Durrës-Kukës, Basha sot në prokurori

Kresha

A pretty face can never trick me
Ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, pritet të paraqitet sot në Prokurorinë e Përgjithshme, për t'u njohur me akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe shkeljes së barazisë në tender gjatë ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës.

Avokati i tij, Zef Nikaj, konfirmoi se sot në orën 14:00, do të paraqitet në prokurori në shenjë respekti ndaj institucionit kushtetues të shtetit shqiptar.

"Jam konsultuar me klientin tim, Lulzim Basha, (i cili ndodhet jashtë Shqipërisë për arsye pune) për paraqitjen tonë në
prokurori si shenjë respekti ndaj organeve kushtetuese. Kam marrë konfirmimin se vetë z. Basha do të shkojë në prokurori. Natyrisht do të njihemi me pretendimet e rupit të hetimit dhe më pas do të vendosim për nismat tona ligjore", deklaroi avokati.

Ai saktësoi se pas njohjes me aktakuzën, sot do të kryejnë një padi për kundërshtimin e prokurorisë. Mësohet se padia mund të realizohet në Gjykatën e Lartë, e cila është gjykata kompetente për hetimin gjyqësor të deputetëve./top-channel/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top