E vërteta mbi 4 probleme tabu

braziljania

Anëtar i Nderuar
Asnjë fjalë mbi djersitjen, higjienën intime, erën e keqe dhe frymën e rëndë? Këtë e bëjmë ne. Dhe me ndihmën e ekspertëve ju sugjerojmë se si zgjidhen këto probleme.

Nuk flitet për to. Higjienë intime, duar, këmbë dhe sqetulla që djersinë, frymë e rëndë: janë probleme të sikletshme që kalohen shpesh në heshtje. E megjithatë, nëse doni të kujdeseni për pamjen tuaj nuk mund ti injoroni, përndryshe do të ndiheshit në siklet. Në fund të fundit, përse duhen lënë pas dore këto? Janë manifestime të natyrshme të trupit dhe mbi të gjitha zgjidhen lehtë. Praktikojini sugjerimet që do të lexoni në këtë faqe. Në çdo rast, do të ndiheni të sigurta.

Jo më djersë

Disa persona shpesh kanë kripë nën sqetull për shkak të djersitjes. Kjo i ndodh sidomos atyre që janë shumë emotivë. Motivi? Frika, entuziazmi, ankthi, stimulojnë gjëndrat e djersitjes dhe këto prodhojnë në sasi të mëdha pika djerse. Veprimi thellohet nga prezenca e qimeve. Qimet thithin djersën dhe provokojnë erën e keqe. Për të larguar këtë bezdi mjafton pak kujdes. Ja se si:
- Mbaji sqetullat përherë të depiluara. Me krem ose me brisk kryeje këtë veprim gati çdo mëngjes.
- Mos përdorni deodorant. Për ju është i nevojshëm një antidjersë ose krem me kripëra alumini: duke ngushtuar poret kufizojnë djersit jen pa bllokuar ajrosjen e lëkurës.
- Mos përdorni veshje sintetike, të cilat nuk e lejojnë lëkurën të ajroset. Më mirë pambuku, linoje, leshi dhe mëndafshi.
 
Titulli: E vërteta mbi 4 probleme tabu

Pastrim i sigurt

Nuk i kushtoni aspak vëmendje pastruesit intim? E keni shumë gabim. Duhet ta konsideroni tualetin intim si një veprim kryesor, ashtu si dhe pastrimi i fytyrës. Do të ndiheni të freskëta gjatë gjithë ditës dhe s'do të keni irritime. Ja ndonjë sugjerim i vlefshëm.
- Mos u lani me shumë se 2 herë në ditë. Larjet e shpeshta dobësojnë mbrojtjen natyrale të zonës intime. Pastaj rrezikoni të eliminoni bakteret e "mira" tepër të nevojshme për mbrojtjen natyrale, dhe tu hapni rrugë atyre të këqija.
- Zgjidhni një detergjent specifik me pH midis 3,5 e 5,5 pra acid (si ai i mukozës vaginale). Kështu nuk do të cenon i florën bakteriale. Sigurohuni që të mos jetë agresiv: nëse bëjnë shumë shkumë varfëron mbrojtjen natyrale. Preferohet i lëngshëm.
- Para se të blini sapunin lexoni me vëmendje përmbajtjen. Kamomili ka një veprim qetësues, kumaku është dizifektues. Ndërsa mentja dhe eukaliptusi janë rifreskues. Nëse jeni alergjik përdorni sapun neutro, pa parfum dhe i pasur me vaj ulliri, është i tolerueshëm për çdo lloj lëkure.
- Shpesh jeni larg shtëpisë dhe doni të rifreskoheni? Mbani me vete një pako me peceta specifike: janë ideale për ato që udhëtojnë me tren ose avion.
- Përdorni lines ditor vetëm në raste të veçanta. Mund të pengojnë ajrosjen. Favorizojnë erën e keqe dhe irritojnë në kontakt.
 
Titulli: E vërteta mbi 4 probleme tabu

Duar dhe këmbë të freskëta

Të kesh duar dhe këmbë përherë të lagura është disi e sikletshme. Problemi i superdjersitjes është mjaft i përhapur. Kjo mund të jetë trashëgimi. Dhe u ndodh shpesh personave shumë emotivë. Këmbët dhe duart janë zona të pasura me gjëndra të djersës, përgjegjëse të erës së keqe. Por mjetet nuk mungojnë.
- Sa herë që ndieni se duart ju djersinë, vendosni pulset nën ujin e ftohtë, për të ngadalësuar qarkullimin.
Përpara se të vishni këpucët hidhni mbi këmbë një pudër specifike. Rifreskon, pakëson djersitjen e tepërt dhe neutralizon erën e keqe. Pastroni shpesh shtrojat e këpucëve.

Frymë e parfumosur

Probleme me dhëmbët, ushqime të gabuara, funksionim i keq i zorrëve: shkaqet e frymës së rëndë janë të shumta dhe të ndryshme. Nëse ndodh në mëngjes, është normale. Gjatë natës, bakteret që jetojnë në gojë fermentohen. Por mjafton të lahen dhëmbët dhe problemi zhduket. Nëse zgjat gjatë gjithë ditës, duhet të shikoni higjienën e dhëmbëve dhe të ushqimit: mund të fermentojnë dhe të shkaktojnë erën e keqe.
- ثshtë mirë të përdoret filli dentar. Vaktet jashtë shtëpisë? Mbani me vete një kit për pastrimin e dhëmbëve. Ose përdorni çamçakëz. Më mirë është me xhilitol, sheqer që kontrollon pllakën bakteriale.
- Të paktën një herë në vit bëni një vizitë tek dentisti, për të hequr grumbullimet
rreth pllakës dentare dhe për të shmangur ndonjë krimbje të mundshme.


Ikubinfo*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top