E verteta mbi luften e Vlores

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Më 1920-tën Vlora ishte e pushtuar nga trupat italiane. Me që Gjenerali Piacentini i cili i komandonte ato nuk denjoi t’i përgjigjej ultimatumit të drejtuar atij nga komisjoni i dalë nga Kuvëndi i Barçallasë që brënda 48 orëve të largoheshin trupat italiane nga Vlora, më 19 maj 1920 u zgjodh Komiteti i Luftës së Vlorës me Komandant të Përgjithshëm Qazim Koculin. Edhe telegramit të dërguar nga Komiteti, ku njoftohej se po të mos largoheshin brënda 24 orëve forcat shqiptare do të fillonin veprimet luftarake kundra forcave italiane, kryekomandanti italian nuk iu përgjigj. Atëbotë plasi beteja. Ajo qe e përgjakëshme dhe u kurorëzua me hyrjen më 3 shtator 1920, në Vlorën e çliruar nga ushtria italiane, të forcave fitimtare shqiptare të komanduara nga Qazim Koculi ! E kaluara e tij patriotike ia kishte vënë mbi kokë kurorën me dafina qëkur u caktua komandant i përgjithshëm i forcave që hodhën garnizonin italian të Vlorës në det. Lidhur me atë ngjarje po citoj si është shprehur aso kohe Halim Xhelua : “ Në qé populli i Labërisë Sparta, trupi i Kryengritjes dhe Komisjoni i të Dymbëdhjetëve sytë, goja edhe veshët, Qazim Koculi qé shpirti i Epopésë së Vlorës !”
Nga ana e historianëve, përgjatë diktaturës, emri i Qazim Koculit kurrë nuk u lidh me meritat e tij si komandant që i theu forcat italiane edhe i hodhi në det por vetëm u quajt anëtar i qeverisë kuizlinge të Mustafa Krujës.
Por përgjatë gjithë periudhës së diktaturës, historianët e indoktrinuar e shtrembërues të të vërtetave, komandant të përgjithshëm të forcave shqiptare kishin emëruar me fantazin’e tyre shterpe, sipas mësimeve të partisë, Selam Musanë. Ky vërtet që jo vetëm ishte pjesëmarrës në luftë por edhe ra dëshmor. Për këtë i takon i gjithë respekti ynë. Por sikur nga Amëshimi i ndjeri Selam Musل të ish në gjëndje të komunikonte me ata historianë shtrembërues të të vërtetave historike për qëllimet e tyre të dobëta etiko – morale, ai nuk do të fliste por do të ulërinte rreth këtij mashtrimi ! Ai fshatar i thjeshtë mjaft një gjë t’u vinte në dukje këtyre shkencëtarëve megafonë të vijës partisë e t’u thosh :
“ I besoni ju vetë këto që thoni? Si kish mundësi që unë një copë fshatar, të komandoja një tabor vullnetarësh që theu një ushtrي e atë të mos e komandonte por t’ish vartës i imi një oficer akademist ?” Edhe ne se besofshin vetë historianët këtë plagjaturë të tyren, këtë gënjeshtër nuk ua besojnë vlonjatët q’e brohoritën më 3 shtator 1920 Qazim Koculin që hyri në krye të vullnetarëve në Vlorë e as ua besojnë fëmijët’e as nipërit e atyre vlonjatëve se të vërtetën e kanë dëgjuar nga goja e pararendësve të tyre me veshët e tyre !

Por te mos mjaftonte kjo, keta hodhen hi edhe mbi figuren e tij, duke genjyer popullin. Disa nga gojedhenat e shtremberuara na vijen me vargjet e turpshme:

Moj Vlore e bukur ne grope
te kane shitur te zote
Qazim Koculi me shoke…

Më 2 janar 1943, tek udhëtonte për në Tiranë Qazim Koculi së bashku me prefektin e Vlorës Léle Koçin, më të dalë të Vlorës vriten që të dy nga forca mercenare ushtarake të nxitura dhe të mbështetura nga italianët. Ky krim i kryer ndaj Qazim Koculit, i nxitur nga ana e italianëve për t’u hakmarrë për dështimin e tyre në Vlorën e 1920-ës, qe pika e cila e mbushi kupën: Mustafa Kruja në shënjë proteste si edhe indinjate ndaj italianëve si edhe personalisht ndaj Mëkëmbësit të Mbretit Jacomoni që nuk pranoi që të arrestoheshin e të çoheshin në gjyq vrasësit e Qazim Koculit, paraqiti menjëherë dorëheqjen nga posti i kryeministrit.
Sic dihet, dhe sic mund te imagjinohet gjate perjudhes se diktatures moniste , familja e tij u interrnua dhe u detyrua te vuaj bemat e Qazim Koculit qe per ironi te fatit ishin ato qe i dhane lirine Vlores dhe gjithe Shqiperise.

E njejta histori vazhdon edhe sot e kesaj dite. Ne Vlore nuk ekziston asnje shkolle apo rruge apo monument qe te mbaje emrin e Qazim Koculit. As bashkia e Vlores , as qeverria qendrore as presidenti nuk kane propozuar asnjehere medaljen per te nderuar kujtimin e Qazim Koculit. Akoma me shume, keta historianet e diteve te sotme qe thurin librat e historise , o jane komunista te thekur ose jane injorante. Ne asnje liber te historise se Shqiperise nuk duket gjekundi emri i tij.



Me shume mbi personazhet e luftes se Vlores

Në Baçardha, në 29 maj 1920, u mblodhën rrotull 200 burra të krahinës së Vlorës, për t’i dhënë përgjigje aneksimit të Vlorës nga Italia pa marrë mendimin dhe aprovimin e popullit të Vlorës. Ata vendosën t’u përgjigjen edhe fyerjeve të ushtarëve italianë që në 28 Nëndor 1919 e lidhën Flamurin Kombëtar në bishtë të qënit. Ata i jepnin përgjigje edhe Konferencës së Paqesë që ia linte Vlorën Italis. Në Vlorë ishin përqëndruar rrotull 10000 trupa, të shpërndarë në këtë mënyrë: 1] në Vlorë-Kaninë qëndra e komandës së lartë, nënkomanda e divizionit të 36, komanda artileri-xhenjo dhe të gjitha drejtorive të shërbimit llogjistik e administrativ. Komandant-Tenente General Settimo Piaçentini. Komandant Divizioni-- Major General Emanuele Pulieze, ndimës i tij General De Luca. Pulieze kish ndërtuar vijën e fortifikimeve rreth qytetit ku u mobilizuan 1200-1500 ardit, kom i arditëve kolonel Messe. 2] Quotta 115- qëndër spitalore, automobilistike dhe ushqimore. Komanda e 4 e artilerisë së përzier, komanda e 157-tës bateri malore, batalioni alpin, batalioni 72 i infanterisë, qëndra e karabinjerisë. Kom. General Enriko Gotti, Kom. Garnizoni Cavallo Michele. Në Kotë ndodheshin 4-5 depo me ushqime, ilaçe dhe armatim. 3]Gjormi-qëndër e kompanisë mitraliere. Kom. Kapiten Bergamachi 4] Kalaja Matohasanaj -batalioni i 72, regjimenti infanterisë, seksion artilerie të baterisë 182 malore 70 m|m . Kom. Një major. 5] Kalaja Tepelenë -qëndër enjë batalioni të infanterisë, seksion artilerie i 157-tës bateri dhe stacion karabinjerësh. Kom major Bronzini 6] Llogora-një pjesë e batalionit 35 të regjimentit të 10 bersalierëve, reparti 105. 9 oficer, 65 ushtarë dy topa, 8 mitroloza. Kom kapiten Bonansea. 7] Himarë-qëndër e komandës regjimenti 10 të bersalierve dhe batalionit të 35. Kom i zonës general brigade Rossi, kom i batalionit 35 kolonel Manganeli. 8] Në Selenicë, trupat i komandonte majori i fanterisë Guadalupi. 9] Në gjirin e vlorës ndodhej fllota me anijet “San Mario”, “Bruceti”, “Dulio”, “Alkina”, “Orion”, torpedinierët “Arcione” si dhe vaporri “Loyd Triestino”. 10] Aviacioni në Ujin e Ftohët 11] Magazinat në Panaja. Post-komanda kishte në Vajzë që shërbente për kurim. Brataj, Drashovicë, Penkovë, Treblovë, Rexhepaj Sevaster, Tragjas, Dukat, Ramicë, Kuç, Bolenë, Progonat etj. Italianët kishin edhe komandantin e trasportit detar Eugenio Bizio, që e përdorën si ndërmjetës si dhe arbreshin Xhiovani Valencia, i cili në Panaja ndihmoi shqiptarët. Kjo ishte pak a shumë gjëndja në kampin italianë. Përball këtyre forcave, këtyre gjeneralëve të sprovuar, u renditën gjeneralët pa dipllomë, të fshatrave të Vlorës, por që në zemrat e tyre kishin dipllomën e të drejtës, të mbrojtjes dhe të patriotizmit. Në Baçardha u morën një seri vendimesh të rëndësishme. U vendos t’u shpallej luftë forcave italiane në Vlorë, dhe krahina e Vlorës të bashkohej me pjesën tjetër të Shqiprisë. U zgjodh një këshill ushtarak prej 35 vetësh, i cili emroi një Komandant të luftës dhe zgjodhi një shtab prej 12 vetësh. Komandanti nuk duhej të bënte pjesë në këtë shtab i cili u quajtë ”Komiteti Mbrojtja Komtare” ose si thirrej në popull “Komisjoni”. Vendimet e “Komitetit” ishin të detyrushme për komandantin. Komandant u zgjodh major Ahmet Lepenica. Këshilli zgjodhi antarë të “Komitetit” 1)Osman Haxhiu 2) Qazim Kokoshi- Vlorë 3) Alem Mehmeti-Tragjas 4) Durro Shaska-Kocul 5) i poshter Sulo Agalliu-Vlorë 6) Qazim Koculi- Kocul 7) Ali Beqiri- Velçë 8) Murat Miftari-Tërbaç 9) Hamit Selmani-Dukat 10) Hysni Shehu-Sevaster 11)Myqerem Hamzarai-Kaninë 12) Sali Bedini-Armen . Këta të dymbëdhjet zgjodhën njëzëri kryetar të “ Komitetit” Osman Haxhiun . Ahmet Lepenica - Lepenicë-- ushtarak i vjetër i Perandorisë Osmane¬, i qetë dhe serioz, kërkonte garanci për çdo veprim. Në Baçardha u emrua Komandant i përgjithshëm i luftës, pas një jave, në Kotë dha dorë-heqjen dhe u caktua në policinë e luftës, së bashku me Shero Eminin. Vdiq në 1942. Osman Haxhiu --Armen--një nga mbështetësit e Ismail Qemalit, ish prefekt i Vlorës, një nga njerzit më të pasur në Vlorës, që e vuri pasurin e tij në shërbim të Atdheut. Kryetar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare” Pas luftës deputet në Parlamentin e parë Shqiptarë. Djali i tij Myhedin Haxhiu, Kryetarë i Bashkisë së Vlorës. Pas “çlirimit” u arratisë jasht shtetit së bashku me vëllan e tij Galip Haxhiun. Qazim Koculi-Kocul--mbaroi shkollën e lartë të marinës në Stamboll, shërbeu tre vjet në marinën turke, mbështeti Ismail Qemalin, në Beun u zgjodh antar i “ Komitetit Mbrojtja Kombtare“. Me dorheqjen e Ahmet Lepenicës në Kotë u emrua Komandant i Luftës së Vlorës, të cilën e udhhoqi gjatë gjithë luftës deri në fitoren e saj. Pas luftës prefekt në Vlorë, senator në Lushnje, deputet në Parlament, Kryeministër në 1921. Mbështeti fuqishëm Fan Nolin, ministër në qeverrin e tij. U arratis si kundërshta i Zogut, u këthye në qershor 1939, pas 15 vjetësh. Në dhjetor antar i këshillit të lart. Në 25 nëndor 1942 emrohet nga qeveria e Mustafa Krujës komisar i lart në Vlorë. Pas 40 ditësh pushkatohet nga italianët si hakmarje për 1920-tën Durro Shaska – Kocul - një nga themelusit e “Klubit Labëria” rrezikoi dënimin me Vdekje në 1908 nga turqit ne në Stamboll. Një nga mbështetësit më të fuqishëm të Ismail Qemalit. Luftoi kundra andartëve grek në Tepelenë dhe trupave të Haxhi Qamilit në Lushnje. Një nga më të pasurit në Vlorë, që vuri në dispozicion të luftës djemt dhe pasurin. U zgjodh në Baçardha antar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare” Djali i tij Sadik Shaska, mbështetës i monarkis përfaqsoi Vlorën në katër legjislatura në Parlamentin Shqiptar. Pas “çlirimit” familja pësoi persekutim të rënd. Vdiq në 1924 Myqerem Hamzarai-Kaninë--antari më i ri në moshë i “Komitetit Mbrojtja Kombtare”. Në aktin e shpalljes së Pamvarsisë është edhe firma e Zini Hamzarait, i së njëjtës familje. Senator në Kongresin e Lushnjes.Antar i shoqëris Bashkimi. Ishte njëri nga kryesorët e 1932 në “Lëvizjen e fshehtë të Vlorës” në 1932. Në vitet e luftës antifashiste u angazhua familjarisht. Vdiq në 1946. Qazim Kokoshi-Vlorë--Delegat në Kuvendin e Vlorës firmosi dokumentin e Pamvarsisë. U zgjodh antar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare” Mbështeti Fan Nolin në 1924. Një nga kryesorët e lëvizjes së fshehtë të Vlorës në 1932. Kryetar Bashkie Në Vlorë, deputet i Vlorës, me bindje social-demokrate. Mbas “çlirimi” u burgos dhe vdiq në burg,në 1948 një nga familjet më të persekutuara të Vlorës. Murat Miftari-Tërbaç--nënpunës, i aktivizuar në të gjitha lëvizjet kombtare. U zgjodh antar I ”Komitetit të Mbrojtjesë Kombtare”. Nga kryesorët në lëvizjen e Vlorës. Familja e tij gjat luftës antifashiste ishte në krye të Nacional اlirimtares. Në gjyqet e 1946, si dëshmitar kërkoi maturi dhe mosteprime. Alem Mehmeti-Tragjas- mori pjesë në të gjitha lëvizjet Kombtare kundra turqisë. Një nga njerzit më të afërt të Ismail Qemalit. Komandant i xhandermarisë (pa rrogë) në qeverinë provizore të 1912. U zgjodh antar i ”Komitetit Mbrojtja Kombtare” Vdiq në 1927. Ali Beqiri-Velçë-mori pjesë në lëvizjen kombtare, edhe ky rrezikoj dënimin me vdekje në Stamboll në 1908. I squat dhe i shkathët në të folur, këto cilsi bë të zgjidhet antar i Mbrojtja Kombtare”. Vdiq në 1942. i poshter Sulo Agalliu-Vlorë-një nga familjet e Vlorës me kontribut në lëvizjen kombtare U zgjoth antar I “Komitetit Mbrojtja Kombtare”. Përkrahës i Nolit në 1924.Antar i lëvizjes së fshehtë të Vlorës. U internua nga gjermanët dhe vdiq në Mathauzen. Hysni Shehu-Sevaster-një nga njerzit më me autoritet të krahinës së Kudhsit, të cilën e përfaqsoi denjësisht në Luftën e Vlorës si antar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare”. Pasardhësit e tij u vran dhe u burgosën pas “çlirimit” Hamit Selmani-Dukat -u zgjodh antar i Komitetit Mbrojtja Kombtare në moshën 76 vjeç. I hipte kalit dhe gjëndej në Baçardha, në Beun, në mal të Shashicës e kudo ishin shokët. Vdiq në vitin 1923. Sali Bedini-Armen-dy herë mori pjesë në aktivitetet kombtare, në shpalljen e Pamvarsisë dhe në Luftën e Vlorës, në Baçardha u zgjoth antar i Komitetit Mbrojtja Kombtare. Vdiq në 1925. Familja e tij përkrahu luftën Na-اl Azbi Cano - Mavrovë - Kur Ahmet Lepenica dha dorheqjen në Kotë, u zëvendësua nga Qazim Koculi si Komandant I përgjithshëm i luftës, sipas vendimeve të Baçardhas, nuk ishte më antarë i Komitetit. Në vend të tij në Kotë, Azbi Cano u zgjodh antar i Komitetit. Familja mbështeti fuqimisht luftën Nacional-اlirimtare.

Botuar në Gazetën “Vlora” 3 korrik 2006



SKEMA E LUFTثS Sث VLORثS KOMISIONI Osman Haxiu - Vlorë Qazim Kokoshi - Vlorë Murat Miftari - Tërbaç Alem Mehmeti - Tragjas Hamit Selmani - Dukat Durro Shaska - Kocul Hysni Shehu - Sevaster i poshter Sulo Agalliu - Vlorë Myqerem Hamzarai - Kaninë Qazim Koculi - Kocul Sali Bedini - Armen Ali Beqiri - Velçë Azbi اano - Mavrovë

Komandant i Përgjithshëm i Luftës Ahmet Lepenica-(dha dorheqjen pasë 6 ditëve Qazim Koculi. Pesë اetat e mëdha dhe Komandantët e fshatrave (Komandantët e vrarë u zëvendësuan menjëherë0,

1)اeta-Shullërit Komandant Kalo Telhai(dha dorëheqjen pas 6 ditëve) - Barjam Qamili, Ramica-Caush Tafili, Elmas Ademi, Bashaj-- Zigur Lelo, Zyber Musai, Dushan Qamili, Matogjin-Demir Mystehaku, Velçë-Caush Mehmeti, Hasan Hyso, Vajzë-اoban Nuredini,

2) اeta-Kudhës Komandant Rrapo اelo, Sevaster-Hamit Mahili Dushkarak-Qëndro Fega, Shkoza-Kanan Maze, Mane Aliu Rexhepaj-Halim Rakipi, Mërtiraj-Salo Islami,

3) اeta-Dukat Komandant Sheme Sadiku, Dukat-Hodo Zeqiri, Muhamet Maze, Tragjas-Yzeir Muço, Sinan Mete, Radhima-Bilbil Sinani, Xhafer Asllani, Imer Radhima,

4) اeta-Lumi Vlorës Komandant Sali Vranishti, Vranisht-Azem Sulo, Daut Seferi, Bolenë -Mato Robi, Kallarat-Feim اelo, Tërbaç-Selman Hyseni, Selam Abazi, Lepenicë-Sheme Jazo, Gjorm-Selam Hasani, Gumenicë-Bajram Mehmeti, Deli Bajrami, Lapardha- Selim Suleimani, Drashovicë-Hysni Fallani, Vërmik-Neim Braka, Brataj- Memo Meto, Kuç-Xhafer Aliko,

5)اeta e Fëngut, Komandant Muço Aliu, Treblovë-Hakim Hyseni, Kocul-Lilo Hakani, Bylysh Latifi, Mavrovë - Isuf Rustemi, Romës- Mehmet Musai, Mallkeq-Mehmet Selimi, Armen-Fejzo Islami, Karbunar- Muhamet Cenaj, Gërnec- Dushan Kaçi,

Të pa inkuadruara në këto pesë çeta ishi n: Kanina-Komandant i poshter Velo, Muhamet Bedini, Mustafa Bega Topalltia- Kom. Neki Hoshtima Narta- Kosta Mano اeprat- Vesel اeprat Trevllazri- Kom. Qazim Ismaili, Ahmet Hoxha Në Vlorë erdhën shumë çeta nga të gjitha anët e vendit: اeta e Salaris me Komandant Selam Musai Kurveleshi- Kom. Riza Runa Mallakastra- Kom. Bektash Cakrani, Kamber Belishova, Hysni Toska Mallakastra e egër- Kom. Halim Hamiti Skrapari- Kom. Riza Kodheli Berati-Kom. Seit Toptani, Izedin Vrioni Peqini-Kom.Adem Gjinishi Gjirokastra- Javer Hurshiti, Xhevdet Picari اamëri-Alush Seit Taka, Muharem Rushiti Korça Kom. Kapiten Ferit Frashëri Sami Koprencka, Tosun Selenica Tirana-Ismail Haki Kuçi, Ismail Haki Libohova erdhi edhe një çetë nga Amerika me në krye Aqif Përmetin dhe Kareiman Tatzatin, me Luftën e Vlorës u bashkuan edhe çetat ordinere të Shaqo Llapit, Duro Durmishit dhe Myslym اorrit. Kishte edhe një grup artilierësh me Kom. Azis اamin dhe zëvendës Elmas Ademi, me artilier Xhafer Xhuveli dhe Avduraman اiraku. Policia e luftës komandohej nga Shero Emini e Ahmet Lepenica. Të gjitha këto çeta dhe komandantët e tyre komandoheshin nga 12 antarët e “Komitetit të Mbroitjes Kombtare” dhe Komandanti i përgjithshëm Qazim Koculi.

Në organizimin e luftës ishte edhe gjykata, me Kryetar Neki Xhenetin, prokuror Rasim Babameto dhe Avdul Kuçi antarë gjyqi Sif Kedhi e Agjah Libohova. Sekretar ishin Meçan Selami (Kallarat) e Halim Xhelo (Tërbaç) Pas luftrave të ashpra u çlirua Kota dhe Drashovica, komanda dhe qëndra u vendos në Drashovicë. Pas disa polemikave u caktua Qazim Kokoshi prefekt. Një nga problemet më të rëndësishme të luftës ishte furnizimi me ushqime dhe municion. Xhafer Ypi, Prefekti i Beratit, vendosi ti sjell deri në lum pranë Selenicës të gjitha ndihmat e qeveris. Kryeministri Sulejman Delvina dhe ministri i brëndëshëm Ahmet Zogu ishin dy njerzit më të fuqishëm, që përkrahën pa rezerva Luftën e Vlorës. Dy nga antarët e “Komitetit” Sali Bedini dhe Durro Shaska bënë organizimin e Vllehëve të zonës, të cilët me në krye Kol Kitën, me karvanet e kuajve ,e shpinin furnizimin në magazinat e Llakatundit, Picarit, Lubonjës dhe prej andej në Kotë ku merrej në dorzim nga Ali Gjiriti dhe Izet Borshi. Përfaqsus i luftës pranë qeveris ishte ministri fuqiplot Spiro Jorgo Koleka dhe përfaqsus në shtetin grek me qëndër në Korfus Hamza Isai. Himara kishte përfaqsus të saj Naqe Konomin. Spitali në Kotë drejtohej nga Dr Sezai اomo, për mjekimet pëdoreshin mjekët italian të zënë rob dhe dy amerikan që kishin ardhur për ndihmë. Me ilaçe furnizonin farmacit e Rexhep Hitos, Syrja Libohova, Fadil Kotoni, Nazif Halite dhe Kryqi i Kuq Amerikan. Në Vajzë u grumbulluan robrit dhe Komandant i kampit të robërve ish vendosur Rexhep Suleimani. U vendos që Piaçentinit t’i dërgohej ultimatumi, tekstin e pregatiti Avdul Kuçi, u dorzua nga Mehmet Selimi (Mallkeq) i shoqëruar nga Halim Laze (Kaninë) dhe Adem Aliko (Vranisht). Përkëthimin e bëri Ulise Bozo i cili shërbeu si ndërlidhës ndërmjet shqiptarve dhe italianve. Shtypi- ngjarjet e Vlorës u pasqyruan në gazetën “Drita” të Veli Harshovës Gjirokastër, “Kuvendi” “Dielli” të Bostonit etj. Shoqëria “Vatra” e Amerikës dërgoi “Bandën” e shoqërisë së bashku me trupat vullnetare. Bandën e drejtonte muzikanti Thoma Nasi. Nuk mbetën pas as fetarët në këtë luftë, ku spikasin Babai Teqes Tepelenës Ahmet Turhani Baba Xhaferi Përmet, Don Marku, miftiu Osman Muka etj. Një rrol të veçant pati edhe Xhovani Valencia, arbresh magazinier në Panaja, i cili u dorzoi magazinat shqiptarëve.

Botuar në Gazetën “Vlora” 10 korrik 2006
 
Ky eshte realiteti.Te paret tane kane luftuar per lirine ,per dinjitetin dhe per clirimin e trojeve nga te huajt,packa se kush ishin ata.Ti ruajme si syte e ballit cdo meter katror siperfaqe teritor se eshte i lare me gjakun e te pareve tane.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top