Dy parakushtet për sukses të reformës territoriale.

Elita politike shqiptare dakortëson për domosdoshmërinë e një reforme territoriale. Të gjitha palët politike mendojnë se një ndarje e re territoriale do ndikoj pozitivisht në qeverisjen e mirë vendore. Të njëjtin mendim ndan edhe ekspertiza e profileve të ndryshme, por edhe shoqëria civile. Konsensus më të gjerë shoqëror, mbi nevojën e ndërmarrjes së një nisme të tillë, është i tepërt të kërkohet. Dhe bën kuptim. Sot Shqipëria ka të njëjtën ndarje administrative sikurse 20 vjet më parë ndërkohë që popullata ka përjetuar lëvizje të forta nëpër territor. Realiteti i ri urban patjetër duhet projektuar në një ndarje të re administrative, e cila duhet të jetë në paralel me numrin e banorëve të një njësie të qeverisjes vendore dhe sipërfaqes së shtrirjes së saj. Këto janë dy nga treguesit më të rëndësishëm për formulimin e kësaj reforme. Kurse, synimi kryesor është shërbimi sa më i mirë ndaj qytetarëve. Pra, ndarja e funksioneve qeverisëse në një frymë të fortë decentralizuese, midis dy niveleve. Në një konteks të tillë, pyetja e parë që lind është se sa produktive dhe afatgjatë do të jetë produkti i kësaj reforme? Sepse duhet thënë qartë dhe që në fillim. Gjëndja faktike e shpërndarjes së popullsisë nëpër territorin kombëtar nuk është një produkt i një qasje apo qëndrimi politik të caktuar qeverisës, por, produkt i vendimarrjeve personale dhe i fragmentarizuar i familjeve shqiptare. Dhe se ky realitet nuk mund të merret si tabu dhe përfundimtar. Vet konteksi formues i kësaj gjëndje ishte i rastësishëm dhe në kushte shumë specifike. Kushte të një përmbysje të madhe jo vetëm ideologjike dhe që as nuk mund të përsëriten më as nuk mund të ngelen të pandryshuara. Në këtë konteks, një reformë territoriale pa një qëndrim të ri politik mbi shpërndarjen e popullsisë në mënyrë të balancuar nëpër territor do të ishte një gabim i madh. Një gabim edhe më i madh do ishte ndërmarrja e nisme të tillë pa qartësuar më parë funksionet dhe kompetencat e secilit nivel qeverisës. Në fakt, ne kemi një ligj që përcakton kush janë funksionet e ‘përbashkëta’, ‘të deleguara’ dhe të ‘veta’ të njësive të pushtetit vendor që prej vitit 2001. Kemi, gjithashtu, praktika dhjetëvjecare qeverisëse të këtyre njësive në kryerjen e këtyre funksioneve. Praktika cilat mund të vlerësohen si të mira apo të këqia, në përputhje me ligjin apo në shkelje të tij, por sidoqoftë kishim një qasje qeverisje me dy nivele. Biles, po tentohej të shkohej më tej. Po tentohej t’u kalohej edhe e drejta praktike për politik-bërje lokale. Ku në përputhje me specifikat locale pushteti vendor mund të hartonte politikat e veta. Ishim në rrugën e duhur. Por performanca e qeverisjes së re i ktheu këto përpjekje në ëndrra të lagërta. Dhe do mbeten të tilla për sa kohë qeverisja qëndrore e sheh veten si “shefi” i qeverisjes vendore dhe jo si një nivel tjetër i qeverisjes. Që ka funksione dhe kompetenca të tjera. Që është votuar për të tjera detyra. ثshtë votuar për të formuluar politika kuadër kombëtare dhe jo për të kryer funksionet e njësive të qeverisjes vendore. Askush nuk e ka votuar qeverisjen qëndrore për të mbledhur taksat e pushtetit vendor. Askush nuk e ka votuar qeverinë qëndrore për lejedhënie në fushën ndërtimore. As për të vlerësuar nëse një ndërtim është me leje apo paleje dhe për të vendimarrë nëse duhet prishur apo jo. Askush nuk e ka votuar qeverinë qëndrore për hartuar listat e të pastrehëve apo të familjeve në nevojë për ndihmë ekonomike. Por ajo është duke i kryer këto detyra vendore duke vënë në diskutim vijimësinë e procesit të decentralizimit. Kështu, qeverisja e re ka ndërmarrë një nisëm për ndarje territorialo-administrative pa përcaktuar më parë si e shikon të ardhmen e vendosjes së popullsisë nëpër territor dhe të ardhmen e ndarjes së funksioneve midis dy niveleve qeverisëse. Biles duke shkuar në kah të kundërt për këto cështje. Prandaj reforma territoriale nuk premton të produktoj në përfundime të qëndrueshme dhe në shërbim të brezave të sotëm apo të ardhshëm. Ajo pritet të denigrojë në një hartë tjetër dhe me kufinj të rinj por që nuk mbart asnjë gjë të re. Dhe që koha do ta vjetërsoj shumë shpejt.


MAPO
 
Titulli: Dy parakushtet për sukses të reformës territoriale.

Kurrnjehere nuk kam arrite me kuptu rregullimin teriotorial te Shqiperise.

Si munde te jete komune nje njesi teritoriale me aq pak banore. Kam pershtypjen se eshte nje ngarkese shume e madhe per taksat e qytetareve dhe zakonisht munde te jene shume jo efikase.

Gjate zgjedhjeve ne Shqiperi kam hasur ne rastet kur komuna kishte aq votues saq munde te kete nje mesatar i qytezes sime, madje ketu ke une dhe bashkesite lokale jane me te medha se komunat atje. :mah:
 
Titulli: Dy parakushtet për sukses të reformës territoriale.

Po i paske harruar lehtesimet qe kan ata o plak ...
Nuk kan nevoje te bejne udhetime
Skan nevoje te presin ne radhe te gjata
Kan mundesi qe parate e tyre ti administrojne vet etj
 
Titulli: Dy parakushtet për sukses të reformës territoriale.

Kurrnjehere nuk kam arrite me kuptu rregullimin teriotorial te Shqiperise.

Si munde te jete komune nje njesi teritoriale me aq pak banore. Kam pershtypjen se eshte nje ngarkese shume e madhe per taksat e qytetareve dhe zakonisht munde te jene shume jo efikase.

Gjate zgjedhjeve ne Shqiperi kam hasur ne rastet kur komuna kishte aq votues saq munde te kete nje mesatar i qytezes sime, madje ketu ke une dhe bashkesite lokale jane me te medha se komunat atje. :mah:

Une me shume se problem ndarje territorjale shof problem me te madh qe nuk ka 1 strategji te percaktuar qe duhet te ndjekin qeverite si te majte apo te djathte ne lidhje me centralizimin apo decentralizimin e pushtetit vendor.

Jam me shume pro decentralizimit te pushtetit vendor nga ai qendrori, por problemi eshte qe mqse ekonomia shqiptare eshte e brishte qeveria kerkon te perdore parate e taksapaguesve me pagu rrogat e administrates si dhe shpenzimet operacionale. Nese ato para (dhe pse te pakta) do perdoreshin nga vete vendoret te pakten do behej dicka e prekshme nga komuniteti psh 1 rruge e asfaltuar nje kopesht a shkolle e rikonstruktuar 1 trasnfomator per dritat apo 1 kanalizim ujesjelles ne 1 fshat etj.
 
Titulli: Dy parakushtet për sukses të reformës territoriale.

Une me shume se problem ndarje territorjale shof problem me te madh qe nuk ka 1 strategji te percaktuar qe duhet te ndjekin qeverite si te majte apo te djathte ne lidhje me centralizimin apo decentralizimin e pushtetit vendor.

Jam me shume pro decentralizimit te pushtetit vendor nga ai qendrori, por problemi eshte qe mqse ekonomia shqiptare eshte e brishte qeveria kerkon te perdore parate e taksapaguesve me pagu rrogat e administrates si dhe shpenzimet operacionale. Nese ato para (dhe pse te pakta) do perdoreshin nga vete vendoret te pakten do behej dicka e prekshme nga komuniteti psh 1 rruge e asfaltuar nje kopesht a shkolle e rikonstruktuar 1 trasnfomator per dritat apo 1 kanalizim ujesjelles ne 1 fshat etj.


Pse ka fshat pa drita ?
 
Titulli: Dy parakushtet për sukses të reformës territoriale.

Ti ke fshatrat e bregut pa drita... kete vere ne dhermi skishte drita po ashtu dhe fshatrat e tjera deri ne sarande. Mos flas per veriun pastaj qe jane ne pike te hallit.
 
Titulli: Dy parakushtet për sukses të reformës territoriale.

Ti ke fshatrat e bregut pa drita... kete vere ne dhermi skishte drita po ashtu dhe fshatrat e tjera deri ne sarande. Mos flas per veriun pastaj qe jane ne pike te hallit.

Mos shkruj keshtu se na lexon CE-ja... lool

Po parndaj jane aq shume romantik kta fshataret e Shqiperise, prej eresires... vriten e theren familjarisht per "dashurine" lool
 
Titulli: Dy parakushtet për sukses të reformës territoriale.

Reforme territoriale qe njera zone te mbytet ashtu si eshte ka mbytet qe taksat e njeres zone te financojne zonen qe kan vota*me shume mazhoranca ketu o hileja se ku ju bene per popullin ketyre,.
 
Titulli: Dy parakushtet për sukses të reformës territoriale.

Une ne asnje moment nuk kam thene se jam per centralizime te administrates, por kam thene se rregullimi teritorial qe ka Shqiperia sot eshte i paperballueshem, jo vetem per Shqiperine por edhe per vende me te fuqishme.

Nje rregullim teritorial cfare kam pare une ne zgjedhjet e fundit, ku ke Komune me 700, 800, 1000 e deri 2000 votues eshte nje ngarkese e paperballueshme per qytetarine shqiptare.

Le te dali dikush dhe te me argumentoje mua se si behet dhe se si mbahet nga 1000 votues nje Kuvend Komunal me disa te zgjedhur komunal, me kryetar komune, e kryetar kuvendi, me drejtori, administrate te ngarkuar e verr e merrc qe kap ne vete ingranazhi i administrates. Ca infrastrukture ngele aty me per te bere, Ca leku ngelet aty per te investuar ne kanalizime, ujsjelles e mos flasim per arsim, shendetesi e gjera tjera. Gjithe tatimet qe paguan ajo komune aq e vockel nuk mjaftojne as per zyren e Kryetarit e le me tjeter.

Une jam qe fshtrat apo bashkesia e fshatrave te kene Qendren mjekesore familjare po qe te kete cdo 2000 banore Komune me gjithe administrate kjo eshte nje gje qe se ngre as bualli.
 
Titulli: Dy parakushtet për sukses të reformës territoriale.

Nese behet reforma territoriale....

atehere kemi kete rezultat

Deri tani u eshte dashur banoreve nga Fshatra te thella afer 50km per te arritur ne Bashkine e tyre, per nje Dokument te thjeshte.
Sipas ndarjes se re, atyre do ti duhen rreth 150km.
Brravo, Brravo
 
Titulli: Dy parakushtet për sukses të reformës territoriale.

Tani kur flasim per reforme teritoriale nuk se konsiston kjo vetem me ca ceshtje te vogla administrative (dokumentacione te thjeshta). Dokumentacionet e thjeshta munde te rregullohen edhe nga njesi me te vogla se sa bashkite dhe komunat dhe nuk se ka nevoje per nje mori njerezish ne administrate qe te rregullohen ca dokumente te thjeshta, madje ne kohen e sotme te Teknologjise Informative kjo ceshtje eshte e tejkaluar.

Kur flasim per administrate duhet te kuptojme se ajo eshte sherbyese e qytetarit dhe ne te miren e tij dhe jo te behet barre e tij. Per ta deshmuar edhe njehere se Shqiperia vuan shume nga nje administrate e sterngarkuar dhe nga njesia teritoriale te panevojshme por marrim ca shembuj konkret me ca mostra matematikore.

Shqiperia ka ca me shume se 28 mije kilometra katrore. E shkreta vetem te perzgjedhur te popullit, ne nivelin lokal, jan diku afer 7000 persona. Cfare dmth. kjo?????? Ne cdo 4 kilometra katrore eshte nje i perzgjedhur i popullit. Po e vume ne proporcion kete me numer popullate eshte edhe me e tmerrshme. Pra eshte e tmerrshme per xhepin e qytetarit shqiptar.

Ta bejme nje llogari te thjeshte matematikore: Nese shqiperia arrine keta te perzgjedhurit te popullit ti pergjysmoj gje qe besoje se perseri jane teper do kishim kete rezultat:

3500 x 200 (euro page dhe shpenzime ne muaj) x 12 = 8400000 (8 milion e 400 mije Euro)

Me tere keto para do ju rregullohej se paku 20 fshatrave ne vit ujesjellsi, rruga, kanalizimi apo sherbimi shendetsor.
Nese kete e fusim per 20 vite te demokracise rezulton ne infrastrukture per 400 fshatra. Pra thjeshte do kishim nje Shqiperi shume me ndryshe.

Une mora vetem shembull vetem gjysmen e te perzgjedhurve politik ne nivel lokal qe ka Shqiperia. Po te fusim ne kete matematike kaq te thjeshte tepricen e administrates qe ka neper keto komuna me nga 200 banore, po te fusim shpenzimet qe behen aty: telefon, ngrohje, rryme, uje, berrlog ........... a thua sa do arrinte shifra????????

Une nuk jam qe njerezit te nxjerren pa pune dhe te dergohen ne shtepi> Jo dhe jo por qe Shqiperia duhet ta beje nje rregullim teritorial kjo nuk do asnje diskutim. E si te behet kjo pa dhimbje pa pa teprice te nepunesve.

Me vullnet te mire, pa synim ta demtojme aske dhe me nje plan afatmesem 5 vjecar. Me ligj te fuqishem rregullohet statusi i nepunesit civil dhe bllokohet punesimi i ri. Zhvillimi i karrieres behet vetem nga pozitat e brendshme te nepunesve publik. Me pensionim, me doreheqje vullnetare, me largime nga puna kur bien ndesh me ligjin dhe me pensionim te parakohshem ne masen 70 % page te nepunesit civil Shqiperia do arrinte qe pase pese vitesh te kishte nje administrate shume efikase, me paga solide dhe shume profesionale. Ne kete drejtim duhet kushtuar kujdes dhe rritjes se sherbimeve profesionale: mjeke, zjarrfikes, police etj.

Se sa eshte e domosdoshme reforma teritoriale e Shqiperise do e ilustroje me dy shembuj konkret:

Komuna ime: Suhareke

Diku afer 100000 qytetar/ 62000 votues / ka 31 te perzgjedhur te popullit ne ansamble komunal

Komuna ka 47 fshtra/ mbi dhjete fshtra te komunes sone jane me nga mbi 3000 banor/ nje fshat ka afer 10000 banor

Ne vitin 1999 qyteti thuajse ishte i shkaterruar 70 %.

Sot, nuk ka fshat qe nuk ka rruge te asfaltuar permes fshatit. Cdo bashkesi lokale ka ambulancen dhe mjekun. Mbi 60 % fshatrave kane ujesjjelles, kanalizimi dhe te organizuar edhe hudhjen e mbeturinave.

Nuk se jemi shembull. Jo dhe jo, sepse ka korupcion te madhe dhe munde te behet me shume.


Ne Shqiperi:

Ka komune e cila eshte me e madhe se bashkia. Ka bashki me shume pak votues. Ka komune me 700 votues dhe 13 te perzgjedhur te popullit pfffffffffffffffffff. Nga te ndahet leku pastaj me gjithe kete administrate.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top