E pabesuesheme| Për vrasësin e çiftit çek po kërkohet që të …

Kresha

A pretty face can never trick me


Kreu i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve, Nikoll Shullani banor në të njëjtin fshat me vrasësin e 2 turistëve çek në emër të komunitetit tij rrëfen se ndihet i trishtuar për këtë krim monstruoz siç e quan ai.

Shullani rrëfen se ngjarja duhet trajtuar sipas zakoneve të kanunit, ku familja e të riut duhet të largohet nga fshati e t’i digjet shtëpia.

Ndërsa si për ndëshkim për 20-vjeçarin Sokol Mjacaj, Shullani kërkon varjen me litar në fshatin Lotaj

“Unë sot flas jo si Kryetar i Shoqatës së Misionarëve të Paqes,por si banor i fshatit Lotaj i lindur në atë fshat. Unë kërkoj dy gjëra se nuk njolloset një fshat as një krahinë për një njeri, për një kriminel të lindur. Nuk është hera e parë e atij djalit që ka bërë ato veprime. Unë kërkoj dy gjëra në bazë të zakonit kanunor të mblidhet fshati edhe ta nxjerrim nga fshati përfundimisht babën e tij dhe vllan e tij edhe mos të shkojnë në asnjë fshat tjetër sa të jetë zoti zot. Me i djeg shpinë e me i pre pemtë në bazë të zakonit kanunor për turpërisinë që ka bërë. Ndërsa për problemin e paralizave të shtetit unë kërkoj varjen në fshatin Lotaj për djalin.”- u shpreh për A1 Report Nikoll Shullani.

//gazetanewborn.net
 
Titulli: E pabesuesheme| Për vrasësin e çiftit çek po kërkohet që të …

Ik re ti....cfaj ka babi apo vllai pfffffffff
 
Pe: E pabesuesheme| Për vrasësin e çiftit çek po kërkohet që të …

Jemi të civilzuarë, apo si është halli?

Dënim po, por vetëm atij që ka kryer veprën.
Koha e primitivizmave ka kaluarë.
 
Titulli: E pabesuesheme| Për vrasësin e çiftit çek po kërkohet që të …

ja cfar i ka mesu kanuni ,me ja lendun familje qe nuk kan asnje faj :bravo:
 
Titulli: E pabesuesheme| Për vrasësin e çiftit çek po kërkohet që të …

Dhe per ironi shoqata qe ky udheheq u quajkerka (quajkerka hajde hajde).. shoqata e misionareve te paqes. Theksi te 'paqes'.

Do te kishte bo mire ky zotriu me ja fut 1 pjate paqe dhe me e relaksu pak veten. Kanuni eshte nje relike qe ka sherby mire, nje here e nje kohe, si rregullator i shoqerise. Tani vendin duhet ta kete ne librat e historise.
 
Titulli: E pabesuesheme| Për vrasësin e çiftit çek po kërkohet që të …

Mekat,sa i ri duket..perse valle e shkaterrojn jeten per asgje, dhe familjen.. tash del dikush i paqes, qe flet per cdo gje, vec per paqe jo....
Mekat
 
Titulli: E pabesuesheme| Për vrasësin e çiftit çek po kërkohet që të …

Ohuuuu kshu tha Kryetari i shoqtaes per pajtim :eek:kidoki:

Ta gezoje kryetarllekun me jete te gjate ky :confused:
 
Titulli: E pabesuesheme| Për vrasësin e çiftit çek po kërkohet që të …

Ka njeri te llogjikshem ti marri seriozisht keto qe thote ky kryetari i "paqes"!? Ne ke epoke jetojme per denime te tilla....pfff
 
Titulli: E pabesuesheme| Për vrasësin e çiftit çek po kërkohet që të …

Ku jemi ne mesjete?
keta nga emri me duken katolik, kane lexuar vangjel ndonje here keta apo jo! Apo mbizotron kanuni i maleve
 
Titulli: E pabesuesheme| Për vrasësin e çiftit çek po kërkohet që të …

Kryetar i shoqates te paqes nga "titulli", a lum kush te ka ven aty ku je
 
Titulli: E pabesuesheme| Për vrasësin e çiftit çek po kërkohet që të …

Regres i thelle
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top