Durrës- Kukës do të kushtojë një miliard e 23 milionë euro

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
[SIZE="2][B][COLOR="Red"]Zbardhet raporti i skandalit më të madh financiar që po heton Prokuroria e Përgjithshme shqiptare. Bëhet fjalë për rrugën e shumëpërfolur Rrëshen- Kalimash, e cila pritet t’i kushtojë xhepave shqiptare jo më pak se një miliard e 23 milionë euro.[/COLOR][/B]"][/SIZE]

TIRANث- Zbardhet raporti i skandalit më të madh financiar që po heton Prokuroria e Përgjithshme shqiptare. Bëhet fjalë për rrugën e shumëpërfolur Rrëshen- Kalimash, e cila pritet t’i kushtojë xhepave shqiptare jo më pak se një miliard e 23 milionë euro. Shifra marramendëse është publikuar nga burime të prokurorisë pas ekspertizës kontabël që i është bërë dosjes hetimore të kësaj çështjeje. Burimet e organit të akuzës pohuan dje se kjo shifër ndodhet në raportin që kanë dorëzuar dy ekspertët, Pëllumb Ahmetaj dhe Zenun Katana.

“Rruga në total do t‘i kushtojë shtetit shqiptar një miliard e 23 milionë euro”,- thuhet në raportin e Ahmetajt dhe Katanës. Ndërkohë që ndryshe nga raporti i parë, dy ekspertët nuk janë marrë me diferencat e çmimeve dhe ofertave, por vetëm me konstatimin e vlerës. Por vlera e projektit ka njohur një rritje të madhe për shkak të funksionimit me nënkontraktorë. Firmat që kanë marrë përsipër të ndërtojnë segmente të ndryshme nuk kanë pasur mundësi që ta bëjnë të vetme këtë gjë dhe kanë pajtuar nënkontraktorë të vegjël, të cilët kanë rritur artificialisht çmimin mbi vlerën reale të tregut.

Raporti voluminoz që është paraqitur vetëm dy ditë më parë në Prokurorinë e Përgjithshme, ka treguar vlerën reale të rrugës Durrës- Kukës dhe i ka hapur dritën jeshile vazhdimit të hetimeve. Burimet e organit të akuzës pohuan se tashmë do të nisë puna konkrete për të përcaktuar përgjegjësitë penale të të gjithë personave të implikuar në këtë çështje.

Grupi hetimor tha se ka kontaktuar me ekspertët, ku ka marrë si pergjigje: raporti ka mbaruar, duke i dhënë zgjidhje disa pyetjeve të hetuesve të çështjes.Ekspertët Pëllumb Ahmetaj dhe Zenun Katana kanë raportuar se, përveç shkeljeve të mëdha ligjore, si në hartimin e kontratës, ashtu dhe në zbatimin e saj, qeveria shqiptare ka firmosur një kosto për ndërtimin e rrugës disa herë më të lartë se realja.

Ndërkohë burimet pohuan se mund të bëhet edhe një riekspertim i dytë por këtë herë në versionin krahasues. Ata do të krahasojnë çmimet e fryra të nënkontraktorëve me ato realë dhe në këtë mënyrë del qartë edhe abuzimi financiar që është bërë në këtë rrugë në dëm të taksapaguesve shqiptarë.


Dy herë më shtrenjtë

Premtimi i pambajtur: Rruga do kushtojë 620 milionë

TIRANث- Kostoja e rrugës Durrës- Kukës ka qenë një nga “misteret” më të mëdha të qeverisë “Berisha”. Ajo ka hedhur para pa fund për segmente të ndryshme pa pyetur asnjëherë për kostot reale. Por në fund ministri Olldashi ka pohuar se Durrës-Kukës ka një projekt përfundimtar dhe kostoja e këtij projekti shkon 620 milionë euro. Olldashi i është përgjigjur se rruga tashmë ka një projekt dhe kostoja totale shkon në 620 milionë dollarë.

Madje ai ka dhënë një dritë shprese duke thënë se kostot edhe mund të ulen. Menjëherë pas kësaj ka reaguar edhe Partia Socialiste, e cila ka thënë se kur ajo ishte në pushtet, llogaritej në rreth 450 milionë euro. Të gjitha këtyre hamendësimeve iu dha fund nga ana e raportit të prokurorisë që flet për një rrugë që do të kushtojë më shumë se një miliard euro.

Shekulli
 

Attachments

  • Kukes-Morine.jpg
    Kukes-Morine.jpg
    92.3 KB · Shikime: 8
Paguaj o popull paguaj
 
Kete gje urrej tek politikanet,(tek te gjithe).qe flasin perpara se te veprohet..................:p
 
Une jam kunder edhe keqperdorimit minimal te cdo centi nga xhepi i taksapaguesve Shqiptar. Per qe eshte domosdoshmeri rruga, sdo koment. Se sa eshte e rendesishme, sdo koment. Se sa do te kushtoj besoj qe eshte gabuar ne perllogaritjen fillestare. Ketu me duket se qendron problemi kryesor. Sdua ta arsyetoj aske dhe jam qe prokuroria ti shkoje kesaj ngjarje deri ne funde.
Nje krahasim i thjeshte: Nje rruge 8 km e 200 metra ( me nga dy korsi vajtje - ardhje + dy korsi ndihmese ne secilen ane) eshte kontraktuar dhe po ndertohet nga Fushe Kosova - Aeroporti i Prishtinës. Kostoja e saj ka arritur 33 milion €. Te keni parasysh se kushtet gjeografike ne kete rruge jane shume te pershtatshme dhe dy korsi ( njevajtje + nje ardhje ) jane egzistuese. Ne kete rruge do ndertohet edhe nje ure jo aq e permasave te medha.
Do ishte mire te kishim te dhena nga ndonje person me njohuri profesionale mbi koston e ketyre lloj rrugeve. Mua me eshte krijuar pershtypja se jo rralle here mediat tona duke shfrytezuar fjalen e lire ja grahin kote se koti.
 
Kete gje urrej tek politikanet,(tek te gjithe).qe flasin perpara se te veprohet..................:p

kete gje e ben Berisha sistematikisht dhe gjithe politikanet Shqiptare ;)
 
Postimin e meposhtem e kisha bere para nje viti ne muajin shtator tek forumi i vjeter. Po e ripostoj pasi e konsideroj me vlere per tu rilexuar serishmi pas nje viti.


"Po krijon skandal dhe polemika hetimi i nderrrmare nga gjykata e Tiranes mbi parregullsite e kontrates se nenshkruar nga Qeveria Shqiptare me Korporaten Americane BECHTEL per ndertimin e autostrades Durres-Kukes-Morrine . Pasi ka zbuluar parregullsite e kontrates te cilat nuk jane konform Ligjeve te Juridiksionit Shqiptar, Prokura ka zbuluar konfliktin e qarte te interesit te Bechtel ne konkursin e gares se sipermarrjes , per te patur te drejten e ndertimit te autostrades.
Fale ndermjetesimit te shoqerise aksionere Parsons Brinckerhoff me shoqerine Ecorys Group, shoqeri keshillimi prane Ministrise se Transporteve Shqiptare, Bechtel fitoi nje kontrate prej 418 Milione Euro te cilat do dyfishohen nese huate mbi cmimet do vazhdojne me kete hap! Kontrate kjo shume e larte per nje shtet kaq te vogel si Shqiperia.
Fuqia e saj kontratuale eshte me superiore se ajo e nje shteti, dhe duke hetuar mbi ?aktivitetin? e dhe historine e saj, del ne drite se kemi te bejme me nje nga multinacionalet me te fuqishme amerikane , e cila ka lidhje me sferat me te larta te pushtetit.

E krijuar me 1898 nga Warren Bechtel, ka krijuar deri me sot me shume se 19,000 vepra rindertimi dhe inxhinerie ne 140 shtete, dhe eshte bere e famshme ne gjith boten per menyren agresive dhe te paturpshme te zhvillimit te biznesit te saj, pjesa me e madhe e te cilit vjen nga koncensionet publike (pra shteterore). Te ardhurat e saj vjetore jane mbi 15 miliarde dollare , dhe Bechtel gezon kontrata te privilegjuara prane Shtepise se Bardhe dhe Kongresit Amerikan prej me shume se 70 Vjet. Steven Bechtel (nipi i Warren Bechtel) ishte keshilltar i presidenteve USA Nixon dhe Ford, dhe gezon te drejten e marrjes se fondeve te strukturuara nga agjencia publike Americane Import-Export Bank e cila ironikisht prej vitesh eshte administruar nga drejtuesit e Benchtel.

Gjate presidences se Reganit, George Shultz ish president I Benchtel u be Minister I Shtetit, dhe aktualisht eshte kryetar I keshillit te Komitetit per Clirimin e Irakut dhe merret me rindertimin e Irakut . Drejtori i Pergjithshem i Benchtel, Caspar Weinberger u be Sekretar i Mbrojtjes, ndersa W. Kenneth Davis Zevendes President I kerkimit berthamar te Benchtel u be Segretar I Ministrise se Energjise.
Komandanti Suprem i NATO-s Chuck Redman eshte President i Benchtel dhe ambasador amerikan ne Suedi dhe Germani.
Riley Bechtel Drejtori Ekzekutiv i shoqerise eshte edhe anetar i administrates se presidentit Bush.
Jack Sheehan Zevendes President i Benchtel, eshte administrator I USAID dhe antar I Defense Policy Board. Pra nuk eshte per tu cuditur kur zbulon me tej se aksioniste te Benchtel jane edhe familja e famshme saudite e Bin Laden, qe ka raporte te ngushta gjaku me terroristin me te famshem te botes. Familja Bin Laden ka deklaruar se nuk I njeh dhe s?ka patur kurre te beje me aktet terroriste te kushuririt, nderkohe kjo familje eshte pronare e kuotave aksionere te Benchtel qe vlejne me shume se 10 milione dollare, duke zhvilluar keshtu nje aktivitet financiar dhe sipermarres brenda normave ligjore.

Prej kohesh drejtuesit e Benchtel jane keshilltare te presidenteve dhe governatoreve te shume shteteve, perfshih ketu edhe Sheiket dhe Princet arab te botes islamike. Keta drejtues jane gjithashtu te futur mire ne Administratat e Sherbimeve Segrete si CIA dhe FBI. Aktualisht , Riley Bechtel drejton rreth 1,100 projekte ne mbi 60 vende te botes, te cilat kane te bejne me shfrytezmin e minierave, nxjerrjen e metaleve, zbulimin e hidrokarbureve, industrine nafto-kimike , energjine berthamore, telekomunikacionet, armatimet dhe prodhimin e armeve bakterologjike, infrastrukturen publike, infrastrukturen e ujrave (e cila do behet nje monopol shume i shtrenjte dhe do i kushtoje shume ekonomikisht qytetareve te thjeshte ne te ardhmen )

Pra kemi te bejme e nje nga multinacionalet me te korruptuara e me te paskrupullta te globit, e cila fiton dhe pasurohet mbi kurrizine shume shteteve (perfshi ketu edhe Shqiperine te cilen e shfrytezojne prej 17 vjetesh), duke krijuar pseudo luftra, due drejtuar garat e sipermarrjeve per rindertim dhe privatizim. Biznesi vdekjeprures i Bechtel eshte bere ne vitet e fundit protagonist i shume skandaleve duke zbuluar keshtu fytyren e vertete qe fshihet mbrapa globalizimit: Shfrytezimin dhe jo zhvillimin!

Bechtel ka fituar nje kontrat per rindertimin e Irakut me 17 prill te 2003, pra nje muaj perpara pushtimit te territorit Iraken nga forcat ushtarake USA, prej nje vlere mbi 680 milione dollare, te cilat jane rishqyrtuar serishmi deri sa kane arritur ne nje shume stratosferike prej 2.8 miliarde dollaresh. Keto te dhena jane publikuar dhe bere publike nga Boston Globe, gjate hetimeve mbi shembjen e tunelit Big Dig te San Francisco ku del ne drite e verteta e temerrshme se: Qeveria Americane kishte percaktuar garat e rindertimit akoma me perpara se te vendosej per luften dhe faktikisht perpara se se te behej pushtimi i Irakut. Ky fakt te sjell nder mend luften e pare te Irakut me 1991, kur Princet e Kuvajtit nenshkruan te gjithe nje kontrate per fikjen e puseve te naftes me nje shoqeri inxhinerike franceze , shume muaj perpara se te ndothte pushtimi i Kuvajtit nga ana e trupave irakene te cilat i vune flaken puseve te naftes ne Kuvajt.

Ne baze te zbulimeve te bera publike kater muaj me pare, pjesa me e madhe e veprave qe Bechtel duhej te mbaronte akoma nuk kane mbaruar : nga 24 projekte qe shoqeria ka sipermarre vetem 10 jane kompletuar sipas pasqyrave origjinale, ndersa per 3 nuk ka qene e mundur te behet asnje kontroll. Sipas raportit te Inspektrit te Pergjithshem per Rindertimin e Irakut, qeveria amerikane ka paguar shuma te larta me ane te kontrates per nje rindertim te Irakut, por rindertim ky i cili akoma nuk eshte kryer faktikisht por qendron vetem ne letra.
Sipas zyrtareve te OKB-s, kontrata Benchtel skadon ne tetor dhe David Snider, i ?U.S. Agency for International Development? (USAID),ka deklaruar se Benchtel do largohet nga Iraku por me pare do mbylle ato projekte pune qe jane te hapura faktikisht, dhe per te cilat eshte paguar nga Qeveria usa (pra taksat e qytetareve usa). Per te mbrojtur vetveten Benchtel ka deklaruar se arsyeja qe veprat kane ngelur te paperfunduara na paskan qene sulmet e shumta terroriste, nderkohe qe punetoret irakene nuk i kane pare gati asnjehere inxhinieret e Benchtel ne kantieret e hapura.

Ne te ashtequajturat sfera te larta ne te cilat vendoset se ku do behen luftrat, ku vendoset shfrytezimi i shteteve dhe skllaverimi ekonomiko-politik i tyre, vendoset per te fshehur me ane te kontratave te tilla operacionet e riciklimit dhe zhdukjes se miliarda e miliarda dollareve qe perfundojne ne kasafortat e shteteve te parajses fiskale e bankare.

Ndermjet kontratave qe Benchtel ka nenshkruar, pervec atyre ne lidhje me ndertimin e centraleve elektrike , infrastrukturave per transportin, spitalet dhe shkollat, egziston edhe nje kontrat per ndertimin e rrjetit hidrik te 45 zonave, midis te clave edhe ujesjellsin Sharkh Dijlah ne Bagdad qe duhet te errogoje sipas projektit 225 milione litra uje ne dite. Por mbrapa projektit te ndertimit te ujesjellsit fshihet ne te vertet nje projekt privatizimi te ujit te pijshem qe do arrije te monopolizoje te gjithe rrjetin hidrik iraken! Bechtel ne fakt, ka ndermend te beje te njejten gje qe beri me projektin ne Cochabamba ne Bolivi me 1999, fale presionit qe ushtroi Banka Boterore mbi qeverine Boliviane per aprovimin e ligjit pe ujin e pishem , duke i dhene fund suvenksioneve finanziare qeveritare e duke mundesuar privatizimin e rrjetit hidrik. Pasi fitoi kontraten per shfrytezimin e rrjetit hidrik, Bechtel ka ulur gjithmon e me shume furnizimin me uje te popullsise boliviane qe nuk pagonte me faturat te cilat tejkalonin 20% te rroges se nje punetori.
Situata ariti deri ne ate pike absurde, sa ne vitin 2000 miliona persona zbriten neper sheshet e qyteteve duke protestuar e duke kerkuar UJE si nje te drejte te tyren per te mbijetuar dhe qe nuk mund te tregetohet ne asnje menyre. Keto protesta te popullit bolivian u shtypen ne gjak, pas shume perleshjeve . Ky episod kaq i rende la shenja te thella ne opinionin publik dhe beri qe te hapeshin ceshtje hetimore per te hetuar mbrapaskenat e kontrates se privatizimit te nenshkruar nga nderrmarja komuale SEMPA per shperndarjen e ujit ne Cochabamba, dhe International Water e kontrolluar nga Bechtel. Keto hetime nxoren ne drite parregullsite e bera nga qeveria e korruptuar boliviane dhe nga Bechtel e cila u dety rua te largohet nga Bolivia.

Perpara nje skenari te tille , eshte e nevojshme qe Bechtel te leshoje sa me shpejt te jete e mundur shtetet ne kurriz te te cileve aktualisht po ben pazaret e saj te pista: Shqiperine,Romanine, Brazilin, Irakun, Indine dhe Europen. Ne cdo vend qe Benchtel ka vendosur kemben ka sjelle me vete vetem VDEKJE , SHKATERRIM , KORRUPSION, RRYSHFETE, RICIKLIM TE PARAVE TE PISTA, KRIMINALITET.
Jane keta zoterinj te sferave te larta te veshur me kostume dhe kravata terroristat e vertete, qe vrasin cdo dite e me shume lirine tone dhe te kombit tone, dhe te cilet duhet te luftojme!"
 

Attachments

  • STEPHEN D. BECHTEL JUNIOR.jpg
    STEPHEN D. BECHTEL JUNIOR.jpg
    28.3 KB · Shikime: 8
  • sTEPHEN d. bECHTEL AND HIS SON.jpg
    sTEPHEN d. bECHTEL AND HIS SON.jpg
    17.8 KB · Shikime: 7
  • bechtel_handout_front.jpg
    bechtel_handout_front.jpg
    92.2 KB · Shikime: 7
  • Olayan -saudi arabia bechtel company.jpg
    Olayan -saudi arabia bechtel company.jpg
    20.7 KB · Shikime: 7

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top