Dy shuplaka Ismail Qemalit ne parlamentin turk.

Lauri

Anunnak
Eshte me se e kuptueshme qe fiset ku Turqit e Rinj perpiqeshin te vinin ne jete reformat e tyre, do te rrembenin armet per te mbrojtur privilegjet e tyre te vjetra. Vertete nuk shkoj shume dhe gjithe malesia u perfshi nga flaket. Kuptohet qe keta malesore nuk mund te benin asgje kundrejte nje ushtrie te organizuar e te pajisur me arme moderne. Por, nga ana tjeter ata edhe pas humbjes nuk kishin aspak ndermend te nenshtroheshin. Ata ketu i iknin dhunes se Turqeve te Rinj atje matane iu kunderviheshin atyre perseri. Rruga perfundimtare e terheqjes u ishte shenuar qe me perpara nga ikanaket kosovare (1909-1910):Mali i Zi. Nder ta ishte edhe Isa Buletini me gjithe te vetet.

Megjithate Turqit e Rinj thoshin se "privilegje " te tilla nuk ekzistojne. Nje dekret pas kohes se Tanzimatit, shtese e "Hat-i Sherif", i hiqte, shprehimisht, te gjitha privilegjet e rrjedhura nga koha e feudalizmit, por ai praktikisht nuk u njoh kurr nga fiset malesore. Turqit e Rinj mendjengushte, te rende dhe te verber, e lidhnin kete veprimatri te Ismail Qemalit me nje ngjarje te para disa muajve, kur Ismail Beu ishte ende deputet ne Parament. Deputeti Dervish, nga Komiteti i Turqeve te Rinj ne Maqedoni , ndeshet me Ismail Qemalin ne koridoret e nderteses dhe pa asnje shkak, e vetem nga urrejtja per shqiptaret, i thote atij "tradhtar"! Ismail Qemali i pergjigjet me dinjitet: "Perendoria Osmane i sherben shume me mire nje tradhtari si une, sesa nje mik i manget si ti !" dhe futet i qete ne sallen plenare. Atje shumica e Turqeve te Rinj e shau perseri, kurse Dervishi u ngrit dhe e qelloj dy here me shuplake ne fetyre plakun shqiptar. Ismail Qemali, u ngrit me ngadale, qetesoj deputetet shqiptare te acaruar dhe pa levizur qerpikun, iu drejtua grupit te Turqeve te Rinj: "Keto shuplaka do t'i paguani shtrenjte!" Pastaj braktisi sallen e parlamentit e pak me vone edhe Turqine pergjithmone. Fakti qe Turqit e Rinj besonin se nje njeri i permasave shpirterore te Ismail Qemalit, udhehiqet ne veprimet e veta nga vrazhdesi te tilla, deshmon edhe nje here verbesine e tyre politike. Nje sjellje te tille Turqit e Rinj ia lejuan vetes edhe kundrejte tim eti. Syrja beut, i cili nje vite me vone zevendesoj kusheririn e tij, Ismail beun, si deputet i Vlores ne parlamentin turk. Ne mars te vitit 1912 im ate mbajti fjalim ne parlament, ku kritikoj rrepte veprimet dhe politiken e qeverise, duke terhequr vemendjen se ato mund te kene pasoja te renda ne Shqiperi. Deputetet e Turqeve te Rinj inskenuan ne çast nje zhurme ferri dhe i bertiten: " Shko e bej kete propagante te rreme me zoterinjte e tu austriake apo grek, ketu nuk ka nevoje njeri per keshillat e tua!" Merret vesh qe ata do te kishin kaluar edhe ne veprime dhune, te mos ishin vene te gjithe deputetet shqiptare perreth tim eti, qe iu drejtua Turqeve te Rinj: "Keni te drejte! Keni te drejte! Do te shkoj e do bisedoj madje edhe me arixhinjte, qe sidoqofte jane me te edukuar dhe me te arsyeshem se ju!" Disa jave me vone ai u kthye ne Vlore, duke kaluar nga Vjena.

(Eqrem Bej Vlora. "kujtime 1885-1925" f. 250)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top