Durrës, aksion policor në lokalet e natës

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Durrës, aksion policor në lokalet e natës

1471085111policiaaksion.jpg


Policia e Durrësit ka ushtruar kontrolle në gjashtë lokale nate në qytetin bregdetar, gjatë të cilave janë sekuestruar disa doza lëndë narkotike kokainë dhe janë marrë masa për shkelje të ligjit antiduhan.

Policia arrestoi në flagrancë 28-vjeçarin Behar Fjolla, banues në Tiranë. Ky shtetas rezulton pronar i një prej lokaleve ku u ushtrua kontroll, gjatë të cilit policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Policia thotë se shtetasi i mësipërm është person me preçedentë penalë të mëparshëm për veprën penale të përshtatjes së lokaleve për përdorim të lëndëve narkotike.

Ndërkohë, gjatë aksionit janë shoqëruar 14 persona të tjerë për verifikim, përfshirë këtu edhe 6 balerina.

Policia e Durrësit informon se kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, përgjatë gjithë sezonit turistik me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

/ Top Channel
 
Titulli: Durrës, aksion policor në lokalet e natës

Mir ja bojne... edhe pse eshte thjesht te kapesh peshq te vegjel
 
Titulli: Durrës, aksion policor në lokalet e natës

Policet qe jane kliente te pernatshem te ketyre lokaleve ahaha...sa per sy e faqe te thone se po punojne
 
Titulli: Durrës, aksion policor në lokalet e natës

Një 18-vjeçare e larguar nga shtëpia dhe e shpallur në kërkim prej disa ditësh, është gjetur nga policia në një nga klubet e natës në Durrës, ku punonte si balerinë.
Vajza me inicialet B.M e cila banonte në Tiranë është shoqëruar nga policia së bashku me 14 persona të tjerë, ku 6 prej tyre ishin balerina nate.
Policia po bënte kontroll në lokalet e natës në Durrës për shkelje të ndryshme të ligjit.
 
Titulli: Durrës, aksion policor në lokalet e natës

اa balerinash qe qekan kto, si zhgarravina! Ka balerina ktej jashte, por kan lezet, s'duken si kto.
 
Titulli: Durrës, aksion policor në lokalet e natës

Marshalla femrat ne Shqiperi!
Nga prapa ne foto duken si Latine jo si Shqipetare. :p
Ama edhe keta policat e Saje qorrit po tregohen te pa shpirt fare,nuk i len robt rehat te nxjerrin buken e gojes me djersen e tybes.Cfare paradoksi,dje pashe ne fb nje familje nga veriu qe kerkonin ndihme per ushqime edhe veshje,me femijet kembe zbathur javes sobes me dru,me nje fener te varur ne mur sepse shteti edhe dritat ja kishte hequr.Ndersa keta mielloshat,kriminelat qe te vrasin apo te shtypin me makina kapen sot edhe dalin neser duke u mburrur rrugeve u bene 25 vjet qe bejne jete lluksi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top