Durrës, KRRT miraton 29 leje për ndërtimin e pallateve

WxP

Staf në FV.AL
Ndizet drita jeshile për sektorin e ndërtimit në Durrës. Gjatë ditëve të forumit të bashkive që lagen nga detet Adriatik dhe Jon, u gjetën hapësira kohe për të zhvilluar edhe disa seanca të mbledhjes së radhës të KRRT-së. Në këtë mbledhje u miratuan 29 leje për të ndërtuar pallate në lagje të ndryshme të qytetit bregdetar, përfshirë këtu dhe dhënien e lejes për firmën që po ndërton pallatin 13-katësh në truallin e ish-kryeministrit Idhomen Kosturi, të vitit 1920. Përjashtim ka bërë vetëm "Zona A", në qendër të qytetit, ku me ligj ndalohet ndërtimi i pallateve të reja.
ZONAT KU DO BثHEN NDثRTIME
Pallatet të cilat janë në proces ndërtimi ndodhen në zonën e plazhit se dhe në "Zonën B" të qytetit të Durrësit. Janë rreth 17 pallate në plazh dhe 12 të tjerë brenda qytetit, të cilat kanë krijuar punë për ndërtuesit, por edhe për punëtorët e këtij sektori si dhe për sektorë të tjerë që kanë lidhje të drejtpërdrejta me ndërtimin. Të tillë janë hekurthyesit apo repartet e aluminit, që mezi po mbijetojnë pasi nuk kanë fronte pune. Brenda qytetit, gropat më të shumta ku po hidhen themelet e pallateve, gjenden në territorin i cili shtrihet pas Parkut Sportiv e që lidhet me rrugën që të çon tek ish-Uzina e Prodhimit të Televizorëve e që përfundon në rrugën e Spitallës.
Kishte kohë që KRRT-ja nuk kishte dhënë kaq shumë leje ndërtimi në një mbledhje të vetme të zhvilluar me dy seanca. Nisur nga fakti se në "Zonën A" nuk lejohet të ngrihen objekte, ndërtuesit e kanë hedhur vështrimin në pjesën tjetër të qytetit të Durrësit. Pothuajse të gjitha pallatet (7 deri në 10- katëshe) do të ngrihen mbi banesa të vjetra 1 apo 2-katëshe. Presioni që ka pasur nga ndërtuesit duket se e ka detyruar KRRT-në ta lëshojë dorën, edhe pse ende nuk ka përfunduar studimi urban i "Zonës B", i cili po kryhet nga Banka Botërore. Po në këtë mbledhje, KRRT-ja pajisi me leje ndërtimi edhe firmën që po ndërton në truallin e ish- kryeministrit Idhomen Kosturi, i cili u vra nga njësiti gueril i Durrësit gjatë Luftës së II Botërore. Punimet për këtë objekt nisën dy muaj më parë, menjëherë pas lëshimit të lejes së sheshit të ndërtimit nga KRRT-ja.
SHESHET E "ZONثS A"
Burime nga Bashkia e Durrësit, bëjnë të ditur se kanë skaduar afatet për rreth 60 leje sheshesh ndërtimi, të cilat ishin lëshuar përpara se KRRTRSH-ja të miratonte studimin urban të "Zonës A" (përfshin qendrën e qytetit). Ndërtuesit dhe banorët nuk po gjejnë modalitetet për të mbyllur pazaret e vjetra mes tyre, pasi në këtë zonë nuk do të ketë ndërtime. Disa prej tyre patën avancuar punimet duke nisur hapjen e gropave të themeleve, të tjerë prishën lokale si dhe shkulën pemë dekorative për t'i hapur rrugë ndërtimit. Por tashmë afatet e shesheve kanë skaduar dhe lejet për të ndërtuar në këtë pjesë duken të pamundura. Në bashki ende nuk kanë menduar se çfarë do të bëhet me gropat e hapura apo me sheshet e rrethuara me llamarina, të cilat kanë dëmtuar mjedisin publik. Bëhet fjalë për qendrën e Durrësit që shtrihet në territorin që kufizohet me kullat binjake, Muzeun Arkeologjik, Parkun Sportiv dhe zyrat e Hipotekës.

(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 
Gjithmon e me i bukur durrsi me ndertimet e reja
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top