Durim Bami: Vrasja e Doshit, e sajuar

cent

...Lontano
bami-doshi-620x364.jpg
Durim Bami, vrasësi i pretenduar i deputetit Tom Doshi ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku ka konfirmuar se plani i vrasjes është një sajesë.

Për dy orë e 30 minuta Tom Doshi dhe Durim Bami u ballafaquan me njëri-tjetrin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Por edhe pse sy më sy me Doshin, Bami i veshur me jelek antiplumb, i ka qëndruar versionit të tij të mëparshëm, sipas të cilit deputeti Doshi e ka porositur për të sajuar historinë e atentatit.

Ndërkohë mësohet se ditën e nesërme i dyshuari kryesor, Bami dhe Doshi do të përballen sërish me njëri-tjetrin. Tom Doshi do të paraqitet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të pestën herë nesër në orën 09:00.

Doshi u paraqit sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda jo për të dëshmuar, por për të ballafaquar dëshminë e tij me vrasësin e pretenduar Durim Bami. Ballafaqimi mes deputetit të Shkodrës, Tom Doshi dhe Durim Bamit ka zgjatur rreth tre orë.

Deputeti i përjashtuar i PS-së, Tom Doshi, e ka akuzuar Bamin se kishte marrë urdhër për të kryer atentatin ndaj tij dhe deputetit demokrat, Mhill Fufi, në këmbim të një shume parash.

16.30 Bami në Prokurori me antiplumb

Sipas burimeve për "Shekullin", Durim Bami ishte i pajisur me jelek antiplumb në momentin kur mbërriti në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Burime të sigurta nga organi i akuzës thanë, se Bami kishte antiplumb dhe e hoqi atë në momentin kur u fut në Prokurori për të dëshmuar për çështjen “Doshi” . Gjithashtu, pas përballjes me Doshi, ai ka ballafaquar dëshminë edhe me shoferin e këtij të fundit.

Shoferi i Doshit është përfshirë në këtë çështje nga vetë deputeti Tom Doshi pasi konsiderohet si dëshmitar i të gjitha takimeve që ka bërë Doshi me personat që janë marrë deri më tani në pyetje.

11:40 - Doshi del nga Prokuroria, asnjë koment

Në orën 11.40 minuta, deputeti Doshi ka dalë nga organi i akuzës dhe i është drejtuar i qeshur automjetit që e priste në hyrje të Krimeve të Rënda, pa u ndalur për të dhënë ndonjë deklaratë për mediat.

Ai është parë duke bërë një shenjë me dore nga mediat e pranishme, e më pas ka buzëqeshur dhe ka hipur në automjet.

Nuk dihet ende se çfarë është thënë në këtë seancë ballafaqimi mes tyre, bërë me qëllim zbardhjen e të vërtetës për akuzat e deputetit Tom Doshi, lidhur me komplotin për vrasjen e porositur ndaj tij nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

09:00 - Doshi dhe Bami ballafaqojnë dëshmitë

Të dy protagonistëve të kësaj ngjarje, iu kërkua nga organi i akuzës që të paraqiteshin sot në orën 09:00, për të ballafaquar dëshmitë e njëri-tjetrit.

Ky është ballafaqimi i dytë për deputetin Tom Doshi, pasi më herët dëshmia e tij është ballafaquar me deponomin e dhënë nga deputeti i Partisë Kristian-Demokrate, Mark Frroku. Në këtë ballafaqim u mësua se pati debate të ashpra mes dy deputetëve, pasi Frroku mohoi të kishte informuar deputetin Doshi lidhur me atentatin.
09: 35 - Burime nga Prokuroria: Ballafaqim edhe mes Mark Frrokut e Fation Skënderit

Sipas burimeve të Prokurorisë pas përballjes së Doshit dhe Bamit, mund të ballafaqohet deputeti Mark Frroku me Fation Skënderin, i cili ka ardhur nga Gjermania për të dëshmuar në lidhje me përfshirjen e tij në këtë çështje.

Bami: Doshi më pagoi

Në dëshminë e tij të parë dhënë para prokurorëve të çështjes më 4 mars, vrasësi i pretenduar Durim Bami rrëzoi pretendimet e deputetit Doshi. Ai deklaroi para hetuesve se për të realizuar regjistrimin e videos ku ai tregonte për marrjen e porosisë dhe të dhënat e porositësit, të publikuar nga vetë deputeti dhe të realizuar në shtëpinë e tij, ishte paguar nga Doshi që të sajonte gjithë historinë e atentatit, duke përfshirë në të edhe kreun e Kuvendit Ilir Meta.

I akuzuari Bami u pretendua se ishte paguar me 500 mijë euro për të kryer atentatin. Ai u arrestua më 2 mars teksa tentonte të largohej nga Shqipëria në pikën kufitare të Hanit të Hotit dhe tashmë ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg”.

/Shekulli
 
Titulli: Durim Bami: Vrasja e Doshit, e sajuar

po tani si e lane perfundimisht??
 
Titulli: Durim Bami: Vrasja e Doshit, e sajuar

U mbyll dhe kjo histori.

Tani eshte rradha kur Doshi do akuzohet per shpifje, dhe do haje disa vite burg.
 
Titulli: Durim Bami: Vrasja e Doshit, e sajuar

Tani qe ky tha se Doshi e pagoj dhe puna su krye, a ja kthen leket mbrapa?
 
Titulli: Durim Bami: Vrasja e Doshit, e sajuar

U mbyll dhe kjo histori.

Tani eshte rradha kur Doshi do akuzohet per shpifje, dhe do haje disa vite burg.

Nuk e kap ligji Doshin! ja do e shofesh asnji sdo e haj pervec ktyre trrapave qe kan mare lek per te shpif si ky durim bami!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top