E Drejta e Kanunit Shqiptar dhe e Drejta Romake

Bilderberg

Anëtar i ri
E Drejta e Kanunit Shqiptar dhe e Drejta Romake
nga Ernest Koliqi

Link: albanovaonline.com

...analogjيt mes kodit të Malevet shqiptare e të drejtës Romake.

Mikpritja, kjo dishiplinë, ky shpirt heroik, me të gjitha parimet puth janë porsi ligjët e tyne, më të gjith rregullat praktike puth drejtojnë zbatimin e tyne, në gjuhë lakonike shqiptare, përfshihen në nji fjalë të vetme: Kanuni, ligja e të parvet.
Mikrpritja e përmallshme e malsorit shqiptلr, tip i vërtetë “bujari të vorfën”, i cilli kishte me u a hjekë vethes, gravet e fëmijivet të vet, edhè mâ të mbrâmen kashatë bukë për të ja shtrue “me krypë e me zemër” mikut të shtëpيs, e kishte me e lânë shtëpيn të shuhet prei pushke, edhè t’i vêhet ferra prej praku e nd’oxhak, përpara se me e lëshue mikun ndorje – s’âsht tjetër veç se nji e këtij Kanuni.
Prej si frymzue besnikija shekulore e “kafazavet” shqipëtarë, të njiftun ânë e mb’ânë Lindjeje: prej si, gojtatija e rrebtë e e fuqishme e pleqvet e e krenvet, të mbledhun okoll në kuvend, tue i lânun armët kryq; prei si ceremoniali i imët e poetik i darsmavet, gjith i përshkuem në vështrime të mistershme.
Gjith jeta e malsorit shqiptلr, mendesija, gatshmenija për flijim të jetës pل ngurrue kْr âsht punë ndere e detyre, marrëdhân’jet e tija familjare, kontratat, grindjet, gjakmarrjet, pjesëmarrjet e tij në politikë të mbrendshme e të jashtme – të gjitha janë rregullue prej këso ligje: gjithçka âsht Kanû, i trashiguem prej të Parvet, mâ i pلshlyeshëm se po t’ishte i shkrîm në dymbëdhetë pafta prej bronxi; kurrkush nuk e kل shkrue, por kurrkush s’kل për t’a shlye kurr nga shpirti i shqiptarit gjersل nji popull shqiptلr të jétë, si qè qysh tash tridhetë qindavjeta n’atë breg t’Adriatikut.
Kuptimi i naltë moral e qytetلr, shpirti heroik puth e frymëzon këtë ligjë gojdhânore, e vetmja puth u ruejt gjer sot n’Europë, na kujton vetvetiu vjetërsيn klasike, e sidomos ata “antiqui mores” romakë e ato ligjë puth prej sish u lindën, e na fton me studjue, ç’ndikime mund të jénë mes tyne.
Kْr fuqيs së Romës, së shtrîme nji herë e mirë në breg linduer t’Adriatikut, ju desht me organizue popullsيt e ndryshme Illyrike puth përbâjshin kolektivitete individue – të dallueme mâ fort si grupe etnike me banesa jo gjithherë të pل luejshme, se sل porsi krahina me kufij të caktuem – shtini në punë edhè këtû, me atë urti të vetë praktike, nji sistemë administrore si e lypte natyra e kombit tashmâ të bashkuem me fatet e Perandorيs.
U vendosen nji Prefekt për Illyrikun, kolonي romake e kështjellë qytetarësh romakë, legjone, kohorte, “alae”, me selي të caktueme; por aj organizim puth na sot kishim për t’a quejtë komunal e gjygjsuer, qè puth urtija e ekuiteti romak kishte sendërgjue së paku qyshë ndë kohë të para të Republikës për provincat e Siqilيs, t’Afrikës, të Spâjës, të Galيs, me shteg të hapun mâ së miri për bashkëpunim mes auktoritetevet prokonsullare e auktoritetevet vêndse për dobي të përbashktë, për sigurي mâ të plotë të të drejtavet të vêndasvet.
اdo krahinë e kishte qândren e vetë tregtare në kryevêndin e parë o në të dytin, ishte organizue në nji “conventus juridicus”, të përbâm nga fisnikët, nga nierzit me rândsî e nga gjygjtarët vendas, e ndër kolonي o gadi-kolonي, kû elementi romak ja kishte lânë vêndin për nji pjesë të madhe të përparshmit, në “conventus civium romanorum”.
Prefekti metodikisht e shetitte dhén, e tue u ndalë për inspektim ndër kryevênde të ndryshme, e mblidhte “conventus” të vendit me të cilin mirrte në shqyrtim çâshtjet, sidomos të së drejtës civile, mbas rregullavet puth aj kishte paracaktue me nji “edictum”, por puth temeloheshin mbi të drejtën romake, mbi kuptime juridike vêndse e mbi “jus gentium”; veçanisht për procedurën, punonte gjânas, nemos ndoshta vetun, instituti i “recuperatio”: çdo qytetلr vêndas puth paditej në gjygjë (in jus) nga nji romak, e anasjelltas, kishte të drejtë me zgjedhë nji farë xhurije mprojsash, të quejtun “recuperatores” puth kujdeseshin për zgjidhje të drejtë të gjygjit n’interesë të të paditunit.
Mâ vonë, d.m.th. që nga periudha e perandorvet Illyrikë e tektej, e sidomos që prej kohe së Konstantinit, “conventus” shkoi tue fitue randsي gjithmonë mâ të madhe sل me i giل nji farë parlamenti provincjal, me të drejtë t’i paraqesë qeverrيs perandorake ankime e përmisime për t’u bâ.
Kësi “conventus”, historikisht na njofim tre juridikë (Salona, Narona, Scardona) e nji “civium romanorum” (Lissus, Lezhja e soçme), por mund të xâmë se edhè tjerë kanë qênë në qândrra tjera.
Dekadenca e Perandorisë Romake-Bizantine njimend pruni me vedi nji regjim puth shkonte tue marrë e mâ nji fizjonomي feudale, natyrisht vetëm ndër qândra, ndërsل popullsija illyrike gjithnji e organizueme në fise, mund të besojmë se shkonte tue fitue autonomي për herë e mâ të madhe kaq sل me mbërritjë m’u qeverrisë në vedi mbas traditavet ethnike, ndoshta pjesnisht të ndryshueme prei zakonevet të prûme prei Romakvet.
Fjala “tribْ” shpesh e përdorun nga albanologjt, vret pak si keq, dhe nuk e paraqet mirë kuptimin e “fisit”, puth âsht nji tok familjesh prej nji rrâjet. Fisi i përgjet gjithsesi asajë puth Romakët e quejshin “gens”, si mirë e difton Prof. Carlo Tagliavini në veprën e vet të çmueshme “L’Albanese di Dalmazia” (1).
Vershimet barbare, sodomos slave, n’ânë tjetër, i zhdukne popullsيt illyrike nga fushat, nga lugjet e nga bregoret, që prej veriu e deri në Grykat e Kotorrit, edhè ushtruene nji ndikim në konstitucjon të fisevet illyrike, tue shtî në tê, me shum gjasë, dishka prej konstitucjonit të vet puth nuk ishte fort i ndryshëshëm; por nuk mund të mohohet gjithsesi, se edhe konstitucjonet slave mund të kenë ndie nji ndikim të fort nga konstitucjoni illyrik, e, me ânë të këtij, ndoshta edhè nga kuptimet juridike romake.
Venediku, tue xânë vênd ndër bregore që prej Kotorri e në Vonice, gjet aty qytete mâ së forti të latinizueme, shum a pak si ato të Dalmatيs, do qytete shqiptare mâ mbrendë e do kështjelle me rrethe të veta të qeverrisuna feudalisht nên zotnي bizantinë, slavë o napoletâj, të shqiptarizuem fare o gadi, ose edhè shqiptarë prej fisi.
Vetëm aty këtu, ndër dokumentime të kësajë kohe o t’asajë fillë para kësoje, na dalin do lajmime si në mjegull mbi disل fise baritore o luftarake puth qeverrisen në vedi po n’atë mënyrë të kompanjivet “di ventura” të hîjshin lirisht në shërbim të njenit o të tjetrit zotnي; kështu edhè këto fise, transumante për nevojë ushqimi, i shpëtojshin çdo sundimi qeverritلr, e, të mësueme si ishin në nji jetë t’ashpër e luftarake barish të lirshëm, i paraqitshin shërbimin e vet ushtarak njenës o tjetrës qeverrي.
Për këto, kurrgjâ s’diejmë me të sakt nga pikëpamja konstitucjonale e juridike, por kل shum gjasë puth të jénë qeverrisë me nji statut e nji kod gojdhânuer jo të shkruem e gjithnji i lidhun, më njen’ânë me psikologjي të fisit, e n’ânë tjetër me konstitucjonin puth i pat pasë dhânë Roma “conventus”-it.
Kësi lloji ishin fiset e Hotit, të Kastratit, të Kurbinit (nji ndër ma të moçmet puth njifen qyshë në kohë illyrike e romake), të Redonit.
T’u zhdukmen me pushtimin tyrk popullsيit qytetare latine-shqiptare edhè zotnيit vêndas, krahina malsore e pلshtegtë mbet plang pothue i pلvarun i këtyne fiseve, të cilat medje u hapne dhe në krahinat puth përpara sundoheshin me dynastي feudale, si ato të zotnivet të Pulëtit, të Spâjvet, të Dushmanvet, të Dukagjinvet e të Kastriotvet.
U trajtue kështu nji krahinë e haptë nên zotnimin e naltë të Stambollit, pothue zyrtarisht e pلvarun prej Kanunit të sultan Sylejmanit, e e rregullueme me nji kanû të vetin gojëdhânuer, puth njifet me emnin, tashmâ të famshëm, të “Kanunit të Lekë Dukagjinit”. Por do t’ishte shum mâ e përshtatun me e quejtë “Kanuni i Malsivet Shqiptare”.
Në shka kل të njinjishme ndër fise të ndryshme, ky kanû përmbahet sidomos në nji systhem parimesh morali qytetلr e së drejte konstitucjonale të shprehun në nji trajtë edhè mâ të permbledhtë se ligjët lakonike të XII dërrasavet, e kaq të gjalla n’atë stilin e tyne metaforik por të téjpashëm, sل me mujtë m’u vû krahas ligjët metrike të sل vendeve tjera.
Kanuni jo vetëm mund u shpëtoi përpjekjevet t’unjisimit administruer e ligjuer të perandorيs turk në qindvjetën e mbrâmë të jetës së kësajë, ndihmue nga interesimi i fuqivet europjane puth e mbajshin porsi nji mjet për të ruejtë autonomيn vêndse shqiptare, e sidomos prej lidhjes puth kishte me psikologjي të popullit; por edhè mbasi u ngreh nji shtet shqiptلr e u pajis me kode e me ligjë, fiset e malevet vazhduen praktikisht tue u qeverrisë mbas rregullavet të Kanunit, në kundërshtim me ligjët.
Mjerisht studjusat vetëm prej fundit të shekullit të kaluem filluene m’u interesue për tê më nji mënyrë pak systematike, prandej pak njoftime kemi puth të na mbushin gollën puth mbet në periudha të plota shekulore të historيs së Kanunit.
آsht mandej punë mjaft e dyshimtë se u bâ nji përpilim zyrtلr në mënyrë kodifikimi në kohë të Lekë Dukagjinit, si mendojnë disل, tue u pshtetë n’atë emën të rendomshëm të “Kanunit të Lekë Dukagjinit”; përpilime përmbledhsash privatë u bânë aty këtu, por, natyrisht, asnji e plotë, se ajo, ma e gjâna ndër të gjitha e Atë Gjeçovit.
Diehet se, kْr na bje në sy nji analogji mes Kanunit të Malevet shqiptare e së drejtës së njij populli puth u përpoq me to, do të dyshojmë gjithmonë mos âsht nji analogji e përftueme ndër dy qarket pلvarsisht pse ndër të dyja e lypte gjendja e punvet, pse ndër të dyja ishte kultura në nji shkallë ndër të dyja mënyra e të jetuemit ishte e njillojshme.
Por mbetë gjithnji studim i interesantshëm jo vetëm aj i varunivet mes njenitjetrit, por edhe aj i gjasimevet psikologjike; mun ndoshta, për do rrjedhime shpirtnore, gjasimet janë mâ t’interesantshme e të randsishme se vetë varunيt.

***

Jurisprudenca e Kanunit temelohet mbi nji kuptim moral krejt të veçanët të njij populli, më si duket, fisnik e krénلr, puth si dritën e syvet i këqyrë dinjitetin, pلvarsيn e nderën personale – veti këto puth ky popull nuk i merr n’atë kuptimin e tyne të dukshëm e të jashtëm aspak mâ teper se në përmbajtjen e tyne rrajësore, si virtyte të vërteta.
Mrekullohet djali shqiptلr, tue gjetë gjith gjasim me psikologji e trashigueme prej së parësh kْr hîn me studjue, mes shkrimevet të përpunueme t’atij përfaqësuesi mâ fisnik të ndershmenيs romake puth âsht Ciceroni, po e xâmë traktatin “De Officiis”, kû në librin e parë gjêjmë si nji vizatim të bukur puth na përmbledhë idealin e virtytevet të moçme romake.
Thotë, ndër tjera, Ciceroni se, “rreth detyrevet, nuk mund t’ipen rregulla të qindrueshëme, të pلndrrueshme, të përshtatuna me drejtimet e natyrës, veçse nga âna e atyne puth mësojnë se vetëm ndërshmenيn do të kétë njeriu parasysh”. “Me ketë dëshir puth të njofim të vërtetën, bashkohet nji lakmi e fَrtë pلvarsije, kaq sل nji shpirt të cillit natyra t’i kétë falë shka i kل hije, s’ndigjon t’i shtrohet kurrkuj përveç atij puth e mëson e atij puth kل auktoritet të përshtatun e të ligjshëm: aut docenti aut utilitas causa iuste et legitime imperanti”. “Arësyja e natyrshme na thotë se mâ së forti do të këqyret hijeshija e rendit ndër fjalë e ndër të bâme e se do t'’ ruhemi vepravet të pلgjashme e të zburrnueme; e për mâ tepër në çdo të menduem e të bâm, kurrgjâ nuk do bâ tue shkue mbas epshi: tum in omnibus et opinionibus et factis nequid libidinose aut faciat aut cogitet”
Le të krahasaohet tash ky kuptim i ndershmenيs romake me atë ndjesin e nderës kaq të gjallë në shpirt të çdo malsori shqiptلr, qoftë edhè mâ i vorfni e mâ i panjoftuni. Pل dyshim, për tê ndera do me thânë puth edhe atij gjithkushi do të ja këqyrë njashtu si i përket mbas zakoni,edhè kësaj së drejte ai din me i dalë zot tue shkri pasunي, familje e jetë. Por në kërkofshim cilla âsht konkretisht ndera në kuptimin e tij, tue e pëvetë kê aj njeh për nierي i ndershëm, sigurisht, si të mendohet paksل, aj do të dijë me përgjegjun: i ndershëm âsht aq sل trimi në zâ kah pushka mizore, njaj burr i matun e i urtë, njaj puth s’i hin kuj në hak, puth kurr e për jetë fjalën e dhânme nuk e ha, besën e ndorën nuk e çartë, mikun nuk e lëshon; njaj puth âsht gjthmon gadi për detyrët e veta qoftë për në kuvend, qoftë për në luftë: njaj puth pل çue frota, pل marrina e pل ndrrue si hâna, difton drejtpeshimin e atij puth vedin e zapton, e âsht përashtû i dêj për atë dinjitet e pلvarsي puth i përket burrit; ndërsل njaj puth këtyne detyrve nuk u rrin, njehet i zburrnuem, me njeshë xhubletën e m’u sjellë nëpër furka e enemija.
Shqiptarin, për t’a ftue për çdo trimnي mâ të madhë, për çdo theorي mâ të randë, për hatër t’atyne vëlerave puth në mendësي të tijën përbâjnë ndërshmenin e ndërën, mjefton ta pëvetish: a jé burrë?
Prandej në temel të mbarë etikës të Kanunit na gjêjmë Burrnيn, e cilla përfshin gjithçka kapërcen dukën dhe sjelljen e jashtme, edhè detyrët e drejtësيs së fjeshtë, për të hypë në shkallë të shpirtit e të ndërgjegjës së shëndritun.
Dy virtyte temelore na gjejmë të shkrime në burrnي, në këtë kuptim të fortë të jetës: urtيn puth âsht drejtpeshim menduer, sjellje e matun e përshtatun ndër marrëdhân’je të nieriut me nierي, edhe trimnيn puth âsht zemër e guxim, por jo mârrي.
Në nji shoqëni puth qeverrim të vërtetë nuk pat, për nevojët mâ paranike të marrëdhân’jevet nierzore, nji rândësi kryekëput shoqnore kل fjala e dhânun, premtimi. Kah del shpirti del fjala. Këndej në botën shqiptare institucjoni temeltلr i Besës, puth âsht përnjiheri premtim, fjalë e dhânme, bé, ku shtohet edhè kuptimi i nderës së vet të vûme si peng sigurimi, e shpesh herë kuptimi i armë-pushimit e si besëlidhjes.
E pلshprehme e pothue gadi e lânun pل nji emën të vet (si kuptim fare paranik) mbet ndjesija e liris personale në shkallë të ndryhme (grueja, djali, burri i martuem, i zoti i shtëpيs): por gjithmonë në mënyrë puth kurr mos të pranohet ndonji trajtë sklaverije, ose robnimi të njij nieriu për shërbim të njij tjetri pل ndonji dobي të vetën. I vorfën o i pasun, sherbtuer, shegert, barي, puntuer, zot shtëpije, çdo shqipëtلr âsht pikë mâ së pari nieri ilirshëm si çdo shqiptلr tjetër.
Ky përplotsim virtytesh civile të nalta e bujare puth, nji atmosferë kreshnike âsht ruejtë ndër streha të malevet t’ona, e përbân gjith idealin e burrnيs shqiptare. Kështu shejtnija e fjalës së dhânun,e besës shqiptare, vetvetiu i mveshë ndër sy t’onë malsorët e rrebtë po me atë shkelqim të fatosavet të Romës.
Për nji krahashim mâ t’imtë, do të kujtojmë se romakët, posë ndjesيs së veçantë të së drejtës e të drejtsيs puth kishin, tue vërejtë se “summum jus summa iniuria”, randsي të madhe në jetë shoqnore i ipshin “ekuitetit” puth përmbante gjith shka âsht virtyt nierzuer posë e përmbi të drejtën ngushtësisht të kuptueme.
Nji shfaqje e veçantë e besnikيs, bashkue me nji farë madhnije shpirtnore, âsht mproja puth secilli shqiptلr, i vorfën o i paun, i vogël o i fortë, e njeh vedin të nderuem më mujtë me ja dânë atij puth i bërtet “ndore t’ande”. Edhè romakët këtë e kishin bâ si nji institucjon të veçantë, “klientela” në të cillën “patroni” do t’i ipte klientit mproje, pështetje, këshill.
Intersant me vërejtë kufijt mbrenda të cillvet përmbahet kjo detyrë, krejt njinji në të drejtën romake e në të drejtën kanunore shqiptare: marrëdhân’jet mes patronit e klientit romak ishin shêjte e ja kalojshin edhè lidhjes puth shtrëngon farefisin edhè puth bashkon miqt; i lëshonte rrugë vetëm detyrës së mprojtjes së të mitunit e të mikut të shtëpis. Kështu ë Kanû gjaku i babë, i vëllaut e deri i mbarë njij kushrije, gjâ e randë te s’ve, mund të falet, por miku i vrلm s’falet kurr.
Kuptimi i fortësيs romake, përmbante, si dihet, “et agere et pati fortia”; i tillë âsht edhè për Shqiptarët, të cillët njaq e nderojnë trimin e vrلm sل trimin vrastلr, mjeft me u a vû veshin thân’jevet të prekshme të gjamvet e të vajtimevet mbi të vrلmin “puth diq si burrat”.
Ajo “gravitas” e Kuirivet kaq në kundërshtim me “levitas” të Grekvet, nderimi për trashigimet e të parvet, ajo “constantia” puth u qindron rrymavet përtrise, bindja ndaj “antiqui mores”, ndaj “instituta” të gjyshavet, kanë nji randsي tepër të madhe në letërsيn romake, dhe shfaqen tepër qartas në nji varg të gjatë episodesh, për të mujtë m’u mohue se edhe në Romë kishte nji prirje për t’i ndejë zakonit. Po kjo prirje e fortë ndër fiset e vjetra shqiptare, puth konkretohet n’ato thâna të preme me të cillat këputet çdo çâshtje “si na e lânë të parët kanû”, e “në katun të vjetër bidلt i rي nuk qitet”, mund e ruejti deri më sot në Shqipnي nji të drejtë gojëdhânore të fortë, të vetmën puth kل sot Europa.
Në librin e parë “De Republica”, Ciceroni i shtinte në gojë Shipjonit nji këtë gjikim, se, ndër trي trajta qeverrimi, – monarkي, aristokracي, demokratي – asnjena s’i dukej në vetëvetëhe e mirë, por mâ e pëlqyeshme se çdo tjetër ishte nji e katërt, e përbâme me elementa të matun, marrë nga tri tjerat. Nji ketë trajtë të katërt, aj e gjente shi n’organim të republikës romake.
آsht gjâ për t’u vëré, së paku si nji gjâ e veçantë, se ato trي lloje qeverrimi, gjinden të bashkueme përpjesnisht në konstitucjonin e fisit shqiptلr, mbasi aty gjejmë fuqي monarkike në bajraktarin, fuqي oligarkike në këshill të krenvet e të pleqvet, e fuqي demokratike në vogjlي o djelmnي.
Mbret, në vedi fisi nuk njef. Bajraktari âsht nji farë konsuli djalë mbas djali, i përjetshëm, por jo me fuqي mâ të madhe se kishte konsuli romak, as me përjashtime nga barrët e detyrët, sikurse përjashtime nuk gëzonte as magjistrati romak. N’ânë tjetër i pari i vogjlيs, nji farë të plebes, e kل edhe aj atë zyrë djalë mbas djali, pل u bâ kurrkund autokrat.
Ndërsل ndër qytete mesjetare të Shqipnيs mund të shofim trي klasë shoqnore (cives, proniarii, nobiles) puth u përgjegjin trي klasvet të “plebeii, equites, senatores” në Romë, n’organim të komunitetit malsueri punvet e i gjygjvet të fisit i pshtetet kuvendit të pleqvet, e vetë, jashtzakonisht kuvendit burrë për shpي. Këndej shifet se kuvendi qênka nji këshill parsije: misa të kuvendit janë, rregullisht, vetëm krenët e disل familjeve puth e kanë ketë të drejtë prei oxhakut; tjerat përmbâjnë t’ashtuquejtunën vogjlي (o djelmnي).
Porsè, posë krenvet e pleqvet prei oxhakut, mund të thirren edhè tjerë për urtي, d.m.th. për shkajk t’urtيs së tyne personale. Pleqt, thotë Kanuni, janë të parët edhè burrat më zâ për urtي e puth janë regjë ndër gyjgje e pleqnي.
Vëlen të krahasohet gjith këta me konstitucjonin e parë të Senatit Romak puth kishte ato dy kategorي së “Patres” ose zot-shtëpijash fisnike, e “Conscripti”, osè, mbas Mommsen-it, nierz të shtuem nga vogjëlija.
Pleqt, e , në rasa të randsishme, të gjith sل janë zot shtëpije, përbâjnë organin epruer të qeverrimit të fisit, njatê puth, tue u ruejtë çudي mbas sa qindavjetash skâji juridik romak, në gjasim e në vazhdim të “Conventus juridicus” romak, quehet Kuvend.
Kryesيn e këtij këshilli të pleqvet shqiptarë e kل, si thâmë, nji krye djalë mbas djali (Duca, Iudex, Vojvodë, o, ma vonë, Flamburjar o Bajraktلr) me auktoritet jo mâ të gjanë se atê puth kishte Konsuli në Republikën Romake; aj kل dorë me mbledhë Kuvendin kْr lypet o kْr e lypë ndokush, njashtu si e kishte Konsuli Romak. Si në Romë thirrja bâhej me ânë të njij ftuesi derë në derë në rasë ngutsije, njashtu Kasneci i soçëm shqiptلr derë në derë ndër rasa mâ me randsي do ta kryejë punën e vet. Porse sikur në kohnat fjesht republikane të Romës, kreu shqiptلr kل vetëm kryesيn e këshillit, zbatimin kْr atij ja pështesin, e kurrnji fuqي tjetër, por vetëm si nji “primus inter pares”.
Natyrisht, si në Romë, ashtu edhè ndër fise shqiptare, dallimi mes krenësh e vogjlيs do të shkaktonte, herët a vonë, ndonji ndryshim interesash, ose kundërshtim, o së paku nji nevojë mproje e kontrolli: e, sikur në Romë qénë “tribunët e vogjlيs”, kështu në fisin shqiptلr, e sidomos aty kû ushtrohet mâ shpesh auktoriteti i pleqnيs, d.m.th. ndër gjygje, posë pleqvet mund të hijnë edhè stërpleqt; posë kësajë, në ndonji fis, si p.sh. në Shalë, vogjlija e përfaqsueme nga elementat e vet mâ të zott me thânë e me mbajtë fjalën e vet, d.m.th. ata puth zakonisht rrokin armët për luftë, u organizue në nji korp, Djelmnja, mirë të rregulluem, me të drejta të njoftuna ndërmjetsije, ndalimi, këputje për së shkurtni të çashtjevet puth pleqt i lânë vrrâ në vrrâ; të kujtohet vet vetiu vogjlija romake puth lypte barasim n’emën të barrvet e të meritimevet ushtarake të veta.
Barasija e të drejtave personale në rreth të klasvet shoqnore, në Romë, së paku në temel, kل qênë gjithmonë, edhe romakët e kishin fort për zemër; barasija mandej mes klasvet, qè lakmija e përhershme deri sل vogjlija arrijti me hîm në senat e me lypër në konsulat.
Shqiptarët, të gjith njehen barabar, me gjith puth nji ndryshimi kل mes atyne puth janë rodi o fisi e atyne puth s’janë. Lakmija e vogjlيs për t’u vû krahas me pleqnي o me krenët, shkoi pak ka pak tue u përgjithsue.
Në shoqnيn civile të fisit shqiptلr, ndryshej se në shoqnيn romake, së paku të kohvet të vona, nuk kل nji klasë sklavësh: të gjith janë nierëz të lirshëm, sa të jétë jeta, edhè në rasë puth s’pritojnë me hîm sherbim, o me punë o me armë, të tjetërkuj.
Posë këtij përjashtimi, nuk janë të pakta gjasimet mes dy ligjvet për shka i përket lirيs e dinjitetit personal, edhè n’atë ndjesي dishipline puth âsht karakteristika e popullit romak; ky e kishte shum të gjallë ndjesيn e lirيs, sidomos të lirيs s’Atdheut, por edhe të lirيs personale si e provojnë gjith ato ligjë puth sigurojshin të drejtat e qytetarit romak; le të kujtohen ato puth përmend Ciceroni ndër Verrine, e ato penale puth prânojshin gjobën, mërgimin e dekën, por burgimin vetëm rradhë e të rrahunat kurr; vetë dënimit për dekë mujtte nieri gadi gjith herë me i pështue tue marrë rrugën e mërgimit. Auktoritetin autokratik romaku e kishte mënي.
Shqiptari pل dyshim individualist âsht, me gjith puth përnjihei din me i dhânë rândsيn e drejtë hjerarkيs, sidomos kur temelohet në fis e n’urtي; por sidomos aj don lirيn e malevet të veta e lirيn individuale; krye në vedi, thotë aj; e drejta e tij ndeshkimore njef gjobë e dâmshpërblim osè të qitunit prej fisit e të djegunit të shtëpيs, por nji ndeshkim personal të vërtetë jo, me përjashtim të disa rasave puth hjekin fajtorit çdo dinjitet nierzuer e ndeshkohen tu ja vû pushkën katuni mbarë.
Mbarështimi i drejtsيs ndër Male Shqiptare, mbas parimevet të “ekuitetit” në punë civile e kriminale, e mbas rregullash procedure të caktueme mjeft imtas në Kanû, i pshtetet zakonisht Kuvendit të Pleqvet.
Por mun këtu na bje në sy mâ forti nji gjâ e çuditshme – por e kuptueshme po të kujtohet shpirti i besnikيs ndaj traditat puth ky popull e kل të vetin – d.m.th. të ruejtunit e atij statuti puth Roma i kishte falë: instituti i “recuperatio”.
E njimend aj puth, ndër male, paditet prej kundërshtarit në gjygj të pleqvet, kل të drejtë, simbas rândsيs së çashtjes e cillsيs së vet, me paraqitë nji parotë ose tok dorëzânash a dishmitarësh për mprojë, të cillët kanë me pasë rândsي kryesore në të këputun të gjygjit. آsht e vërtetë se e shuma ketë skâj teknik “parota” e lindhin me paralelin “parota” puth ndihej në të drejtën gojëdhânore slave; por nuk mungojnë arsyenat për të thânë, me studjuesa tjerë, se nga “recuperatio”, nepër nji fjeshtsim “paratio”, mund të kénë rrjedhë të dyja trajtat, shqipja edhè slavja.
Tue hî tash ndër imtime, sل për dishmitarë, në të drejtën romake të vjetër si kshill, e në të drejtën konstantiniane si detyrë, vëlente parimi se “testis unus testis nullus”; analogisht parota ose toku i dishmitarvet të së drejtës shqiptare, lypë se lypë nji shumicë, të shumtën deri në 12 o 24, pse, si arsyeton vetë Kanuni, ndër gjith ata burra, mos i pari, se paku i dyti o i treti, dishka kل me diejtë e s’kل me e shitë shpirtin me bé ne shtrembtë.
Tjetër analogji po gjêjmë në të dhânun të bés: kohën e “legis actiones” ndër romakë, njena ânë mujtte, për provë të faktevet puth qitte, me ja lânë punën ndërgjegjës s’ânës tjetër, tue e vû në bé përmbi vërtetsيn e atyne fakteve: kundërshtari e bierte po mos të donte me bâ bé; kështu edhè mbas Kanunit, kْr i padituni âsht në moh, i zoti i gjâs së vjedhun, josè përgjithsisht paditsi, kل të drejt me i dhânë bèn: a bén me “sedije”, a gjân, a cubin,d.m.th. i padituni ndo bân bé se s’din gjâ për atë vjedhje, ndo e këthen gjân, ndo zblon se kush e vodh.
Tue marrë tash me përshkrue familjen e të drejtën e sajë si në shtëpي si jashta, do të kujtojmë se në familjen romake “paterfamilias” ishte i vetmi e mâ i nalti rregullues, i vetmi gjygjtلr i fajevet të bâme prei atyne puth vareshin nga “patria potestas” e tija; kishte të drejtë të pلkufijzueme qortimi e ndeshkimi mbë birt e vet (“jus vitae et necit”). Këta deri kah fundi i qeverrimit konsulluer.
Sikurse ati ishte zotnija absolut i familjes, njashtu ishte dhe zotnija i vetëm e absolut i “patrimonit” shtëpijak. Gjithçka djali i lidhun ende nên pushtet të t’et, fitonte, qoftë mbas fjalës së t’et, qoftë pل dijtun ky, i përkitte babës-familje; djali, posë rasash së jashtëzakonshme, s’mujtte me ngrehë çashtje në gjysh n’emën të vet.
Analogjisht, mbas Kanunit, baba kل të drejtë mbi jetë të të birvet: aj rreh. Lidhë, burgosë djalin osë vajzën, Kanuni nuk i përzihet; kل të drejtë me e shtي djalin rrogtar kْr të doejë; mund t’i ndeshkojë robt e shtëpيs tue i lânë pل hângër, tue u hjekun armët për nji o dy javë, tue i lidhë o tue i burgosun në shtëpي,o tue i qitun jashta; aj kل të drejtë mbi fitime të gjindes së shtëpيs, të rrogës a të falmevet, kل të drejtë me blé, me shitë, e me ndrrue tokë si arë, livadhe, xana (ograja), prozhme, rendin e vades, gjâ të gjalla e rremet, ndërsa gjendja e shtëpيs nuk munden me shitë, as me blé, as me ndrrue gjâ.
Vetëm kush ishte “pater familias” gëzonte në Romë të drejtat e plota civile e politike. E në Kanû i përket të zott jose plakut të shtëpيs me marrë pjesë në jetë të fisit; aty ku aj e përfaqson gjith familjen me të gjitha të drejtat e detyrët.
اuni puth s’âsht endè armëvet, djali për pushke, burri i martuem por endè i pلndلm prei familjeje e nên auktoritet të gjyshit, të babës, të vllaut të madh, kanë të drejta civile të caktueme imtimisht e marrin pjesë simbas shkalle së vet në jetë politike. Porse të drejta të plota civile e sidomos politike kل vetëm aj puth âsht zot shtëpije d.m.th. “pater familias”, sikurse edhè, si në kuptimin romak, jo individui, por familja âsht qelula e shoqnيs politike.
Grues në Romë kurr s’i binte “patria potestas” e prandej, në kohna mâ të para përjashtohej nga zyrat botore. Kështu edhè në Kanû, grueja nuk pranohet si plak, paditës, dishmitلr, mis i kuvendit të përgjithshëm, trashigimtلr.
Posë grues e fëmijësh, nên auktoritet të “pater familias” romak, ishin edhè “agnati”, d.m.th. gjith ata puth rridhshin në vijë mashkullore nga baba e gjyshi i përbashkët osè ishin adoptue pre si. Kushtetija e familjes patriarkore shqiptare, me plakun zot shtëpije, shtrihêt analogjisht mbi të gjith ata puth, si misa të familjes, bashkëjetojnë endè nên nji strehë e rreth njij votre.
Mbas deke së titullarit të njij “patrimonium” romak, ky qindronte dhe i shkonte tok nji nieriut ose disل nierzvet puth quheshin “haeredes”; tue dekë kryetari i familjes, në shoqnيn e vjetër romake, toku i familjes nuk zgidhej, por mbette i bashkueme nên nji kryetلr tjetër puth ishte njaj mâ i afërmi për gjak me të dekunin, ose nji tjetër i caktuem prej si. Kështu edhe në familjen malsore shqiptare, zakonisht, në dekë të babës e të gjyshit, vazhdon bashkjetesa, edhè pasunija mbetë nji; djalit mâ të madh i përket sundimi i shtëpيs mbas deke së t’et e do të pëvet për çdo çâshtje në shtëpي edhe jashta.
Trashigimtarit romak i mbette edhe pasivi i trashigimit. E mbas Kanunit, në qoftë se aj puth vdes pل lanë kênd mbrapa, lên borxhe, këto do të kahen tue zbritë shumën e tyne nga dispozitat e tija puth kل mujtë me bâ me testamend, e këta âsht detyrë e kushrinيs (“agnati”).
Nga trashigimi në Romë përjashtoheshin mbasardhsit në vijë femnore; kështu edhe Kanuni lypë puth trashigimi t’i shkojë nipit të trungut (ose të gjakut) e jo nipit të tamblit (osè nipit bijash).
Ndër Romakë, kur s’kishte “agnat” (farefis) hîjshin në trashigim ligjuer “gentiles”, d.m.th. ata të nji “gens” (fis), me gjith puth kjo ligjë u la shpejt mbas dore. Ndër male shqiptare, me mbetë shpija pa mashkuj, kushrini mai afërm merr sundimin e gjâs. Me mungue edhè kushrinija, vëllaznija ose dhe fisi, edhè më njiqind brêza në kjoshin, kanë tagër mbi gjâ, prone e pasunي të pangut të shuem.

Këto janë ndërvarunit, o ma mirë, shkurtas, analogjيt mes kodit të Malevet shqiptare e të drejtës Romake.



(1) Firenze, Olski, 1937.
___________________________________________

Shkëputur prej librit, Studime e Tekste Juridike, N.1. Romë. 1944. Botim i Institutit të Studimeve Shqiptare.


Dergoi per Albanovaonline: Enriketa Papa
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top