Durrës, gjendet i mbytur një 44-vjeçar

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Një burrë ka humbur jetën ditën e djeshme në ujërat e Adriatikut. Kufoma e një 44-vjeçari është konstatuar në orët e paradites dhe vetëm pas disa orësh është bërë i mundur identifikimi i tij. Viktima është Rrahman Hyka dhe kishte dalë herët në mëngjes nga shtëpia e tij, për të mos u kthyer më. Nga këqyrja paraprake e trupit ka rezultuar se ai nuk ka shenja dhune apo plagë të shkaktuara nga armë zjarri a të ftohta. Vdekja e Hykës ka ardhur si pasojë e mbytjes dhe tashmë grupi hetimor i çështjes po heton për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë për familjarët e viktimës. Rrahman Hyka ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Ai kishte lindur në Gramsh dhe prej vitesh jetonte në zonën e ish-kënetës së Durrësit, aty ku janë vendosur disa mijëra familje të ardhura nga rrethe të ndryshme të vendit gjatë viteve ‘90 e në vazhdim.

Gazeta Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top