Titulli: E tradhetove.... do i thuash?
Kitrrush na fute ne mendime. Dje e dhashe nje pergjigje te shkurter ne kete teme dhe sot po e sqaroj, tradhetine ne pergjithesi sipas mendimit tim. Gjithnje i kam gjykuar te tjeret sikurse veten (ndoshta veten pak me ashper). Ama nje diçka qe nuk do ia beja kurre dikujt e sidomos dashurise se jetes sime, do prisja te njejten gje edhe nga ai. Te sqarohem me tej:
Perse duhet une te mendoj per faljen/pranimin, kur AI qe e beri nuk mendoi as edhe nje sekonde apo minute te vetme se ajo qe po kryente ose ishte gati per te kryer, ishte diçka jo e drejte, e dhimbshme dhe e pajelueshme per raportin midis nesh (ç'faredolloj arsye te kete patur ai)? Nje veprim i tille do te ishte mungese respekti, shkaterrim dinjiteti, besimi, verberim ndjenjash, mosvleresim karakteri. Humbje do te kete ai, sepse eshte ai qe me humb mua, fare thjeshte, pa denjuar te jete i sinqerte per problemet apo nevojat qe mund te kete pasur, pa denjuar te mendoj se ajo qe po bente ishte GABIM, SHKATERRIM... pa menduar se kam dike ne kete bote qe me do dhe e dua, keshtu pse me duhet ta shkaterroj, qofte dhe per nje cast debulese?!
Madje, deri diku mendoj qe mos-falja e tradhetise per mua do te ishte nje SHPETIM! Pse? Sepse te pakten pata fatin te marr vesh se me ke kam te bej dhe se i kam dhuruar cdo gje te timen sikurse dhe sakrificat e mia, nje personi qe NUK i meriton aspak! Me fjale te tjera, nuk eshte i denje per nje dashuri te timen. Nuk eshte i denje, te vleresoj sinqeritetin, besnikerine, dinjitetin, moralin, karakterin tim si nje femer. Nuk eshte egoja ime (qe nuk e fal), qe shkakton dhimbjen, ndarjen, eshte akti i PARAMENDUAR dhe EGOIST i tij, dhe jo i imi! Nuk eshte egoja ajo qe me ben mua te mos bashkangjitem e mostoleroj tradhetine, eshte FISNIKERIA, DINJITETI qe kam une si FEMER, por qe ai, do ti merrte neper kembe ose qe do ti nenshtronte.
Pastaj, ju pyesni po nese behet vetem nje here te vetme? Sa siguri por po dhe e besueshme do te isha une, nese ai te thote sikurse dhe premton se do te jete hera e pare dhe e fundit qe ai tradhetoi? Ai qe s’mendoi njehere, mund te mos mendoje dhe dy, tre e kater. Nuk ishte premtimi, dashuria, sinqeriteti, besnikeria dhe respektimi i dy paleve ne kete lidhje...? Nuk eshte premtim, kur i thua njeriut qe dashuron, se e do me gjithe zemer e shpirt, dhe se eshte AI/AJO qe ti dashuron e JO NJE TJETER! Te gjitha keto ishin premtime, premtime te cilat ai i shkeli e i flaku jashte, perse..? Sepse egoja e tij, kishte verbuar zemren e tij sikurse çdo gje tjeter. Mund te jete dhe dobesi mashkulli, dhe kjo per mua eshte me e veshtire per tu luftuar. Por nese eshte qofte njera si dhe tjetra, si mund te falesh? Kush me garanton mua se nuk e perserit? Besimi qe ishte atje, u shkaterrua. Sinqeriteti u flak tutje, dashuria u hijezua, u ç’ngjyros! Te gjithe e dime, nese nuk ka dashuri, drejtesi, fisnikeri, nder, asnje rend gjerash nuk mund te qeveris me.
Besimi dhe dashuria jane aq delikate por dhe aq te shtrenjta, si nje kristal (qelq), nese thyhet zor se ngjitet perseri, eshte veshtire, shume veshtire. Pastaj, ne njerez jemi e si te tille, koshienca dhe mendja nuk na le te qete per te menduar se nje tradheti nuk mund te ndodh serish. Gjithmone, do te jetosh ne ankth, medyshje e frike, pse mos eshte ajo jete qe meritoj te bej? Nuk mendoj se eshte! Une kerkoj qetesi, dashuri, sinqeritet, stabilitet e lumturi ne jeten time, nese nuk kam mundesi t'i krijoj me dike, atehere me mire vetem, po po, me mire vetem le ta jetoj kete jete!
Ndoshta, ama ndoshta, nese mund te ishte tradheti e kryer brenda nje lidhje martesore dhe nese ekzistonin femije ne kete mes, dhe mundet te falja, ku falja do te behej per hir te femijeve (pasi ato jane ekzistenca me pafaj dhe me engjellore ne kete bote), sakrifice e ç’do nene (por dhe kjo e bere, nese e shikohet e arsyeshme, nese shihet nje drite shprese). Theksoj, e gjithe kjo duhet te shihet si çeshtje principesh/moralesh, ku ç’do femer ashtu sikurse une mbartim (ne nje menyre apo tjeter).