Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

E tradhetove.... do i thuash?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Puna eshte e leht... e tradhetove ( qysh tek, pse, me ke, ne cfare menyre ska rendesi)...
Pyetja eshte "do i thuash partnereti qe e tradhetove me dike tjeter...?"

Nje puthje eshte tradheti?
Nje flirt...
Nje nate me nje tj...

Kush jan tradhetimet e verteta per ju...
Nqs jeni gjendur ne nje situate te tille, si keni vepruar keni preferuar te thoni te verteten apo e keni fshehur...duke shpresuar qe genjeshtra juaj do ket kembet e gjata... e sdo dali ne siperfaqe...

A ka sens te falesh dike qe te ka tradhetuar? Sepse nqs e beri njehere...ke me siguri qe sdo e bej dhe heren e dyte? Mund te kesh me besim...

cracked_heart-1802.jpg


 
Titulli: E tradhetove.... do i thuash?

nese me tregon dhe me kerkon falje, po sigurisht do e falja, dhe do i kerkoja t`largohej, asnje lloj kontakti me te, mbaron besimi
tradhetia eshte nje 'thike pas shpine' dhe besoj se duhet goxha guxim tja thuash tjetrit
s`do e beja dot dicka t`tille
 
Titulli: E tradhetove.... do i thuash?

Nuk me ka ndodhur deri me sot por nese do e tradhetoja sdo ja tregoja,,, nese do arrija ta tradhetoja pastaj do e lija,,, nese do me tregonte qe me ka tradhetuar do e falja po prap do e lija,,,,
 
Titulli: E tradhetove.... do i thuash?

do ja tregoja ....sepse do ndihesha me e lirshem dhe pastaj do ikja nga ai dhe po te me falte sdo rrija une ......
 
Titulli: E tradhetove.... do i thuash?

Teme e nxehte, shume e nxehte. :djalle:Prek shume thelle ne intimitetin e njerezve, por, njekohsisht eshte shume e drejtperdrejt.:poezi:Nje lloj eksperimentimi me qeniet njerezore te cilat eksperimente zakonisht perfundojne pa rezultate konkrete duke patur parasysh se qeniet njerezore jane te prirura qe te sillen ne menyre ta ndryshme konform situatave te njejta. Kete e them kur kam parasysh raportet shoqerore per rreth, perplot me tradheti, e gojen e kemi perplot virgjeri ( ne aspektin e tradhetise ). :boss:
Diku kisha lexuar nje thenje mbi martesen: ''Martesa eshte nje kala brenda se ciles jane te tradhetuarit e ke dera presin ne radhe te tjeret, per tu tadhetuar''! ( kete e tregojne edhe statistikat e shumta qe egzistojne mbi kete problematike). :gjujpeshk:

Jeta eshte aq dinamike sot, pastaj edhe kur analizon faktoret qe shkaktojne nje tradheti edhe pse une nuk kam arritur akoma moshen kur tradhetohet me se shumti ( 40-50 vjet):lol: nese e fusem edhe flirtin ne kete mese ( pra si tradheti) per vete them se nuk jam edhe aq aq i virgjer ne kete drejtim.:gjujpeshk: Kete e them jo nga fakti se dua tu bej qejfin por nga fakti se nuk munde ta genjeje veten.

Ta pranosh tradhetin eshte nje guxim i pertejme, ndoshta i enderruar :viola:ah si mos te egzistonte hakmarrja :tvb:apo sikur te mos ndjehesh i fyer dhe i poshteruar:ciaoo:

Sa per te qendruar ne debat them se tradhetit ndahen ne dy grupe: Te renda dhe Te lehta.

A falet nje tradheti? Assesi nuk falet edhe pse ne jetojme me to, edhe pse ato na jane bere stil i jetes, nje mundesi per te gjetur veten apo per te rigjetur,por, gjithsesi eshte gabim te tradhetosh.

A konsiderohen tradheti keto flirtet virtuale se jo rralle na sherojne shpirtin tone te semure :syze: ?
 
Titulli: E tradhetove.... do i thuash?

Se fundi kam lexuar nje studim qe nuk dij sa mund te jet i sakt, por qe eshte mjaft trishtues, kush tradheton nje here do te tradhetoj per gjith jeten, sa here qe ti jipet mundesia.
Ktu po shof se ju femnat jeni me tolerante lol. Un duke u bazuar apo jo ne studime, ma tha apo jo, me falje ose pa falje, me perpara qielli do te çahet ne dysh e detrat te thahen se sa un ta fali ate kudren qe i dhash gjithqka dhe nuk me perfilli per asgje

p.s. un nuk do tja them se pastaj e kupton qe do ta bej prap LOL
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: E tradhetove.... do i thuash?

deri tani skam tradhetuar,sbesoj se mund ta bej nje gje te tille( asnjehere si dihet te jemi real )
nga shoqeria jam tradhetuar nga te dashurat jo
nese do tradhetoja do ishte me mire qe tia thoja dhe qe do e beja,ishte ne doren e saj pastaj te me falte apo jo
gjiths edhe nese do me falte ajo do lekundej me besimin e saj ndaj meje
keshtu qe:Nje poc te bukur kur e thyen ca i ben?Do mundohesh ta ngjisesh perseri edhe pse shume e veshtire.do e ngjisesh se te pelqen jashte mase.Por sado qe ta ngjitesh preseri ciflat e pocit te thyer duken...
 
  • Më pëlqen
Reactions: 3R1
Titulli: E tradhetove.... do i thuash?

me ka puth njeher nje shok klase ... por nuk ishte reciproke...as qe nuk e prisja jo...
nuk i kam than qe me puthi por vetem qe me ka ngacmuar icik si shum...e pyeta : pse sje asiher xheloz tiiii ?
ai : ehuu te jem xheloz un per ty i bie ti vras 89% te cunave qe ti njef.. kam besim te ty dhe pik.

meqense nje shoqe e tij i beri te njejten gje dhe ai ma tha pas 5 muaj ... un do bej te njejten gje... do e shof se sa tolerant do jet ...

per te tradhtuar me kan tradhtuar sa te dush dikur... njeri prej tyre ngacmoj dhe shoqen time te ngusht... vetem pse ajo kishte nam te keq... pa ditur qe ishte shoqja ime e ngusht...
 
Titulli: E tradhetove.... do i thuash?

tradhetia eshte po aq e pranishme sa dhe dashuria,tradheton sepse e ndjen se duhet ta besh...por ka nje te keqe,tradhetia quhet gabim,kurse besnikeria sa per dukje vleresohet...nuk besoj se do tradhetoja,por nqs po sdo tia tregoja partnerit....sdo kishte arsye....

A ka sens te falesh dike qe te ka tradhetuar? Sepse nqs e beri njehere...ke me siguri qe sdo e bej dhe heren e dyte? Mund te kesh me besim...
ndersa pergjigjen e kesaj e kam dhen tek tema :nje shanc i dyte...duke then qe me mua ska shance te dyta,jo sdo ta falja,ashtu sikurse jam e sigurt qe sdo ta bente me mua po ta merrte vesh qe e tradhetoj me nje x person
 
Titulli: E tradhetove.... do i thuash?

Jo Jo fare :D sbohet llaf . C'eshte gjith ky sinqeritet :D

ke te drejt...tani po i lexoja postimet e tjera dhe vertet qe shum sinqeritet me siper,pa dashur absolutisht te nderhyj ne mendime,por puna eshte te flitet realisht: Kush eshte ai/ajo qe pasi e ka tradhetuar partnerit ka shkuar ti thote: ZEMER E DI SI ESHT PUNA,MBREME TE TRADHETOVA...ska logjike...ndoshta do te thoni,me mirr ta mari vesh nga une se nga nje tjeter,por ne momentin qe ti tradheton e merr parasysh ate rrezik,kshuqe me duket njecik se pa vend te shkosh ti tregosh atij tjetrit qe e ke tradhetuar,ngjan njesoj sikur pret nje cmim prej tij/saj meqe ia the te verteten..
 
Titulli: E tradhetove.... do i thuash?

ke te drejt...tani po i lexoja postimet e tjera dhe vertet qe shum sinqeritet me siper,pa dashur absolutisht te nderhyj ne mendime,por puna eshte te flitet realisht: Kush eshte ai/ajo qe pasi e ka tradhetuar partnerit ka shkuar ti thote: ZEMER E DI SI ESHT PUNA,MBREME TE TRADHETOVA...ska logjike...ndoshta do te thoni,me mirr ta mari vesh nga une se nga nje tjeter,por ne momentin qe ti tradheton e merr parasysh ate rrezik,kshuqe me duket njecik se pa vend te shkosh ti tregosh atij tjetrit qe e ke tradhetuar,ngjan njesoj sikur pret nje cmim prej tij/saj meqe ia the te verteten..

Un apsolutisht qe jo . sdo i tregoja :) edhe nqs se do e merte vesh nga dikush tjeter qe e kma tradhetuar do e mohoja si dreq :D jam i ndershem kshu :p
 
Titulli: E tradhetove.... do i thuash?

Do i tregoja nqs do te doja te ndahesha , perndryshe do ta mbuloja bukur e bukur dhe nuk do ta pranoja kurren e kurres .
Dihet parimi i tradhtis , mos e prano dhe po te pa me syte e saj (tij).
Po e pranove te fali dhe çifti vazhdon , atehere i bie te jete ligjeruar tradhtia ne çift .
Gjithsesi dhe tradhtia eshte relative . Po qe ndodh qe pas nje tradhtie dashuria ne çift merr vrull !!!!!!
 
Titulli: E tradhetove.... do i thuash?

Jo Jo fare :D sbohet llaf . C'eshte gjith ky sinqeritet :D
E po te tradhetoj..sdo doje ta dije?
Ta mbante per vete "sinqeritetin"?

Mendoj qe heret a vone tradhetia del ne siperfaqe...ben si ben kjo bote e eshte rumbullake...nje dite meret vesh sado i kujdeseshem te jesh...
 
Titulli: E tradhetove.... do i thuash?

tradheti shkateron nje lidhje ul moralin e te moralshmit...nje familje e shendoshe nuk do mund ta mendonte asnjeri kete gje
ky eshte mendmi im....
 
Titulli: E tradhetove.... do i thuash?

E po te tradhetoj..sdo doje ta dije?
Ta mbante per vete "sinqeritetin"?

Mendoj qe heret a vone tradhetia del ne siperfaqe...ben si ben kjo bote e eshte rumbullake...nje dite meret vesh sado i kujdeseshem te jesh...

SInqeriteti i tepert ne kete rast sjell vetem dem :D Preferoj heshtjen :)
 
Titulli: E tradhetove.... do i thuash?

Nuk e di se c'fare do beja.

Besoj se eshte me mire te kerkosh te falur, por kjo nuk eshte edhe aq e lehte sa duket. Ndonjehere jane gjera te thjeshta si kerkimi i faljes qe behen komplekse dhe nuk eshte nje vendim i lehte per tu marrur. Sidomos nese ketu behet fjale per "humbje kontrolli" dhe lidhja aktuale per ju ka rendesi te vecante.

Mbase jane vete tradhetuesit qe demtohen me shume se te tradhtuarit ne keto raste.
 
Titulli: E tradhetove.... do i thuash?

nese me tregon dhe me kerkon falje, po sigurisht do e falja, dhe do i kerkoja t`largohej, asnje lloj kontakti me te, mbaron besimi
tradhetia eshte nje 'thike pas shpine' dhe besoj se duhet goxha guxim tja thuash tjetrit
s`do e beja dot dicka t`tille

shume dakord me arlin,edhe pse mund ta dua shume,nuk do isha ne gjendje t'ia thoja,,keshtu do e humbisja xgjithnje.....
gjths,kur e ben dicka te tille,njeriu edhe mund te pendohet e nuk e ben me,si dhe mund ti pelqeje e ta beje vazhdimisht.....
kur nuk ka me besim,nuk ka me nje raport....;)
 
Titulli: E tradhetove.... do i thuash?

Kjo eshte e lehte: Nuk do e tradhetoja.

:ciaoo:
 
Titulli: E tradhetove.... do i thuash?

Tradhetine nuk e shoh zgjidhje te pakenaqesise qe mund te egzoistoje mes cifteve..nese nuk duhen, nuk repsektohen eshte me mire te ndahen se te tradhetojne njeri - tjetrin...Une per vete them se nuk do bija pre e tradhetise asnjehere...eshte gjeja me e poshter qe mund te ndodh...Nese do ma bente partneri, nuk do e falja!...Sa ''fitimtar'' mund ta quaj veten nje tradhetar i falur..kur mund ta kete bere njehere mund ta bej dhe per te dyten here...ka thy akullin aq me nuk do kete me turp per heren tjeter..Nje tradhetar per mua eshte i = me nje qyqan, me nje frigacak!...Nuk fal dot nje njeri qe mund te hedh poshte dashurin time dhe perkushtimin qe mund te keme be per te.
 
Titulli: E tradhetove.... do i thuash?

Jo Jo fare :D sbohet llaf . C'eshte gjith ky sinqeritet :D

Me ne fund dikush shume 8i siqerte deri tani persa i perket temes.
 
Titulli: E tradhetove.... do i thuash?

Kush ka tradhetuar dhe ka thene .....Po tradhetova ! S'ka burra apo burrnesha te tilla ta benin kete gje :D
 
Titulli: E tradhetove.... do i thuash?

Kush ka tradhetuar dhe ka thene .....Po tradhetova ! S'ka burra apo burrnesha te tilla ta benin kete gje :D

Me ne fund dikush qe ka te njejtin mendim si une.....

shume dakord jam me4 ty IDA
 
Titulli: E tradhetove.... do i thuash?

E kam thene edhe ne fillim se kjo teme eshte shume, shume patate e nxehte ne duart tona sidomos kur ke parasysh statistikat si barometer mates. 7 nga 10 ciftet thuhet se perfundojne me tradheti dhe nga kjo vetem nje perqindje e vogel perfundojne me ndarje gje qe tregon qarte se deshem nuk deshem ne jetojme me tradhetin e cila sillet verdalle neper kembet tona. Epo duam apo s'duam ne te merremi me nje ceshtje qe na eshte lidhur kembesh ketu qendron problemi. Se paku mendoj se si nocion, meq ajo sillet rreth kembeve, duhet ta pranojm dhe duhet ti japim mundin qe ajo te jete sa me larg nesh. Me sa shoh ne nuk munde te pranojme si nocion as ne forme virtualiteti, se paku edhe per ta diskutuar, deri sa ajo realishte jeton me ne dhe ka krijuar simbioze me ne.
Falet apo nuk falet tradhetia? Eshte lehte te thuash jo? Une them falet dhe nuk falet! Ca e falin ca jo. Njerezit zakonisht para cdo vendimi te rendesishem i masin gjerat mire. Martesa eshte nje investim mjafte i madhe qe nuk shkaterrohet edhe aq lehte. Pastaj jane edhe ca gjera tjera te lidhura kembesh qe jo aq lehte kalohen. Nuk e falim. OK. Po pas kesaj a do takojme dike qe ka tradhetuar apo nuk ka tradhetuar? A do gjejme dike qe do na tradhetoj apo nuk do na tradhetoje? Po per ata qe na sillen kembesh dhe per te cilet jetojme, femijet, a do jete me mire per te falim apo te mos falim? Pra shtuar edhe shume aspekte tjera martesa eshte nje investim qe ke investuar gjate dhe nuk munde ta hudhim ne llotari, bingo, ashtu qorrazi! Pastaj duhet analizuar mire faktoret qe sjellin deri te kjo. Duhet njohur veten me pare. A mos ndoshta ne jemi fajtori kyq qe e cytem parnerin/partneren ne tradheti? Jo rralle cifte e bejne kete! Nuk ka tradheti pa shkak dhe jo rralle shkaku gjendet mes nesh, nese vet ne nuk jemi shkaku.

Per te parandaluar kete ne duhet te bejme mundin te cilin jo rralle nuk e bejme fare. E harrojme fare ate luften e perditshme qe duhet te bejme per ta mbajtur gjalle. Ne te gjithe e kuptojme se per te fituar eshte me lehte se sa per ta mbajtur te fituaren. Ne jo rralle mendojme se me diten e marteses kemi fituar luften dhe nuk e llogaritim qe kemi fituar vetem nje beteje. Derisa sa jeta eshte lufte dhe deri sa martesa eshte pjese e jetes duhet kuptuar se edhe martesa eshte pjese e luftes. Andaj duhet te luftojme cdo dite per ta rifituar nese e kemi humbur. Duhet te luftojme cdo dite per te bere njeri/tjetrin me te denjet per njeri/tjetrin. Duhet te luftojme qe ai/ajo perfundimisht te jete i yni. Vetem i yni. Dhe nese ndalemi se luftuari kemi humbur se tradhetia (armiku) eshte ke kembet. Te gjithe ne e kuptojme se: Lumi fle e armiku nuk fle. Andaj luftoni cdo dite nese nuk doni te jeni humbes. :gjujpeshk:
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: E tradhetove.... do i thuash?

Kur te tradhetoj do ju them ..........
 
Titulli: E tradhetove.... do i thuash?

Kitrrush na fute ne mendime. Dje e dhashe nje pergjigje te shkurter ne kete teme dhe sot po e sqaroj, tradhetine ne pergjithesi sipas mendimit tim. Gjithnje i kam gjykuar te tjeret sikurse veten (ndoshta veten pak me ashper). Ama nje diçka qe nuk do ia beja kurre dikujt e sidomos dashurise se jetes sime, do prisja te njejten gje edhe nga ai. Te sqarohem me tej:

Perse duhet une te mendoj per faljen/pranimin, kur AI qe e beri nuk mendoi as edhe nje sekonde apo minute te vetme se ajo qe po kryente ose ishte gati per te kryer, ishte diçka jo e drejte, e dhimbshme dhe e pajelueshme per raportin midis nesh (ç'faredolloj arsye te kete patur ai)? Nje veprim i tille do te ishte mungese respekti, shkaterrim dinjiteti, besimi, verberim ndjenjash, mosvleresim karakteri. Humbje do te kete ai, sepse eshte ai qe me humb mua, fare thjeshte, pa denjuar te jete i sinqerte per problemet apo nevojat qe mund te kete pasur, pa denjuar te mendoj se ajo qe po bente ishte GABIM, SHKATERRIM... pa menduar se kam dike ne kete bote qe me do dhe e dua, keshtu pse me duhet ta shkaterroj, qofte dhe per nje cast debulese?!

Madje, deri diku mendoj qe mos-falja e tradhetise per mua do te ishte nje SHPETIM! Pse? Sepse te pakten pata fatin te marr vesh se me ke kam te bej dhe se i kam dhuruar cdo gje te timen sikurse dhe sakrificat e mia, nje personi qe NUK i meriton aspak! Me fjale te tjera, nuk eshte i denje per nje dashuri te timen. Nuk eshte i denje, te vleresoj sinqeritetin, besnikerine, dinjitetin, moralin, karakterin tim si nje femer. Nuk eshte egoja ime (qe nuk e fal), qe shkakton dhimbjen, ndarjen, eshte akti i PARAMENDUAR dhe EGOIST i tij, dhe jo i imi! Nuk eshte egoja ajo qe me ben mua te mos bashkangjitem e mostoleroj tradhetine, eshte FISNIKERIA, DINJITETI qe kam une si FEMER, por qe ai, do ti merrte neper kembe ose qe do ti nenshtronte.

Pastaj, ju pyesni po nese behet vetem nje here te vetme? Sa siguri por po dhe e besueshme do te isha une, nese ai te thote sikurse dhe premton se do te jete hera e pare dhe e fundit qe ai tradhetoi? Ai qe s’mendoi njehere, mund te mos mendoje dhe dy, tre e kater. Nuk ishte premtimi, dashuria, sinqeriteti, besnikeria dhe respektimi i dy paleve ne kete lidhje...? Nuk eshte premtim, kur i thua njeriut qe dashuron, se e do me gjithe zemer e shpirt, dhe se eshte AI/AJO qe ti dashuron e JO NJE TJETER! Te gjitha keto ishin premtime, premtime te cilat ai i shkeli e i flaku jashte, perse..? Sepse egoja e tij, kishte verbuar zemren e tij sikurse çdo gje tjeter. Mund te jete dhe dobesi mashkulli, dhe kjo per mua eshte me e veshtire per tu luftuar. Por nese eshte qofte njera si dhe tjetra, si mund te falesh? Kush me garanton mua se nuk e perserit? Besimi qe ishte atje, u shkaterrua. Sinqeriteti u flak tutje, dashuria u hijezua, u ç’ngjyros! Te gjithe e dime, nese nuk ka dashuri, drejtesi, fisnikeri, nder, asnje rend gjerash nuk mund te qeveris me.
Besimi dhe dashuria jane aq delikate por dhe aq te shtrenjta, si nje kristal (qelq), nese thyhet zor se ngjitet perseri, eshte veshtire, shume veshtire. Pastaj, ne njerez jemi e si te tille, koshienca dhe mendja nuk na le te qete per te menduar se nje tradheti nuk mund te ndodh serish. Gjithmone, do te jetosh ne ankth, medyshje e frike, pse mos eshte ajo jete qe meritoj te bej? Nuk mendoj se eshte! Une kerkoj qetesi, dashuri, sinqeritet, stabilitet e lumturi ne jeten time, nese nuk kam mundesi t'i krijoj me dike, atehere me mire vetem, po po, me mire vetem le ta jetoj kete jete!

Ndoshta, ama ndoshta, nese mund te ishte tradheti e kryer brenda nje lidhje martesore dhe nese ekzistonin femije ne kete mes, dhe mundet te falja, ku falja do te behej per hir te femijeve (pasi ato jane ekzistenca me pafaj dhe me engjellore ne kete bote), sakrifice e ç’do nene (por dhe kjo e bere, nese e shikohet e arsyeshme, nese shihet nje drite shprese). Theksoj, e gjithe kjo duhet te shihet si çeshtje principesh/moralesh, ku ç’do femer ashtu sikurse une mbartim (ne nje menyre apo tjeter).
 
Titulli: E tradhetove.... do i thuash?

kam tradhetuar por ne fakt nuk quhesh sepse ishim ne njojte e siper , por ate qe kam bere eshte qe para se te tradhetoj kam biseduar qet me partneren time dhe thjesht i kam dhene te kuptoj qe nuk dua te vazhdoj me me te , me dha doren dhe me tha qe me mire qe ma the se sa te me tradhtoje , do e beja perseri sepse nuk eshte mire te mbeshihesh mbrapa gishtit tend , genjeshtra i ka kembet shume te shkurtra.....
 
Titulli: E tradhetove.... do i thuash?

Ju qenkeni teper te sinqerte :D un per vete sdo i tregoja
 
Titulli: E tradhetove.... do i thuash?

Sigurisht qe do i them nese do te ishte ndonje qe ja merrte ne kethese,pastaj tradhetine e kane frike vetem ata qe e meritojne,para se te kerkosh tradhetine kerko pse te tradhetoi,shume here ka te drejte ''tradhetari''.
 
Titulli: E tradhetove.... do i thuash?

Sigurisht qe do i them nese do te ishte ndonje qe ja merrte ne kethese,pastaj tradhetine e kane frike vetem ata qe e meritojne,para se te kerkosh tradhetine kerko pse te tradhetoi,shume here ka te drejte ''tradhetari''.

Haha , kurse une do thoja qe tradhtari ka perhere nje arsye te mjaftushme per ta justifikuar veprimin .
Mund te japim dhe shembuj konkret tradhtie per ta illustruar .
 

Konkursi Letërsisë

  • Kur shiu pushoi

    Votat: 5 33.3%
  • Luna

    Votat: 8 53.3%
  • Në rrugët e qytetit

    Votat: 5 33.3%
Back
Top