Një grabitje me armë në qytetin e Durrësit ka përfunduar me vrasje mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit të hekurudhës, pranë zonës së plazhit, kur persona të maskuar dhe të armatosur kanë sulmuar një kambist gjatë kohës që ky i fundit po kthehej në shtëpi.
Mësohet se kambisti Fatmir Kotarja, 46 vjeç, ka bërë rezistencë ndaj grabitësve, të cilët e kanë qëlluar me armë zjarri, duke i marrë 25 milionë lekë. Për pasojë, 46-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë pak minuta më pas, gjatë kohës që po transportohej për në spital nga të afërmit. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të krimit.
Sipas të dhënave të para, grabitja ka qenë e planifikuar dhe e studiuar mirë, pasi grabitësit kishin vëzhguar orarin kur kthehej në shtëpi kambisti Kotarja, i cili kishte në pronësi një pikë këmbimi valutor./Dita
Redaktimi i fundit: