Dule: Nuk e lemë koalicionin e majtë, skandal që Berisha premtoi shpërblime për numër

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
TIRANث- Vangjel Dule ka deklaruar sot se ai dhe partia që drejton, PBDNJ do të jenë pjesë e koalicionit të majtë sipas marrëveshjes parazgjedhore. Dule ka dalë në këtë konferencë per shtyp, për të sqaruar pozicionin e tij, pas zërave që flisnin për kalimin e kesaj force në koalicionin e djathtë.
Z.Dule shprehu indinjaten e tij per nje pjese te deklarates se djeshme te Berishes ne mbledhjen e qeverise. "Premtoi shperblime me leke per komisioneret dhe numeruesit nderkohe qe vazhdonte numerimi ne pika kyce te procesit si ne Fier, Fushekuqe, Bushat etj, - tha Dule. Ishte nje skandal per te cilin heshti edhe media".
Ndërkohë sot edhe Kryeministri Sali Berisha u shpreh se do të bëjë koalicion me parti dhe jo me individë, ku më pas u përfol edhe PBDNJ si parti që mund të kalonte në koalicionin e PD-së. Por kjo tashmë është hedhur poshtë nga lideri i PBDNJ, i cili tha se "ne jemi pjesë e koalicionit Bashkimi për Ndryshim".
****
 
Berisha: Unë kryeministër, do bëj koalicion. Rama: Jo më pas rezultatit


TIRANث- Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur i bindur për fitoren në zgjedhje, ndonëse jo aq të madhe sa do të donte, dhe se do të zgjerojë koalicionin, duke përmenduar deklaratën e deputetit të LSI-së, Dritan Prifti se vota e tij do të shkojë për PD-në.
Berisha ka lëshuar akuza të hapura në drejtim të liderit të socialistëve, Edi Rama, për bllokim të procesit dhe ndryshim të rezultatit me dajak. Akuza janë lëshuar edhe për deputetin socialist Andis Harasani, i cili, sipas Berishës ka qëlluar me karrike në kokë komisionerin e PD-së në Rrogozhinë.
Ndërkohë situata e krijuar mbrëmë në Fier, sipas tij, është e turpshme dhe për këtë ka akuzuar Ramën.
"Rama me emisarët e tij më komunikoi mua se ai kishte vendosur të mos njihte rezultatin dhe se kishte vendosur të ngrinte popullin në protesta. Përgjigja ime ishte që ky është një vend i lirë dhe qytetarët mund të protestojnë, por rezultati i zgjedhjeve nuk mund të ndryshojë me protesta"- tha prerë Berisha, duke shtuar se do të njohë vullnetin e sovranit, që sipas tij, këtë radhë i besoi sërish PD-së.
"Mbrëmë në Fier u shfaq policia bashkiake e Ramës dhe disa punëtorë mjeranë të Koço Kokëdhimës"- tha më tej Berisha, duke shtuar se askush nuk mund të cenojë qoftë edhe një votë të vetme.
Sipas tij, tashmë rezultati është përcaktuar. "Por unë do pranoj atë që nxjerr KQZ-ja, ndonëse të dhënat flasin qartë. Maxhoranca ka të gjithë numrat dhe me vullnetin e shprehur nga Dritan Prifti, që po e kërcënojnë. Natyrisht nuk kam fituar aq sa do të doja, por do zgjeroj kolacionin se këto janë rregullat, jemi demokraci"- tha ai.

Rama: Asnje objektiv per mosnjohje rezultati dhe revolta
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të PS-së, Edi Rama për të cilin Berisha mbetet edhe për pak kohë vetëm një kryeministër në detyre. Ai e ka quajtur një lajthitje në komunikimin me mediat fjalën e Berishës dhe akuzat e turpshme që ai lëshoi ndaj deputetit Harasani, dhe sipërmarrësit Kokëdhima apo punëtorëve që janë në të drejtën e tyre.
"Sali Berisha është vetëm një kryeministër ai nuk ka marrë një mandat të dytë nga Shqiptarët dhe këtë sapo e konfirmoi, ashtu si konfirmoi edhe se ka filluar përpjekjen për të shkuar në anën tjetër te individi, që unë besoj se do ta ketë shumë të vështirë, por edhe nëse, kjo nuk do ta shpëtojë dot nga e vërteta e parë që kemi sot. Që Sali Berisha nuk ka mandat të dytë dhe nuk do të jetë kryeministri i shqiptarëve, pasi të dalë vendimi i popullit dhe ky vendim të jetësohet në rrugën që përcakton Kushtetuta dhe ligji"- tha Rama në fjalën e tij nga selia e PS-së.
Rama i ka kërkuar Berishës të pranojë verdiktin e popullit në Fier, që është 9 mandate për PS-në, që janë në kutitë e votimit dhe në bazë të një rezultati spektakolar që e bën PS fitimtare në Fier me diferencë si asnjëherë në këto 15 vjet.
Sipas tij, "koalicioni me shumë bishta ka mundësuar për Berishën që ky avantazh i thellë të zvogëlohet, por jo aq sa të vërë në rrezik mandatin e 9, që Berisha synon ta rrëmbejë me forcë".
Në përgjigje të akuzave për protesta e mosnjohje të rezultatit Rama ka deklaruar se
nuk ka objektiv për mosnjohjen e rezultatit, ose "për të nxitur ashtu sikundër në mënyrën më abuzime ai tha për revoltë njerëzish. Nuk jemi për të dëmtuar imazhin e vendit, por për ta mbrojtur".
Sa për parregullsitë gjatë numërimit, Rama sqaroi se do të kontestohet në rrugë ligjore rezultati në Shkodër dhe në Berat, zona ku PS-ja i ka të gjithë bindjet se ka votat e popullit.

Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top