuhë e tipit “kentum” ashtu si greqishtja.
Por, ajo ndryshonte nga greqishtja në reflektimin e bashkëtingëlloreve të aspiruara indoevropiane.
Gjithashtu janë vënë re edhe ndryshime të tjera të rëndësishme, si prani e zanores “a” në maqedonishte, përkundrejt zanores “o” në greqishte, prania e bashkëtingëllores “v” në maqedonishte, përkundrjet “p/h” në greqishte etj.
Këto ndryshime të karakterit fonetik do të dëshmonin më fortë në të mirë të mendimit të atyre dijetarëve, që e konsiderojnë ose e ndajnë mendimin se gjuha maqedonishte si gjuhë indoevropiane më vehte, që ndryshon nga greqishtja, por, natyrisht me ndikime të fuqishme, të kësaj të fundit sidomos pas epokës së Lekës së Madh.”

Për të qenë edhe më konkret në çështjen që po trajtojmë, rreth gjuhës së maqedonëve të lashtë, do të ndalemi pak në kohën e Lekës së Madh, mbështetur gjithnjë në fakte burimore:
Kuint Kurtusi, na jep një dialog midis Lekës së Madh dhe gjeneralit të tij Filotes të akuzuar për tradhëti të lartë: Leka e pyet Filotën, nëse donte të mbrohej ne greqisht apo maqedonisht për të qenë sa më autentik po japim fragmentin që flet për këtë ngjarje:

“Mbreti, atëherë duke e shikuar në sy Filotën, tha:
DO Tث GJYKOJNث MAQEDONASIT".

Unë, të pyes nëse ti don t´u flasësh atyre në gjuhën amtare”.
Filota, atëherë u pergjigj:
”Përveç maqedonasve ka mjaft njerëz, që për mendimin tim, i kuptojnë mjaft lehtë fjalët e mia, nëse unë përdorë gjuhën që ty të ka shërbyer pa ndonjë qëllim tjetër, mendoj që fjalët e mia do të bëhen të kuptueshme për shumë ndëgjues”
Mbreti, atëherë - tha:
”Apo shihni deri ne ç´pikë kanë mbërritur përbuzja e Filotës për gjuhën tonë amtare?
ثshtë padyshim i vetmi që nuk denjon ta mesojë atë, por, që ai të flasë ashtu siç i pëlqen, duhet që ju të thoni se zakonet tona dhe gjuha jonë i shkaktojne atij të njejtën neveri”.
Kjo bisede midis Aleksandrit(Lekës) të Madh dhe Filotës zbulon qëndrimin antipatriotik të Filotës, që përbuzë zakonet dhe gjuhën maqedonase, duke qenë vetë maqedonas.
Filota, detyrohet nga vetë Aleksandri të rrëfehet (pronocohet) publikisht.

G. J. Hahni, thotë me të drejtë:
“A DO T`I BINTE NDثRMEND NDONJث GJENERALI GJERMAN Qث Nث RAST ANALOGE T´I BثNTE PYETJE Tث AKUZUARIT NثSE PثR MBROJTJEN E TIJ DO E ZGJEDHTE DIALEKTIN E GJERMANISHTES Nث VENDET E ULثTA, APO GJUHث LETRARE ?”

Pra, shihet qartë se GJUHA MAQEDONASE NUK ISHTE NJث DIALEKT I GJUHثS GREKE I VثSHTIRث PثR TU KUPTUAR, POR RRثNJثSISHT I NDRYSHثM PREJ GJUHثS GREKE.

Në një moment tjetër, një oficer maqedonas i quajtur Bolon, trim por fshatarak, akuzon gjeneralin Filota për atë se :
“gjithnjë tallet me maqedonasit harbuta, duke i thirrur me emra nënçmues frigjan e pafllagonas”.
Ai, (Fillota) nuk i pranonte ata duke qenë vetë maqedonas qysh në lindje, nuk pranonte as t`i dëgjonte e as të fliste me ta.
Ata, i takonte vetëm në ato raste, kur maqedonasit shoqëroheshin me një përkthyes”.
Ky fragment, tregon qartë se Fillota e kishte harruar gjuhën amtare (maqedonishte) edhe në komunikimin e tij me maqedonasit, që nuk flisnin greqisht, përdorte përkthyes.
Ndërkaq Plutarhu, historiani, filozofi dhe moralisti i shquar dhe njeriu më i ditur i kohës së tij, (46 - 120 e.s), autor i shumë veprave, e në veçanti i “Vitae Paralele” (biografite paralele), në “Jeta e Aleksandrit”, 51, 4, shkruan se:
“ALEKSANDRI Nث ZثNKثN Qث NDODHI Nث MARAKANDA ME GJENERALIN DHE MIKUN E TIJ, KLITIN, Qث PثRFUNDOI ME VDEKJE E KثTIJ Tث FUNDIT, THIRRI Nث MAQEDONISHT ROJET E TIJ”.
Por, i njëjti autor tek “Biografia e Eumenit” 14, 5, pohon se “maqedonët e Aleksandrit, që luftonin në atë kohë nën urdhërat e Eumenit, gjatë luftës civile që zhvillohej në mes atij dhe Antigonit”), nderuan në maqedonishte gjneralin e tyre”.

U përkujtojmë historianëve grekë po edhe atyre sllavo-maqedonas që nderimi bëhej duke përdorur fjalë që tregojnë:
stime, respekt, veneracion, dhe në këtë rast ( ështe fjala për Eumemin), “ato fjalë u thanë në gjuhën maqedonase".
Këtë e dëshmon prof. Sherif Delvina, në veprën, “E vërteta mbi Epirin”, faq. 138 - 139, botuar në “Rilindja”, 19 mars 1994.

Në një pasazh tjetër Plutarhu na tregon se:
“Ptolomenjtë nuk kanë dashur të mësojnë në gjuhën egjyptiane dhe disa prej tyre e kanë harruar gjuhën maqedonase”.

Studijuesi i madh gjerman G.J. Hahni në “Albanischen Studdien”, Wien, 1854 prononcohet se:
“PA QENث NEVOJA Qث Tث MARRIM Nث NDIHMث FIL.OLOGJINث, POR VETثM KORESPONDENCثN E THJESHTث Tث Tث DHثNAVE Tث MARRA PREJ KOHثS Sث LASHTث, SOT NA LEJOHET Qث Tث NXJERRIM KONKLUZIONIN SE EPIROTثT DHE MAQEDONASIT BثJNث PJESث Nث FISIN E MADH ILIRIAN”.
Dr. J. Ph. Falmerayer në “Elementi shqiptar në Greqi” Mynhen, 1861, shkruan “maqedonasit e vjetër, fitimtarë të Athinës dhe Babilonisë, kishin farefisni gjaku dhe gjuhe me shqiptarët Epirotë -Ilirë.
Me tej Falmrayer vë në dukje se:
“në veprat e mëdha të Aleksandrit në Granik, në fushën e Arbelës, etj, helenëve nuk u takon pjesë e lavdi se sa, të themi në ditët tona për trupat federale të Rhinit në fitoret e Napoleonit në Austrelic, Friedland dhe në Moskvë.
Edhe në vetë kohën e Aleksandrit, maqedonasi i vendit nuk mund të merrej vesh me një grek nga Peleponezi dhe Atika, pa pasur ndihmën e një përkthyesi”.

Historiani grek, Apijani (shek. I - II e.s) nga Aleksandria, autor i “Historia e Romës” , më 24 libra në një vend do të shprehet se:
“Panonët ishin fis Ilir, Japodët, Istrët, Dalmatët, Liburnët, Dardanët, Ardianët, Autarianët, ( me një fjalë të gjithë popujt deri në malet Karaune), përgjithësisht njiheshin si ilirë.
Por, ata gjendeshin kudo në Epir, Thesali e në Maqedoni”.
Ende në Epir banonin vetëm popujt jogrekë, të cilët, flisnin në gjuhën maqedone, ose e cila është e njëjtë me gjuhën ilire”.
Këtë e mbështet edhe studiuesi gjerman, Johan Tunmar “Autoktonia shqiptare në studimet gjermane”, Prishtinë, 1990 faq. 59, i cili shton se: "ILIRثT DHE THRAKثT ISHIN PREJ KOHثSH PUPUJ KRYESORث Tث EVROPثS. Por, a ishin ata të të njejtit trung apo i përkisnin fiseve të ndryshme.
Thrakët dhe Ilirët në lashtësi shiheshin si popuj me zakone të njëjta”.

J. Tunman vazhdon:
“MAQEDONثT DHE EPIROTثT, Tث CILثT HERث PAS HERE I KANث ZGJERUAR ZOTثRIMET E TYRE MJAFT Nث THELLثSI Tث VENDIT, KA SHUMث Tث NGJARث Qث Tث KENث FOLUR Tث NJثJTثN GJUHث ME TA".
Dhe, J. Tunman ka një përparësi se në 80-të vjetët para G.J Hahnit do të arrinte në të njëjtin konkluzion në idenë se:
Maqedonët, Epirotët dhe Ilirët flisnin të njëjtën gjuhë, pra ilirishten.

Dhe, merita e G.J. Hahnit është se:
“duke shfrytëzuar të dhënat e autorëve të lashtë grekë e romakë, ai arriti në konkluzionin se Ilirët, Epiriotët dhe Maqedonët, si fise të afërm me njëri-tjetrin e me gjenezë të përbashkët, formonin bërthamën e trungut të popujve Tireno-Pellazgjik, e rrjedhimisht edhe të popullit shqiptar”.
G.J. Hahni me një mal argumenesh historike, mitologjike, etnografike, gjeografike e linguistike, e argumenton edhe përkatësinë etnike të përbashkët të maqedonëve të lashtë me Ilirët dhe Epirotët.
G.J. Hahni, është i pari që gjeti një argument logjik me forcë të madhe bindëse nga fusha e demografisë në të mirë të autoktonisë së shqiptarëve në Kosovë dhe në trevat tjera etnike lindore.
Argumenti i tij teorik është i kësaj natyre:
“PO Tث JETث Qث NJث KUFI GJUHثSOR ثSHTث I TILLث Qث NJثRA GJUHث FLITET Nث MALE KURSE TJETRA Nث FUSHA Qث SHTRIHEN RRETH TYRE, ATثHERث, KJO SHPJEGOHET SI PASOJث E NJث PUSHTIMI, KURSE GJUHA E PARث I TAKON POPULLIT Qث U PRAPS Nث MALE, KURSE E DYTA (në fusha), atij që erdhi më vonë si pushtues”. (J.G. Mon Hahn: “Reise von Belgrad nach Salonik” Wien 1868,faqe 228).

Gjeografi danez Malterbun (1758-1826), autori i njëres nga veprat gjeografike më me autoritet të shek.XIX,”Precis de la Geographie Univerzale”, vëllimi i I - IV, 1810 - 1829, Paris, e cila përfundoi së botuari pas vdekjes së tij, në analizën e vet mbi Gjeografinë e Strabonit, thotë:
" Etolia dhe Akanania konsideroheshin nga grekët gjysëm barbare.
Për sa i përket Epirit, gjithë autorët grekë të lashtësisë e përjashtojnë nga Greqia.
Ai, është përshkruar nga Straboni së bashku me Ilirinë dhe Maqedoninë.
Fiset kryesore të tij ishin:
Kaonët,Thesprotët dhe Molesët, Straboni e Plutarhu pohojnë se:
“EPIROTثT FLASIN NJث GJUHث Tث VEاANTث DHE KJO GJUHث ثSHTث E NJثJTA ME MAQEDONISHTEN.

Me sa duket gjuha shqipe rrjedh prej saj”.

Edhe udhëpërshkruesi francez, Pukevili në veprën e tij “Udhëtime në More, Konstatinopojë, në Shqipëri dhe në vende tjera të Perandorisë Osmane", gjatë viteve 1798-1801, botuar në Paris, 1805, kur flet për Arkananinë dhe Etolinë, thekson se këto vende në kohën e tij quheshin Shqiper dhe banorët e tyre quheshin shqiptarë”.

Studiuesi korçar, Spiro Kondo (1862-1967), duke njohur të gjitha gjuhët e vjetra të popujve të Ballkanit dhe gjuhët moderne botërore(anglisht, frengjit, italisht, gjermanisht, greçishten e re etj), shkruan veprën kapitale, "Shqiptarët dhe problemi Pellazgjik”, Tiranë, 1962, ku në mes tjerash thotë se”:
"PELLAZGثT PثRMENDEN Qث Nث EPOSET Mث Tث HERSHME Tث HOMERIT, SI NJث POPULL HYNOR DHE Mث I VJETثR, SI NJث POPULL DREJTPثRDREJT I LINDUR NGA DHEU".

Edhe studiuesi Engjëll Sedaj në veprën “Etnonimi Arbëresh-Shqiptar”,(Prishtinë, 1996 faqe, 18),do të prononcohet se:
”Epirotët dhe Maqedonët edhe në kohën atnike ishin jogrekë, duke u bazuar në dijetarin gjerman G.J.Hahn, epirotët, maqedonët dhe ilirët në mes tyre qëndrojnë në afërsi dhe ky mendim është i pranueshëm sot".

Duke shfletuar punimet dhe studimet e shumta ku trajton Maqedoninë Antike, tek Prof.Dr.Reshat Nexhipi nga Manastiri, me këtë rast do të ndalemi kalimthi në një intervistë që i jep gazetës, ”Fakti”, më datën 10.07.2000, ku në mes tjerash profesori i nderuar shprehet:
”Kalimthi të kujtoj se gjatë polemikave të mia autorëve maqedonas të cilët pa pikën e turpit kërkojnë që ta përvetësojnë Lekën e Madh, iu kam thënë se ata kanë lidhje vetëm sipas mbiemrit të tyre gjeografik, ndërkaq ne shqiptarët mburremi vetëm me përkatësinë ilire të tij, kurse grekët me atë që ai e adhuronte së tepërmi kulturën e tyre, dhe mburrej që quhej grek prandaj edhe fqiu i Jugut ( Greqia N.D), ka vënë këmbë për ndryshimin e emrit Maqedoni”.
“Në polemikat e mia autorëve maqedonë u kam thënë se pa gjuhën dhe alfabetin shqip nuk mund të kuptojnë drejt periudhën më të vjetër të historisë, sepse ajo është e lidhur edhe me periudhat tjera, kështu që historiografia maqedonase, sot i përngjet shtëpisë pa themel ”.

Edhe Prof. Dr. Skënder Rizaj, “Diaspora iIlire në Antike” (Prishtinë, 1992 në mes tjerash do të shtojë se:
"Gjatë fushatës së Lekës së Madh për të cilët ishin Pellazge-Ilire, në viset aziatike u shpërngulën edhe më shumë Tribalë dhe Dardanë të cilët më parë iu nënshtruan Lekës së Madh”.

Hesiodi - poet grek që jetoi ne shek. VIII-VII p.e.s , autor i “punëve dhe dijeve” na thotë:
“Dhe ajo, vajza e Deukalionit, lindi dy djemë, nga Zeusi- rrufehedhësi: Magneti dhe Maqedonasi, Kalorësi dhe Luftëtari, vajza e dytë e Deukaleonit, gjithashtu lindi dy djemë :
Grekos dhe Latinos,
Me këto metafora e mite poetike na dalin vëllezër grekët dhe romakët e ç´ka thënë, me gjuhën e shkencës është fund e krye absurde, sepse po të besojmë Hesiodin , atëherë maqedonasit e lashtë dhe grekët dalin kushërinj.
Versionet vijuese në mitologjinë greke rrjedhin nga “Tregimet artistike” të kohës historike.
Në to thuhet :
”Deukalioni dhe Pirro e popullojnë botën në mënyrë jo shumë me të mrekullueshme dhe ndërmjetësinë e birit të tyre, Helenit i cili u bë stergjysh i helenëve.

Dhe me të drejtë prof. Sherif Delvina shprehet se:
”ثSHTث E UDHثS T´U THEMI HISTORIANثVE GREKث Qث ORIGJINثN E MAQEDONASVE Tث MOS E NDثRTOJNث ME TREGIME ARTISTIKE Tث LASHTثSISث , DHE SA PثR EMRIN MAQEDONI MUND Tث THEMI DY FJALث:
KOHA E GURIT NUK NJOHU EMRA ( popujsh - N. D). Emrat dolën në kohën e metaleve”.

Prof. I. Ellis, autor i veprës “ Imperializmi maqedonas”, pretendon se maqedonasit e lashtë para se të vinin në atdheun e tyre në Maqedoni, quheshin maqedonas.

Edhe arkiologu i njohur grek, Photis Patas është i një mendje me prof. Ellisin, se Maqedonia e mori emrin nga maqedonët e lashtë.
Ky arkiolog pohon se emri Maqedoni, ishte fillimisht emër etnik dhe vetëm pastaj u kthye në një term gjeografik dhe historik.

Historianti grek Tukitidi (460 - pas dhe 404 p.e.s) në veprën “Lufta e Peleponezit”, libri 4, 124, dëshmon se:
“Perdika II, i biri i Aleksandrit të I të Maqedonisë , gjatë ekspeditës së dytë kundër Arhabajosit, mbretit të Lynkestëve, përveç ushtrisë së tij maqedonase, kishte nën urdhërat e tij edhe kontingjentet e hoplitëve të rekrutuar nga grekët, që banonin në Maqedoni.

Tek Pseudo-Skilasi (gjeograf e historian grek i shek. V-IV p.e.s), gjejmë pohimet se në bregdetin maqedonas ndeshim qytete maqedonase, pranë qyteteve greke (Polis, Elinidhes).

Në lashtësi nuk mund të kishte koloni ose ngujime greke në bregdetin grek.
Dy shembujt e mësipërm flasin qartë se maqedonasit nuk janë grekë. Legjenda e preardhjes greke të shtëpisë mbretërore maqedonase është një nga shembujt me kuptimplotë të shtrirjes të filohelenizmit në Maqedoni.
E. Borza është autor i veprës “ The phihellinism of Archelaus “, ku në mes tjerash shprehë mendimin se trillimi i preardhjes argive (nga Agrosi) i mbretërve të dinastisë maqedonase, është krijuar para Herodotit.

Ka të ngjarë që Herodoti ta ketë lexuar këtë nga shpikësi i këtij trillimi pra nga Aleksandri I.
Në librin tjetër “ Deparament of history Penylvania state University, USA”, E. Borza shkruan:
“ me sa duket asnjë mbret maqedonas nuk kishte marrë pjesë në Lojërat Olimpike para Filipit II.
Pjesëmarja e Aleksandrit I në ato lojëra ishte thjeshtë propagandë e zhvilluar prej tij.
Burimet hisorike na bëjnë të ditur se Arkelau, nipi i Aleksandrit I, nuk merrte pjesë në lojërat olimpike panhelenike”.

Mesiguri zotërinjtë historianë të sotëm grekë nuk mund t´i përgjigjen dot, se nuk kanë argumente.
Grekët në lashtësi nuk arritën të krijojnë bindje se Arkelau rridhte nga Argivetm, prandaj ky mbret gjatë kohës së tij nuk pati kurrë të drejtë të merrte pjesë në lojërat olimpike panhelenike (gjithë greke).

Për origjinën (gjenezën) e maqedonasve të lashtë edhe njëherë do t´u referohemi autorëve antikë të kohës te Filipit të II të Maqedonisë:
Demosteni (382-338 p.e.s) oratori më i madh i Greqisë antike shkoi në Pela në cilësinë e anëtarit të delegacionit të Athinës i përbërë prej 10 vetash.
Gojëtari i dëgjuar, Demosten ishte 38 vjeç, ndërsa Filipi i II i Maqedonisë 36 vjeç.
Që të dy këta politikanë ishin pothuajse moshatarë.
Në gostinë e shtruar për nderë të delegacionit të polisit të Athinës, nga mbreti Filipi II i Maqedonisë, oratori Demosten shpërtheu kundër mbretit me fjalët e tia jo të akrepta, por kuintesenca të së vërtetës që më vonë u shkrua nga ai, (Demosteni), jo me gjuhën nepërke po me vërtetësi historike.
Fjalët që ju thanë mbretit Filip II dhe popullit ( Demosit) të Athinës në atë kohë nga Demosteni, quhen “Filipike”.
Deri më sot nuk është gjetur (me sa dijmë ) në ndonjë dokument që Filipi II t´i ketë përgënjeshtruar ato.
Mund t´u përgigjemi shovenistëve grekë në mënyrë të paanëshme se: “MAQEDONIA KURRث NUK KA QENE GREKE”.

Demosteni, ishte kundërshtar i mbretit Filipi II të Maqedonisë dhe me vonë për këto “Filipike” u detyrua të pijë helmin, nga ndjekëjet që iu bënë prej Filipit të II, duke i dhënë fund jetës së tij në ishullin e Kalaurit pranë tempullit të Posejdonit, në vitin 338 p.e.s, pas betejës së Heronesë, ku ushtritë e bashkuara të botës greke u mundën nga “Falangat”, maqedonasit të Filipit të II.
Dhe me të drejtë prof. Sherif Delvina thotë se:
“E VثRTETA E THثNث PREJ TIJ PثR ORIGJINثN E MAQEDONASVE NUK U ZHDUK ME VDEKJEN E TIJ POR FITOI PAVDEKESINE”, sepse Demosteni deklaronte : "Filipi jo vetëm që nuk është grek dhe asgjë se lidhë me grekët por është edhe një barbarist që s’është barbar nga ato që kanë emër të mirë por është një maskara maqedonas që njëherë e një kohë ata nuk i blinin as si skllevër " (filipika , III , Faqe 119).
Filipin e II të Maqedonisë kur e quan në Tebë disa vjetë si peng, ai atje u mbingop me kulturën helenistike dhe artin ushtarak të Epaminondes, pastaj sipas historisë oborri dhe mbretërit e Maqedonisë kishin marrë që me kohë kulturën (verrnikun) helen.
Prandaj bien supozimet (thëniet) që ai quhej barabar, sepse i mungonte kultura helene dhe se me bindje të plotë e themi se ai nuk ishte grek.

Autorët e vjetër të lashtësisë i quanim barbarë të gjithë ata që nuk ishin greqishtfolës.
Për të qenë edhe më bindës le të dëgjojmë dhe palën promaqedonase në Athinë.
Për këtë kemi zgjedhur oratorin e famshëm bashkohës, Izokratin Athinas me origjinë, që në atë kohë ishte dëshmitar entusiast i ngritjes së Filipit të II , në pozitën më të privilegjuar.
Në “FILIPIKثN” 108, Izokrati pohon kështu:
“FILIPI VENDOSI Tث MBRETEROJث (SUNDOJث ) MBI GREKثT Qث ISHIN FISE JO Tث TRUNGUT Tث TIJ”. (Sherif Delvina, e vërteta mbi Epirin, faqe 132).

Për origjinën e Filipit të II, mbretit të Maqedonise, flet edhe antropologjia. Varri i Filipit të II mbanë të skalitur jo vetëm një simbol jo grek në kapak por edhe një skelet dhe një jogrek në sarkofag.
Kafka e Filipit të II ka tipare antropologjike të njëjta me ato të trungut tonë ilir, gjë që flet për bazën etnike të përbashkët.
Treguesit sefalik të tij i jep mjaft mirë forma brakikane.
Diametri tranverzal paraqet vlera të mëdha dhe është përgjegjës për brakikraninën e theksuar.
Fytyra e tij është e shkurtër dhe e gjërë kameprosope.
ثshtë e udhës që antropologët grekë t´i botojnë tiparet antropologjike të këtij mbreti dhe të përpilojnë një pasqyrë krahasuese të këtij skeleti me disa seri mashkullore të kafkave të helenëve.

Prof. Sh. Delvina, shton se:
”jam i sigurt se, po të kryhet kjo punë, të dhënat antropologjike të Filipit të II të Maqedonisë do të vulosin përfundimisht nga ana antropologjike se oratori Demosten kishte të drejtë kur thoshte me vendosmëri të papërkulur se:

“FILIPI II I MAQEDONISث NUK ثSHTث GREK”.

Për të qenë edhe më bindës në tërë këtë studim modest kushtuar “vërtetësisë për Maqedoninë antike”, do të shfrytëzojmë edhe Arture Vajgelli, i cili duke shfrytëzuar të arriturat e fundit të histografisë botërore, arrinë të kompilojë ( përpiloj ), një monografi kushtuar “Aleksandrit të Madh”, që është e shqipruar dhe e botuar në Tiranë në vitin 1993.
Në mes tjerash Vajgelli thotë:
“MAQEDONثT, ISHIN NJث POPULL FLOKثARTث DHE SYKALTثR, ME LثKURث Mث Tث BARDHث SE SA GREKثT.
Nث DAMARثT E TYRE RRIDHTE GJAK NORDIK.
ATA, KISHIN ZBRITUR Nث JUG NGA VISET E DANUBIT Nث KOHثN PARAHISTORIKE KثSHTU Qث EKZISTONE NJث FAREFISNI E LARGثT MIDIS TYRE DHE GREKثVE Tث VERIUT.

POR, GREKثT NUK DONIN TA PRANONIN KثTث FAREFISNI, PARA Sث GJITHASH DUKE U NISUR NGA FAKTI SE GJUHA E MAQEDONASVE KISHTE PAK GJثRA Tث PثRBASHKثTA ME GJUHثN E TYRE.
GREKثT, Nث KOHثN E HERSHME NUK SHIHNIN NDONJث DALLIM MIDIS MAQEDONASVE, ILIRثVE, THRAKASVE DHE MEZEVE.

Qث Tث GJITHث, PثR GREKثT ISHIN NJثSOJ Tث PAQYTETERUAR, SEPSE BANONIN Nث TROJET E PANJOHURA E JASHTث BOTثS GREKE.

GREKثT, I PثRSHKRUANIN MAQEDONASIT PA DASHUR Tث JEPNIN NJث GJYKIM Tث PRERث SI NJث POPULL Qث I PثLQENTE Tث ENDEJ SA ANDEJ E KثNDEJ, Tث JETONTE I NDARث Nث FISE, Tث VISHEJ ME LثKURث KAFSHثSH DHE TA KALONTE KOHثN Mث Tث MADHE DUKE U PثRLESHUR PثR KULLOTAT E BAGثTIVE.
I MBANIN PثR LUFTETARث Tث RREZIKSHثM.

ATA, TREGONIN SE AI MAQEDONAS Qث NUK KISHTE VRARث ENDE NJث ARMIK, ISHTE I DETYRUAR TE LIDHTE RRETH TRUPIT NJث GJALME, SI SHENJث DOBثSIE.

I VLERSONIN DHE SI GJUETARث Tث ZOTثT E PIJANECث ME NAMث, E KISHIN ZAKON Qث ME Tث FILLUAR GOSTIA Tث PININ KAQ SHUME VERث SA Qث MENJثHERث BثHESHIN XURXULL”.

Kohë më parë në gazetën “Lajmi”, të datës 25 prill 2005, prof. Dr. Arsllan Selmani është prononcuar me këtë se:
“Në Maqedoninë antike kanë jetuar
Ilirët dhe pranë tyre Thrakët.

Grekët, kanë jetuar në skajin më jugor të Ballkanit, në ishujt e Egjeut e të Mesdheut, kurse sllavomaqedonët e sotëm kanë ardhur nga përtej maleve Karpate në shek. VII - VIII.

Prof. Arsllani ka plotësisht të drejtë kur gjykon se:
“ Grekët nuk kanë kurrfarë
lidhje me Maqedoninë andaj nuk mund të kenë pretendime për emrin e saj” dhe se shqiptarët duhet të orvaten me çdo kusht të mbrojnë emrin e saj, Maqedoni.

Partitë shqiptare që veprojnë në Maqedoni në pozitë ose opozitë, duhet të angazhohen shumë më tepër për ruajtjen e emrit Maqedoni, sepse ai nuk u takon as grekëve e as sllavomaqedoneve, por me së shumti ose eksluzivisht u takon shqiptarëve”, si popull autokton dhe pasardhës i pellazgëve, gjegjësisht ilirëve.

Dhe fare në fund, mjaftoi ky prononcim i prof. dhe studiuesit dr. Arsllan Selmani në gazetën “Lajmi”, që edhe unë të japë një kontribut modest në ndriçimin e së kaluarës sonë të errët.

Strugë, 05. maj 2005
 

orakulli

Anëtar i Respektuar
Titulli: E verteta mbi Maqedonine Antike

Partitë shqiptare që veprojnë në Maqedoni në pozitë ose opozitë, duhet të angazhohen shumë më tepër për ruajtjen e emrit Maqedoni, sepse ai nuk u takon as grekëve e as sllavomaqedoneve, por me së shumti ose eksluzivisht u takon shqiptarëve”, si popull autokton dhe pasardhës i pellazgëve, gjegjësisht ilirëve.
Eshte nje e drejte e jona,besueshmerine e te ciles e kane vene ne dyshim vetem nga fqinjet tane zhvates.
Sllavet jane qesharake ne kete pretendim.Per ta eshte e percaktuar nga shume dokumente historike koha kur kane ardhur.Shekulli i VI pas krishtit.
Prandaj ka rendesi Historia dhe shkruajtja e saj mbi kriterin e se vertetes, dhe jo te interesit te paleve.
 

Bilderberg

Anëtar i ri
Titulli: E verteta mbi Maqedonine Antike

Nostra, a e ke kete materjal edhe ne gjuhen angleze?
Nese po a ma dergon edhe mua te lutem..
Faleminderit!
 

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Titulli: E verteta mbi Maqedonine Antike

E vërteta për Maqedoninë e moçme

Nga Prof.Dr.Fehim Reçani

Ka vite që Grekët kontestojnë emrin e IRJ Maqedonisë, gjë që vjen duke u bërë sa më e nxehtë në ditët tona. Kontestimi i emrit të IRJ të Maqedonisë, më shumë se Grekëve u takon, pikërisht shqiptarëve.


Autorë të shumtë profilesh të ndryshme shkencore ia kanë vënë themelet dijes, se shqiptarët rrjedhin prej Ilirëve dhe Trakëve. Dhe kjo nuk ka dyshim, ani se sllavët për qëllimet e tyre hegjemoniste, gjithmonë ata konfirmime i kanë mohuar dhe i mohojnë vazhdimisht.

Por dielli nuk mbulohet me shoshë, ani se Jugosllavët, alias serbët, IRJ-ën jugore të shtetit të vet e emërtuan Maqedoni.
Emri-toponim Maqedoni, pikërisht, ka të bëjë shumë me interesin shqiptar!
Për Maqedoninë antike,emrin e të cilës e kanë vjedhë sllavët, nuk është hulumtua sa duhet e si duhet, jo vetëm pse interesimi ka qenë i dobët, por pse mungojnë dokumente nga e kaluara e saj e edhe ato pak të dhëna ekzistuese janë të pamjaftueshme. Sa për njohje fillestare,diçka nga ato të dhëna është mjaft indikative.
Saktësisht, Maqedonia antike, bile, para shek.të VI-VII -të para Kr. as nuk ka ekzistua si e tillë. E për ndonjë popull maqedonas të mos folim. Homeri që ka jetuar e vepruar në shekullin e VIII-t para Kr. në Iliadën e në Odisenë e vet përmendën Ilirë, Thrakë, Frygë, Edonë, Pajonë,Pellagonë,Dardanë,etj. por askund nuk përmendën maqedonë.
Prej Epiri e deri në Troadë me gjithë Hallkidikun e pjesën veriore të bregdetit të Detit Egje (Detit Thrakë) me gjithë ujdhesat është shtrirë territori i madh i bashkësisë së madhe fisnore i EDONثVE. Areali i gjerë rreth derdhjes së lumit Cërna (Erigon) në lumin Vardar (Aksios) është quajtur MAQETIA, deri sa areali në jug të saj, deri në detin Egje është quajtur EMATHIA. Këto dy zona në të dyja anët e lumit Vardar kanë qenë enklava perëndimore të Edonisë.

Dekodimi i emrit përmes gjuhës


Dijetarët antikë helenë territorin e Edonisë e kanë quajtur herë Emathia herë Edonia, ndonëse emri i një territori të ngushtë si Emathia nuk ka mundë t'i vishej një territori aq të gjerë, siç ka qenë Edonia.
Sipas dijetarëve të shumtë, lumenjtë Tisa, Morava,Vardar kanë shenjuar kufirin natyror, por jo preras ndërmjet Trakëve në lindje dhe Ilirëve (fiset e tyre) në perëndim të këtyre lumenjve,
prej veriu deri në Detin Egje në jug, gjithsesi, kanë populluar dhe Edoninë."Ilirët e Thrakët"- thotë historiani gjerman,J.Tunmann - kanë qenë dy popuj të ndryshëm,por se kanë qenë të afërt nga gjaku njeni me tjetrin,andaj fiset e tyre shpeshherë janë këmbyer. Përveç saj, ata dy popuj edhe janë përzier në kohë të vjetra m me njëri-tjetrin".
Thunmann-i shqiptarët i konsideron si trashëgimtarë të Ilirëve, por thekson se në formimin e tyre si popull, ka edhe komponentë trake. Shumë dijetarë si Vasmer-i, Ribezzo, Tagliavin-i e sidoms N.Jokl-i, kanë ardhur në përfundim se "gjuha shqipe është shumë e afërt si me ilirishten ashtu edhe me thrakishten
H.Bariq-i, në veprën e cituar, thekson tri shtresa në gjuhën maqedonishte - shtresën më të vjetër paraindoevropian iliro-thrake dhe shtresën më të re,shtresën helene, gjë që sipas tij, presupozon një territor homogjen gjuhësor të maqedonishtes së lashtë parë në sinkroni."As zëvendësimi i likuidëve sonantë indoevropianë", thotë Bariq-i mëtutje,"nuk e ndajnë gjuhën maqedonishte nga ilirishtja"..." paraqitja simultane edhe e labializimit të labiovelarit edhe e sonorizimit të tingullit S, si n gjuhën maqedonishte ashtu edhe në gjuhën ilirishte, në të vërtetë, konfirmon dhe argumenton një bashkësi të vërtetë gjuhësore” . Kurse dijetar

Pissani, miksoglotinë e tillë e konsideron si një vijë diakronike të maqedonishtes antike. H.Bariq i bie më drejtë kur thekson se "ilirishtja është fisi më i afërt i maqedonishtes". Kurse Millan Budimir-i, thotë:”I jemi mirënjohës P.Kreçmeit që ligjërimin e maqedonëve antikë e heq prej greqishtes e ia bashkëngjitën grupit të ilirishtes".Budimir-i, mëtutje, thotë:”Ilirët,nëpërmjet të Pajonëve dhe të maqedonëve, kanë qenë të lidhur, jo vetëm me Thrakinë,por edhe me Fryginë e me krahinat Anadollit Perëndimor" .Linguisti Somsen, bile, krejt trollin e pajonëve, në bazë të dhënash gjuhësore,e konsideron tokë ilire. Po kështu e kanë konsiderua edhe Herodot-i (VII.73),Stefan Bizantini,etj.
Ilirët e thrakët, sipas më shumë linguistëve dhe historianëve, kanë ardhur, edhe këta nga Veriu i Evropës. Por M. Budimiri përmendën dy etapa të ardhjes së Ilirëve dhe thotë: "Pajtohem me P.Kreçmer-in,Shahermajer-in e Shvicer-in"(Griech Gramm
65) se në Ballkanin e lashtë ka pasur vendbanime indoevropiane para dukurisë së fiseve ilire dhe se ato vendbanime u kanë takua Ilirëve, të cilëve, ne,për ndryshim nga Ilirët e mëvonshëm të "hallshtatit,i quajmë PELLASTث. Edhe K.Shuhart -i i dallon "Pra-Ilirët" indoevropianë,dmth. Ilirët paraindoevropianë e parahelenë, prej Ilirëve indoevropianë klasikë"."Përkrahim pikëpamjet e N.Jokl-it, të VL.Georgiev-it e të ekspertëve tjerë”, shton Budimir-i,- "se duhet pasur parasysh edhe iindoevropianët johelenë, atë shtresë më të vjetër se invazioni helen në Ballkanin jugor" . Sipas studimeve të linguistëve dhe të historianëve të ndryshëm mund të kuptojmë se në EDONINث ose Thrakinë jugore të lashtë kanë jetua më shumë fise thrako -ilire- pellazgjike parahelene.
Thamë më lartë se dijetarët antikë helenë e të tjerë prej kush e di kurë e deri në fund të shek.të VI-t para Kr. arealin bregdetar
Egje,prej Epiri e deri në Troadë e kanë quajtur herë Edonia herë Emathia. Thamë edhe se Maqetia dhe Emathia kanë qenë dy enklava të vogla perëndimore të Edonisë dhe se emri i një enklave të vogël,siç ka qenë Emathia, nuk ka qenë e mundur që t'i vishej një territori aq të madh, siç ka qenë Edonia. Një emërtim i tillë dual, sigurisht ka ndodhë nga mosnjohja e saktë e territorit të Edonisë dhe të Emathisë."Prejardhja e emrit Maqedoni është e pa qartë", thotë historiani

serb, ZhivkoD.Petkoviq:"Për maqedonët e lashtë, tani për tani, nuk dihet kurrgjë. Homeri nuk përmendën maqedonë, por Pajonë,në brigjet e Vardarit të poshtëm.
"Ideja gjeografike Maqedoni"- thotë historiani serb V. Gjeriq- "duhet të jetë bërë e njohur pas themelimit e zgjerimit të shtetit maqedon"2). Straboni që ka jetuar në vitin 63, shek.i I-rë para Kr. e viti 26 pas Kr. përmendën emër-toponim Maqedoni.

Historiani serb, Zh.D.Petkoviq, thotë:"...emri i saj (i Emathisë), padyshim, ka qenë emri i parë i Maqedonisë ndonëse për disa tjerë, si për E. Benoist e H.Goetzler (Nouveau dictiona ire latin-français,fq.502), ka qenë emër i dytë i saj. Megjithatë Strabon-i (Lib.VII,Fragm.) thotë se Maqedonia më përpara është quajur Emathia, siç transmeton dr.Gontscho Tzenoff. Edhe poetë të ndryshëm latinë, si Ovidi, psh. siç përmendet në Fjalorin e Benoist-it, me emrin Emathius kanë shenjuar emrin maqedon që, përndryshe, emri Emathius ka pasur edhe kuptim figurativ – Aleksandri i Math.

Alternimet gjuhësore të emrit Maqedoni

Ky dijetar serbo-sllav thotë se në shprehjen Emathia, sipas vlerës së shprehjes, theksohet morfema - MATH- që i përgjigjet pjesës -MAQ- në emrin Maqedonia, në të cilën pjesë
emri,shkronja e tretë shenjon një tingull që vështirë shqiptohet e shkruhet në gjuhën greke dhe latine.Megjithatë,shprehja MAT, MATH, përdoret në gjuhën arnaute (shqipe),ku ka kuptim: I/E MATH,’veliki’,siç thotë ai në gjuhën serbishte, por edhe siç përmendën J.Hahn-i në librin e vet Albanesische Studien, fq, 66.
Në lidhje me atë, Dr.R.Fick, thotë se në sanskritishten shprehja mahat, gjithashtu, do të thotë I /E MATH . Pra, fjala sanskrite mahat ka jetua dhe jeton gjithnjë n gjuhën arbënore, shqipe,me formën dhe me kuptimin i/e math."Meqë Emathia"- vazhdon
Petkoviq-i,”është shtrirë në të dyja anët e një lumi të madh, siç ka qenë Vardari (Alksios) që edhe ky ka pasur kuptimin i math, Lum i Math, për nga sasia e ujit dhe e vlerës së madhe që ka patur e që ka për jetën e qenieve biologjike. Emri Aksios, pra,gjithashtu, ka pasur kuptimin i/e math"."Në Arbani "(Shqipri)-shton Petkoviq-i ,”ek ziston një lum i math i quajtur Mat,Matja të cilit latinët, si Vibius Sequester,etj.i kanë thënë Matis, Mathis Mathia, Mathis fluvius, me kuptimin Lum i Math".
Edhe lumi Danub,dikur,është quajtur Matoas, me kuptimin i math , Lum i Math, emër, të cilin Vasmer-i ( REW. I, 381) e krahason me lumin e me shprehjen MAT shqiptare.
Fjala arbënore e Kalabrisë, mat, me kuptimin 'breg-deti' dhe mat, me kuptimin ’kum-zalli’( në Shqipri) , kanë të bëjnë me Edoninë e lashtë e jo vetëm me Emathinë e lashtë, të cilat shtrirjen e vet e kanë pasur në rrjedhat e fundme të shumë lumenjve

(Vardari,Struma,Mesta,etj.) që kanë sjellë zallë e kum,si dhe në brigjet e Detit të Thrakisë (Detit Egje),andaj,dijetarët antikë, po edhe banorët e vendit, nuk e kanë pasur për lajthitje që asaj krahine,qoftë e vogël, si Emathia, qoftë e madhe, si Edonia, t'i thonë herë Emathia herë Edonia që, përndryshe, ato krahina shpesh here kanë qenë të vërshuara prej lumenjve të mëdhenj që derdhen aty në brigje të Detit Egje. Analogjikisht,dijetarët antikë e banorët vendas kanë mundur të thoshin edhe Math -Edonia. Tingulli T edhe atëherë edhe në kohët e vona,është shqiptuar si i butë,si i palatalizuar, TJ,që në shqiptim të shpejtuar del si Q. Prandaj Petkoviq-i thotë se -TJ- si te emri i lumit Matja i
përgjigjet tingullit Q te emri-toponim Maqedonia. Por edhe tingulli K në të gjitha kohët,është artikuluar si i butë,i jotizuar KJ , që ndaç Matjedonia - Maqedonia, ndaç Makedonia – Makjedonia - Maqedonia, është njëlloj. Në gjuhën shqipe joletrare TJ =
Q: tjegull - qegull, tjetër - qetër (si Matja - Maqa). Po ashtu edhe KJ në të folmen popullore barazohet me Q: kjenë - qenë, kjaj - qaj, kjofsh - qofsh,etj.
 
Top