E djathta Europiane mbështet PD-në; 40 kamionçina reklamojnë nëpër Shqipëri arritjet

huligani

Antarë
Ministrja e Integrimit, njëkohësisht zëdhënësja e fushatës Majlinda Bregu dhe kandidati i PD-së për qarkun e Tiranës, Tritan Shehu pritën mëngjesin e sotëm në sheshin e trageteve në Durrës përfaqësuesin e së djathtës europiane z.Mirco Belotti, i cili, në emër të partive popullore europiane shprehu mbështetjen në këto zgjedhje ndaj Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kreut të saj, z.Sali Berisha.

40 kamionçina të mbuluara me postera dhe logo të fushatës së PD që zbritën nga trageti “Adriatica”, do të lëvizin nëpër të gjitha qytetet e Shqipërisë gjatë këtyre 10 ditëve, të shoqëruara edhe nga aktivistë të Partisë Demokratike dhe anëtarë të forumit rinor. Kjo, sipas zBelotti është një mënyrë e veçantë e zgjedhur prej partive popullore europiane, për të bërë fushatë, për të reklamuar arritjet e qeverisë Berisha gjatë këtyre 4 vjetëve dhe premtimet për mandatin e ardhshëm.

durresi-per-web-300x200.jpg
“Kjo është një mbështetje për mikun tonë të PD-së Berisha me këtë tipologji komunikimi, sigurisht të veçantë të këtij lloji në Shqipëri. ثshtë një mbështetje e rëndësishme, për një partner tonin të rëndësishëm që është Berisha dhe Partia Demokratike”, tha Belotti për mediat duke sqaruar se e djathta europiane është e njëjtë me atë shqiptare përsa i përket linjës dhe programit. “Projekti për një Shqipëri europiane e bën liderin e PD-së Berisha një partner të madh, për këtë arsye e kemi mbështetur në gjithçka dhe për gjithçka”, tha më tej Belotti.

E pyetur nga gazetarët se sa kohë do të duhet që shqiptarët të lëvizin pa viza në Europë, ministrja e inntegrimit Bregu tha se kjo do të ndodhë brenda vitit 2010.

“Vizat me vendet e BE-së do të hiqen brenda vitit të parë të mandatit të dytë, premtim ky që besoj se nuk keni dyshim për ta diskutuar më, siç e shihni sot kanë mbërritur nga fondacioni pranë partive popullore europiane, Fondacioni i Studimeve Politike për Ballkanin dhe për Europën Juglindore, jo pak, por 40 kamionçina të cilët do të jenë gjatë këtyre 10 ditëve në gjithë Shqipërinë për të shprehur mbështetjen e së djathtës europiane ndaj të djathtës shqiptare. Kjo është përgjigja më e mirë për të gjitha premtimet tona”, tha Bregu duke shtuar se partitë e djathta europiane kanë fituar në 24 vende të Bashkimit Europian, ndërkohë që një pjesë e madhe e vendeve të BE-së drejtohen sot nga kryeministra të qeverive të djathta. “Besoj që vota djathtas në Europë, është votë djathtas edhe në Shqipëri”, përfundoi Bregu

durres-per-web-300x200.jpg
 
Ndaj po shikoja sot neper rruget e vlores makina te tilla ,paskan ardhe nga jashte shtetit.
 
nuk kishte ndonje kamion aty me noj foto te gerdecit pas shperthimit???
 
sa leke qe paskan vjedhure ore aman se nuk u mbarokan lloj-lloj shpenzimesh po bejne se per te falure nuk te fale njeri
 
sa leke qe paskan vjedhure ore aman se nuk u mbarokan lloj-lloj shpenzimesh po bejne se per te falure nuk te fale njeri


Premtime po deshe ke me shumiz nga te gjitha llojet e me bollek LOL e persa i perket te "falmes" harroje , sepse ndryshe nuk bejn si qent per karriken
;)

ah sa i perket temes , te djathtes europiane perendimore as qe i plas fare per shqiperine , perkundrazi te ishte per keto , kthejn ne shqiperi dhe ato qe jan ne shtetet e tyre ;) prandaj te jeni te sigurt qe keto jan lojra politike :D sepse duhet ndenjur brenda kostove finanzare te fushates ...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top