Durrës, vritet pak metra larg banesës kambisti 46-vjeçar, i grabisin 25 milionë lekë

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
skene-krimi-gjak1-300x180.jpg

Një grabitje me armë në qytetin e Durrësit ka përfunduar me vrasje mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit të hekurudhës, pranë zonës së plazhit, kur persona të maskuar dhe të armatosur kanë sulmuar një kambist gjatë kohës që ky i fundit po kthehej në shtëpi.

Mësohet se kambisti Fatmir Kotarja, 46 vjeç, ka bërë rezistencë ndaj grabitësve, të cilët e kanë qëlluar me armë zjarri, duke i marrë 25 milionë lekë. Për pasojë, 46-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë pak minuta më pas, gjatë kohës që po transportohej për në spital nga të afërmit. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të krimit.

Sipas të dhënave të para, grabitja ka qenë e planifikuar dhe e studiuar mirë, pasi grabitësit kishin vëzhguar orarin kur kthehej në shtëpi kambisti Kotarja, i cili kishte në pronësi një pikë këmbimi valutor./Dita
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Durrës, vritet pak metra larg banesës kambisti 46-vjeçar, i grabisin 25 mili

Gjynah, shume i ri ka qen.

Sipas të dhënave të para, grabitja ka qenë e planifikuar dhe e studiuar mirë, pasi grabitësit kishin vëzhguar orarin kur kthehej në shtëpi kambisti Koltarja, i cili kishte në pronësi një pikë këmbimi valutor.
Po nuk duhet te levizte me aq leke rruges kur dihet gjendja ne Shqiperi.
 
Titulli: Durrës, vritet pak metra larg banesës kambisti 46-vjeçar, i grabisin 25 mili

Policia ne konference per shtyp ofron 10.000€ per cdo lloj informacioni.

Po nese do kishte kamera cdo qytet ne rruget kryesore (ne rruget kryesore jo ne gjith qytetin) dhe kto kamera te jen ne funksionim 24 ore a do kishte kete nivel te krimit? Te kishte drejtsi qe punon ne interes te drejtsis jo te xhepit a do kishim vrasje per 60.000 lek,2.500,000 lek? Per gervishtje apo kullota?
Ai kryeministri ne vend se te rrij ne Facebook te komunikoi me ato njerez qe i servilosen fallco te shkruaj rreth ktyre ngjarjeve te zeza qe ska dit mos te ndodhin.
Disa dit me par u qellua nje komisar policie... ne 6 muaj jan vrar 2 komisara policie. Si reagon Ministria Brendshme? Me nje homazh dhe demshperblim me i mbyll syt atyre grave qe u veshen me te zeza apo femijet jetim?
Pse nuk shkruan per kto ngjarje ky Kryeminister ne Facebook? Pse nuk shkruan per femijet e komisarave,policeve,njerzve qe vriten ne pune te tyre pa asnje faj... Pse nuk diskuton kto ceshtje?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top