Dy skica të rralla të Skënderbeut

skender.jpg

skenderbeu1-403x620.jpg

skenderbeu2-499x620.jpg



Këto dy skica janë të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Në to, Skënderbeu paraqitet krejt ndryshe nga portretet që jemi mësuar të shohim. Sipas studiuesit Agron Luka, skicat i përkasin shekullit XVI ku Gjergj Kastrioti paraqitet me skeptrin dhe heraldikën e tij.

Luka shkruan në profilin e tij në “Facebook” se Papa Kalikti III dhe Papa Piu II i kishin premtuar Gjergj Kastriotit se do të bënin një ceremoni në nder të tij, për ta njohur si mbret të Shqipërisë (Albanisë) dhe Epirit. Madje Luka pohon se dekreti papnor ekziston, por vendi ynë s’ka bërë asgjë për ta gjetur.

Luka shpjegon se në skicën e parë, Skënderbeu ishte në moshë të re, ndërsa e dyta, e paraqet Skënderbeun në moshë më të thyer. Megjithatë, këto dy skica, edhe pse mbajnë emrin e Gjergj Kastriotit, akoma nuk janë vërtetuar se janë bazuar në pamjen e tij reale.

Bota Sot
 
Titulli: Dy skica të rralla të Skënderbeut

U cf shkurtabiqi :p

Ne qe kemi ves te hiperbolizojme gjerat. Ia sa i ka mustaqe ky ne ia kemi bere mjekren deri tek gjuri lol
 
Titulli: Dy skica të rralla të Skënderbeut

Eshte hero kombetar ai. Njilloj si Amerikanet i bejne hiperbole George Washington si njeriu me i mire ne Amerike dhe me i drejti, nderkohe qe ai kishte skllever dhe bile kan dale disa te dhena te reja qe thone qe ai ka perdhunuar nji zezake sherbetore qe kishte tek shpia/plantacioni i vet.
 
Titulli: Dy skica të rralla të Skënderbeut

Mbase :)
Nese sgabohem te vetem veper sa Skenderbeu ish gjalle eshte ajo e Barletit..dhe une per fat te keq si portret nuk e di si e ka pershkruar ama persa i takon fuqise se tij etj etj e ben si perendi.
Gati sa te pysesh veten , ka ekzistuar me verte ky? Apo thjeshte nje figure qe kane krijuar disa njerez per ti dhene shprese krahinave te ndryshme te Arbrit te asaj kohe.

Sidoqofte une do doja realitetin i shemtuar me briret e dhise mbi koke apo jo. Rendesi ka te kemi te dhena te verta :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top