Durrës, bllokohen 40 tonë qumësht, erdhi nga Kina

WxP

Staf në FV.AL
Një sasi prej 40 tonelata qumësht i kondensuar "Panda", prodhim kinez, është bllokuar në portin detar të Durrësit menjëherë pas një urdhri të ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit, Emin Gjana. Titullarë të Bujqësisë pohojnë se urdhri është formuluar pas skandalit të ndodhur në Kinë me këtë produkt ushqimor. Ndërkohë që për fatin e mëtejshëm të ngarkesë së qumështit të ardhur në port fundjavën që shkoi (nëse ka përmbajtje melamine apo jo), do të vendoset pas ardhjes së përgjigjes së analizave nga Italia.
NGARKESA
Ngarkesa me qumësht të markës "Panda" (mjaft i njohur në vendin tonë që nga vitet '60), është importuar nga firma "INTER BRANS", me seli Tiranë. Ai është nisur me vapor prej Republikës Popullore të Kinës nga mezi i muajit shtator të vitit 2007 dhe pas disa ndalesave në portet italiane, ka mbërritur në portin e Durrësit në fund të javës që shkoi. Malli është vendosur në 2 kontejnerë dhe secili prej tyre përmban nga 20 ton ngarkesë qumështi të kondensuar. Kontejnerët janë vulosur me siglën e doganës së Durrësit dhe ruhen në terminalin e trageteve.
BLLOKIMI
Jonuz Tafili, drejtori i Bujqësisë dhe Ushqimit sqaron se "disa ditë më parë, ministri i Bujqësisë, Emin Gjana nxori një urdhër sipas të cilit duhet të bllokohen përkohësisht deri në përfundim të analizave, të gjitha produktet e qumështit dhe nënproduktet e tij me origjinë nga Kina". Në zbatim të këtij urdhri u bllokuan edhe kontejnerët me qumësht të kondensuar "Panda". Gjithashtu, në bazë të urdhrit të Gjanës, një kampion i këtij qumështi është dërguar në Itali në një laborator të klasifikuar nga BE-ja për kryerjen e analizave të produkteve ushqimore. Vetëm pasi të arrijë përgjigja e analizave, do të vendoset e ardhmja e kësaj ngarkese të bllokuar. Po sipas Tafilit, "subjekti importues është mjaft serioz në zbatim të ligjeve të shtetit tonë dhe i është përmbajtur standardeve të BE-së për sa i përket cilësisë së produktit që importon".
SPECIALISTثT
Ndërkohë, specialistë të qumështit sqarojnë se melamina, e cila gjendet në qumështin e holluar nuk është prezente në qumështin e kondensuar. Kësaj kategorie i përket edhe qumështi 'Panda'. Po sipas tyre, melamina gjendet në rastet kur qumështit i shtohet ujë për të rritur sasinë e proteinave në përmbajtjen e tij. Sidoqoftë, cilësia e kësaj sasie qumështi të bllokuar do të mësohet javën e ardhshme, pasi të mbërrijnë përfundimet e analizave nga Italia. Sipas urdhrit të Gjanës, nëse zbulohen shenja të melaminës në qumështin kinez, atëherë ai do të asgjësohet, në të kundërt ai do të përfundojë në treg si një produkt i padëmshëm.





(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 
Shteti italian e ka bllokuar cdo produkt qe permban qumensht dhe vjen nga kina shpresojme qe mos te hy ky qumesht ne al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top