E paprecedentë! Modelen e zbresin nga avioni prej gjoksit 10 kilogramë

modelja-2.jpg
Influencuesja e Instagramit, Mary Magdalene, bëri bujë të madhe pasi u zbrit nga avioni për shkak të gjoksit të saj të stërmadh, që peshon 10 kilogramë. Modelja kanadeze tani po kërcënon me padi, pasi linja ajrore “American Airlines” e ndaloi atë të fluturonte drejt SHBA për shkak se “dukej shumë eksplicite".

Pas kësaj ngjarjeje, shumë njerëz po pyesnin se kush ishte kjo "Maria Magdalena"! Në fakt, nëse kërkoni emrin në ‘Google’, Wikipedia do të tregojë Maria Magdalenën, e cila sipas katër ungjijve kanonikë udhëtoi me Jezusin si një nga ndjekësit e tij, ishte dëshmitare e kryqëzimit dhe ringjalljes së tij.

Epo, kjo Mary Magdalene e historisë në fjalë është një modele kanadeze dhe influencuese në Instagram, e famshme për operacionet e saj të shumta estetike. Ajo nuk është vetëm një yll i rrjeteve sociale, por edhe një person i varur nga operacionet plastike. Mosha e saj është rreth të 30-tave dhe fiton shumë para përmes profesionit të saj. Vlera e saj neto e vlerësuar është 800 mijë dollarë.

Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram numëron shumë ndjekës. Po përmes këtij rrjeti social, ajo ka bërë publik pretendimin kundër linjës ajrore, pasi iu refuzua fluturimi i fundit nga Kanadaja në Dallas për shkak se dukej "shumë eksplicite".
Screenshot_20220604-110234_Chrome.jpg

Mary Magdalene tha gjithashtu se u zbrit menjëherë nga avioni, me një biletë prej 5.000 dollarësh të blerë që i shkoi dëm. Ajo thotë se nuk e pranon arsyen e dhënë nga ekuipazhi i linjës ajrore, sipas të cilit po mbante kufje në vesh dhe injoronte udhëzimet e stjuardesave.

Në vend të kësaj, modelja pretendon se e kanë zbritur nga avioni ngaqë gjoksi i saj është shumë i madh. Tani, ajo po shfryn kundër diskriminimit dhe e quan këtë përvojë të neveritshme dhe çnjerëzore.

Në një “selfie” të postuar nga avioni, modelja ka veshur një palë sytjena sportive dhe ka kufje në vesh, por thotë: “Është e qartë se cili është faulli im më i madh. Natyrisht veshja ime është arsyeja pse më larguan, sepse dukem shumë eksplicite. Kjo nuk është e ligjshme, ndaj do ta padis kompaninë ajrore”.

noa.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top